LIGJI PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS - Nr. 10 440, datë 7.7. 2011

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS - Nr. 10 440, datë 7.7. 2011

Postby Libraria UBT » 02 Aug 2015, 15:55

LIGJI PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS - Nr. 10 440, datë 7.7. 2011

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:


KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1
Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të sigurojë:
a) një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, përmes parandalimit, minimizimit dhe
kompensimit të dëmeve në mjedis, nga projekte të propozuara që përpara miratimit të
tyre për zhvillim;
b) garantimin e një procesi të hapur vendimmarrjeje, gjatë identifikimit,
përshkrimit dhe vlerësimit të ndikimeve negative në mjedis, në mënyrën dhe kohën e
duhur; si dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në të.

Neni 2
Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i kërkesave, përgjegjësive, rregullave dhe procedurave për vlerësimin e ndikimeve të rëndësishme negative në mjedisin e Republikës së Shqipërisë, të projekteve të propozuara, private apo publike.
Ky ligj është përafruar plotësisht me Direktivën 85/337/KEE të Këshillit, datë 27 qershor 1985
“Mbi vlerësimin e efekteve të projekteve publike dhe private mbi mjedisin”, të ndryshuar, numri CELEX:
31985L0337, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 175, datë 5.7.1985, faqe 40-48.


Neni 3
Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për projektet e propozuara, private apo publike, të cilat mund të
shkaktojnë ndikime të rëndësishme negative, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, si
pasojë e madhësisë, natyrës apo vendndodhjes së tyre.

Neni 4
Kërkesat e përgjithshme për vlerësimin e ndikimit në mjedis të një projekti

1. Vlerësimi i ndikimit në mjedis përfshin përcaktimin, përshkrimin dhe vlerësimin e ndikimeve të pritshme të drejtpërdrejta e jo të drejtpërdrejta mjedisore të zbatimit apo moszbatimit të projektit.
2. Ndikimet mjedisore të projektit vlerësohen në lidhje me gjendjen e mjedisit në territorin e prekur në kohën e paraqitjes së raportit përkatës për vlerësimin e ndikimit në mjedis të projektit.
3. Vlerësimi i ndikimit në mjedis përfshin përgatitjen, zbatimin, funksionimin dhe mbylljen e tij, sipas rastit, edhe pasojat e mbylljes së veprimtarisë, dhe dekontaminimin/pastrimin apo rikthimin e zonës në gjendjen e mëparshme, nëse një detyrim i tillë parashikohet me ligj. Vlerësimi përfshin, sipas rastit, si funksionimin normal, ashtu edhe mundësinë për aksidente.
4. Vlerësimi i projektit përfshin, gjithashtu, propozimin e masave të nevojshme për parandalimin, reduktimin, zbutjen, minimizimin e ndikimeve të tilla ose rritjen e ndikimeve pozitive mbi mjedisin, gjatë zbatimit të projektit, përfshirë edhe vlerësimin e efekteve të pritshme të masave të propozuara.

Neni 5
Përjashtimet nga fusha e zbatimit

Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij ligji:
a) projektet e hartuara për qëllimet e mbrojtjes kombëtare, për të cilat argumentohet se vlerësimi i ndikimit të tyre në mjedis bie ndesh me qëllimet e mbrojtjes kombëtare;
b) Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mjedisin, ngre grupin e përbashkët të punës, i cili miraton, rast pas rasti, projektet, objekt të shkronjës “a” të këtij neni, si dhe sugjeron e rekomandon masat e nevojshme
për parandalimin apo minimizimin e ndikimeve të rëndësishme negative.

Neni 6
Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Projekt” është:
a) zbatimi i punimeve të ndërtimit apo instalimeve ose skemave të tjera;
b) ndërhyrje të tjera në mjedisin dhe peizazhin natyror, përfshirë edhe ndërhyrjet që kanë të bëjnë me nxjerrjen e mineraleve.
2. “Zhvillues” është personi ose autoriteti publik që kërkon miratim për të zhvilluar një projekt privat apo publik.
3. “Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM)” është procesi që kryhet për vlerësimin e përgjithshëm të ndikimeve të rëndësishme negative, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, nga projekte të propozuara publike dhe private.
4. “Publiku” ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
5. “Publik i ndikuar” është publiku i prekur ose që mund të preket, apo publiku që është i interesuar për vendimmarrjen mjedisore, përfshirë edhe OJF-të mjedisore që shprehin interes.
6. “Vendim” është dokumenti zyrtar i lëshuar nga AKM-ja, në të cilin është vendosur nëse një projekt i shtojcës II duhet apo jo t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së.
7. “Deklarata për ndikimin e një projekti në mjedis”, më poshtë “Deklarata mjedisore”, është dokumenti zyrtar i lëshuar nga ministri, për vlerësimin mjedisor të projekteve që i nënshtrohen vlerësimit të thelluar të ndikimit në mjedis dhe shërben si dokument orientues për autoritetin e planifikimit dhe/ose çdo autoritet përgjegjës në procesin e vendimmarrjes, për një leje zhvillimi apo për një leje të caktuar dhe që përfshihet në kategorinë III.1 të shtojcës që i bashkëlidhet ligjit nr. 10 081, datë
23.2.2009 “Për lejet dhe licencat në Republikën e Shqipërisë”.
8. “Autoritet publik” ka kuptimin që jepet në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”.
9. “Autoriteti i planifikimit” ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 10 119, datë
23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar.
10. “Autoriteti përgjegjës për licencimin” është institucioni publik që, brenda funksioneve dhe kompetencave të caktuara në ligj, është përgjegjës për miratimin ose jo të një lejeje/licence të caktuar për projektet që janë subjekt i këtij ligji.
11. “Zonë veçanërisht e mbrojtur” ka kuptimin që jepet në ligjin nr. 8906, datë
6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
12. “Agjencia Kombëtare e Mjedisit” ka kuptimin që jepet në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”.
13. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
14. “Ministër” është ministri që drejton ministrinë përgjegjëse për mjedisin.
15. “QKL” është Qendra Kombëtare e Licencave.
16. “Seancë dëgjimore me publikun gjatë VNM-së” është procesi i organizuar nga AKM-ja, në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore, për marrjen e mendimit të publikut para miratimit të deklaratës për projektin.
17. “Vlerësim ndërkufitar i ndikimeve në mjedis” është procesi i VNM-së, që zhvillohet për projekte ose veprimtari, të përcaktuara në aneksin I të Konventës së Kombeve të Bashkuara (ESPOO) “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar”, që, bazuar nga vendndodhja a teknologjia e tyre, mund të kenë ndikime të ndjeshme negative në mjedisin e shteteve fqinje apo të vendit tonë.
18. “Ekspert i certifikuar i VNM-së” është personi fizik, i cili pajiset me certifikatën përkatëse nga ministria, për hartimin e raportit të VNM-së, ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor.
19. “Ndikim i rëndësishëm në mjedis” është ndikimi në mjedis i një veprimtarie ose projekti, që shkakton dëme të drejtpërdrejta e të pakthyeshme në të dhe që, edhe pas marrjes së masave zbutëse, ndikimi negativ nuk mund të parandalohet, të kontrollohet
apo të eliminohet plotësisht.
20. “Natyra 2000” është Programi i Bashkimit Europian për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve biologjike të rrezikuara.

