LIGJI PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE∗ - Nr.10 463, datë 22.9.2011

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE∗ - Nr.10 463, datë 22.9.2011

Postby Libraria UBT » 03 Aug 2015, 10:13

LIGJI PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE∗ - Nr.10 463, datë 22.9.2011

I azhurnuar me ndryshimet e ligjeve:
LIGJIT Nr. 32/2013. datën 14.2.2013
LIGJIT Nr. 156/2013.datën 10.10.2013


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:



KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1
Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të mbrojë mjedisin e shëndetin e njeriut dhe të sigurojë menaxhimin e
duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet:
a) parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi
dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve;
b) përmirësimit të efiçencës së përdorimit të tyre;
c) pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve.
Neni 2
Objekti

1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së
Shqipërisë.
2. Ky ligj përcakton rregullat e përgjithshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve,
përfshirë parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i tyre, përmes
pakësimit të përdorimit të burimeve dhe përmirësimit të efiçencës së këtij përdorimi.

Neni 3
Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “ADR” është Marrëveshja Europiane për Transportimin Ndërkombëtar të Mallrave të
Rrezikshme, në rrugë automobilistike, në të cilën Republika e Shqipërisë është palë që më 26 janar 2005.
2. “Agjent” është sipërmarrësi që rregullon marrëdhëniet ndërmjet palëve përgjegjëse për rikuperimin ose asgjësimin e mbetjeve, pavarësisht nga fakti nëse i merr mbetjet fizikisht në zotërim apo jo.
3. “Asgjësim” është çdo operacion që nuk është rikuperim edhe kur operacioni ka si pasojë
dytësore rikuperimin e substancave ose të energjisë. Lista e operacioneve të asgjësimit përcaktohet në
∗ Ky ligj është përafruar plotësisht me Direktivën 2008/98/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 19 nëntor 2008
“Mbi mbetjet”, e cila shfuqizon disa direktiva. Numri CELEX: 32008L0098, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 312,
datë 22. 11. 2008, faqe 3 - 30. shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji.
4. “Ambalazh” janë të gjitha produktet e prodhuara nga çdo lloj materiali i çdo natyre, që
përdoret për mbajtjen, mbrojtjen, dorëzimin, shpërndarjen dhe prezantimin e mallrave, duke filluar që
nga lëndët e para e deri te produktet e përpunuara, nga prodhuesi te përdoruesi apo konsumatori.
“Elementet e pakthyeshme”, që përdoren për të njëjtat qëllime, konsiderohen gjithashtu si ambalazhe.
5. “Bateri apo akumulator automjeti” është bateria apo akumulatori i përdorur për nisjen,
ndriçimin apo fuqinë e injektimit të automjeteve.
6. “Bateri apo akumulator” është burimi i energjisë elektrike që gjenerohet nga konvertimi i
drejtpërdrejtë i energjisë kimike dhe që konsiston në një apo më shumë qeliza baterish (të
pakarikueshme), apo që konsistojnë në një apo më shumë qeliza baterish dytësore (të karikueshme).
7. “Bateri apo akumulator industrial” është bateria apo akumulatori i projektuar vetëm për
përdorime industriale apo profesionale ose për përdorim në çdo lloj automjeti elektrik.
8. “Dokument dorëzimi” është dokumenti që shoqëron çdo transfertë të mbetjeve të
rrezikshme, sipas nenit 25 të këtij ligji.
9. “Dokument transferimi” është dokumenti që shoqëron çdo transfertë të mbetjeve të
parrezikshme, sipas nenit 20 të këtij ligji.
10. “Grumbullim i diferencuar” është grumbullimi, sipas të cilit një rrymë mbetjesh ndahet,
në përputhje me llojin dhe natyrën, për të bërë të mundur një trajtim specifik.
11. “Grumbullim” është mbledhja, përfshirë ndarjen paraprake dhe magazinimin paraprak të
mbetjeve për transportimin e tyre në impiantet e përpunimit të mbetjeve.
12. “Krijues i mbetjeve” është çdo person, veprimtaritë e të cilit krijojnë mbetje, (krijuesi
fillestar i mbetjeve) ose çdo person, që kryen përpunimin paraprak, përzierjen ose operacione të tjera
që çojnë në ndryshimin e natyrës ose të përbërjes së asaj mbetjeje.
13. “Impiant bashkincinerimi” është çdo impiant i palëvizshëm ose i lëvizshëm, qëllimi
kryesor i të cilit është krijimi i energjisë ose prodhimi i produkteve materiale dhe:
a) që i përdor mbetjet si lëndë djegëse, bazë ose shtesë;
b) në të cilin mbetjet i nënshtrohen trajtimit termik, me qëllim asgjësimin e tyre.
Në rast se bashkincinerimi kryhet në atë mënyrë që qëllimi kryesor i impiantit nuk është
krijimi i energjisë apo prodhimi i produkteve materiale, por trajtimi termik i mbetjeve, impianti do të
konsiderohet si një impiant incinerimi. Ky përkufizim mbulon vendndodhjen e impiantit dhe të gjithë
impiantin, përfshirë të gjitha linjat e bashkincinerimit, vendin e pranimit të mbetjeve, të magazinimit,
impiantet e paratrajtimit në vend, sistemet e furnizimit me lënde djegëse dhe ajër, bojlerët, impiantet
për trajtimin e gazrave të shkarkimit, impiantet për trajtimin ose magazinimin në vend të tepricave të
mbetjeve dhe ujërave të përdorura, pajisjet e oxhaqeve dhe sistemet e kontrollit të operacioneve të
incinerimit, të regjistrimit dhe të monitorimit të kushteve të incinerimit.
14. “Impiant incinerimi” është çdo pajisje dhe njësi teknike, e palëvizshme ose e lëvizshme,
që përdoret për trajtimin termik të mbetjeve, që e rikuperon ose jo nxehtësinë që krijohet nga djegia.
Këtu përfshihet incinerimi i mbetjeve me oksidim, si dhe procese të tjera të trajtimit termik, si piroliza,
gazifikimi ose proceset e plazmës, pas të cilave substancat, që përftohen nga trajtimi, incinerohen. Ky
përkufizim mbulon vendndodhjen dhe të gjithë impiantin e incinerimit, përfshirë të gjitha linjat e
incinerimit, vendin e pranimit të mbetjeve, të magazinimit, impiantet e paratrajtimit në vend, sistemet
e furnizimit me mbetje, lëndë djegëse dhe ajër, bojlerët, impiantet për trajtimin e gazrave të
shkarkimit, impiantet për trajtimin ose magazinimin në vend të tepricave të mbetjeve dhe ujërave të
përdorura, pajisjet e oxhaqeve dhe sistemet e kontrollit të operacioneve të incinerimit, të regjistrimit
dhe të monitorimit të kushteve të incinerimit.
15. “Kërkues” është çdo person që kërkon një leje mjedisi në bazë të këtij ligji.
16. “Lendfill” është fusha e asgjësimit të mbetjeve të ngurta mbi ose nën tokë, përfshirë:
a) një vend ku mbetjet asgjësohen brenda territorit të impiantit që i ka krijuar, siç është rasti i
lendfillit ku krijuesi i mbetjeve i asgjëson mbetjet e veta në vendin e prodhimit;
b) një vend të përhershëm që përdoret për ruajtjen e përkohshme, zakonisht për më shumë se
një vit, të mbetjeve me përjashtim të:
i) impianteve ku mbetjet shkarkohen për t’u përgatitur për t’u transportuar më pas për rikuperim, trajtim apo asgjësim diku tjetër;
ii) vendeve ku mbetjet ruhen për një periudhë kohe jo më të gjatë se tre vjet përpara se të rikuperohen ose të trajtohen;
iii) vendet ku mbetjet ruhen për një periudhë kohe jo më të gjatë se një vit përpara asgjësimit të tyre.
17.“Ligji për mbrojtjen e mjedisit” është ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
18. “Lëng kullues” është çdo lëng që rrjedh prej mbetjeve të depozituara dhe që shkarkohet ose mbetet në lendfill.
19. “Leje e mjedisit” ka të njëjtin kuptim siç parashikohet në ligjin përkatës që rregullon lejet e mjedisit.
20. “Mbetje e ngurtë” është një lëndë, një objekt ose pjesë e tij, të cilat nuk përdoren më ose
që zotëruesi do t’i hedhë. Lëndët, objektet ose pjesët e tyre vlerësohen si mbetje, për sa kohë që
materialet e nxjerra prej tyre ose energjia e prodhuar nuk përfshihen në procesin e prodhimit.
21. “Mbetje bio” janë mbetjet e biodegradueshme nga kopshtet e shtëpive dhe parqet, mbetjet
ushqimore dhe të gatimit nga shtëpitë, restorantet, kateringu dhe dyqanet e shitjes me pakicë, si dhe
mbetjet e ngjashme nga impiantet e përpunimit të ushqimeve.
22. “Mbetje të rrezikshme” janë ato mbetje që shfaqin një ose më shumë nga vetitë e
rrezikshme, të listuara në shtojcën 3, bashkëlidhur këtij ligji.
23. “Mbetje shtëpiake” janë mbetjet e sektorit familjar nga komunat, bashkitë dhe qarqet apo
nga nënndarjet e tyre, si dhe mbetjet e tjera që, për shkak të natyrës ose përbërjes së tyre, janë të njëjta
me mbetjet shtëpiake nga komunat, bashkitë dhe qarqet ose nënndarjet e tyre.
24. “Mbetje inerte” janë ato mbetje që nuk i nënshtrohen ndonjë transformimi të rëndësishëm
fizik, kimik apo biologjik. Mbetjet inerte nuk treten, nuk digjen, nuk ndërveprojnë fizikisht dhe as nuk
hyjnë në reaksione kimike, nuk biodegradojnë e nuk ndikojnë negativisht në lëndë të tjera, me të cilat
bien në kontakt, në mënyrë të tillë që mund të shkaktojnë ndotje të mjedisit ose të dëmtojnë shëndetin
e njeriut. Aftësia totale për të lëngëzuar, përmbajtja e ndotësve dhe ekotoksiciteti i lëngjeve kulluese të
mbetjeve inerte duhet të jenë të pakonsiderueshme dhe në mënyrë të veçantë nuk duhet të vënë në
rrezik cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe/ose të ujërave nëntokësore.
25. “Mbetje e lëngshme” është çdo mbetje në trajtë të lëngshme, përfshirë ujërat e përdorura, por përjashtuar llumrat.
26. “Ministër” është ministri përgjegjës për mjedisin.
27. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
28. “Mbetje jo të rrezikshme” janë mbetjet që nuk mbulohen nga përkufizimi i “mbetjeve të rrezikshme”.
29. “Mbetje të ambalazheve” janë të gjitha ambalazhet ose materialet e tyre që mbulohen nga
përkufizimi i mbetjes në këtë ligj, me përjashtim të tepricave që mbesin nga prodhimi i tyre.
30. “Mbetjet nga gomat e përdorura” janë mbetjet që krijohen kur gomat e vjetëruara, të
dëmtuara janë zëvendësuar dhe kur automjetet arrijnë në fundin e jetës së tyre.
31. “Mbetje” është çdo substancë ose objekt, të cilin mbajtësi e hedh, ka ndër mend ta hedhë ose i kërkohet që ta hedhë.
32. “Menaxhim i integruar i mbetjeve” është grumbullimi, transporti, rikuperimi dhe
asgjësimi i mbetjeve dhe mbikëqyrja e këtyre operacioneve, kujdesi i mëtejshëm për vendet e
asgjësimit, si dhe veprimet e ndërmarra në cilësinë e tregtarit apo agjentit.
33. “Operator” është personi që:
a) është përgjegjës për vendin e asgjësimit ose të rikuperimit të mbetjeve, në përputhje me
legjislacionin në fuqi. Personi përgjegjës në fazën e përgatitjes mund të jetë i ndryshëm nga personi
përgjegjës në fazën e kujdesit të mëtejshëm pas mbylljes së lendfillit;
b) kontrollon impiantin e incinerimit të mbetjeve.
34. “PCB/PCT” janë bifenilet e poliklorinuara, trifenilet e poliklorinuara, monometit tetraklorodifenil metani, mono-metil-dikloro-difenil metani, monometil-dibromo-difenil metani dhe çdo përzierje që përmban cilëndo nga substancat e përmendura më lart në masë mbi 0,005 për qind të peshës së saj.
35. “Person” është çdo person fizik ose juridik.
36. “Përgatitje për ripërdorim” është kontrolli, operacionet e rikuperimit, përmes pastrimit ose
riparimit, me anë të të cilave produktet ose përbërësit, që janë kthyer në mbetje, përgatiten për t’u
ripërdorur pa iu nënshtruar ndonjë procesi tjetër përpunimi paraprak.
37. “Parandalim” janë masat që merren para se një substancë, material ose produkt të kthehet
në mbetje, me qëllim që të pakësohet:
a) sasia e mbetjeve, përfshirë masat për ripërdorimin e produkteve ose zgjatjen e jetës së tyre;
b) ndikimi i padëshirueshëm i mbetjeve në mjedis ose në shëndetin e njeriut;
c) përmbajtja e substancave të dëmshme në materiale dhe produkte.
38. “Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL)” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 10 081, datë
23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
39. “Rikuperim” është çdo operacion, rezultati kryesor i të cilit është që:
a) mbetjet të shërbejnë për një qëllim të dobishëm, duke zëvendësuar materiale të tjera, që do
të përdoreshin në rast të kundërt për të përmbushur një funksion të caktuar;
b) mbetjet të përgatiten për të përmbushur një funksion të caktuar në një impiant apo më
gjerë. Në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij ligji, jepet një listë joshterruese e operacioneve të rikuperimit.
40. “Riciklim” është çdo operacion rikuperimi, me anë të të cilit materialet e mbetjeve
ripërpunohen për t’u shndërruar në produkte, materiale apo substanca, për t’u përdorur, si për qëllimin
fillestar, ashtu edhe për qëllime të tjera. Riciklimi përfshin ripërpunimin e materialeve organike, por
nuk përfshin rikuperimin e energjisë dhe ripërpunimin që u bëhet mbetjeve për t”i shndërruar në
materiale që përdoren si lëndë djegëse apo si lëndë mbushëse.
41. “Rigjenerim i vajrave të përdorura” është çdo operacion riciklimi, me anë të të cilit vajrat
bazë mund të prodhohen nga rafinimi i vajrave të përdorura, në mënyrë të veçantë duke hequr
ndotësit, produktet oksiduese dhe shtuesit e tjerë, që gjenden në këto vajra.
42. “Rajon” është një ose disa njësi të ndarjes administrative në Republikën e Shqipërisë.
43. “Ripërdorim” është çdo operacion, me anë të të cilit produktet ose përbërësit që nuk janë
mbetje përdoren përsëri për të njëjtin qëllim, për të cilin ishin krijuar.
44. “Ruajtje e përkohshme” është mbajtja në një vend, me qëllim ruajtjen e mbetjeve për një
periudhë kohe jo më shumë se një vit, pa kryer operacione që çojnë në ndryshimin e natyrës ose të
përbërjes së mbetjeve.
45. “Sistemi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve” është optimizimi i të gjitha aktiviteteve
të menaxhimit të integruar të mbetjeve, duke marrë në konsideratë grupet e interesit, elementet e
menaxhimit të integruar të mbetjeve, si dhe aspektet e menaxhimit të qëndrueshëm, për të promovuar
teknikat më të mira të disponueshme, ekonomikisht të zbatueshme dhe të pranueshme nga ana sociale,
pa degraduar mjedisin.
46. “Teknika më të mira të disponueshme (TMD)” ka të njëjtin kuptim siç parashikohet në
ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”.
47. “Tregtar” është sipërmarrësi që vepron si palë kryesore në blerjen dhe shitjen më pas të
mbetjeve, pavarësisht nga fakti nëse i merr mbetjet fizikisht në zotërim apo jo.
48. “Transportim” është tërësia e operacioneve që përfshijnë ngarkimin, transportin dhe
shkarkimin, si dhe përgatitjen, shërbimin e mirëmbajtjen e automjeteve, që përdoren për të
transportuar mbetjet.
49. “Trajtim” janë operacionet e rikuperimit ose të asgjësimit, përfshirë përgatitjen para
rikuperimit ose asgjësimit.
50. “Vajra të përdorura” janë të gjitha vajrat minerale, lubrifikantë sintetikë apo industrialë që
janë bërë të papërshtatshëm për përdorimin, për të cilin ishin prodhuar fillimisht. Vajrat e përdorura
përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në vajrat e përdorura të motorëve me djegie të brendshme dhe
vajrat e kutisë së ndërrimit të marsheve, vajrat lubrifikuese, vajrat për turbinat, vajrat për transformatorë dhe vajrat hidraulike.
51. “Vendndodhja e mbetjeve” është vendi ku ndodhet lendfilli apo incineratori apo çdo vend
tjetër ku, sipas këtij ligji, lejohet të kryhen asgjësimi, depozitimi i përhershëm, trajtimi ose rikuperimi i mbetjeve.
52. “Zotërues i mbetjeve” është krijuesi i mbetjeve ose çdo person që zotëron mbetje.

