Page 1 of 1

Akuakultura, biznes që lulëzon

Posted: 12 Aug 2015, 17:07
by Laura Duka
Akuakultura është rritur me ritme të shpejta gjatë 10-vjeçarit të fundit në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2014 u kultivuan në rezervate dhe vaska të ndryshme të specializuara rreth 8116 tonë zënie.
Më poshte jepen ne menyre te detajuar statistikat e Peshkimit nga INSTAT
akuakultura instat.png
akuakultura instat.png (24.05 KiB) Viewed 3208 times


Operatorët e sektorit thonë se rritja dinamike është pasojë e shtimit të shpejtë të konsumit të prodhimeve të detit në vend, kjo falë zgjerimit të kulturës së ushqyerjes së konsumatorëve me prodhimet e detit.

Rezervatet janë të ngritura kryesisht në zonat bregdetare të vendit, si Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Sarandë. Me mundësi të mëdha edhe për eksport, gjithnje e me shume ky biznes konsiderohet si një nga më potencialët në vend.