KREU II
PROCEDURAT E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS


Neni 7
Procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis

1. Projektet private apo publike, të listuara në shtojcat I dhe II, bashkëlidhur këtij ligji, i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, në përputhje me kërkesat e kreut II të këtij ligji, përpara dhënies së lejes përkatëse, nga autoriteti përgjegjës,
për zhvillimin ose jo të projektit.
2. Procedura e vlerësimit të ndikimit në mjedis përfshin:
a) procesin paraprak të vlerësimit të ndikimit në mjedis;
b) procesin e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
3. Dokumenti bazë, ku mbështetet procesi i VNM-së, është raporti i vlerësimit të
ndikimit në mjedis, i cili, në varësi të ndikimeve të mundshme të projektit, mund të jetë:
a) raporti paraprak i VNM-së, për projektet e shtojcës II;
b) raporti i thelluar i VNM-së, për projektet e shtojcës I.
4. Ministri miraton, me udhëzim të veçantë, metodologjinë kombëtare të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ku përcaktohen me hollësi metodikat dhe kërkesat për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
5. Rregullat, përgjegjësitë dhe afatet për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 8
Projektet që i nënshtrohen vlerësimit paraprak të VNM-së

Projektet që i nënshtrohen vlerësimit paraprak të ndikimit në mjedis janë:
a) projektet e listuara në shtojcën II, bashkëlidhur;
b) çdo ndryshim a shtesë në projektet e listuara në shtojcën I apo II, të licencuara
paraprakisht, që mund të shkaktojë efekte të rëndësishme negative mbi mjedisin;
c) projektet e listuara në shtojcën I, që ndërmerren, ekskluzivisht apo kryesisht, për testimin dhe zhvillimin e metodave ose produkteve të reja, të cilat nuk janë përdorur për më shumë se dy vjet;
ç) projektet e listuara apo jo në shtojcën I ose II, që nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë apo nuk janë të nevojshme për administrimin e zonave veçanërisht të mbrojtura, por që, veçmas apo në bashkëveprim me plane dhe projekte të tjera, mund të shkaktojnë efekte negative të rëndësishme në këto zona. Në këtë rast, raporti paraprak i VNM-së përfshin edhe vlerësimin e ndikimeve të këtyre projekteve në atë zonë, duke marrë parasysh objektivat e ruajtjes dhe mbrojtjes së vendit ku do të zbatohet projekti.

Neni 9
Projektet që i nënshtrohen procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis

1. Procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis i nënshtrohen:
a) projektet e listuara në shtojcën I;
b) projektet, për të cilat vendimi i AKM-së parashikon nevojën e zbatimit të kësaj procedure.
2. Zhvilluesi, pavarësisht nga dispozitat e këtij ligji, mund të kërkojë mendim paraprak nga AKM-ja,
nëse projekti që synon të zhvillojë është subjekt i këtij ligji.

Neni 10
Paraqitja e kërkesës për vlerësimin e ndikimit në mjedis nga zhvilluesi

Zhvilluesi, për projektet me ndikim në mjedis, që janë subjekt i këtij ligji, paraqet pranë QKL-së, përveç dokumentacionit të kërkuar sipas ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, edhe dokumentacionin përkatës për procedurёn e VNM-së, përfshirë:
a) Pёr projektet e shtojcёs II:
i) raportin paraprak tё VNM-sё, tё hartuar sipas llojit tё projektit;
ii) projektin teknik tё veprimtarisё;
iii) faturёn e pagesёs sё tarifёs sё shёrbimit, sipas pёrcaktimeve tё nenit 27 tё kёtij ligji.
b)Pёr projektet e shtojcёs I:
i) raportin e thelluar tё VNM-sё, tё hartuar sipas llojit tё projektit;
ii) pёrmbledhjen joteknike tё raportit tё VNM-sё;
iii) projektin teknik tё veprimtarisё;
iv) informacion pёr informimin dhe konsultimin me publikun;
v) faturёn e pagesёs sё tarifёs sё shёrbimit, sipas pёrcaktimeve tё nenit 27 tё kёtij ligji.

Neni 11
Vendimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për VNM-në paraprake

1. Në përfundim të procedurës paraprake të VNM-së, AKM-ja merr vendim nëse
një projekt i shtojcës II duhet apo jo t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së.
2. Nëse AKM-ja vendos se projekti nuk duhet t’i nënshtrohet procedurës së
thelluar të VNM-së, atëherë në vendimin e saj përcakton:
a) arsyet dhe konsideratat kryesore ku është mbështetur mendimi;
b) mendimin e institucioneve të konsultuara;
c) përshkrimin, sipas rastit, të masave kryesore që duhen marrë për të shmangur, reduktuar dhe, nëse është e mundur, për të korrigjuar ndikimet negative të mundshme në mjedis.
3. Vendimi i AKM-së për VNM-në paraprake i njoftohet menjëherë ministrisë, palëve të përfshira në proces dhe QKL-së, si dhe publikohet në faqen elektronike të AKM-së.