Neni 4
Përjashtime

Përjashtohen nga objekti i këtij ligji fushat e mëposhtme, të cilat rregullohen me legjislacion të veçantë:
a) shkarkimet e gazta në atmosferë;
b) tokat in situ, që përfshijnë tokat e ndotura të pagërmuara dhe ndërtesat që janë të lidhura në
mënyrë të përhershme me tokën (ndërtesat e përhershme, jo ato provizore);
c) tokat që nuk janë të ndotura dhe materialet e tjera natyrore, të gërmuara si pasojë e
veprimtarive të ndërtimit, në rastet kur është e sigurt që materiali do të përdoret për qëllime ndërtimi
në gjendjen e tij natyrore në territorin nga ku është gërmuar;
ç) mbetjet radioaktive;
d) lëndët shpërthyese të zbërthyera/të demontuara;
dh) lëndët fekale, në rast se nuk përmenden në shkronjën “b”të këtij neni, kashta dhe
materiale të tjera natyrore, bujqësore ose pyjore jo të rrezikshme, që përdoren në bujqësi, pylltari ose
për prodhimin e energjisë nga biomasa, përmes procesesh ose metodash që nuk dëmtojnë mjedisin dhe
nuk vënë në rrezik shëndetin e njeriut;
e) ujërat, nënproduktet e mbetjet, në rastet kur trajtohen nga ligje të tjera si:
i) ujërat e përdorura;
ii) nënproduktet shtazore dhe produktet e përpunuara, përveç atyre që destinohen për
incinerim, për në lendfill ose për përdorim në një impiant kompostimi ose biogazi;
iii) skeletet e kafshëve të ngordhura, përjashtuar rastet kur janë therur në thertore apo janë
vrarë për të eliminuar sëmundjet epizotike;
iv) mbetjet që dalin nga kërkimi, nxjerrja, trajtimi dhe magazinimi i burimeve minerare dhe
punimet në gurore;
ë) sedimentet që rikthehen në ujërat sipërfaqësore për qëllime të menaxhimit të ujërave dhe
rrugëkalimeve ujore, për parandalimin ose zbutjen e efekteve të përmbytjeve dhe thatësirave ose për
bonifikimin e tokave, nëse provohet që këto sedimente janë të parrezikshme.

Neni 5
Mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit

Mbetjet menaxhohen duke mos vënë në rrezik shëndetin e njeriut, duke mos përdorur procese
ose metoda që mund ta dëmtojnë atë ose mjedisin dhe sidomos:
a) duke mos vënë në rrezik ujërat, ajrin, tokën, tokën bujqësore, bimët ose kafshët;
b) duke mos ndikuar negativisht mbi fshatin ose vendet me interes të veçantë;
c) duke mos shkaktuar shqetësime përmes zhurmave ose erërave, në përputhje me
përcaktimet e akteve të tjera ligjore apo nënligjore.

Neni 6
Përparësitë e menaxhimit të integruar të mbetjeve

1. Përcaktimi i përparësive në ligje, strategji, plane dhe programe të menaxhimit të integruar
të mbetjeve të trashëguara apo të atyre që krijohen bëhet duke pasur parasysh hierarkinë e mëposhtme:
a) parandalimin e mbetjeve;
b) përgatitjen për ripërdorim;
c) riciklimin;
ç) rikuperime të tjera;
d) asgjësimin.
2. Për përcaktimin e kësaj hierarkie mbahen parasysh parimet e përgjithshme për mbrojtjen e
mjedisit, të përcaktuara në nenet 6-14 të ligjit ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”
dhe kërkesat e tjera të këtij ligji.
3. Në rastet e zbatimit të hierarkisë së menaxhimit të integruar të mbetjeve, të përcaktuara në
pikën 1 të këtij neni, ministria dhe të gjitha autoritetet përkatëse marrin masa për të nxitur opsionet me
rezultatet e përgjithshme më të mirat në mjedis.
4. Aktet nënligjore të veçanta për rryma të veçanta mbetjesh bazohen në hierarkinë e
përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, kur një gjë e tillë justifikohet nga analiza e ciklit të kohëzgjatjes së
ndikimeve të përgjithshme, që vijnë nga krijimi dhe menaxhimi i këtyre mbetjeve, në mënyrë që të
përftohet rezultati i përgjithshëm më i mirë për mjedisin.

Neni 7
Nënproduktet

1. Një substancë ose objekt, që përftohet gjatë një procesi prodhimi, qëllimi parësor i të cilit
nuk është prodhimi i kësaj substance apo i këtij objekti, për qëllime të këtij ligji, mund të konsiderohet
sikur nuk është mbetje, por nënprodukt, vetëm në qoftë se plotëson kushtet e mëposhtme:
a) përdorimi i mëtejshëm i kësaj substance ose objekti është siguruar;
b) substanca ose objekti mund të përdoret drejtpërdrejt pa iu nënshtruar ndonjë përpunimi të
mëtejshëm përtej praktikave industriale normale;
c) substanca ose objekti prodhohet si pjesë përbërëse e procesit të prodhimit;
ç) përdorimi i mëtejshëm i kësaj substance ose objekti i plotëson standardet teknike përkatëse
të produktit për mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut, lidhur me atë përdorim dhe nuk sjell
ndikime të përgjithshme negative për mjedisin ose për shëndetin e njeriut në përgjithësi;
d) përdorimi i mëtejshëm i kësaj substance ose këtij objekti është i ligjshëm.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton kriteret që duhet të plotësojnë
substancat ose objektet për t’u klasifikuar si nënprodukte dhe jo si mbetje. Masa të tilla përcaktohen
në bazë të kushteve të parashtruara në pikën 1 të këtij neni.

Neni 8
Fundi i statusit mbetje

1. Për qëllim të këtij ligji, një mbetje e caktuar pushon së qeni mbetje kur ka pësuar një
operacion rikuperimi, përfshirë riciklimin, dhe vetëm në qoftë se plotëson kushtet e mëposhtme:
a) substanca ose objekti përdoret gjerësisht për qëllime të caktuara;
b) ekziston tregu apo kërkesa për një substancë ose objekt të tillë;
c) substanca ose objekti plotëson kërkesat teknike për këto qëllime specifike;
ç) substanca ose objekti plotëson të gjitha standardet teknike përkatëse për produktet;
d) përdorimi i substancës ose objektit plotëson të gjitha kërkesat përkatëse për mbrojtjen e
mjedisit e të shëndetit për atë përdorim të caktuar dhe nuk sjell ndikime negative në mjedis ose në
shëndet në përgjithësi.
2. Fundi i statusit të mbetjeve për çdo tip mbetjeje përcaktohet në bazë të kritereve specifike,
të cilat:
a) përcaktohen në bazë të kushteve të dhëna në pikën 1 të këtij neni;
b) sipas rastit, përfshijnë vlerat kufi për ndotësit;
c) marrin në konsideratë çdo ndikim të mundshëm negativ të substancës ose objektit në
mjedis. Këto kritere miratohen nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit.
3. Në rastet kur mbetjet pushojnë së qeni mbetje, në përputhje me këtë nen, ato pushojnë së qeni të tilla edhe për çdo qëllim tjetër rikuperimi dhe riciklimi, sipas këtij ligji.

Neni 9
Katalogu i mbetjeve

1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton katalogun e mbetjeve.
2. Në katalogun e mbetjeve jepet lista e mbetjeve, sipas origjinës dhe përbërjes se tyre dhe,
aty ku është e nevojshme, edhe sipas vlerave kufi të përqendrimit të substancave të rrezikshme. Në
këtë katalog përfshihen edhe mbetjet e rrezikshme.
3. Katalogu i mbetjeve është detyrues për përcaktimin e mbetjeve që duhen konsideruar si të rrezikshme.
4. Ndalohet hollimi apo përzierja e mbetjeve të rrezikshme me mbetje të tjera, me qëllim
uljen e përqendrimeve fillestare të substancave të rrezikshme në një nivel më të ulët se vlera kufi, që i
përkufizon mbetjet si të rrezikshme, me qëllim riklasifikimin e tyre si mbetje jo të rrezikshme.
5. Pavarësisht se një substancë ose objekt gjendet në katalogun e mbetjeve, ajo konsiderohet
si e tillë vetëm në rastet kur përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 31 të nenit 3 të këtij ligji.


KREU II
PLANET E MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE


Neni 10
Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve

1. Ministria harton Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në përputhje me
objektivat dhe parimet e mbrojtjes së mjedisit, të përcaktuara në ligjin ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011
“Për mbrojtjen e mjedisit”, dhe në përputhje me kërkesat e tjera të këtij ligji.
2. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të përmbajë:
a) të paktën informacionin e përcaktuar në shtojcën 4, pjesa A, si dhe mund të përmbajë edhe
informacionin e përcaktuar në shtojcën 4, pjesa B, bashkëlidhur këtij ligji;
b) masat specifike që do të merren për të arritur objektivat e përcaktuar, në përputhje me këtë ligj;
c) masat specifike për menaxhimin e ambalazheve dhe të mbetjeve të tyre;
ç) masat specifike për menaxhimin e mbetjeve të biodegradueshme, në veçanti masat për
pakësimin e mbetjeve të tilla që shkojnë në lendfill.
3. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të sigurojë që objektivat e tij
të arrihen brenda afateve të përcaktuara.
4. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të përmbajë një kapitull të
veçantë për menaxhimin e ambalazheve dhe mbetjeve të tyre, duke përcaktuar saktë e qartë masat që
duhen marrë për të parandaluar krijimin e mbetjeve të ambalazheve dhe masat për sistemet e
ripërdorimit të ambalazheve.
5. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të përmbajë, në një kapitull të
veçantë për menaxhimin e PCB-ve/PCT-ve, planet për grumbullimin dhe/ose çndotjen dhe/apo
asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë PCB/PCT, si dhe të vetë PCB-ve/PCT-ve.
6. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve duhet të përfshijë një kapitull të
veçantë për menaxhimin e integruar të mbetjeve të baterive dhe akumulatorëve. Ky plan duhet të
sigurojë që objektivat e përcaktuar në shkronjën “c” të pikës 1 të këtij neni të arrihen brenda afateve të
përcaktuara. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve rishikohet dhe, në rast se është e
nevojshme, përditësohet çdo gjashtë vjet.