Neni 12
Deklarata mjedisore

1. Në përfundim të procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis,
ministri lëshon deklaratën mjedisore, e cila mund t’i sugjerojë autoritetit planifikues:
a) miratimin e lejes së zhvillimit të atij projekti, pa asnjë vërejtje nga pikëpamja mjedisore;
b) miratimin e lejes/licencёs së zhvillimit të atij projekti, me kushtet që duhet të përmbushen nga zhvilluesi, pёr tё parandaluar, minimizuar dhe menaxhuar ndikimet negative nё mjedis;
c) refuzimin e kërkesës për leje/licencё zhvillimi për atë projekt, pёr shkak tё ndikimeve tё rёndёsishme negative nё mjedis me pasoja afatgjata, qё dёmtojnё cilёsinё e mjedisit dhe nuk mundёsojnё pёrmbushjen e standardeve mjedisore pёrkatёse.
2. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni deklarata përmban:
a) qëndrimin e ministrisë dhe, sipas rastit, kushtet që duhet të përmbushen nga zhvilluesi;
b) konfirmimin se ministria ka marrë në shqyrtim mendimet e shprehura nga
publiku dhe institucionet përkatëse, si dhe shkallën e reflektimit të tyre;
c) informacion për procesin e realizuar të konsultimit me publikun;
ç) arsyet dhe konsideratat kryesore, ku është mbështetur mendimi;
d) përshkrimin, sipas rastit, të masave kryesore që duhen marrë për të shmangur,
reduktuar e, nëse është e mundur, për të korrigjuar efektet negative të rëndësishme.
3. Në rastin e shkronjës “c” të pikës 1 të këtij neni, deklarata mjedisore përmban
edhe argumentet përkatëse për refuzimin e kërkesës për leje zhvillimi për projektin.
4. Deklarata mjedisore u dërgohet menjëherë QKL-së dhe palëve të përfshira në
proces dhe publikohet në faqen elektronike të AKM-së.

Neni 13
Ndryshimi i pronarit të veprimtarisë

1. Kur përgjatë kryerjes së procedurës së VNM-së ndodh ndryshimi i zhvilluesit
të projektit, zhvilluesi i ri aplikon për procedurë të re VNM-je.
2. Kur zhvilluesi ndryshon pasi ka përfunduar procedura e VNM-së, zhvilluesi i ri kërkon pranë QKL-së të bëhet ndryshimi pёrkatës në vendimin apo deklaratën e lëshuar prej saj, duke depozituar dokumentet e kërkuara nga legjislacioni në fuqi. QKLja
njofton ministrinë apo AKM-në, në varësi të projektit që do të zhvillohet për ndryshimet e kryera.


KREU III
PALËT DHE KONSULTIMI GJATË PROCESIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS

Neni 14
Palët e përfshira në procesin e VNM-së

1. Në procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis marrin pjesë:
a) zhvilluesi i projektit;
b) ministria dhe strukturat e saj të varësisë;
c) ministritë e linjës dhe strukturat e varësisë;
ç) njësitë e qeverisjes vendore;
d) publiku dhe organizatat jofitimprurëse;
dh) institucionet që kanë përgjegjësi të përfshihen në procesin e VNM-së;
e) shtetet fqinje, në rast të VNM-së në kontekst ndërkufitar, sipas kërkesave të Konventës së ESPOO-s.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave të varësisë së ministrisë, në procesin e VNM-së, rregullohen me udhëzim të ministrit.

Neni 15
Mendimi i institucioneve të tjera

1. Gjatë procedurës së VNM-së, AKM-ja dhe ministria, sipas kompetencave, konsultohen edhe me institucionet e
përmendura në shkronjat “c”, “ç” dhe “dh” të pikës 1 të nenit 14 të këtij ligji, duke u dërguar edhe kopje të dokumentacionit të paraqitur nga zhvilluesi i projektit.
2. Institucionet e konsultuara japin brenda afatit të kërkuar mendimin e tyre, sipas funksioneve dhe përgjegjësive përkatëse.
3. Nëse institucionet e lartpërmendura nuk paraqesin mendimet e tyre brenda afatit të kërkuar nënkuptohet se ato janë dakord me zhvillimin e projektit dhe nuk kanë komente.

Neni 16
Informimi i publikut gjatë VNM-së

1. Zhvilluesi, për projektet që i nënshtrohen procedurës së thelluar të VNM-së, informon dhe konsultohet me publikun e interesuar për vlerësimin e ndikimit në mjedis të veprimtarisë së tij.
2. Informacionin për informimin dhe konsultimin me publikun, zhvilluesi e paraqet si pjesë të dokumentacionit tё nevojshëm gjatë aplikimit për deklaratën në QKL.

Neni 17
Seanca dëgjimore gjatë VNM-së

1. AKM-ja, gjatë procedurës së VNM-së së thelluar, zhvillon seancë dëgjimore me publikun dhe OJF-të e interesuara, duke synuar tërheqjen e mendimit të tyre në vendimmarrjen përfundimtare për projektin.
2. Seanca dëgjimore zhvillohet në bashkëpunim edhe me njësinë e qeverisjes vendore dhe me zhvilluesin e projektit.
3. Menjëherë pas përcaktimit të vendit, datës dhe orës për zhvillimin e seancës dëgjimore, njësia e qeverisjes vendore bën njoftimin drejtuar publikut dhe OJF-ve të interesuara për të marrë pjesë në takim.
4. Mendimi dhe komentet e publikut e të OJF-ve, të pranishëm në takim, janë
kriter i domosdoshëm, gjatë procesit të vendimmarrjes së VNM-së.
5. Rregullat, kërkesat dhe procedurat për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.


KREU IV
DHËNIA E INFORMACIONIT DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE KONFIDENCIALE

Neni 18
Vënia në dispozicion e informacionit për zhvilluesin

Autoritetet publike, me kërkesë me shkrim të zhvilluesit, vënë në dispozicion të tij informacionin e disponueshëm për përgatitjen e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, në përputhje me ligjin nr. 8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për
dokumentet zyrtare”, dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.

Neni 19
Informacioni konfidencial

1. Kur zhvilluesi pretendon se informacioni që paraqet pranë QKL-së është konfidencial, ai ia vërteton ligjërisht konfidencialitetin e informacionit QKL-së në momentin e aplikimit, bazuar në legjislacionin në fuqi.
2. Procedurat e kategorizimit të informacionit si konfidencial kryhen përpara aplikimit në QKL, sipas legjislacionit në fuqi.


KREU V
VENDIMI I AUTORITETIT TË PLANIFIKIMIT/LICENCIMIT


Neni 20
Vendimi i autoritetit të planifikimit ose autoriteteve të tjera përgjegjëse për licencimin e veprimtarive

1. Autoriteti i planifikimit ose autoriteti përgjegjës për licencimin, kur shqyrton dhënien ose jo të lejes së zhvillimit/licencës përkatëse për një projekt, apo vendosjen e kushteve për zhvilluesin, merr në konsideratë vendimin dhe deklaratën mjedisore për
ndikimet në mjedis të projektit të propozuar.
2. Autoriteti i planifikimit ose autoriteti përgjegjës për licencim, përpara vendimit për dhënien ose jo të lejes së zhvillimit apo licencës përkatëse për një projekt të propozuar, sigurohet që projekti t’i jetë nënshtruar kërkesave të këtij ligji dhe, në varësi të projektit, të jetë pajisur me vendim apo deklaratë. Vendimi apo deklarata për projektin e propozuar është i vlefshëm për aq kohë sa është e vlefshme dhe leja e zhvillimit/licenca përkatëse për projektin.
3. Në rast se autoriteti përgjegjës për zhvillimin/licencimin e projektit merr vendim për zhvillimin/licencimin ose jo të projektit, në kundërshtim me deklaratën, atëherë ai jep argumentet përkatëse për këtë vendim.
4. Zhvilluesi, gjatë fazës së zbatimit të projektit, i raporton ministrisë për masat e
marra për mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet negative të veprimtarisë.
5. Nëse veprimtara apo projekti, që i është nënshtruar procesit të VNM-së, nuk fillon zbatimin në terren brenda 2
vjetëve nga data e miratimit të deklaratës apo vendimi për VNM-në, atëherë këto dokumente konsiderohen të
pavlefshme dhe procesi i VNMsë fillon nga e para.

Neni 21
Zonat veçanërisht të mbrojtura

1. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur veprimtaria e propozuar nuk ka të bëjë drejtpërdrejt apo nuk
është e nevojshme për administrimin e zonave veçanërisht të mbrojtura, por që, veçmas apo në bashkëveprim me
plane dhe projekte të tjera, mund të shkaktojë efekte të rëndësishme mbi atë zonë.
2. Kur AKM-ja apo ministria, në përfundim të procedurës për vlerësimin e ndikimit në mjedis të një projekti, shprehet se veprimtaria e propozuar, veçmas apo në bashkëveprim me veprimtari ose plane dhe projekte të tjera, të realizuara apo të propozuara, mund të ketë ndikim negativ të rëndësishëm mbi integritetin e një zone veçanërisht të mbrojtur, atëherë autoriteti përgjegjës që mbulon fushën e projektit, nuk lejon zhvillimin e tij, me përjashtim të rasteve kur:
a) nuk ka zgjidhje tjetër alternative;
b) veprimtaria e propozuar duhet të zbatohet për arsye urgjente të interesave
madhorë të publikut, përfshirë edhe ata me natyrë shoqërore apo ekonomike;
c) duhen marrë të gjitha masat kompensuese për të siguruar zbatimin e kërkesave të “Natyra 2000”.
3. Arsye urgjente të interesave madhorë të publikut që merren në konsideratë, siç parashikohet në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij neni, kur zona veçanërisht e mbrojtur përmban lloje habitatesh natyrore prioritare dhe/ose specie prioritare, janë vetëm ato që
kanë të bëjnë me shëndetin e njeriut apo sigurinë e publikut, ose që sjellin ndikime të rëndësishme pozitive për mjedisin.

KREU VI
VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDISIN NDËRKUFITAR


Neni 22
Efektet ndërkufitare në Shqipëri

1. Kur AKM-ja merr informacion, apo kur pranë saj është depozituar një raport VNM-je nga një shtet tjetër, për një projekt të propozuar, që mund të ketë efekte të rëndësishme mbi mjedisin në Shqipëri, njofton menjëherë ministrinë, për të filluar
bisedimet me shtetin në fjalë, për procedurat dhe afatin e paraqitjes së mendimeve për projektin e propozuar.
2. Kur ministria nuk ka marrë informacion nga shteti tjetër për një projekt të
propozuar, që mund të ketë efekte të rëndësishme mbi mjedisin, ajo kërkon:
a) përshkrimin e projektit, së bashku me çdo informacion të disponueshëm, për efektet e tij të mundshme ndërkufitare;
b) informacion për natyrën e vendimit që mund të merret nga shteti tjetër.
3. Ministria, bazuar në informacionin e marrë sipas pikave 1 e 2 të këtij neni dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji, vendos nëse duhet të marrë pjesë apo jo në procesin e VNM-së.
4. Nëse ministria vendos të marrë pjesë në procesin e VNM-së, i kërkon shtetit
tjetër informacion për projektin.
5. Ministria u dërgon, menjëherë, kopje të këtij informacioni institucioneve të
interesuara, për të proceduar me procesin e VNM-së së këtij projekti.
6. Për qëllime të këtij neni, me “Zhvilluesi” kuptohet “Ministria”.
7. Ministria i dërgon shtetit tjetër mendimet:
a) për projektin e propozuar;
b) e dhëna nga institucionet e referuara në pikën 5 të këtij neni;
c) e dhëna nga publiku.
8. Ministria merr masa për të zhvilluar konsultime me shtetin tjetër, në veçanti, për:
a) efektet e mundshme ndërkufitare të projektit të propozuar;
b) masat e parashikuara për reduktimin apo eliminimin e efekteve të tilla;
c) lidhjen e një marrëveshjeje, ku të prëcaktohet edhe kohëzgjatja e periudhës së konsultimeve.