Neni 11
Procedurat për hartimin dhe miratimin e Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve

1. Ministria publikon projektin për Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve
në faqen e vet zyrtare të internetit dhe e vë atë në dispozicion të publikut, i cili jep mendim për të.
2. Projekti i Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve i nënshtrohet vlerësimit
strategjik mjedisor, sipas nenit 24 të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
3. Projekti i Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve u dërgohet ministrive të linjës për mendim.
4. Ministria përgatit projektin përfundimtar të Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të
Mbetjeve, pasi merr në konsideratë rezultatet e vlerësimit strategjik mjedisor, mendimet e ministrive
të linjës, të Komitetit të Administrimit të Mbetjeve dhe mendimet e publikut dhe ia dërgon atë për
miratim Këshillit të Ministrave.
5. Këshilli i Ministrave miraton Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, i
cili më pas botohet, shpallet në faqen zyrtare të ministrisë dhe vihet në dispozicion të publikut.
6. Ministri raporton çdo vit në Këshillin e Ministrave për zbatimin e Planit Kombëtar të
Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në formatin e përcaktuar nga ministri.
7. Dispozitat e këtij neni zbatohen për çdo plan të përditësuar, të përgatitur në përputhje me
kërkesat e pikës 6 të nenit 10 të këtij ligji.
8. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat e hollësishme për zbatimin
e këtij neni.

Neni 12
Planet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve

1. Çdo qark harton planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin që ka nën juridiksion, në përputhje me Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe me kërkesat e nenit 10 të këtij ligji.
2. Çdo njësi e qeverisjes vendore apo grup njësish të qeverisjes vendore harton planin vendor
të menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin që ka nën juridiksion, në përputhje me planin
kombëtar dhe planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe me kërkesat e nenit 10 të këtij
ligji.
3. Çdo njësi e qeverisjes vendore apo grup njësish të qeverisjes vendore përcakton rregulloren
për kontrollin e menaxhimit të rrymave specifike të mbetjeve, që gjenerohen në territorin e vet,
përfshirë letrën dhe kartonin, ambalazhet prej qelqi, metali e plastike të pijeve dhe ushqimeve, ose
masën e gjelbër nga parqet a kopshtet e shtëpive. Këto rregulla mund të jenë më strikte sesa qëllimet
dhe kërkesat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve. Këto
rregullore miratohen nga këshilli i qarkut.
4. Planet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve rishikohen dhe, në rast
se është e nevojshme, përditësohen të paktën çdo gjashtë vjet.
5. Çdo njësi e qeverisjes vendore raporton çdo vit në këshillin e qarkut përkatës për zbatimin
e planit vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve në formatin e përcaktuar nga ministri.
6. Çdo qark i raporton çdo vit ministrisë për zbatimin e Planit Kombëtar të Menaxhimit të
Integruar të Mbetjeve dhe të planeve rajonale apo vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve për
territorin nën juridiksionin e vet, në formatin e përcaktuar nga ministri.

Neni 13
Procedurat për hartimin dhe miratimin e planeve rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve

1. Çdo këshill qarku dhe çdo njësi e qeverisjes vendore publikojnë projektplanet përkatëse në
faqet zyrtare të internetit dhe i vënë ato në dispozicion të publikut.
2. Projektplani rajonal i menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe projektplani vendor përkatës
i nënshtrohen vlerësimit strategjik mjedisor, në përputhje me nenin 24, të ligjit ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
3. Projektplanet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve u dërgohen
autoriteteve ose institucioneve përkatëse për mendim.
4. Publiku jep mendimet e veta për projektplanet rajonale dhe vendore të menaxhimit të
integruar të mbetjeve.
5. Këshilli i qarkut apo këshilli i çdo njësie të qeverisjes vendore miraton planet përkatëse
rajonale apo vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Këshilli i qarkut apo i njësisë së
qeverisjes vendore, kur miraton planin përkatës, merr në shqyrtim rezultatet e vlerësimit strategjik
mjedisor, mendimet e autoriteteve ose të institucioneve përkatëse dhe mendimet e publikut.
6. Këshilli i qarkut dërgon për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave planin rajonal
të menaxhimit të integruar të mbetjeve brenda 3 viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
7. Plani rajonal i menaxhimit të integruar të mbetjeve hyn në fuqi vetëm pas miratimit nga
Këshilli i Ministrave. Plani vendor i menaxhimit të integruar të mbetjeve hyn në fuqi vetëm pas
miratimit nga këshilli i qarkut.
8. Planet rajonale apo vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve të miratuara botohen
dhe i vihen në dispozicion publikut.
9. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për planet rajonale dhe vendore të menaxhimit të
integruar të mbetjeve, të përditësuara e të përgatitura në përputhje me kërkesat e pikës 4 të nenit 12 të
këtij ligji.
10. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masa të hollësishme për
zbatimin e këtij neni.

Neni 14
Programet për parandalimin e krijimit të mbetjeve

1. Ministria harton programet për parandalimin e krijimit të mbetjeve në përputhje me
objektivat dhe parimet e mbrojtjes së mjedisit, të përcaktuara në ligjin ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011
“Për mbrojtjen e mjedisit”, me kërkesat e këtij ligji dhe, në mënyrë të veçantë, me hierarkinë e
menaxhimit të integruar të mbetjeve, të përcaktuar në nenin 6 të këtij ligji.
2. Afati për hartimin e programeve të para për parandalimin e krijimit të mbetjeve është jo më vonë se data 1 janar 2017.
3. Programet për parandalimin e krijimit të mbetjeve janë pjesë përbërëse e dallueshme e
Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.
4. Planet rajonale dhe vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve hartohen në përputhje
me të gjitha programet përkatëse për parandalimin e mbetjeve.
5. Programet për parandalimin e krijimit të mbetjeve hartohen në përputhje me shtojcën 5 bashkëlidhur këtij ligji.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat për programet e
parandalimit të mbetjeve, përfshirë objektivat sasiorë e cilësorë për masat për parandalimin e mbetjeve.

Neni 15
Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve

1. Për të bashkërenduar detyrat e ministrive për menaxhim të integruar mjedisor të mbetjeve,
krijohet Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, si organizëm ndërministror, në nivel
zëvendësministrash. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton përbërjen dhe mënyrën
e organizimit dhe të funksionimit të tij.
2. Çdo fund viti, komiteti paraqet për shqyrtim në Këshillin e Ministrave raportin vjetor të
gjendjes dhe të menaxhimit të integruar të mbetjeve në shkallë vendi.


KREU III
KËRKESA TË PËRGJITHSHME


Neni 16
Përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit

1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat e nevojshme që çdo person
juridik a fizik, i cili zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte (prodhuesi i
produktit) mbi baza profesionale, të mbajë përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit.
2. Masat e referuara në pikën 1 të këtij neni, synojnë të rrisin ripërdorimin, parandalimin,
riciklimin dhe rikuperime të tjera të mbetjeve.
3. Masat e referuara në pikën 1 përfshijnë, sipas rastit, edhe pranimin e produkteve të kthyera
dhe të mbetjeve që teprojnë pas përdorimit të tyre, si dhe menaxhimin e ardhshëm të mbetjeve dhe
përgjegjësitë financiare për veprimtari të tilla. Në masa të tilla përfshihet edhe detyrimi për të ofruar
publikisht informacionin e disponueshëm për masën, në të cilën produkti është i ripërdorshëm dhe i riciklueshëm.
4. Në masat e referuara në pikën 1 të këtij neni përfshihen edhe masa, që nxisin projektimin e
produkteve, në mënyrë që të pakësohen ndikimet e tyre në mjedis e krijimi i mbetjeve gjatë prodhimit
dhe përdorimit të produkteve, dhe që sigurojnë kryerjen e rikuperimit dhe të asgjësimit të produkteve
të shndërruara në mbetje, në përputhje me këtë ligj.
5. Masat e referuara në pikën 4 të këtij neni nxisin zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e
mallrave që janë të përshtatshme për shumë përdorime, që kanë jetë të gjatë dhe për të cilat, kur
shndërrohen në mbetje, rikuperimi dhe asgjësimi kryhen në mënyrë të sigurt dhe pa ndikim në mjedis.
6. Gjatë planifikimit të masave të referuara në pikën 1 të këtij neni merren plotësisht në
konsideratë bëshmëria teknike, leverdia ekonomike dhe ndikimet e përgjithshme mbi shoqërinë,
mjedisin dhe shëndetin e njeriut, duke respektuar legjislacionin për sigurinë e përgjithshme të
produkteve, kërkesat thelbësore për produktet joushqimore dhe vlerësimin e konformitetit.
7. Përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit nuk cenon përgjegjësinë për menaxhimin e integruar të
mbetjeve, sipas nenit 21 të këtij ligji, apo legjislacionit referuar në këtë ligj, përfshirë legjislacionin
për rrymat specifike të mbetjeve dhe legjislacionin për produktet.

Neni 17
Rikuperimi i mbetjeve

1. Mbetjet grumbullohen në mënyrë të diferencuar për të lehtësuar ose për të përmirësuar
rikuperimin e tyre, në rastet kur një gjë e tillë është praktikisht e mundshme nga ana teknike, mjedisore dhe ekonomike.
2. Për të plotësuar kërkesën e referuar në pikën 1 të këtij neni, mbetjet nuk përzihen me
mbetje ose me materiale të tjera, që kanë veti të ndryshme nga të tyret.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët
publike, miraton masa për zbatimin e këtij neni.

Neni 18
Ripërdorimi dhe riciklimi i mbetjeve

1. Ministria dhe autoritetet përkatëse nxisin ripërdorimin e produkteve dhe përgatitjen e
veprimtarive të ripërdorimit, në veçanti, duke nxitur ngritjen dhe mbështetjen e rrjeteve të ripërdorimit
e të riparimit, përdorimin e instrumenteve ekonomike, zbatimin e kritereve të prokurimit, arritjen e
objektivave sasiorë ose marrjen e masave të tjera.
2. Mbetjet grumbullohen në mënyrë të diferencuar, për të lehtësuar ose për të përmirësuar
cilësinë e riciklimit në të gjitha rastet, kur një gjë e tillë është praktikisht e mundshme nga ana teknike, mjedisore dhe ekonomike dhe kur kjo ndihmon që të plotësohen standardet e cilësisë për sektorët përkatës të riciklimit.
3. Njësitë e qeverisjes vendore grumbullojnë në mënyrë të diferencuar mbetjet, sipas nenit 16
të këtij ligji, brenda 31 dhjetorit 2018, të paktën për këto rryma mbetjesh: letër, metal, plastikë dhe qelq.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton afate të ndërmjetme për
zbatimin e pikës 3 të këtij neni nga njësitë e qeverisjes vendore.
5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masa për zbatimin e këtij neni, ku
përfshihen edhe objektivat e afatet për riciklimin e rrymave specifike të mbetjeve dhe kërkesat për
metodat e llogaritjes e të raportimit, me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave.
6. Në masat e referuara në pikën 5 të këtij neni, sipas rastit, përfshihen edhe kërkesat për
grumbullimin e diferencuar të rrymave të tjera të mbetjeve, veç atyre të referuara në pikat 3 dhe 4 të
këtij neni.

Neni 19
Asgjësimi i mbetjeve

Mbetjet, që nuk rikuperohen sipas kërkesës së nenit 17 të këtij ligji, u nënshtrohen
operacioneve të sigurta të asgjësimit, në përputhje me këtë ligj.

Neni 20
Kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve

1. Kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve, në përputhje me parimin “Ndotësi paguan”,
të përcaktuar në nenin 12 të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, mbulohen nga
krijuesi fillestar i mbetjeve ose nga zotëruesi aktual apo i mëparshëm i tyre.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat,
miraton masa për zbatimin e këtij neni.
3. Këshilli i Ministrave, në përputhje me masat e referuara në pikën 2 të këtij neni, vendos që
kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve të mbulohen, plotësisht ose pjesërisht, nga krijuesi i
produktit, si pasojë e të cilit kanë dalë mbetjet dhe, sipas rastit, shpërndarësit e produktit të mbulojnë
një pjesë të këtyre kostove.
Kur Këshilli i Ministrave miraton masat, në përputhje me përcaktimet e pikës 2 të këtij neni,
miraton edhe masa të veçanta për rryma specifike të mbetjeve dhe/ose për metodat e rikuperimit apo
të asgjësimit, të cilat mund të përfshijnë skemat e rimbursimit të depozitave apo tarifat e përdoruesit.


KREU IV
MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE


Neni 21
Përgjegjësia për menaxhimin e integruar të mbetjeve

1. Krijuesi ose zotëruesi fillestar i mbetjeve e kryen trajtimin e tyre vetë ose përmes një
tregtari a personi tjetër që kryen operacione trajtimi të mbetjeve, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin
nr. 10 448 ,datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”.
2. Krijuesi ose zotëruesi fillestar i mbetjeve, që transferon mbetjet te një tregtar ose person që
kryen operacione trajtimi të mbetjeve, sipas pikave 3 dhe 4 të këtij neni, nuk çlirohet nga përgjegjësia
për operacionet e rikuperimit ose të asgjësimit të tyre.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton kushtet e përgjegjësisë dhe
specifikon se në cilat raste krijuesi fillestar mban përgjegjësi për të gjithë zinxhirin e trajtimit dhe në
cilat raste përgjegjësia ndahet mes tij dhe zotëruesit të mbetjeve apo u delegohet aktorëve të ndryshëm
të zinxhirit të trajtimit.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, përcakton rrethanat në të cilat përgjegjësia për organizimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve mbartet, plotësisht apo pjesërisht, nga prodhuesi i produktit që krijon mbetjet dhe rrethanat kur këto përgjegjësi mund të ndahen me shpërndarësit e këtij produkti.
5. Personat fizikë a juridikë, të licencuar, që grumbullojnë ose transportojnë mbetje,
dorëzojnë mbetjet e grumbulluara ose të transportuara në impiante trajtimi të përshtatshme që plotësojnë kërkesat e këtij ligji.
6. Të gjitha llojet e mbetjeve jo të rrezikshme, që transferohen në baza profesionale nga një
person te një tjetër, shoqërohen me një dokument transferimi. Dokumenti i transferimit është i vlefshëm edhe në formë elektronike.
7. Dokumenti i transferimit përmban të paktën informacionin e mëposhtëm:
a) numrin e dokumentit të dorëzimit;
b) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të transferuesit;
c) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të personit, tek i cili transferohet mbetja (pritësi);
ç) informacion për sasinë dhe tipin e mbetjeve jo të rrezikshme, që transferohen dhe tipin e konteinerëve në të cilët ndodhet;
d) vendin, kohën dhe datën e transferimit;
dh) përshkrimin e mbetjeve jo të rrezikshme bashkë me listën e kodeve respektive;
e) hollësi për trajtimet apo procese të tjera që mbetjet jo të rrezikshme kanë pësuar deri në këtë çast.
8. I njëjti dokument transferimi lejohet të mbulojë më shumë se një transfertë mbetjesh jo të
rrezikshme nga transferuesi tek i njëjti pritës vetëm nëse mbetjet që transferohen janë të ngjashme.
Dokumenti i transferimit është i vlefshëm për një periudhë kohe jo më të gjatë se 1 vit.
9. Si transferuesi edhe pritësi i mbetjeve i ruajnë dokumentet e transferimit për një periudhë
kohe prej të paktën 2 vjetësh, të cilat ua vënë në dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe
Inspektoratit për Mjedisin, pas paraqitjes së kërkesës së tyre me shkrim. Dokumentet përmbajnë
minimalisht përshkrimin me shkrim të mbetjeve dhe kopjet e dokumenteve të transferimit.
10. Si transferuesi edhe pritësi i mbetjeve i dërgojnë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, një
herë në vit, informacion për mbetjet jo të rrezikshme.
11. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për transferimin e
mbetjeve jo të rrezikshme dhe kërkesa të tjera për informacionin që duhet të përfshihet në dokumentin
e transferimit.
12. Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për menaxhimin dhe
administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ, në përputhje me kërkesat e
këtij ligji.

Neni 22
Rrjeti i integruar i impianteve të trajtimit të mbetjeve

1. Rrjeti i integruar i impianteve për rikuperimin dhe asgjësimin e mbetjeve të përziera
bashkiake nga sektori urban, si dhe të mbetjeve të ngjashme, që grumbullohen nga prodhues të tjerë,
krijohet mbi bazën e teknikave më të mira të disponueshme.
2. Rrjeti i referuar në pikën 1 të këtij neni mundëson që, për të siguruar një nivel të lartë të
mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit të njeriut, mbetjet të rikuperohen apo të asgjësohen në një nga
impiantet e përshtatshme më të afërta, me teknologjitë dhe metodat më të përshtatshme.
3. Këshilli i Ministrave ndalon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim, kur ky
operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se:
a) një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të
mbetjeve;
b) importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që
nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të integruar të mbetjeve.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masat e nevojshme për zbatimin e
këtij neni.


KREU V
MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE TË RREZIKSHME


Neni 23
Kontrolli i mbetjeve të rrezikshme

1. Krijimi, grumbullimi, transporti, magazinimi dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme kryhen
vetëm në kushte që sigurojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, në përputhje me këtë ligj.
Këto kushte përfshijnë masat që sigurojnë gjurmueshmërinë e mbetjeve që nga krijimi deri në
destinacionin përfundimtar të tyre, si dhe kontrollin e mbetjeve të rrezikshme, me qëllim plotësimin e
kërkesave të këtij ligji.
2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet për mbetjet e përziera, të krijuara nga vetë sektori familjar.
3. Leja e mjedisit për personat fizikë a juridikë, që krijojnë, grumbullojnë, transportojnë,
magazinojnë apo trajtojnë mbetje të rrezikshme, përcakton kushtet që duhen përmbushur për të
siguruar zbatimin e pikës 1 të këtij neni dhe përfshihet në kategorinë III.1 të shtojcës bashkëlidhur
ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
4. Transporti i mbetjeve të rrezikshme bëhet vetëm me mjete që:
a) janë të përshtatshme për tipin dhe sasinë e mbetjeve të rrezikshme që transportohen;
b) janë në përputhje me standardet rrugore;
c) plotësojnë të gjitha kërkesat përkatëse të ADR-së;
ç) janë regjistruar paraprakisht për këtë qëllim në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
5. Transporti i mbetjeve të rrezikshme bëhet në përputhje të plotë me çdo akt tjetër në fuqi për
transportin e produkteve të rrezikshme.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton masa për zbatimin e këtij neni,
përfshirë sigurimin e gjurmueshmërisë nga krijimi i mbetjeve deri në destinacionin përfundimtar të tyre.

Neni 24
Përzierja e mbetjeve të rrezikshme

1. Mbetjet e rrezikshme, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, nuk përzihen as me lloje të
tjera mbetjesh të rrezikshme, as me mbetje, substanca apo materiale të tjera. Për qëllime të kësaj pike,
përzierja nënkupton edhe hollimin e substancave të rrezikshme.
2. Dispozita e pikës 1 të këtij neni nuk zbatohet për mbetjet e përziera, të krijuara nga vetë sektori familjar.
3. Leja e mjedisit, që lejon përzierjen e mbetjeve të rrezikshme, jepet vetëm në rastet kur:
a) përmbushen kërkesat e këtij ligji dhe veçanërisht të nenit 5;
b) menaxhimi i integruar i mbetjeve nuk rrit ndikimin negativ në shëndetin e njeriut dhe në mjedis;
c) operacionet e përzierjes kryhen në përputhje me teknikat më të mira të disponueshme.
4. Lejet e mjedisit për veprimtaritë e përcaktuara në këtë ligj miratohen sipas ligjit nr. 10 081,
datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” dhe përfshihen në kategorinë III.1 të shtojcës së tij.
5. Mbetjet e rrezikshme që, për arsye teknike dhe ekonomike dhe në kundërshtim me pikën 1
të këtij neni, janë përzier me mbetje, substanca apo materiale të tjera, për të plotësuar kërkesat e nenit
5, nëse një gjë e tillë është e mundshme dhe e nevojshme, duhet të ndahen prej tyre.

Neni 25
Etiketimi i mbetjeve të rrezikshme

1. Mbetjet e rrezikshme grumbullohen, transportohen dhe magazinohen në mënyrë të
përkohshme vetëm kur ato janë ambalazhuar dhe etiketuar në përputhje me këtë ligj.
2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet për mbetjet e përziera, të krijuara nga vetë sektori familjar.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për ambalazhimin dhe
etiketimin e mbetjeve të rrezikshme në procesin e grumbullimit, të transportit dhe të magazinimit të përkohshëm.

Neni 26
Dorëzimi i mbetjeve të rrezikshme

1. Mbetjet e rrezikshme, që dorëzohen nga një person fizik a juridik te një tjetër, shoqërohen
me dokument dorëzimi, i cili është i vlefshëm edhe në formë elektronike.
2. Dokumenti i dorëzimit përmban të paktën informacionin e mëposhtëm:
a) numrin e dokumentit të dorëzimit;
b) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të dorëzuesit;
c) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të transportuesit;
ç) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të vendit të destinacionit të
mbetjes së rrezikshme (të marrësit në dorëzim);
d) emrin, adresën, numrin e telefonit dhe hollësi të tjera kontakti të krijuesit të mbetjeve;
dh) përshkrimin e mbetjeve të rrezikshme, përfshirë listën e kodeve të mbetjeve dhe sasitë respektive;
e) hollësi për përbërësit kimikë apo biologjikë të mbetjeve të rrezikshme dhe përqendrimet e tyre.
3. Marrësi në dorëzim, brenda 30 ditëve, i dërgon dorëzuesit një konfirmim me shkrim për
marrjen e mbetjeve të rrezikshme.
4. Marrësi në dorëzim, kur refuzon një transfertë mbetjesh të rrezikshme, i tregon
transferuesit arsyet e refuzimit.
5. Çdo person, që angazhohet në dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme, ruan dokumentacionin
e transferimit për një kohë prej të paktën 3 vjetësh nga data kur fillon dorëzimi dhe ua vë ato në
dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit apo Inspektoratit për Mjedisin, pas paraqitjes së
kërkesës së tyre me shkrim. Dokumentacioni përmban të paktën kopje të dokumentit të dorëzimit,
kopje të dokumentit të konfirmimit dhe informacion për dorëzimet e refuzuara.
6. Çdo dorëzues, transportues dhe marrës në dorëzim i dërgon çdo 3 muaj Agjencisë
Kombëtare të Mjedisit informacion për dorëzimin e mbetjeve.
7. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

Neni 27
Vajrat e përdorura

1. Vajrat e përdorura grumbullohen në mënyrë të diferencuar, kur një gjë e tillë ështëteknikisht e mundur.
2. Leja e mjedisit për personat fizikë a juridikë, që trajtojnë vajra të përdorura, përfshin kushte
që sigurojnë trajtimin e tyre, në përputhje me këtë nen dhe me nenet 5 dhe 6 të këtij ligji.
3. Vajrat e përdorura të llojeve të ndryshme, që kanë karakteristika të ndryshme, nuk
përzihen, kur një gjë e tillë është teknikisht e mundshme dhe ekonomikisht e leverdishme. Vajrat e
përdorura nuk përzihen as me lloje të tjera mbetjesh apo substancash, nëse kjo përzierje pengontrajtimin e tyre.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për grumbullimin e
diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorura. Në këto rregulla përfshihen masa të tilla si kërkesat
teknike, përgjegjësitë e prodhuesit, instrumentet ekonomike dhe marrëveshjet vullnetare.


KREU VI
RRYMAT SPECIFIKE TË MBETJEVE


Neni 28
Mbetjet bio

1. Në përputhje me nenet 5 dhe 6 të këtij ligji, ministria, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe
njësitë e qeverisjes vendore, brenda kompetencave të tyre, nxisin:
a) grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime kompostimi dhe digjestimi;
b) trajtimin e mbetjeve bio në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit;
c) përdorimin e materialeve të prodhuara nga mbetjet bio që janë të sigurta për mjedisin.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton:
a) masat e nevojshme për zbatimin e pikës 1 të këtij neni;
b) kriteret dhe rregullat për pakësimin e sasisë së mbetjeve bio që shkojnë në lendfill dhe
afatet për arritjen e tyre.

Neni 29
Ambalazhet dhe mbetjet e tyre

1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton:
a) kërkesat minimale për ambalazhet;
b) masat e nevojshme për parandalimin e krijimit të mbetjeve të ambalazheve dhe për ngritjen
e sistemeve për ripërdorimin apo rikuperimin e ambalazheve dhe mbetjeve të tyre;
c) masat që synojnë rritjen e sasisë së mbetjeve nga ambalazhet që rikuperohen apo riciklohen
dhe afatet për arritjen e tyre.
2. Ambalazhet hidhen në treg vetëm nëse plotësojnë kërkesat e përcaktuara në pikën 1 shkronja “a” të këtij neni.

Neni 30
Ndotësit organikë të qëndrueshëm

1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat që ndalojnë prodhimin,
hedhjen në treg dhe përdorimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm (NOQ), si dhe administrimin embetjeve të këtyre ndotësve.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për kontrollin easgjësimit të PCB-ve/PCT-ve, çndotjen apo asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë PCB/PCT dhe/ose asgjësimin e mbetjeve të PCB-ve/PCT-ve të përdorura.
3. Kërkesat e referuara në pikën 1 të këtij neni sigurojnë që PCB-të/PCT-të e përdorura të
asgjësohen dhe PCB-të/PCT-të dhe pajisjet që përmbajnë PCB/PCT të çndoten apo të asgjësohen sa
më shpejt të jetë e mundur.

Neni 31
Bateritë dhe akumulatorët

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton:
a) kërkesat për standardet teknike për hedhjen në treg të baterive dhe akumulatorëve;
b) kërkesat për grumbullimin, trajtimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive dhe
akumulatorëve;
c) kuotat dhe afatet respektive të grumbullimit të mbetjeve të baterive dhe akumulatorëve.

Neni 32
Automjetet në fund të jetës

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për transportin,
miraton kërkesa për parandalimin e mbetjeve të automjeteve dhe për ripërdorimin, riciklimin dhe
forma të tjera rikuperimi të automjeteve në fund të jetës dhe të pjesëve përbërëse të tyre, me qëllim pakësimin e mbetjeve të destinuara për t’u asgjësuar.