Neni 23
Vlerësimi i ndikimeve ndërkufitare mbi një shtet tjetër

1. Kur AKM-ja gjykon se një projekt i propozuar mund të ketë efekte të rëndësishme në mjedisin e një shteti tjetër, apo kur merr një kërkesë nga një shtet tjetër njofton menjëherë QKL-në dhe ministrinë.
2. Rregullat dhe procedura për vlerësimin e ndikimit në mjedisin ndërkufitar
miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.


KREU VII
EKSPERTËT E VNM-SË

Neni 24
Certifikata dhe licenca për përgatitjen e raportit të VNM-së

1. Zhvilluesi, për përgatitjen e raportit të thelluar dhe raportit paraprak të VNMsë, ngarkon subjektet juridike ose fizike tregtare, të licencuara nga QKL-ja, për veprimtarinë e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe auditimit mjedisor, si dhe/ose
individët e certifikuar nga ministria, si ekspertë të VNM-së dhe auditimit mjedisor.
2. Raporti i thelluar dhe raporti paraprak i VNM-së pranohen si të tillë vetëm kur janë nënshkruar nga një ekspert i certifikuar apo nga subjekte juridike ose fizike tregtare, të licencuara nga QKL-ja, për veprimtarinë e vlerësimit të ndikimit në mjedis
dhe auditimit mjedisor. Nënshkrimi nuk i heq zhvilluesit asnjë përgjegjësi apo detyrim në lidhje me përmbajtjen e raportit.
3. Ministri miraton certifikimin e individëve, si specialistë për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor, sipas rregullave, procedurave e kritereve që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Veprimtaritë e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, kur kryhen nga subjekte juridike ose fizike tregtare, i nënshtrohen licencimit dhe përfshihen në kategorinë III.2 të shtojcës së ligjit për licencat. Këto veprimtari licencohen sipas ligjit për licencat.


KREU VIII
ANKIMI DHE SANKSIONET


Neni 25
Ankimi

Çdo palë e interesuar, subjekt i këtij ligji, ka të drejtë të ankimojë në rrugë administrative, me kërkesë në QKL, ndaj akteve, veprimeve apo mosveprimeve të ministrisë, sipas kërkesave të nenit 30 të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat,
autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 26
Sanksionet

1. Zhvilluesi ngarkohet me përgjegjësi ligjore, sipas legjislacionit në fuqi, për pavërtetësinë e fakteve, të të dhënave të paraqitura dhe të dokumenteve që shoqërojnë kërkesën e paraqitur prej tij.
2. Kur, për qëllimet e këtij ligji, zhvilluesi falsifikon dokumente apo përdor dokumente të falsifikuara, ndaj tij zbatohen dispozitat e seksionit VIII të ligjit nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. Në rast të paraqitjes së vazhdueshme të raporteve të VNM-së me dobësi/mangësi të theksuara profesionale, ministri vendos sanksione për ekspertin e certifikuar, deri në pezullimin apo heqjen e certifikatës apo licencës, duke njoftuar edhe QKL-në për masën përkatëse.


KREU IX
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 27
Tarifat e shërbimit

1. Për kryerjen e procesit të VNM-së, zhvilluesi paguan tarifën përkatëse të shërbimit, me paraqitjen e raportit paraprak të VNM-së ose me paraqitjen e raportit të thelluar të VNM-së.
2. Tarifa dhe vlera përkatëse për shërbimet që kryen ministria për procesin e VNM-së, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për mjedisin dhe Ministrit të Financave.

Neni 28
Raportimet për zbatimin e ligjit

1. Ministria publikon raporte vjetore për zbatimin e këtij ligji.
2. Autoriteti planifikues, si dhe institucionet që licencojnë veprimtari lidhur me projektet që janë subjekt i këtij ligji, njoftojnë menjëherë ministrinë për vendimin, për miratimin ose jo të licencës apo lejes së zhvillimit, me qëllim që t’i mundësojnë kësaj të
fundit monitorimin e zbatimit të kërkesave mjedisore nga zbatimi i projektit, si dhe hartimin e raportit për zbatimin e këtij ligji.
3. Ministri, me udhëzim të veçantë, miraton formatin e duhur për përgatitjen e këtij raporti.

Neni 29
Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të pikës
5 të nenit 7, të pikës 5 të nenit 17, të pikës 2 të nenit 23 dhe të pikës 3 të nenit 24 të këtij ligji.
2. Ngarkohet ministri për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të pikës 4 të
nenit 7, të pikës 2 të nenit 14 dhe të pikës 3 të nenit 28 të këtij ligji.
3. Ngarkohet ministri përgjegjës për mjedisin që, në bashkëpunim me Ministrin e Financave, të miratojë udhëzimin sipas përcaktimit të bërë në pikën 2 të nenit 27 tё kёtij ligji.

Neni 30
Shfuqizimet

1. Me fillimin e zbatimit të këtij ligji, shfuqizohet ligji nr. 8990, datë 23.1.2003
“Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i ndryshuar, si dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij, që bien ndesh me këtë ligj.
2. Procedurat e VNM-së, deri në fillimin e zbatimit të këtij ligji, zhvillohen në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 8990, datë 23.1.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, dhe të akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, vendimi nr. 1429, datë 29.1.2008, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin e veprimtarive dhe projekteve me ndikime të rëndësishme negative në mjedisin e vendeve fqinje” shfuqizohet.