Neni 33
Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike

1. Këshilli i Ministrave nxit projektimin dhe prodhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike
në mënyra që marrin parasysh dhe lehtësojnë çmontimin dhe rikuperimin, në mënyrë të veçantë,
ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve, pjesëve përbërëse e të materialeve të tyre.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton kërkesa të tilla, në bazë të të
cilave nuk u lejohet prodhuesve t’i japin projektit apo prodhimit tipare apo procese të tilla, që
pengojnë ripërdorimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike, nëse këto tipare specifike nuk sigurojnë
avantazhe të rëndësishme, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe/ose kërkesat për sigurinë.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe ministrit përgjegjës për ekonominë,
miraton kërkesa për parandalimin e mbetjeve elektrike dhe elektronike, ripërdorimin, riciklimin dhe
forma të tjera rikuperimi të këtyre lloj mbetjesh, me qëllim që të pakësojë mbetjet e destinuara për t’u
asgjësuar.

Neni 34
Llumrat e ujërave të zeza

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për bujqësinë,
miraton kërkesat për përdorimin e llumrave të ujërave të zeza në bujqësi, me qëllim parandalimin e
efekteve të dëmshme mbi tokën, bimët, kafshët dhe njerëzit.

Neni 35
Mbetjet spitalore

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për shëndetësinë,
miraton kërkesat për menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Neni 36
Nënproduktet shtazore

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për bujqësinë,
miraton kërkesat për menaxhimin e nënprodukteve të kafshëve, që nuk synohen për t’u konsumuar nga njeriu.

Neni 37
Mbetjet inerte

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët publike,
miraton kërkesat për menaxhimin e mbetjeve inerte.

Neni 38
Mbetjet e industrisë nxjerrëse

1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për industrinë,
miraton kërkesat për menaxhimin e mbetjeve nga kërkimet, nxjerrja, trajtimi dhe depozitimi i
burimeve minerare, si dhe të mbetjeve nga punimet në gurore.
2. Në kërkesat që referohen në pikën 1 të këtij neni përfshihen edhe masa që parandalojnë ose pakësojnë sa më shumë të jetë e mundur efektet e dëmshme në mjedis, në veçanti, në ujë, ajër, tokë,
faunë, florë dhe peizazh, dhe çdo rrezik të mundshëm për shëndetin e njeriut, që shkaktohet nga
menaxhimi i mbetjeve të industrisë nxjerrëse.

Nenin 39
Mbetjet e industrisë së dioksidit të titanit

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe ministrit përgjegjës për veprimtarinë
minerare, miraton kërkesat për menaxhimin e mbetjeve të industrisë se dioksidit të titanit dhe të
mbetjeve të tjera industriale që nuk trajtohen me legjislacion të veçantë.

Neni 40
Mbetjet nga anijet dhe tepricat nga ngarkesat

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për transportin,
miraton kërkesat për parandalimin e shkarkimit të mbetjeve, të krijuara nga anijet dhe tepricat nga
ngarkesat në det.

Neni 41
Mbetjet nga gomat e përdorura

1. Gomat e përdorura përfshijnë gomat që mund të ritregtohen, me qëllim përdorimin
origjinal të tyre, edhe nëse do të jetë e nevojshme t’i nënshtrohen trajtimit të tyre.
2. Gomat e patregtueshme riciklohen nëpërmjet grirjes së tyre dhe përdorimit të granulave si
lëndë e parë për industrinë e prodhimit të gomave, ose të përdoren si lëndë djegëse shtesë për
veprimtari të caktuara industriale.
3. Nuk lejohet në asnjë rast djegia e mbetjeve të gomave në mjedise të hapura.
4. Rregullat dhe kriteret për menaxhimin e mbetjeve nga gomat e përdorura përcaktohen me
vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 42
Rryma të tjera mbetjesh

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton kërkesa për menaxhimin edhe të
rrymave të tjera të mbetjeve të ndryshme, nga sa përmenden më lart.


KREU VII
LENDFILLET E MBETJEVE


Neni 43
Kategoritë e lendfilleve

1. Lendfillet klasifikohen në tri kategori:
a) lendfille për mbetjet e rrezikshme;
b) lendfille për mbetjet jo të rrezikshme;
c) lendfille për mbetjet inerte.
2. Mbetjet çohen në lendfill vetëm nëse i janë nënshtruar trajtimit.
3. Lendfillet e mbetjeve të rrezikshme përdoren për ato mbetje të rrezikshme që plotësojnë
kriteret e pranimit në lendfillet e mbetjeve të rrezikshme, të përcaktuara në pikën 6 të këtij neni.
4. Lendfillet për mbetjet jo të rrezikshme përdoren vetëm për:
a) mbetjet bashkiake;
b) mbetjet jo të rrezikshme të çdo origjine tjetër, të cilat plotësojnë kriteret përkatëse të
pranimit, të përcaktuara në pikën 6 të këtij neni;
c) mbetjet e rrezikshme joreaktive, të qëndrueshme, me veti lëngëzuese, ekuivalente me mbetjet jo të rrezikshme, të referuara në shkronjën “b” të kësaj pike, dhe që plotësojnë kriteret përkatëse të pranimit, të përcaktuara sipas pikës 6 të këtij neni. Këto mbetje të rrezikshme nuk depozitohen në parcelat e destinuara për mbetjet jo të rrezikshme të biodegradueshme.
5. Lendfillet për mbetjet inerte përdoren vetëm për mbetjet inerte.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjes për punët
publike, miraton kërkesat për llojet e mbetjeve që pranohen në kategoritë e ndryshme të lendfilleve.
7. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët
publike, miraton kushtet për ndërtimin e kategorive të lendfilleve.

Neni 44
Mbetjet e përjashtuara nga lendfillet

1. Nuk pranohen në lendfill:
a) mbetjet e lëngshme;
b) mbetjet që, në kushtet e lendfillit, janë shpërthyese, gërryese, oksiduese, të djegshme ose
shumë të djegshme, siç përcaktohen në shtojcën 3 bashkëlidhur këtij ligji;
c) mbetjet spitalore dhe mbetjet e tjera të klinikave që krijohen nga qendrat mjekësore ose
veterinare, që janë infektuese, siç përcaktohen në shtojcën 3 bashkëlidhur këtij ligji;
ç) mbetjet e rrezikshme farmaceutike, të cilat janë të ndezshme, gërryese, toksike dhe reactive;
d) mbetjet e substancave kimike që krijohen nga veprimtaritë e kërkim-zhvillimit apo
mësimdhënies në shkolla që nuk janë të identifikuara dhe/ose janë të reja dhe efektet e tyre mbi
njeriun dhe/ose mjedisin janë të panjohura (p.sh. mbetjet nga laboratorët etj.);
dh) të gjitha gomat e përdorura, me përjashtim të gomave të përdorura si material inxhinierik,
të gomave të biçikletave dhe të gomave me diametër të jashtëm mbi 1 400 mm, duke filluar nga 1 janari 2013;
e) gomat e përdorura të grira, me përjashtim të gomave të biçikletave dhe të gomave me
diametër të jashtëm mbi 1 400 mm, duke filluar nga 1 janari 2016;
ë) bateritë dhe akumulatorët industrialë dhe automotivë;
f) çdo lloj tjetër mbetjesh që nuk plotëson kriteret e pranimit, të përcaktuara në përputhje me
pikën 6 të nenit 43 të këtij ligji.
2. Ndalohet hollimi ose përzierja e mbetjeve, me qëllim plotësimin e kritereve të pranimit të tyre në lendfill.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, sipas rastit, përjashton nga pranimi në
lendfill edhe tipat e tjerë të mbetjeve.

Neni 45
Operacionet e lendfilleve

1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët
publike, miraton kriteret e studimit e projektzbatimit për ndërtimin e lendfilleve dhe për mbylljen e
venddepozitimeve të mbetjeve të ngurta urbane.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për punët
publike, miraton kërkesat për operacionet që kryhen në lendfille, përfshirë:
a) procedurat e pranimit të mbetjeve;
b) procedurat e kontrollit e të monitorimit;
c) procedurat e mbylljes dhe të kujdesit të mëtejshëm;
ç) kërkesat e tjera që duhen plotësuar kur kërkohet leje mjedisi;
d) kushtet e tjera që duhen përfshirë në një leje mjedisi.
3. Ndërtimi i lendfilleve, si rregull, bëhet në nivel rajonal.

Neni 46
Garancitë financiare

1. Çdo person, që operon ose ka për qëllim të operojë një lendfill, në përputhje lejen e
mjedisit, duhet të disponojë dhe të sigurojë të gjitha mjetet financiare të nevojshme për të mbuluar
kostot e ndërtimit, të operimit, të mbylljes dhe të kujdesit të mëtejshëm të lendfillit pas mbylljes së tij,
përfshirë pagesën e garancisë për kostot e mbylljes së tij, ndërhyrjet e mëpasme dhe rehabilitimin e mjedisit.
2. Periudha e nevojshme për kujdesin e mëtejshëm për lendfillin është të paktën 30 vjet.
3. Kur operatori i sheshit të lendfillit është njëkohësisht edhe personi garantues, informon me
shkrim Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për shumën e garancisë financiare.
4. Operatori i sheshit të lendfillit, kur garantuesi është një palë e tretë, informon me shkrim
Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, si për ekzistencën e garancisë, ashtu dhe nëse kjo garanci do të
pezullohet apo do të pushojë së ekzistuari. Garancia nuk pezullohet apo pushon së ekzistuari më parë
se 60 ditë nga data e marrjes së këtij njoftimi nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
5. Garancia financiare ose ekuivalenti i saj mbahen për aq kohë sa janë të nevojshme
operacionet e mirëmbajtjes dhe të kujdesit të mëtejshëm të lendfillit.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat,
miraton rregullat për garancitë që duhet të ofrohen në lidhje me lejet e mjedisit për lendfillet. Në këto rregulla:
a) përcaktohen objekti dhe kohëzgjatja e këtyre garancive;
b) deklarohet që prona, në të cilën vendoset sheshi i lendfillit, pas mbylljes, i kalon në pronësi njësisë së qeverisjes vendore;
c) përfshihet çështja e kompensimit për sheshin e lendfillit, që i kalon njësisë së qeverisjes
vendore sipas shkronjës “b” të kësaj pike.


KREU VIII
INCINERIMI I MBETJEVE


Neni 47
Incinerimi i mbetjeve

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për incinerimin e mbetjeve,përfshirë:
a) specifikimin e kërkesave për incineratorët dhe bashkincineratorët e mbetjeve;
b) procedurat e pranimit të mbetjeve në incineratorë dhe bashkincineratorë;
c) kushtet operacionale të tyre;
ç) procedurat e kontrollit dhe të monitorimit të tyre;
d) procedurat e mbylljes dhe të kujdesit të mëtejshëm;
dh) kërkesa të tjera që duhen plotësuar kur kërkohet leje mjedisi;
e) kushte të tjera që duhen përfshirë në një leje mjedisi.


KREU IX
IMPORTI DHE EKSPORTI I MBETJEVE


Neni 48
Ndalimi i importeve dhe kalimeve transit të mbetjeve

1. Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në
Republikën e Shqipërisë (ndryshuar me ligj 156/2013).
2. Ndalohet në të gjitha rastet kalimi transit ndërkufitar i mbetjeve të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.
3. (shfuqizohet me ligj 156/2013)

Neni 49
Importi i mbetjeve jo të rrezikshme

(shfuqizohet me ligj 156/2013)

Neni 50
Kalimi transit i mbetjeve jo të rrezikshme

1. Vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte mund të kalojnë transit përmes territorit të Republikës se Shqipërisë.
2. Kalimi transit i mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij neni, lejohet vetëm me autorizim të ministrit.
3. Autorizimi për kalimin transit të mbetjeve lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi. Autorizimi i kalimit transit të mbetjeve është i vlefshëm për një periudhë kohe deri një vit dhe u nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përcaktuara në rregullat e referuara në pikën 5 të këtij neni, si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret.
4. Në autorizimin për kalimin transit të mbetjeve përcaktohen:
a) numri i dokumentit të dorëzimit;
b) lloji dhe sasia e mbetjes për të cilën lëshohet;
c) standardet që lidhen me ambalazhimin e etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre;
ç) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e transfertave të mbetjeve.
5. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

Neni 51
Eksporti i mbetjeve

1. Eksporti i mbetjeve nga Republika e Shqipërisë lejohet vetëm me autorizim të lëshuar nga ministri.
2. Autorizimi për eksportin e mbetjeve lëshohet vetëm në përputhje me këtë ligj dhe akte të
tjera në fuqi, që rregullojnë fushën e veprimtarisë.
3. Ministri i jep autorizimin për eksportin e mbetjeve të çdo lloji personit që ka paraqitur
kërkesën, vetëm pasi të ketë marrë leje nga vendi i importit dhe vendet e kalimit transit e pasi t’i ketë njoftuar ato paraprakisht.
4. Autorizimi i eksportit të mbetjeve është i vlefshëm për një periudhë kohe deri në një vit dhe
u nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përshkruara në rregulloret e referuara në pikën 6 të këtij
neni, si dhe kushteve specifike që lidhen me rastin konkret.
5. Në autorizimin e eksportit të mbetjeve përcaktohen:
a) numri i dokumentit të dorëzimit;
b) lloji dhe sasia e mbetjes për të cilën lëshohet;
c) standardet që lidhen me ambalazhimin e etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre;
ç) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e transfertave të mbetjeve.
6. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.


KREU X
ORMAT TEKNIKE


Neni 52
Normat teknike minimale

1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregulloret që përcaktojnë normat
teknike minimale për operacionet e trajtimit të mbetjeve.
2. Normat teknike minimale, të përcaktuara sipas pikës 1 të këtij neni:
a) jepen për ndikimet kryesore në mjedis të shkaktuara nga impiantet e trajtimit të mbetjeve;
b) sigurojnë që mbetjet të trajtohen në përputhje me këtë ligj dhe në veçanti me nenin 5 të tij;
c) marrin në konsideratë teknikat më të mira të disponueshme;
ç) në rast së është e përshtatshme, përfshijnë elemente që lidhen me cilësinë e trajtimit dhe kërkesat e procesit.


KREU XI
KUSHTE TË TJERA PËR LEJEN E MJEDISIT


Neni 53
Kërkesa për leje mjedisi

Personat fizikë a juridikë, që synojnë të kryejnë operacione për trajtimin e mbetjeve, pajisen
me leje mjedisi në përputhje me ligjin ligji nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”.

Neni 54
Kushtet e tjera që duhen përfshirë në lejen e mjedisit

1. Pavarësisht nga kërkesat e ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit” dhe nga kërkesat e akteve nënligjore të miratuara në bazë të këtij ligji, leja e mjedisit e referuar në nenin 53 të këtij ligji, përmban, gjithashtu,
kushte të tjera që duhen plotësuar, ku përcaktohen:
a) llojet dhe sasitë e mbetjeve që trajtohen;
b) operacionet që përfshihen në leje, kërkesat teknike dhe kërkesat që lidhen me territorin në fjalë;
c) masat e sigurisë dhe masat parandaluese që duhen marrë;
ç) metoda që duhet përdorur për secilin operacion;
d) operacionet e monitorimit dhe të kontrollit që nevojiten;
dh) dispozitat për mbylljen dhe kujdesin e mëtejshëm, sipas nevojës.
2. Leja e mjedisit për incinerimin ose bashkincinerimin e mbetjeve, që shoqërohet me
rikuperim energjie, përmban kushtin që rikuperimi i energjisë të kryhet me efiçencë të lartë të energjisë.
3. Aktet, që hartohen në zbatim të këtij ligji, përfshijnë edhe kushte të tjera në lejen e
mjedisit, lidhur me rrymat specifike të mbetjeve apo metodat specifike të trajtimit të tyre.

Neni 55
Kërkesa për mbajtjen e të dhënave

1. Kërkesa për mbajtjen dhe përditësimin e të dhënave për mbetjet përcaktohet në:
a) lejen e mjedisit për personin fizik apo juridik, që krijon mbetje;
b) licencën e transportit për personin fizik apo juridik, që grumbullon ose transporton mbetje;
c) licencën e tregtarit dhe/apo të agjentit;
ç) lejen e mjedisit për personin fizik apo juridik, që kryen çdo lloj operacioni për trajtimin e mbetjeve.
2. Të dhënat e referuara në pikën 1 të këtij neni përfshijnë:
a) të dhëna kronologjike për sasinë, natyrën dhe origjinën e mbetjeve;
b) sipas rastit, destinacionin, shpeshtësinë e grumbullimit, mënyrën e transportit dhe metodën
e trajtimit të parashikuar sipas llojit të mbetjeve.
3. Personat e referuar në këtë nen i mbajnë të dhënat për mbetjet e rrezikshme për të paktën 3 vjet.
4. Personat e referuar në këtë nen i mbajnë të dhënat për mbetjet jo të rrezikshme për të paktën 1 vit.
5. Personat fizikë dhe juridikë, të përmendur në pikën 1 të këtij neni, i vënë të dhënat e
referuara në pikën 2 të këtij neni në dispozicion Agjencisë Kombëtare të Mjedisit apo Inspektoriatit
për Mjedisin, në bazë të kërkesës së tyre me shkrim.
6. Personat fizikë dhe juridikë, të përmendur në pikën 1 të këtij neni, vënë në dispozicion të
Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Inspektoratit për Mjedisin ose zotëruesit të mëparshëm të mbetjes,
në bazë të kërkesës së tyre me shkrim, evidenca të dokumentuara që tregojnë se operacionet e menaxhimit janë kryer.

Nenin 56
Inspektimi

1. Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit inspekton instalimet, mbi
të cilat zbatohet ky ligj, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 10 431, datë
9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për
inspektimin në Republikën e Shqipërisë (ndryshuar me ligj 32/2013)
2. Inspektimet për çdo operacion grumbullimi dhe transporti përfshijnë origjinën,
natyrën, sasinë e mbetjeve të grumbulluara e të transportuara deri në destinacionin
përfundimtar.


KREU XII
LICENCIMI I VEPRIMTARIVE PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE


Neni 57
Transportuesit e mbetjeve

1. Transporti i mbetjeve kryhet nga persona që disponojnë licencë të vlefshme për transportin e mbetjeve.
2. Qendra Kombëtare e Licencimit lëshon licencën për transportin e mbetjeve, e cila
përfshihet në nënkategorinë III.2.B të fushës III të vendimit nr. 538, datë 26.5.2009 të Këshillit të
Ministrave “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit
(QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, pas miratimit të saj nga ministri.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, të ministrit përgjegjës për ekonominë dhe
të ministrit përgjegjës për transportin, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

Neni 58
Tregtarët dhe agjentët e mbetjeve

1. Tregtimi apo ndërmjetësimi për mbetjet kryhet nga persona që disponojnë licencën për
veprimtaritë e tjera profesionale, lidhur me ndikimin në mjedis, me kodin III.2.B.
2. Qendra Kombëtare e Licencimit lëshon licencën e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, e
cila përfshihet në nënkategorinë III.2.B të fushës III të vendimit nr. 538, datë 26.5.2009 të Këshillit të
Ministrave “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të
Licencimit(QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, pas miratimit të saj nga ministri.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.

Neni 59
Licencimi i veprimtarive

Licencat për veprimtaritë e parashikuara në këtë ligj përfshihen në kategorinë III.2 të shtojcës bashkëlidhur ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Licencimi i këtyre veprimtarive bëhet sipas ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.


KREU XIII
STATISTIKAT E MBETJEVE


Neni 60
Statistikat e mbetjeve

1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit mban dhe përditëson statistikat për krijimin, rikuperimin dhe asgjësimin e mbetjeve.
2. Ministria përgatit dhe publikon çdo 3 vjet një raport për statistikat e mbetjeve në Shqipëri.
3. Raporti, që referohet në pikën 2 të këtij neni, publikohet në mënyrë elektronike edhe në
faqen zyrtare të internetit të ministrisë dhe i vihet në dispozicion publikut.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për zbatimin e këtij neni.


KREU XIV
NDALIMET, SANKSIONET DHE NDËSHKIMET


Neni 61
Ndalimet

Ndalohen:
a) hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në vende publike;
b) hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në parcelat bujqësore të mbjella ose jo,
në anë të kanaleve kulluese e ujitëse, si dhe në çdo vend tjetër ku dëmtohen toka, bima dhe kafsha;
c) hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në toka bujqësore;
ç) djegia e të gjitha llojeve të mbetjeve në kundërshtim me këtë ligj;
d) braktisja, depozitimi apo asgjësimi i pakontrolluar i mbetjeve.

Neni 62
Kundërvajtjet dhe sanksionet

Shkeljet e mëposhtme, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative:
1. Çdo person, që përzien mbetje në kundërshtim me nenet 17 pika 2 dhe 24 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
2. Çdo person, që asgjëson mbetje jo në përputhje me nenin 19 të këtij ligji, dënohet me gjobë
në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
3. Çdo krijues apo mbajtës mbetjesh, që trajton vetë mbetjet e veta jo në përputhje me këtë
ligj dhe në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind
mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
4. Çdo krijues apo mbajtës mbetjesh, që transferon mbetje te një person tjetër që nuk është i
autorizuar të marrë atë mbetje, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën
nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
5. Çdo person, që grumbullon apo transporton mbetje dhe nuk e dërgon atë në një instalim
trajtimi të përshtatshëm, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1
000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
6. Çdo person, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme pa
një dokument transferimi mbetjesh, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
7. Çdo person, që transferon mbetje jo të rrezikshme apo që merr mbetje jo të rrezikshme, që
nuk është në përputhje me dokumentin e transferimit të mbetjes, në kundërshtim me nenin 21 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
8. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ruan
dokumentet, në përputhje me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 300 000 (treqind
mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
9. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk ua vë
dokumentet në dispozicion autoriteteve përkatëse, në përputhje me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me
gjobë në vlerën nga 300 000 (treqind mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
10. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që nuk dërgon
informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, në përputhje me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me
gjobë në vlerën nga 300 000 (treqind mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
11. Mungesa e kushteve dhe standardeve të menaxhimit të integruar të mbetjeve që krijohen
brenda territorit të njësive të qeverisjes vendore jo në përputhje me kërkesat e nenit 21 pika 12 të këtij
ligji, ngarkon me përgjegjësi drejtuesit e këtyre njësive, të cilët dënohen me gjobë në vlerën nga 500
000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
12. Çdo person, që importon mbetje që destinohen për incinerim jo në përputhje me nenin 22
të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
13. Çdo person, që prodhon, grumbullon, transporton, magazinon apo trajton mbetje të
rrezikshme jo në përputhje me nenin 23 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një
milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
14. Çdo person, që transporton mbetje të rrezikshme me automjete, që nuk janë në përputhje
me nenin 23 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000
(një milion e pesëqind mijë) lekë.
15. Çdo person, që grumbullon, transporton apo magazinon mbetje të rrezikshme që nuk është
ambalazhuar apo etiketuar, në përputhje me nenin 25 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1
000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
16. Çdo person, që transferon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të
rrezikshme pa një dokument dorëzimi, në kundërshtim me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
17. Çdo person, që transferon mbetje të rrezikshme apo që merr në dorëzim mbetje të
rrezikshme, që nuk është në përputhje me dokumentin e dorëzimit, në kundërshtim me nenin 26 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
18. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ruan
dokumentet, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind
mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
19. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk ia vë
dokumentet në dispozicion autoriteteve përkatëse, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me
gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë;
20. Çdo person, që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk dërgon
informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, dënohet me
gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë;
21. Çdo person, që trajton vajra të përdorura pa leje mjedisi, në kundërshtim me nenin 27 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e
pesëqind mijë) lekë.
22. Çdo person, që trajton vajra të përdorura jo në përputhje me lejen e mjedisit, në
kundërshtim me nenin 27 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në
1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
23. Çdo person, që përzien vajra të përdorura jo në përputhje me lejen e mjedisit, në
kundërshtim me nenin 27 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në
1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
24. Çdo person, që hedh në treg ambalazhe jo në përputhje me nenin 30, të këtij ligji, dënohet
me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë;
25. Çdo person, që angazhohet në menaxhimin e mbetjeve të ambalazheve të ndryshme nga
ato të përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion)
deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
26. Çdo person, që asgjëson ose menaxhon NOQ jo në përputhje me nenin 30 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
27. Çdo person, që hedh në treg bateri apo akumulatorë jo në përputhje me nenin 31 të këtij
ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
28. Çdo person, që grumbullon, trajton, riciklon apo asgjëson mbetje baterish dhe
akumulatorësh jo në përputhje me nenin 31 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000
(një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
29. Çdo person, që angazhohet me automjetet në fund të jetës jo në përputhje me nenin 32 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
30. Çdo person, që hedh në treg pajisje elektrike dhe elektronike jo në përputhje me nenin 33
të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
31. Çdo person, që angazhohet me mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike jo në
përputhje me nenin 33 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në
1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
32. Çdo person, që përdor llumrat e ujërave të zeza në bujqësi jo në përputhje me nenin 34 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
33. Çdo person, që angazhohet me mbetjet spitalore jo në përputhje me nenin 35 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
34. Çdo person, që angazhohet me nënproduktet e kafshëve jo në përputhje me nenin 36 të
këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
35. Çdo person, që angazhohet me mbetjet inerte jo në përputhje me nenin 37 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
36. Çdo person, që angazhohet me mbetjet nga industria nxjerrëse jo në përputhje me nenin
38 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.
37. Çdo person, që angazhohet me mbetjet nga industria e dioksidit të titanit jo në përputhje
me nenin 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000
(një milion e pesëqind mijë) lekë.
38. Çdo person, që angazhohet me mbetjet e gjeneruara nga anijet dhe ngarkesat jo në
përputhje me nenin 40 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1
500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
39. Çdo person që angazhohet me mbetjet nga gomat e përdorura jo në përputhje me nenin 41 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
40. Çdo person, që vepron në kundërshtim me kërkesat e nenit 42 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
41. Çdo person, që asgjëson mbetje në një lendfill, që nuk është klasifikuar për atë mbetje, në kundërshtim me nenin 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
42. Çdo person, që asgjëson në lendfill mbetje që nuk është trajtuar, në kundërshtim me nenin
43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion epesëqind mijë) lekë.
43. Çdo person, që pranon mbetje në një lendfill që nuk plotëson kriteret e pranimit në lendfill, në kundërshtim me nenin 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
44. Çdo person, që pranon mbetje të përjashtuara apo që asgjëson në lendfill mbetje të përjashtuara, në kundërshtim me nenin 44 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
45. Çdo person, që operon një lendfill jo në përputhje me lejen e mjedisit apo jo në përputhje
me nenin 45 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
46. Çdo person, që operon një lendfill pa një garanci financiare, në kundërshtim me nenin 46 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
47. Çdo person, që incineron mbetje jo në përputhje me lejen e mjedisit apo jo në përputhje me nenin 47 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
48. Çdo person që importon mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. (ndryshuar ligj 156/2013)
49. Çdo person, që transiton mbetje të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.
50. Çdo person, që importon mbetje jo të rrezikshme për ruajtje apo asgjësim, sipas nenit 48
të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.
51. (shfuqizohet)
52. Çdo person, që transiton mbetje jo të rrezikshme përmes territorit të Republikës së
Shqipërisë pa autorizim apo në kundërshtim me autorizimin, jo në përputhje me nenin 50 të këtij ligji,
dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë.
53. Çdo person, që eksporton mbetje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pa autorizim
apo në kundërshtim me autorizimin, jo në përputhje me nenin 51 të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
54. Çdo person, që kryen veprimtari për trajtimin e mbetjeve pa leje mjedisi në kundërshtim
me nenin 53 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000
(një milion e pesëqind mijë) lekë.
55. Çdo person, që kryen veprimtari për trajtimin e mbetjeve jo në përputhje me lejen e
mjedisit, në kundërshtim me nenin 53 apo 54 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000
(një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
56. Çdo person, që nuk ruan dokumentet apo nuk ia vë ato në dispozicion autoriteteve
përkatëse, në kundërshtim me nenin 55 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000
(pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
57. Çdo person, që transporton mbetje pa licencë apo jo në përputhje me licencën, në
kundërshtim me nenin 57 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
58. Çdo person, që vepron si agjent apo tregtar mbetjesh pa licencë apo jo në përputhje me licencën, në kundërshtim me nenin 58 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
59. Çdo person, që hedh apo gropos mbetje në një vend publik, në kundërshtim me nenin 61
të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
60. Çdo person, që djeg mbetje, në kundërshtim me nenin 61 të këtij ligji, dënohet me gjobë
në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
61. Çdo person, që braktis, shkarkon apo asgjëson mbetje në mënyrë të pakontrolluar në
kundërshtim me nenin 61 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë) derinë 1 000 000 (një milionë) lekë.
62. Çdo operator i një venddepozitimi/lendfilli ekzistues, që nuk plotëson kërkesat e nenit 64
të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
63. Gjoba, në zbatim të këtij neni, vendoset nga inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, në përputhje me ligjin për inspektimin dhe është dënim kryesor. (shtuar me ligj 32/2013).