Neni 31
Hyrja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 18 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R E
Jozefina Topalli (Çoba)


Shtojca I
Projektet që i nënshtrohen Procedurës së Thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis

1. Rafineritë e naftës bruto (duke përjashtuar ndërmarrjet që prodhojnë vetëm lubrifikantë nga nafta bruto) dhe instalimet për gazifikimin ose lëngëzimin e 500 tonë ose më shumë qymyr ose argjila/shiste bitumonoze në ditë.
2. Termocentrale ose instalime të tjera me djegie, me një prodhim nxehtësie prej
20 ose më shumë megavatësh.
3. Stacionet e energjisë bërthamore dhe reaktorë të tjerë bërthamorë, duke përfshirë edhe çmontimin ose nxjerrjen e tyre nga përdorimi (me përjashtim të instalimeve kërkimore për prodhimin dhe shndërrimin e materialeve të ndashme (të
zbërthyeshme) ose të riprodhueshme, fuqia maksimale e të cilave nuk e tejkalon ngarkesën termale të vazhdueshme prej 1 kilovati). Stacionet e Energjisë Bërthamore dhe reaktorë të tjerë bërthamorë pushojnë së qeni të tillë, kur lënda bërthamore dhe
elemente të tjera radioaktive të ndotura janë zhvendosur për një kohë të gjatë nga vendi i instalimit.
4. a) Instalimet për ripërpunimin e lëndës djegëse bërthamore të rrezatuar.
b) Instalimet e projektuara për:
i) prodhimin ose pasurimin e lëndës djegëse bërthamore;
ii) për përpunimin e lëndës djegëse të rrezatuar bërthamore ose mbetjeve me nivel të lartë radioaktiv;
iii) për hedhjen përfundimtare të lëndës djegëse të rrezatuar;
iv) vetëm për asgjësimin/depozitimin përfundimtar të mbetjeve radioaktive;
v) vetëm për ruajtjen (e planifikuar për më tepër se 10 vjet) të lëndës djegëse të rrezatuar bërthamore ose mbetjeve radioaktive në një vend të ndryshëm nga vendi i prodhimit.
Vepra të integruara për shkrirjen fillestare të hekurit të derdhur dhe çelikut. Instalime për prodhimin e metaleve bruto johekur nga xeherorët, koncentratet ose materialet dytësore (material që është nënprodukt) prej proceseve metalurgjike, kimike ose elektrolitike.
5. Instalime për nxjerrjen e asbestit dhe për përpunimin ose transformimin e asbestit dhe produkteve që përmbajnë asbest: për produktet e çimentos me bazë asbesti, me një prodhim vjetor prej më tepër se 20 000 tonë produkt final, për materiale abrazive me një prodhim vjetor prej më shumë se 50 tonë produkt final dhe për përdorime të tjera të asbestit me përdorim mbi 200 tonë në vit.
6. Instalime të integruara kimike, domethënë instalime për prodhimin në shkallë industriale të substancave që përdorin proceset e shndërrimit kimik, ku shumë njësi janë vendosur përballë njëra-tjetrës dhe janë të lidhura funksionalisht me njëra-tjetrën për:
a) prodhimin e kimikateve bazë organike;
b) prodhimin e kimikateve bazë inorganike;
c) për prodhimin e plehrave kimike (të thjeshta apo të përbëra) me bazë fosfori,
azoti ose potasiumi (fertilizatorë të thjeshtë ose të përbërë);
ç) për prodhimin e produkteve bazë për mbrojtjen e shëndetit të bimëve dhe biocideve;
d) për prodhimin e produkteve farmaceutike bazë, duke përdorur një proces kimik ose biologjik;
dh) për prodhimin e eksplozivëve.
7. a) Ndërtimi i linjave për trafik hekurudhor me distanca të gjata.
b) Ndërtimi i aeroporteve me pista që kanë një gjatësi bazë prej 2 100 m ose më tepër. Në kuptim të këtij ligji “aeroport” nënkupton aeroporte, të cilat përputhen me përkufizimin e dhënë në Konventën e Çikagos më 1944, që themeloi Organizatën
Ndërkombëtare Civile të Aviacionit (Shtojca 14 e kësaj konvente).
c) Ndërtimi i autostradave dhe rrugëve ekspres (korsive të autostradave për shpejtësi të lartë). Në kuptim të këtij ligji, “rrugë ekspres” është një rrugë që plotësonkushtet e dhëna në përkufizimin e Marrëveshjes Europiane mbi Arteriet Kryesore të
Trafikut Ndërkombëtar, 15 nëntor 1975.