Neni 63
Masat në rastet e shkeljes së lejes së mjedisit

(ndryshuar me ligj 32/2013).
1. Autoritetet, në rastet e shkeljes së lejes së mjedisit, marrin masat e parashikuara në ligjin nr.
10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”.
2. Kur shkelja e këtij ligji ka të bëjë me përdorimin e një automjeti, ky i fundit konfiskohet nga autoritetet përkatëse, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.
3. Licenca e transportit të mbetjeve, e tregtarit dhe agjentit të mbetjeve revokohet nga ministri,
me propozimin e inspektorit, kur shkelen kushtet dhe rregullat e përcaktuara në lejen përkatëse të
mjedisit për ushtrimin e veprimtarisë dhe, për këtë, ministri njofton Qendrën Kombëtare të Licencimit.
4. Inspektori, sipas nevojave të rastit, merr masa urgjente në përputhje me ligjin për
inspektimin.”.

Neni 63/1
Ankimi dhe ekzekutimi

1. Ndaj vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim sipas ligjit për inspektimin.
2. Ndaj vendimeve të organeve të tjera, të marra në zbatim të këtij ligji, bëhet ankim sipas dispozitave në fuqi.
3. Kundërvajtësi paguan gjobën administrative brenda 30 ditëve kalendarike nga data e njoftimit,
me përjashtim të rastit kur vendimi për gjobën është pezulluar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Kur gjoba administrative nuk është paguar brenda datës së caktuar në pikën 3 të këtij neni,
autoriteti përkatës ka të drejtë të pezullojë apo të revokojë lejen e mjedisit, licencën apo autorizimin derisa gjoba të paguhet.
5. Të ardhurat e grumbulluara nga gjobat dhe interesat derdhen në BUXHETIN E SHTETIT.”.


KREU XV
DISPOZITA RREGULLUESE

Neni 64
Venddepozitimet/lendfillet ekzistuese

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat që parashikojnë dispozitat
kalimtare për venddepozitimet/lendfillet ekzistuese, që janë në funksionim në datën kur ky ligj hyn në
fuqi.

Neni 65
Nxitja e investimeve private dhe e partneritetit publik privat

1. Këshilli i Ministrave nxit angazhimin e sektorit privat dhe partneritetin publik privat në
veprimtaritë e menaxhimit të integruar të mbetjeve.
2. Projektet që, në gjykimin e ministrisë, synojnë të realizojnë masat e Planit Kombëtar të
Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr. 9663, datë
18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar.

Neni 66
Raportimet

1. Ministria përgatit çdo tre vjet një raport për zbatimin e këtij ligji.
2. Raporti përfshin informacion për menaxhimin e vajrave të përdorura dhe për progresin e
bërë, lidhur me zbatimin e programeve të parandalimit të mbetjeve dhe, sipas rastit, edhe për masat e
marra lidhur me përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit.
3. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati për Mjedisin dhe institucione të tjera ia
sigurojnë këto informacione ministrisë për përgatitjen e raportit të referuar në pikën 1 të këtij neni.
4. Raportet e referuara në pikën 1 të këtij neni publikohen në faqen zyrtare të ministrisë dhe i
vihen në dispozicion publikut.
5. Ministri, me urdhër, përcakton kërkesat për përgatitjen e raporteve të referuara në pikën 1
të këtij neni, bashkë me informacionin që duhet të përmbajnë këto raporte.


KREU XVI
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 67
Aktet nënligjore

1. Këshilli i Ministrave, brenda 2 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet
nënligjore, në zbatim të neneve 7 pika 2, 8 pika 2, 9 pika 1, 11 pikat 5 dhe 8, 13 pikat 7 dhe 10, 14
pika 6, 15 pika 1, 16 pika 1, 17 pika 3, 18 pikat 4 dhe 5, 20 pika 2, 21 pikat 3, 4 e 11, 22 pika 4, 23
pika 6, 25 pika 3, 26 pika 7, 27 pika 4, 28 pika 2 shkronjat “a” dhe “b”, 29 pika 1 shkronjat “a”, “b” e
“c”, 30 pikat 1 e 2, 31, 32 pika 1, 33 pikat 1, 2 e 3, 34, 35, 36, 37, 38 pika 1, 39, 40; 41 pika 4, 42, 43
pikat 6 dhe 7, 44 pika 3, 45 pikat 1 dhe 2, 46 pika 6, 47, 49 pika 8, 50 pika 5, 51 pika 6, 52 pika 1, 57
pika 3, 58 pika 3, 60 pika 4 dhe 64 të tij.
2. Ministri brenda 2 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore në
zbatim të neneve 12 pika 5 dhe 66 pika 4 të tij.

Neni 68
Vazhdimi i efekteve të disa akteve nënligjore

Aktet nënligjore të mëposhtme mbeten në fuqi deri në shfuqizimin e tyre me akt të veçantë:
a) vendimi nr. 99, datë 18.2.2005 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të mbetjeve”;
b) rregullorja nr. 1, datë 30.3.2007 e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të
Ujërave dhe e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit “Për trajtimin e
mbetjeve nga ndërtimi dhe shkatërrimet, që nga krijimi dhe transporti i tyre për asgjësim”;
c) vendimi nr. 798, datë 29.9.2010 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për administrimin e mbetjeve spitalore””;
ç) udhëzimi nr. 6, datë 27.11.2007 i Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të
Ujërave “Për miratimin e rregullave, përmbajtjes dhe afateve për përgatitjen e planeve të administrimit të mbetjeve të ngurta”;
d) vendimi nr. 806, datë 4.12.2003 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave e
procedurave për importimin e mbetjeve me qëllim përdorimi, përpunimi e riciklimi”;
dh) rregullorja nr. 4, datë 15.10.2003 e Ministrit të Mjedisit “Për kërkimin, shqyrtimin dhe
miratimin e lejeve të eksportimit dhe të transitimit të mbetjeve”.

Neni 69
Shfuqizimet

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin e mbetjeve të
ngurta”, ligji nr. 9537, datë 18.5.2006 “Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme”, si dhe çdo akt
tjetër nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 70
Hyrja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

SHTOJCA 1
OPERACIONET E ASGJËSIMIT

D1 Depozitimi nën dhe ose mbi dhe (p.sh. në lendfill etj.).
D2 Trajtimi në tokë (p.sh. biodegradimi i shkarkimeve të lëngshme ose llumrave në tokë etj.).
D3 Injektimi në thellësi (p.sh. injektimi i shkarkimeve me pompim në puse, kripore apo në vende që nga vetë natyra e tyre janë të përshtatshme për depozitim mbetjesh etj.).
D4 Mbulimi sipërfaqësor, përfshirë vendosjen e mbetjeve të lëngshme ose llumrave në
gropa, pellgje ujore apo laguna etj.
D5 Lendfillet me projekte inxhinierike të posaçme (p.sh. vendosja në qeliza të veçanta,
të renditura njëra pas tjetrës, të cilat mbulohen dhe izolohen nga njëra- tjetra dhe nga mjedisi etj.).
D6 Shkarkimi në një trup ujor, me përjashtim të deteve/oqeaneve.
D7 Shkarkimi në dete/oqeane, përfshirë futjen/depozitimin në shtratin e detit.
D8 Trajtimi biologjik që nuk specifikohet në ndonjë pjesë tjetër të kësaj Shtojce, që
rezulton me përbërje ose përzierje përfundimtare, të cilat shkarkohen me anë të cilitdo nga operacionet e renditura nga D 1 deri në D 12.
D9 Trajtimi fizio-kimik që nuk specifikohet në ndonjë pjesë tjetër të kësaj Shtojce, që
rezulton me përbërje ose përzierje përfundimtare, të cilat shkarkohen me anë të
cilitdo nga operacionet e renditura nga D 1 deri në D 12 (p.sh.avullimi, tharja, kalcifikimi etj.).
D10 Incinerimi mbi tokë.
D11 Incinerimi në det.
D12 Ruajtja/magazinimi i përhershëm (p.sh. vendosja e konteinerëve në një minierë etj.).
D13 Përzierja ose bashkimi para se t’i nënshtrohen cilitdo prej operacioneve të renditura
nga D1 deri në D 12.
D14 Riambalazhimi para se t’i nënshtrohet cilitdo prej operacioneve të renditura nga D 1 deri në D 13.
D15 Ruajtja/magazinimi në pritje të cilitdo prej operacioneve të renditura nga D 1 deri në
D 14 (me përjashtim te ruajtjes paraprake në pritje të grumbullimit, në vendin ku mbetjet janë krijuar).

SHTOJCA 2
OPERACIONET E RIKUPERIMIT

R 1 Përdorimi kryesisht si lëndë djegëse ose mënyra të tjera për prodhimin e energjisë.
Kjo përfshin impiantet e incinerimit, që përdoren për përpunimin e mbetjeve të ngurta bashkiake
vetëm kur efiçenca e energjisë është e barabartë me ose më e madhe se:
- 0,60 për instalimet që janë operative dhe kanë marrë një leje mjedisi, në përputhje me
legjislacionin përkatës përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji;
- 0,65 për instalimet që kanë marrë një leje mjedisi, në përputhje me legjislacionin përkatës
pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Duke përdorur formulën e mëposhtme: Efiçenca e energjisë = (Ep -( Ef + Ei)) / (0,97 x (Eë +Ef)) Ku:
Ep - është energjia vjetore e prodhuar si nxehtësi ose elektricitet. Është llogaritur me
energji në trajtë elektriciteti shumëzuar me 2,6 dhe nxehtësi e prodhuar për përdorim tregtar e shumëzuar me 1,1 (GJ/vit).
Ef - është inputi vjetor i energjisë në sistem nga lëndët djegëse që kontribuojnë në
prodhimin e avullit (GJ/vit).
Eë - është energjia vjetore që përmbahet në mbetjet e trajtuara të llogaritura, duke
përdorur vlerën kalorifike neto të mbetjeve (GJ/vit).
Ei - është energjia vjetore e importuar duke përjashtuar Eë dhe Ef (GJ/vit).
0,97 - është një faktor që merr parasysh humbjet e energjisë për shkak të hirave fundorë dhe rrezatimit.
R 2 Rikuperimi/rikrijimi i solventëve/tretësve.
R 3 Riciklimi/përtëritja e substancave organike që nuk janë përdorur si solventë/tretës
(përfshirë përzierje plehrash dhe të tjera procese te transformimit biologjik). Ky përfshin gazifikimin
dhe pirolizën, që i përdorin këto përbërës si kimikate.
R 4 Riciklimi/ripërtëritja e metaleve dhe komponimeve të tyre.
R 5 Riciklimi/ ripërtëritja e materialeve të tjera inorganike. Ky përfshin pastrimin e tokës,
që rezulton me rikuperimin e dheut dhe riciklimin e materialeve inorganikë të ndërtimit.
R 6 Ripërtëritja e acideve ose bazave.
R 7 Rikuperimi i përbërësve të përdorur për luftimin e ndotjes.
R 8 Rikuperimi i komponentëve të katalizatorëve.
R 9 Rirafinimi i naftës ose ripërdorime të tjera të saj.
R 10 Trajtimi i tokës që rezulton në të mirë të bujqësisë ose të përmirësimit ekologjik.
R11 Përdorimi i mbetjeve të përftuara nga cilido nga operacionet e renditura nga R 1 deri
në R 10.
R 12 Shkëmbimi i mbetjeve për t’iu nënshtruar cilitdo nga operacionet e renditura nga R 1
deri tek R 11. Në qoftë se nuk ka një kod tjetër të përshtatshëm R, ky mund të përfshijë operacionet
paraprake para rikuperimit përfshirë para-përpunimin siç është, inter alia, çmontimi, grumbullimi i
diferencuar, thyerja/copëtimi, ngjeshja, peletizimi, tharja, grirja, zbutja, riambalazhimi, ndarja, bluarja
apo përzierja para dorëzimit në cilindo nga operacionet e numëruara R1 deri R11.
R 13 Ruajtja e mbetjeve në pritje të cilitdo nga operacionet e renditura nga R1 deri në R 12
(me përjashtim te ruajtjes paraprake, në pritje të grumbullimit, në vendin ku mbetjet janë krijuar).

SHTOJCA 3
VETITË E MBETJEVE QË I KLASIFIKOJNË ATO SI TË RREZIKSHME

H 1 “Shpërthyese”
Substanca dhe preparate që mund të shpërthejnë nën efektin e flakës ose që janë më të
ndjeshme ndaj goditjes ose fërkimit sesa dinitrobenzeni.
H 2 “Oksiduese”
Substanca dhe preparate që shfaqin reaksione eksotermike të larta kur hyjnë në kontakt me
substanca të tjera, në mënyrë të veçantë substanca të djegshme.
H 3-A “Shumë të djegshme”
- Substancat e lëngshme dhe preparatet që e kanë pikën e ndezjes nën 21 °C (përfshirë lëngje
me djegshmëri shumë të lartë), ose
- Substancat dhe preparatet që mund të nxehen dhe në fund të marrin flakë në kontakt me
ajrin në temperaturë mjedisi pa përdorimin e energjisë, ose
- Substancat dhe preparatet e ngurta që mund të marrin flakë me lehtësi pas një kontakti të
shkurtër me një burim flake dhe që vazhdojnë të digjen ose të konsumohen pas largimit të burimit të
flakës, ose
- Substancat dhe preparatet e gazta që digjen në ajër në presion normal, ose
- Substancat dhe preparatet që, në kontakt me ujin ose ajrin e lagësht, çlirojnë gaze me
djegshmëri të lartë në sasi të rrezikshme.
H 3-B “Te djegshme”
Substancat dhe preparatet e lëngshme që e kanë pikën e ndezjes të barabartë ose më të madhe
se 21° C dhe më të vogël ose të barabartë me 55 ° C.
H 4 “Irrituese”
Substancat dhe preparatet jokorrozive që, përmes kontaktit të menjëhershëm, të zgjatur ose
kontaktit të përsëritur me lëkurën ose membranat e mukozës, mund të shkaktojnë inflamacion.
H 5 “Dëmtuese”
Substancat dhe preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes ose
gëlltiten, ose në qoftë se depërtojnë në lëkurë, mund të përfshijnë rreziqe të limituara për shëndetin.
H 6 “Toksike”
Substancat dhe preparatet (përfshirë substancat dhe preparatet shumë toksike) që, në qoftë se
thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten apo depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë rrezik
shëndetësor serioz, akut ose kronik ose edhe vdekje.
H 7 “Kancerogjene”
Substancat ose preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten
apo depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë kancer ose të rrisin mundësinë për shfaqjen e tij.
H 8 “Gërryese”
Substancat ose preparatet që mund të shkatërrojnë indet e gjalla përmes kontaktit me to.
H 9 “Infektuese”
Substancat ose preparatet që përmbajnë mikroorganizma të mundshëm ose toksina të tyre, që
njihen ose besohet se shkaktojnë sëmundje për njeriun apo organizma të tjerë të gjallë.
H 10 “Toksike për riprodhimin”
Substancat ose preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten
apo depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë keqformime jo të trashëgueshme në lindje ose të rrisin
mundësinë e shfaqjes se tyre.
H 11 “Mutagjenike”
Substancat ose preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten
apo depërtojnë në lëkurë, mund të shkaktojnë defekte gjenetike të trashëgueshme ose të rrisin
mundësinë për shfaqjen e tyre.
H 12 Mbetjet që çlirojnë gaze toksike ose shumë toksike kur hyjnë në kontakt me ujin, ajrin ose me një acid.
H 13 “Rritëse të ndjeshmërisë”
Substancat dhe preparatet që, në qoftë se thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes, gëlltiten
apo depërtojnë në lëkurë, janë të afta të shkaktojnë një reaksion hiperndjeshmërie të tillë, që ndaj
ekspozimeve të mëtejshme ndaj substancës shkakton efekte negative karakteristike.
H 14 “Ekotoksike”
Mbetjet që shfaqin ose mund të shfaqin rreziqe të menjëhershme ose të vonuara për një ose më shumë sektorë të mjedisit.
H 15 Mbetjet që në çdo rast, pas asgjësimit, kanë aftësinë të prodhojnë një substancë tjetër,
p.sh. një substancë kulluese, e cila zotëron ndonjë nga karakteristikat e përmendura më sipër.

Shënime
1. Atributimi i karakteristikave të rrezikshme “toksike” (dhe “shumë toksike”), “të
dëmshme”, “gërryese”, “irrituese”, “kancerogjene”, “toksike për riprodhimin”, “mutagjenike” dhe
“ekotoksike” është bërë në bazë të kritereve të përcaktuara në akte të tjera ligjore e nënligjore.
2. Sipas rastit, do të zbatohen vlerat limit që lidhen me klasifikimin, ambalazhimin dhe
etiketimin e preparateve të rrezikshme, të përcaktuara në akte të tjera.
3. Metodat që duhet të përdoren janë përshkruar në ligjin nr. 9108, datë 17.7.2003 “Për
substancat dhe preparatet kimike” dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 11.12.2003 “Për
klasifikimin, ambalazhimin dhe etiketimin e sigurt të substancave dhe preparateve kimike”.

SHTOJCA 4
PLANI KOMBËTAR I MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE


Pjesa A
Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve përmban:

a) Analizën e situatës aktuale të menaxhimit të integruar të mbetjeve në Shqipëri;
b) Analizën e masave që duhen marrë për të përmirësuar përgatitjen për ripërdorimin,
riciklimin, rikuperimin dhe asgjësimin e mbetjeve pa ndikuar mbi mjedisin; dhe
c) Vlerësimin mbi mënyrën se si plani do të mbështesë zbatimin e objektivave dhe të kërkesave të këtij ligji.
2. Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve përmban, gjithashtu, sipas rastit, aty
ku është e përshtatshme të paktën edhe:
a) llojin, sasinë dhe burimin e mbetjeve të krijuara brenda territorit të Republikës së
Shqipërisë, mbetjet që mund të importohen ose eksportohen dhe një vlerësim për zhvillimin e rrymave të mbetjeve në të ardhmen;
b) skemën ekzistuese të grumbullimit të mbetjeve dhe instalimet e mëdha të asgjësimit dhe
rikuperimit, përfshirë tërësinë e organizimeve të veçanta për vajrat e përdorura, mbetjet e rrezikshme
ose rrymat e tjera të mbetjeve, siç përcaktohen në aktet nënligjore përkatëse;
c) vlerësimin e nevojës për skemat e reja të grumbullimit, mbylljen e instalimeve ekzistuese
të mbetjeve, infrastrukturën e instalimeve shtesë për mbetjet, në përputhje me nenin 21 parimet e
vetësufiçencës dhe afërsisë, dhe, në qoftë se nevojitet, edhe investimet përkatëse;
ç) informacion të mjaftueshëm mbi kriteret e vendndodhjes për identifikimin e territorit/sheshit dhe kapacitetin e instalimeve të ardhshme të asgjësimit ose instalimeve të mëdha të rikuperimit, në qoftë se është e nevojshme;
d) politikat e përgjithshme të menaxhimit të integruar të mbetjeve, përfshirë teknologjinë dhe
metodat e menaxhimit të planifikuar të mbetjeve ose
dh) politikat e mbetjeve që shkaktojnë probleme specifike për menaxhimin.

Pjesa B
Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve mund të përmbajë:
a) aspektet organizative të lidhura me menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë
përshkrimin e përcaktimit të përgjegjësive midis aktorëve të sektorit publik dhe atij privat që merren
me menaxhimin e mbetjeve;
b) vlerësimin e dobishmërisë dhe përshtatshmërisë së përdorimit të instrumenteve ekonomike
dhe instrumenteve të tjera në përballjen me problemet e ndryshme të mbetjeve;
c) përdorimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe ofrimin e informacionit për mbarë publikun
ose konsumatorët specifikë;
ç) sheshet/territoret historike të ndotura/të kontaminuara të asgjësimit të mbetjeve dhe masat
për rehabilitimin e tyre.

SHTOJCA 5
PROGRAMET E PARANDALIMIT TË MBETJEVE

Programet e parandalimit të mbetjeve:
1. Përcaktojnë objektivat e parandalimit të mbetjeve dhe masat që duhen marrë për të
realizuar këta objektiva. Këto masa dhe objektiva kanë për qëllim të prishin lidhjen që aktualisht
ekziston midis rritjes ekonomike dhe ndikimeve në mjedis që shkaktohen nga krijimi i mbetjeve.
2. Përshkruajnë dhe vlerësojnë efektivitetin e masave parandaluese ekzistuese.
3. Vlerësojnë progresin dhe efektivitetin e masave parandaluese, krahasuar me tërësinë e
pikave të referimit ose indikatorëve cilësorë apo sasiorë që janë adoptuar.
4. Vlerësojnë dobishmërinë e masave parandaluese apo masave të tjera të përshtatshme, përfshirë:
a) Masa që mund të prekin kushtet bazë që lidhen me krijimin e mbetjeve.
i) Përdorimi i masave të planifikimit ose instrumenteve të tjerë ekonomikë që nxisin përdorimin efiçent të burimeve.
ii) Nxitja e kërkimit dhe zhvillimit në fushën e teknologjive dhe produkteve më të pastra dhe
produkteve dhe teknologjive që krijojnë me më pak mbetje dhe përhapja e përdorimi i rezultateve të këtij kërkimi e zhvillimi.
iii) Zhvillimi i indikatorëve kuptimplotë dhe efektivë të trysnive mbi mjedisin që lidhen me
krijimin e mbetjeve dhe që synojnë të kontribuojnë në parandalimin e krijimit të mbetjeve në të gjitha
nivelet, duke filluar nga krahasimet midis produkteve tek veprimet e ndërmarra nga autoritetet e
pushtetit vendor e deri te masat në nivel kombëtar.
b) Masa që prekin fazën e projektimit, prodhimit dhe shpërndarjes.
i) Nxitja e ekoprojektimit (integrimi sistematik i aspekteve mjedisore në projektimin e
produktit, me qëllim që të përmirësojë performancën e produktit në mjedis gjatë gjithë ciklit të jetës sëtij).
ii) Ofrimi i informacionit mbi teknikat për parandalimin e mbetjeve, që synon lehtësimin e
zbatimit të teknikave më të mira të disponueshme për çdo industri.
iii) Organizimi, për autoritetet përkatëse, i trajnimeve që instruktojnë se si të përfshihen
kërkesat për parandalimin e mbetjeve në Lejet e Mjedisit të tipit A në bazë të ligjit për lejet e mjedisit.
iv) Përfshirja e masave për parandalimin e krijimit të mbetjeve në instalimet që kërkojnë Leje
Mjedisi të tipit B ose C në bazë të ligjit për lejet e mjedisit. Aty ku është e përshtatshme, masa të tilla
mund të përfshijnë plane ose vlerësime për parandalimin e mbetjeve.
v) Përdorimi i fushatave ndërgjegjësuese apo dhënia e mbështetjes financiare, në
vendimmarrje apo mbështetje të tjera për bizneset. Këto masa mund të jenë veçanërisht efektive kur
ato kanë në fokus dhe përshtaten për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe funksionojnë përmes
rrjeteve të ngritura/ekzistuese të biznesit.
vi) Përdorimi i marrëveshjeve vullnetare, grupimeve/komiteteve të konsumatorëve dhe
prodhuesve ose negociatave sektoriale me qëllim që bizneset apo sektorët industrialë përkatës të
hartojnë planet ose objektivat e veta të parandalimit të mbetjeve ose të korrigjojnë produktet apo
ambalazhet që krijojnë shumë mbetje.
vii) Nxitja e sistemeve të menaxhimit të mjedisit të besueshme, përfshirë EMAS dhe ISO 14001.
c) Masa që mund të prekin fazën e konsumit dhe të përdorimit.
i) Instrumentet ekonomike, si nxitëse për blerje të pastra ose vendosja e një pagese tëdetyrueshme për tu paguar nga konsumatorët për një produkt apo element të caktuar të ambalazhit, që në rast të kundërt do të jepej falas.
ii) Përdorimi i fushatave ndërgjegjësuese dhe ofrimi i informacionit për mbarë publikun osekonsumatorë të veçantë.
iii) Nxitja e ekoetiketave të besueshme.
iv) Marrëveshjet me industrinë, si përdorimi i grupimeve/komiteteve për produktet siç janë
ato që mund të jenë ngritur në kuadër të Politikave të Integruara për Produktet ose me shitësit me
pakicë mbi disponueshmërinë e informacionit për parandalimin e mbetjeve dhe produkteve me ndikim
më të ulët në mjedis.
v) Në kontekstin e prokurimeve publike apo të korporatave, integrimi i kritereve mjedisore
dhe atyre të parandalimit të mbetjeve në tekstet e thirrjeve për tender dhe të kontratave.
vi) Nxitja e ripërdorimit dhe/ose riparimit të produkteve të përshtatshme që janë hedhur apo
pjesëve të tyre përbërëse, veçanërisht përmes përdorimit të masave edukuese, ekonomike, logjistike
apo masave të tjera, si mbështetja apo ngritja e rrjeteve dhe qendrave të akredituara për riparimin dhe
ripërdorimin, sidomos në rajonet me densitet të lartë të popullsisë.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Bujqësia dhe Mjedisi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 3 guests