ç) Ndërtimi i një rruge të re me katër ose më shumë korsi, ose rregullimi dhe/ose zgjerimi i një rruge ekzistuese, që ka dy apo me pak korsi, në mënyrë që të bëhet me katër ose më shumë korsi, kur rruga e re ose seksioni i rregulluar dhe/ose i
zgjeruar i saj do të jetë 10 kilometra ose më shumë në gjatësi të vazhdueshme.
8. a) Rrugë ujore në brendësi të tokës dhe porte për transportin e brendshëm ujor, që lejojnë kalimin e anijeve me mbi 1 350 tonë.
b) Portet tregtare, kalatat për ngarkim-shkarkim të lidhura me tokën dhe portet e jashtme (me përjashtim të kalatave të trageteve) që mund të marrin anije me mbi 1 350 tonë.
9. Instalime për asgjësimin e mbetjeve për incinerimin, trajtimin kimik, sipas seksionit D9, ose venddepozitimet e mbetjeve të rrezikshme, siç përcaktohet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
10. Instalime për asgjësimin e mbetjeve, për incinerimin, trajtimin kimik, sipas seksionit D9, të mbetjeve jo të rrezikshme me një kapacitet mbi 50 tonë në ditë, sikurse përcaktohet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
11. Nxjerrja e ujit nëntokësor ose skema të rimbushjes artificiale të ujit nëntokësor, ku volumi vjetor i ujit të nxjerrë apo të rimbushur është 10 milionë metër kub ose më shumë.
12. a) Veprat për transferimin e burimeve ujore midis baseneve lumore, kur ky transferim synon në parandalimin e mungesave të mundshme të ujit dhe ku masa e ujit të transferuar e kalon nivelin prej 20 milionë metër kub në vit;
b) Në të gjitha rastet e tjera, veprat për transferimin e burimeve ujore midis baseneve lumore, kur rrjedha mesatare
shumëvjetore e basenit të nxjerrjes është mbi 2000 milionë metër kub në vit dhe ku masa e ujit të transferuar e
tejkalon nivelin e 5 për qind të kësaj rrjedhe.Në të dyja rastet, përjashtohen transferimet e tubacioneve të ujit të pijshëm.
13. Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, me kapacitet mbi 30 000
ekuivalent popullsie, sikurse përcaktohet në legjislacionin për rezervat ujore.
14. Nxjerrja e naftës e dhe gazit natyror për qëllime tregtare, ku masa e nxjerrë e tejkalon nivelin prej 50 tonë/ditë në rastin e naftës dhe 10 000 m3/ditë në rastin e gazit.
15. Diga dhe instalime të tjera, që janë projektuar për të penguar daljen e ujit ose për të depozituar ujin në mënyrë të përhershme, ku një masë e re ose shtesë uji e penguar ose e depozituar është mbi 10 milionë m
16. Tubacionet me një diametër prej më shumë se 800 mm dhe një gjatësi prej më shumë se 40 km:
a) për transportimin e gazit, naftës, kimikateve dhe
b) për transportimin e gazit të dioksidit të karbonit (CO2), me qëllim injektimin
dhe ruajtjen e tij në formacione gjeologjike nën tokë, përfshirë stacionet e pompimit që lidhen me to.
17. Instalime për mbarështimin intensiv të pulave ose derrave me mbi:
a) 1 000 krerë për pulat që rriten për mish, 20 000 vende për pulat që rriten për vezë;
b) 3 000 krerë për derra për prodhim mishi (mbi 30 kilogramë); ose
c) 100 krerë për dosa.
18. Impiante industriale për:
a) prodhimin e materialeve të buta ose materialeve të ngjashme fibroze;
b) prodhimin e letrës dhe tabelave, me një kapacitet prodhues që e tejkalon masën prej 50 tonësh në ditë.
19. Gurore dhe miniera sipërfaqësore, ku sipërfaqja e vendit është mbi 0,5
hektarë, ose vende për nxjerrjen e torfës, ku sipërfaqja e vendit është mbi 1 hektar.
20. Ndërtimi i linjave elektrike në lartësi, me një voltazh mbi 220 kV dhe gjatësi mbi 10 kilometra.
21. Instalimet për depozitimin e naftës, prodhimeve petrokimike ose kimike, me një kapacitet prej 50 000 ose më shumë tonësh.
22. Vendet e injektimit dhe ruajtjes së dioksidit të karbonit në formacione
gjeologjike nën tokë, të përcaktuara me akt normativ të posaçëm.
23. Instalimet për kapjen e gazit të dioksidit të karbonit (me qëllim injektimin dhe ruajtjen në formacione gjeologjike nën tokë)
nga instalime të tjera që mbulohen nga kjo shtojcë, ose ku kapja totale vjetore e dioksidid të karbonit është
1,5 megaton ose më shumë se kaq.

Shtojca II
Projektet që i nënshtrohen procedurës paraprake të vlerësimit të ndikimit në mjedis

1. Bujqësia, silvikultura dhe akuakultura.
a) Projekte për ristrukturimin e tokës rurale;
b) Projekte për përdorimin e tokës së pakultivuar ose zonave gjysmënatyrore për qëllime të bujqësisë intesive;
c) Projekte për menaxhimin e ujit për bujqësi, duke përfshirë dhe ujitjen dhe projektet e kullimit të tokës;
ç) Pyllëzimi fillestar dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit në një lloj tjetër të përdorimit të tokës;
d) Instalime për rritjen intesive të kafshëve (projektet që nuk përfshihen në shtojcën I);
dh) Rritje intensive e peshkut;
e) Marrje e tokës nga deti.
2. Industri nxjerrëse.
2.1 Gurore, miniera sipërfaqësore dhe nxjerrje e torfës (projekte që nuk janë përfshirë në shtojcën I);
2.2 Minierat nëntokësore;
2.3 Nxjerrje e mineraleve nga marina ose llumërat lumore;
2.4 Shpim i thellë, në veçanti:
a) shpim gjeotermal;
b) shpim për depozitimin e materialeve të mbetjeve bërthamore;
c) shpim për furnizim me ujë, me përjashtim të shpimit për studimin e stabilitetit të tokës;
2.5 Instalime sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, naftës, gazit
natyror dhe xeherorëve, si dhe të argjilave/shisteve bituminoze.
3. Industria e energjisë.
a) Instalimet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit ose ujit të ngrohtë (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
b) Instalime industriale për mbajtjen e gazit, avullit ose ujit të ngrohtë; transmetimin e energjisë elektrike me kabëll në lartësi (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I)
c) Depozita sipërfaqësore të gazit natyror;
ç) Depozita nëntokësore të gazeve të djegshme;
d) Depozita sipërfaqësore të lëndëve djegëse fosile;
dh) Briketimi industrial i qymyrit dhe linjitit;
e) Instalime për përpunimin dhe ruajtjen e mbetjeve radioaktive (në rast se nuk janë përfshirë në shtojcën I);
ë) Instalime për prodhimin e energjisë hidroelektrike;
f) Instalime për përdorimin e fuqisë së erës për prodhim energjie (stacione të energjisë së erës).
g) Instalimet për kapjen e gazit të dioksidit të karbonit (me qëllim injektimin dhe ruajtjen në formacione gjeologjike nën tokë) nga instalime të tjera që nuk mbulohen nga shtojca I e këtij ligji.
4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve.
a) Instalime për prodhimin e gizës dhe çelikut (shkrirje parësore ose dytësore);
b) Instalime për përpunimin e metaleve prej çeliku:
i) mullinj me rula të nxehtë;
ii) farkat me çekiçë;
iii) aplikimi i mbulesave mbrojtëse me metal të shkrirë;
c) Fonderitë e metaleve hekurore;
ç) Instalime për shkrirjen, duke përfshirë aliazhet, të metaleve johekurore,përveç metaleve të çmuara, duke përfshirë produktet e rikuperuara (rafinim, derdhje në fonderi etj.);
d) Instalime për trajtimin sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një proces elektrolitik ose kimik;
dh) Prodhimi dhe montimi i mjeteve motorike dhe prodhimi i motorëve për këto mjete;
e) Kantier ndërtimi anijesh;
ë) Instalime për ndërtimin dhe riparimin e avionëve;
f) Prodhimi i pajisjeve për hekurudha;
g) Farkëtim me eksploziv;
gj) Instalime për pjekjen dhe aglomerimin e xeherorëve metalorë.
5. Industria minerale.
a) Furrat me qymyr (distilim i qymyrit të thatë);
b) Instalimet për prodhimin e çimentos;
c) Instalime për prodhimin e asbestit dhe prodhimin e produkteve të asbestit, që
nuk janë përfshirë në shtojcën I;
ç) Instalime për prodhimin e qelqit, duke përfshirë dhe fibrat e qelqit;
d) Instalimet për shkrirjen e substancave minerale, duke përfshirë dhe prodhimin e fibrave minerale;
dh) Prodhimi i produkteve qeramike nëpërmjet djegies, në veçanti tjegullat për
çati, tullat, tullat zjarrduruese, pllakat, veshjet prej guri ose porcelani.
6. Industria kimike (Projekte që nuk përfshihen në shtojcën I).
a) Trajtim i produkteve ndërmjetëse dhe prodhimi i kimikateve;
b) Prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, bojërave dhe llaqeve, elastomerëve dhe peroksideve;
c) Depozitat e produkteve të naftës, petrokimike dhe kimike.
7. Industria ushqimore.
a) Prodhimi i vajrave dhe yndyrnave vegjetale dhe shtazore;
b) Prodhimi, përpunimi dhe paketimi dhe i produkteve shtazore dhe bimore;
c) Prodhimi i produkteve me bazë qumështi;
ç) Prodhimi i birrës dhe maltos;
d) Prodhimi i ëmbëlsirave dhe i shurupeve;
dh) Instalime për therjen e kafshëve;
e) Instalime industriale për prodhimin e niseshtes;
ë) Fabrika për prodhimin e ushqimeve me bazë peshku dhe vajrave të peshkut;
f) Fabrika sheqeri.
8. Industria tekstile, e lëkurës, drurit dhe letrës.
a) Fabrika industriale për prodhimin e letrës dhe kartonit (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
b) Impiante për paratrajtimin (për operacione të tilla si larje, zbardhje, mercerizim) ose ngjyrosja e fibrave apo tekstileve;
c) Fabrika për regjie të lëkurave;
ç) Instalime për përpunimin dhe prodhimin e celulozës.
9. Industria e gomës.
Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me bazë elastometri.
10. Prodhime infrastrukturore.
a) Projekte për zhvillimin e pasurive të patundshme industriale;
b) Projekte për zhvillime urbane, duke përfshirë dhe ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkimet për makinat;
c) Ndërtimi i mjediseve të shërbimeve hekurudhore dhe terminaleve të
transportit intermodal (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
ç) Ndërtimi i fushave ajrore (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
d) Ndërtim rrugësh, portesh dhe instalimesh për porte, duke përfshirë dhe portet
e peshkimit (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
dh) Ndërtime në tokë të kanaleve të lundrueshme, që nuk përfshihen në shtojcën
I, kanalizime dhe vepra për largimin e ujit të shkaktuar nga përmbytjet;
e) Diga dhe instalime të tjera të projektuara për të penguar ose për të
mbajtur/depozituar ujë në periudha afatgjata (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
ë) Tramvaj, hekurudha nëntokësore dhe në lartësi, linja të varura/teleferikë ose linja të ngjashme të një lloji të veçantë, të përdorura ekskluzivisht ose kryesisht për transport pasagjerësh;
f) Instalime tubacionesh nafte dhe gazi (projekte që nuk përfshihen në shtojcën
I) dhe tubacionet e transportit të gazit dioksid karboni, me qëllim injektimin dhe ruajtjen në formacione gjeologjike nën tokë;
g) Instalime të kanaleve ujësjellës/akuedoteve në distanca të largëta;
gj) Veprat bregdetare kundër erozionit dhe punimet në det që mund të ndryshojnë bregun për shkak të ndërtimeve,
për shembull, të digave, moleve, bankinave të ankorimit dhe punimeve të tjera për mbrojtje nga deti, duke përjashtuar mirëmbajtjen
dhe rindërtimin e veprave të tilla;
h) Nxjerrja e ujit nëntokësor dhe skemat e tjera për rimbushjen artificiale të ujërave nëntokësore, që nuk janë përfshirë në shtojcën I;
i) Veprat për transferimin e burimeve ujore midis baseneve lumore, që nuk janë përfshirë në shtojcën I.
11. Projekte të tjera.
a) Rrugët e përhershme për gara dhe provat e mjeteve motorike;
b) Instalimet për asgjësimin e mbetjeve (projekte të cilat nuk përfshihen në shtojcën I);
c) Impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura (projekte që nuk përfshihen në shtojcën I);
ç) Vendet për depozitim të llumërave;
d) Depot e skrapit të hekurit, përfshirë ato nga automjetet;
dh) Bankat e provës për motorët, turbinat ose reaktorët;
e) Instalimet për prodhimin e fibrave minerale artificiale;
ë) Instalimet për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave shpërthyese;
f) qendra blerje/grumbullimi të kafshëve shtëpiake të plakura/të sëmura apo
qendrat e asgjësimit të kafshëve dhe produkteve të tyre jo për konsum njerëzor.
12. Turizmi dhe koha e lirë.
a) Pistat e skive, teleferikët, ngritësit me kabëll dhe zhvillimet që lidhen me to;
b) Vendqëndrimet e jahteve dhe anijeve;
c) Fshatra turistike dhe komplekse hotelesh jashtë zonave urbane bashkë me zhvillimet që i shoqërojne ato;
ç) Vendet për kampe të përhershme dhe karavane;
d) Parqe tematike.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Bujqësia dhe Mjedisi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest