LIGJI PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE - Nr. 9362, datë 24.3.2005

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE - Nr. 9362, datë 24.3.2005

Postby Libraria UBT » 03 Aug 2015, 10:21

LIGJI PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE - Nr. 9362, datë 24.3.2005
(sipas Ligjit. 10137 - PËR DISA NDRYSHIME NË LEGJISLACIONIN NË FUQI PËR LICENCAT, AUTORIZIMET
DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË )


I azhurnuar me ndryshimet e:
- Ligji Nr. 9908, datë 24.4.2008
- Ligji Nr.10 137, datë 11.5.2009
- Ligji Nr. 71/2013 datën 14.2.2013

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:


KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është:
a) të mbrojë bimët dhe produktet bimore nga parazitët;
b) të parandalojë hyrjen dhe përhapjen e parazitëve në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) të mbrojë shëndetin e njerëzve, të kafshëve, si dhe mjedisin nga përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve;
ç) të garantojë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së bimëve.

Neni 2
Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohen:
1. "Inspektor" është inspektori i mbrojtjes së bimëve dhe karantinës.
2. "Parazit" është dëmtuesi, sëmundja dhe barërat e këqija, të dëmshme ose potencialisht të dëmshme për bimët dhe produktet bimore.
3. "Parazit karantinor" është një parazit i rrezikshëm, me ndikim të rëndësishëm ekonomik, që nuk është vërejtur
ose është vërejtur në vendin tonë, por nuk është i përhapur gjerësisht.
4. "Produkt për mbrojtjen e bimëve (PMB)" është çdo produkt që përmban një ose më shumë lëndë vepruese, i cili përdoret:
a) për mbrojtjen e bimëve dhe të produkteve bimore nga parazitët ose për parandalimin e veprimit të tyre;
b) për të ndikuar në proceset jetësore të bimëve, por me veprim të ndryshëm nga plehrat kimike (për shembull, rregullatorët e rritjes);
c) për të shkatërruar bimët e padëshirueshme, pjesët bimore, si dhe për të mbajtur nën
kontroll ose për të parandaluar rritjen e pjesëve bimore të padëshirueshme.
4.1. “PMB te rrezikshme” jane PMB-te e klasifikuara:
a) eksplozive,
b) oksidues,
c) ekstremisht te ndezshem,
ç) lehtesisht te ndezshem,
d) te ndezshem,
dh) shume helmues,
e) helmues,
ë) te demshem,
f) gerryes
g) irritante,
gj) te ndjeshem,
h) kancerogjene,
i) mutagjene,
j) helmues per riprodhimin,
k) te rrezikshem per mjedisin.
4.2. PMB me rrezik te larte” jane PMB-te e klasifikuara:
a) shume helmues (te klases 1a oseT+),
b) helmues (te klases 1b oseT),
c) ekstremisht te ndezshem,
ç) lehtesisht te ndezshem,
d) te rrezikshem per mjedisin
5. "Regjistrim" është miratimi për tregtim dhe përdorim të një PMB-je nga Ministria, qe mbulon fushen e bujqesise, bazuar në procedurën e vlerësimit të të dhënave shkencore te
plota, të cilat vërtetojnë se PMB-ja është efektive për qëllimet e përdorimit dhe nuk
përbën rrezik për njerëzit, kafshët dhe mjedisin.
6. "Zonë" është territori ose pjesë e territorit që i përket një apo më shumë fshatrave, komunave, bashkive ose qarqeve.
7. "Mbetje të PMB-së" janë një ose më shumë lëndë vepruese të pranishme në bimë, në produkte me origjinë bimore, në produkte të ngrënshme me origjinë shtazore, në mjedis, si rrjedhojë e përdorimit të PMB-së, duke përfshirë këtu edhe metabolitet
dhe produktet që dalin nga shpërbërjet e tyre.
8. "Mbrojtje e bimëve" është mbrojtja e bimëve nga dëmtimet që shkaktohen prej parazitëve.
9. "Mbrojtje e integruar" është përdorimi i kombinuar dhe i arsyeshëm i masave biologjike, bioteknologjike, kimike dhe teknikave të kultivimit, të cilat kufizojnë përdorimin e PMB-së në minimumin e nevojshëm, për të mbajtur popullatat e parazitëve
në atë nivel, ku dëmi ekonomik është i pranueshëm.
10. "Certifikim i materialit shumëzues" është një procedurë ku bimët mëmë, kandidate për dhënien e materialit
shumëzues, kalojnë nëpër analiza dhe, kur është e nevojshme, në trajtim të veçantë, për të siguruar pastërtinë nga viruset dhe organizmat e tjerë tëngjashëm me ta.
11. "Praktika të mira të mbrojtjes së bimëve" është tërësia e masave për luftimin e parazitëve me metodat kimike, duke respektuar kushtet në të cilat PMB-të janë regjistruar, si: respektimi i kufijve kritikë, zgjedhja e dozës dhe volumit, koha dhe numri i
trajtimeve, mbrojtja e entomofaunës natyrore dhe e mjedisit, si dhe kujdesi për shëndetin e përdoruesve dhe konsumatorëve.
12. "Objekte të tjera" janë çdo vend ruajtje, mjet transporti, kontejner, tokë, organizma të
gjallë etj., që shërbejnë për strehimin ose përhapjen e parazitëve.
13. "Bimë" janë bimë të gjalla ose pjesë të tyre të gjalla, përfshirë farërat dhe germoplazmën.
14. "Prekje ose infeksion" është prania e parazitëve të gjallë në bimë, në produkte bimore dhe në objekte të tjera.
15. Inspektim” është çdo formë kontrolli e kryer për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, i kryer nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.
16. "Karantinë bimore" është tërësia e masave parandaluese për hyrjen dhe/ose përhapjen e një paraziti karantinor.
17. "Produkt bimor" është material me origjinë bimore, i përpunuar ose jo, i cili mund të
përbëjë rrezik për hyrjen dhe përhapjen e parazitëve dhe parazitëve karantinorë.
18. "Trajtim" është procedurë e autorizuar për ngordhjen, largimin ose bërjen të pashumëzueshëm të parazitëve.
19. "Certifikatë fitosanitare" është një dokument zyrtar i lëshuar nga Shërbimi i Mbrojtjes së Bimëve, i cili tregon se kushtet fitosanitare të bimëve, të produkteve bimore dhe të objekteve të tjera plotësojnë standardet e përcaktuara nga vendi importues.
20. "Masa të veçanta luftimi" është një tërësi masash karantinore, kimike agroteknike etj., që ndërmerren në rastet e shtimit dhe përhapjes masive të parazitëve dhe që synojnë në uljen e infeksionit nën nivelin e dëmit ekonomik ose në çrrënjosjen e plotë të tyre.


KREU II
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I STRUKTURAVE PËRGJEGJËSE TË
SHËRBIMIT TË MBROJTJES SË BIMËVE


Neni 3
1. Shërbimi i Mbrojtjes se Bimëve përbëhet nga:
a) Struktura Përgjegjëse e Mbrojtjes së Bimëve.
b) Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).
c) Departamenti i Mbrojtjes se Bimeve (DMB) ne Universitetin Bujqesor, Tirane, ne vartesi te ministriise te Arsimit dhe Shkences.

Neni 4
Struktura Përgjegjëse e Mbrojtjes së Bimëve (SPMB)

1. Struktura Përgjegjëse e Mbrojtjes së Bimëve (SPMB) është autoriteti kompetent që harton politikën e mbrojtjes së bimëve, si dhe organizon dhe ndjek zbatimin praktik e shkencor të këtij shërbimi nëpërmjet:
a) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në nivel qendror (Ministria, qe mbulon fushen e bujqesise) dhe rajonal (qarku), i cili kontrollon zbatimin e këtij ligji dhe të akteve nënligjore, që rrjedhin prej tij;
b) Sekretarisë (Zyrës) së Regjistrimit të PMB-ve dhe Certifikimit të Materialit
Shumëzues, e cila merret me procedurën e regjistrimit të PMB-ve, si dhe me procedurën
e certifikimit të materialit shumëzues të specieve që shtohen në mënyrë vegjetative;
c) Komisionit Shtetëror të Regjistrimit të PMB-ve (KSHRPMB), si organ kolegjial
teknik, i cili funksionon në mënyrë periodike në procedurën e regjistrimit të PMB-ve;
ç) laboratorëve rajonalë (të qarkut) të mbrojtjes së bimëve, të cilët merren me diagnostikimin dhe monitorimin e parazitëve dhe të parazitëve karantinorë, duke përcaktuar edhe masat e luftimit të tyre.
2. Shfuqizohet

Neni 5
Laboratoret e references dhe Laboratoret e Autorizuar te kontrollit

1. Laboratore reference jane:
1.1. Laboratoret e diagnostikimit te paraziteve prane Departamentit te Mbrojtjes se Bimeve
(DMB) ne Universitetin Bujqesor, Tirane, te cilet kane per detyre:
a. të monitorojnë parazitët karantinorë, të përcaktojnë statusin e tyre, metodat e
kontrollit karantinor dhe të njoftojnë Ministrinë qe mbulon fushen e bujqesise;
b. të bëjnë diagnostikimin dhe prognozë-sinjalizimin e parazitëve, duke përcaktuar edhe masat e luftimit të tyre;
c. të bëjnë provat biologjike-agronomike të PMB-ve, gjate procedures për regjistrimin e tyre.
1.2. Laboratori i analizave cilesore te PMB-ve, si dhe i mbetjeve te tyre, prane Institutit te
Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), i cili ka per detyre:
a. të bëjë analizat fiziko-kimike të PMB-ve gjate procedures se regjistrimit te tyre;
b. të bëjë kontrollin cilësor të PMB-ve si dhe të mbetjeve të tyre në bimët dhe produktet bimore.
2. Krahas detyrave te percaktuara ne pikat 1.1 dhe 1.2, laboratoret e references duhet, gjithashtu:
a. te bejne vleresimin e laboratoreve te autorizuar te kontrollit, nese jane te pajisur per
kryerjen e analizave per kontrollet zyrtare. Ky vleresim sherben per autorizimin e
tyre nga ministri, qe mbulon fushen e bujqesise;
b. te bashkrendojne punen dhe te ofrojne mbeshtetje, perfshire trajnime dhe sherbime
te tjera per veprimtarite laboratorike, per standartet teknike dhe menyrat e analizave, qe ato kryejne;
c. te organizojne teste paralele te mostrave te standartizuara dhe te marrin pjese ne to
ne nivel kombetar dhe nderkombetar per monitorimin e kualifikimit te laboratoreve te autorizuar te kontrollit;
ç. te garantojne se laboratoret e autorizuar te kontrollit perdorin sistemin e tyre te
brendshem, ne perputhje me standartet e kerkuara.
3. Per zbatimin e detyrave te percaktuara ne piken 1.1 te ketij neni, ministria, qe mbulon fushen
e bujqesise lidh marreveshje kontraktuale (kontrate) me Ministrine e Arsimit dhe Shkences”.
4. Laboratoret e autorizuar te kontrollit miratohen nga ministri, qe mbulon fushen e bujqesise,
pas vleresimit te kryer nga laboratoret e references. Si laboratore te autorizuar te kontrollit
sherbejne laboratoret e mbrojtjes se bimeve prane DRBUMK-se te qarqeve, si dhe ato
private, nese plotesojne kerkesat e percaktuara ne piken 2 te ketij neni.
5. Kriteret, qe duhet te plotesojne laboratoret e autorizuar te kontrollit per t’u miratuar,
procedurat e miratimit si dhe analizat, qe kryejne, percaktohen me udhezim te ministrit, qe mbulon fushen e bujqesise.
6. Tarifat e analizave, qe kryhen nga laboratoret e references dhe laboratoret e autorizuar te
kontrollit percaktohen me udhezim te perbashket te ministrit, qe mbulon fushen e bujqesise dhe te Ministrit te Financave..

Neni 6
Bashkëpunimi

Struktura Përgjegjëse e Mbrojtjes së Bimëve (SPMB) bashkëpunon dhe koordinon punën me Drejtorinë e
Përgjithshme të Standardizimit për përshtatjen e standardeve ndërkombëtare në Shërbimin e Mbrojtjes së Bimëve.

Neni 7
Bazueshmëria ligjore e Shërbimit të Mbrojtjes së Bimëve

Organizimi dhe veprimtaria e Shërbimit të Mbrojtjes së Bimëve rregullohet me këtë ligj, si dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministri, qe mbulon fushen e bujqesise.


KREU III
LUFTIMI I PARAZITËVE


Neni 8
Masat paraprake të luftimit të parazitëve

Personat fizikë dhe juridikë që kultivojnë, prodhojnë, magazinojnë, përpunojnë dhe
tregtojnë bimë dhe produkte bimore, janë të detyruar:
a) të marrin masa paraprake kundër parazitëve, si dhe të parandalojnë shumëzimin dhe përhapjen e tyre;
b) të vrojtojnë bimësinë, tokën dhe produktet bimore për shfaqjen e parazitëve dhe t'i
luftojnë ato në bazë të praktikave të mira të mbrojtjes së bimëve dhe të kritereve të mbrojtjes së integruar.

Neni 9
Fondet e veçanta për mbrojtjen e bimëve

1. Në buxhetin vjetor që miratohet për Ministria, qe mbulon fushen e bujqesise planifikohen
fonde të veçanta për mbrojtjen nga parazitët të bimëve të kultivuara apo spontane.
2. Ministri, qe mbulon fushen e bujqesise nxjerr urdhër për mbrojtjen nga parazitët, luftimi i te cilëve përballohet me këto fonde.

Neni 10
Masat e veçanta të luftimit të parazitëve

1. Në rastet emergjente të përhapjes dhe shtimit masiv të parazitëve, të cilët nuk mund të
kufizohen me metodat e zakonshme të luftimit, Ministri, qe mbulon fushen e bujqesise me
urdhër përcakton masa të veçanta për luftimin e tyre, duke mobilizuar për këtë qëllim
subjektet shtetërore dhe private, të cilët zotërojnë kapacitetet e nevojshme njerëzore dhe materiale.
2. Shpenzimet e luftimit në këto raste përballohen nga buxheti vjetor i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

Neni 11
Pastërtia e materialit shumëzues dhe mbjellës

1. Materialet bimore për shumëzim ose mbjellje lejohet të përdoren vetëm pasi t'i jenë
nënshtruar inspektimit fitosanitar dhe të jenë pajisur me certifikatë fitosanitare.
2. Speciet drufrutore dhe hardhia, të cilat shtohen në mënyrë vegjetative, i nënshtrohen
procedurës së certifikimit të materialit shumëzues për të siguruar pastërtinë nga viruset dhe organizma të tjerë të ngjashëm me to.

Neni 12
Udhëzime të Ministrit

Rregullat për luftimin e parazitëve përcaktohen me udhëzime të Ministrise, qe mbulon fushen e bujqesise.


KREU IV
INSPEKTIMI KARANTINOR FITOSANITAR


Neni 13
Detyrimi për inspektim karantinor fitosanitar

Importi, eksporti dhe kalimi transit në territorin e Republikës së Shqipërisë i bimëve, i
produkteve bimore dhe i objekteve të tjera bëhet në pikat doganore të hyrjes, ku
funksionon inspektimi karantinor fitosanitar dhe i nënshtrohen këtij inspektimi.

Neni 14
Veprimtari të ndaluara

Ndalohet:
1. Importi, eksporti dhe kalimi transit i bimëve, i produkteve bimore dhe i objekteve të
tjera të infektuara me parazitë karantinorë.
2. Importi, eksporti dhe kalimi transit i bimëve, i produkteve bimore dhe i objekteve të
tjera, nëse ato nuk janë të pajisura me certifikatë fitosanitare.
3. Shumëzimi dhe ku1tivimi i bimëve të infektuara me parazitë karantinorë.

Neni 15
Bashkëpunimi për inspektimin karantinor fitosanitar

Për zbatimin e këtij ligji inspektori bashkëpunon, sipas marrëveshjeve të nënshkruara, me
policinë kufitare, me punonjësit e doganës, me agjencitë rrugore, detare dhe hekurudhore,
me kapitaneritë e porteve detare, me Inspektoratin Sanitar Shtetëror dhe me Inspektoratin Veterinar.
Ai është pjesë e grupit të praktikës doganore, që merr kontaktin e parë me mjetet që
transportojnë bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera.

Neni 16
Njoftimi i organeve të Shërbimit të Mbrojtjes së Bimëve

Personat fizikë dhe juridikë, që merren me kultivimin, prodhimin dhe magazinimin e
bimëve dhe të produkteve bimore, kur vërejnë ose dyshojnë për një parazit të pahasur më
parë në një zonë ose për shtim masiv të një paraziti, janë të detyruar të njoftojnë
menjëherë organet e Shërbimit të Mbrojtjes së Bimëve, si dhe të sigurojnë një mostër të tij.

Neni 17
Shpallja e zonës së prekur

Kur në një zonë shfaqet një parazit karantinor, Ministri, qe mbulon fushen e bujqesise e shpall
me urdhër këtë zonë të prekur dhe përcakton masat për kufizimin e përhapjes së parazitit karantinor deri në çrrënjosjen e tij.
Urdhri u bëhet i njohur organeve të qeverisjes vendore dhe prodhuesve, personave fizikë
e juridikë që merren me kultivimin, prodhimin dhe magazinimin e bimëve dhe të produkteve bimore.

Neni 18
Bllokimet

Inspektori bllokon bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera kur vëren se ka shkelje të neneve 13, 14 dhe 16 të këtij lig).
Menjëherë pas bllokimit, inspektori njofton me shkrim zotëruesin e tyre për kohën dhe arsyen e bllokimit.

Neni 19
Shumëzimi i parazitëve për qëllime kërkimore

Mbajtja dhe shumëzimi i parazitëve karantinorë për qëllime kërkimore dhe
eksperimentale lejohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, kur ai gjykon se
institucioni kërkimor zotëron mjetet e nevojshme që garantojnë me protokoll të veçantë
mospërhapjen e parazitit karantinor.

Neni 20
Rregullat për inspektimin karantinor fitosanitar

Rregullat për inspektimin karantinor fitosanitar përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.


KREU V
PRODUKTET PËR MBROJTJEN E BIMËVE


Neni 21
Regjistrimi i PMB-ve

Ne Republiken e Shqiperise regjistrohen vetem PMB-te, te cilat jane te regjistruara ne vendet e Bashkimit Europian
Të gjitha PMB-të që hyjnë dhe/ose përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë i nënshtrohen procedurës së regjistrimit.

Neni 22
Institucionet vlerësuese të PMB-ve

1. Institucionet për vlerësimin e PMB-ve gjatë procedurës së regjistrimit janë:
a)Departamenti i Mbrojtjes se Bimeve (DMB) ne Universitetin Bujqesor, Tirane, i cili bën vlerësimin biologjik dhe agronomik;
b) Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili bën vlerësimin toksikologjik në kafshë;
c) Instituti i Shëndetit Publik, i cili bën vlerësimin toksikologjik në njerëz;
ç) Ministria e Mjedisit, e cila bën vlerësimin e ndikimit në mjedis.
2. Rregullat e regjistrimit dhe kriteret e vlerësimit të PMB-ve nga institucionet e
përmendura në pikën 1 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave,
me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Ministrit të Shëndetësisë dhe Ministrit të Mjedisit.

Neni 23
Importimi dhe tregtimi

1. Lejohet importimi dhe tregtimi i PMB-ve të regjistruara.
2.Importimi i PMB-ve te regjistruara, te klasifikuara “PMB te rrezikshme” dhe “PMB me rrezik te larte” kryhet me leje importi, te leshuar nga drejtuesi i struktures pergjegjese te mbrojtjes se bimeve, ndersa importimi i PMB-ve te tjera kryhet sipas parimit te autodeklarimit.
3. Shfuqizohet.
4. Shfuqizohet.

Neni 24
Transporti, ruajtja dhe përdorimi

1. Transporti i PMB-ve kryhet me mjete të sigurta dhe të përshtatshme.
2. Ruajtja e PMB-ve bëhet në mjedise të caktuara për këtë qëllim, larg qendrave të
banuara dhe atyre publike, për të mënjanuar ndikimet negative në mjedis.
3. PMB-të përdoren duke respektuar kërkesat dhe udhëzimet, që jepen në dokumentin e regjistrimit.

Neni 25
Kualifikimi

1. Të drejtën e importimit dhe tregtimit të PMB-ve e kanë personat e diplomuar në
fushën e agronomisë, ose që kanë të punësuar persona të diplomuar në fushën e agronomisë.
2. PMB-te e klasifikuara “PMB me rrezik te larte” perdoren vetem nga personat e permendura
ne piken 1 si dhe ata, qe jane te pajisur me deshmi aftesie te veçante. PMB-te e klasifikuara
“PMB te rrezikshme” perdoren nga persona te pajisur me deshmi aftesie, ndersa ato te
klasifikuara “PMB te tjera” perdoren pa deshmi.

Neni 26
Akte nënligjore për PMB-të

Rregullat për importimin, tregtimin, transportin, ruajtjen, përdorimin dhe asgjësimin e
PMB-ve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.


KREU VI
KUNDËRVAJTJE ADMINISTRATIVE


Neni 27
Kundërvajtje administrative

Kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e
mëposhtme të dispozitave të këtij ligji:
1. Moszbatimi nga personat fizikë e juridikë të kërkesave të nenit 8 të këtij ligji.
2. Moszbatimi nga subjektet shtetërore dhe private të kërkesave të pikës 1 të nenit 10 të këtij ligji.
3. Përdorimi i materialeve bimore për shumëzim ose mbjellje pa iu nënshtruar inspektimit
fitosanitar dhe pa u pajisur me certifikatë fitosanitare, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 11 të këtij ligji.
4. Importi, eksporti dhe kalimi transit në territorin e Republikës së Shqipërisë i bimëve, i
produkteve bimore dhe i objekteve të tjera, në kundërshtim me kërkesat e nenit 13 të këtij ligji.
5. Importi, eksporti dhe kalimi transit në territorin e Republikës së Shqipërisë i bimëve, i
produkteve bimore dhe i objekteve të tjera, si dhe shumëzimi dhe kultivimi i bimëve, në kundërshtim me kërkesat e nenit 14 të këtij ligji.
6. Mosrespektimi i detyrimeve për njoftimin e rasteve të shfaqjes së një paraziti të ri ose
të shtimit masiv të tij, në kundërshtim me kërkesat e nenit 16 të këtij ligji.
7. përdorimi në territorin e Republikës së Shqipërisë i PMB-ve, në kundërshtim me kërkesën e nenit 21 të këtij ligji.
8. Importimi dhe tregtimi i PMB-ve, në kundërshtim me kërkesat e neneve 23 pikat 2, 3 e 4 dhe 25 pika 1 të këtij ligji.
9. Transporti, ruajtja dhe përdorimi i PMB-ve, në kundërshtim me kërkesat e nenit 24 të këtij ligji.
10. përdorimi i PMB-ve të veçanta, në kundërshtim me kërkesat e pikës 2 të nenit 25 të këtij ligji.
11. Importimi dhe tregtimi i PMB-ve, në kundërshtim me kërkesat e pikes 1 te nenit 23, të
këtij ligji.

Neni 28
Sanksione

1. Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në pikat 1, 2 dhe 6 të nenit 27 të këtij
ligji, nga inspektori jepen dënime me gjobë 5 000 lekë.
2. Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në pikat 3, 4, 5 dhe 10 të nenit 27 të
këtij ligji, nga inspektori jepen dënime me gjobë 10 000 lekë.
3. Për kundërvajtjet administrative të parashikuara në pikën 9 të nenit 27 të këtij ligji, nga
inspektori jepen dënime me gjobë 15 000 lekë.
4. Për kundërvajtjet administrative të parashikuara në pikat 7 e 8 të nenit 27 të këtij ligji,
nga inspektori jepen dënime me gjobë 20 000 lekë.
5. Për kundërvajtjet administrative të parashikuara në pikën 11 të nenit 27, të këtij ligji, jepet
dënim me gjobë 50 000 lekë, si dhe detyrohet subjekti të kthejë PMB-të në vendin e origjinës së marrjes së tyre.
6. Në rast përsëritjeje të kundërvajtjeve administrative, të parashikuara në pikat 8 e 9 të nenit 27 të këtij ligji, subjektit i jepet dënim me gjobë 50 000 lekë, si dhe i propozohet ministrit heqja e licencës përkatëse.
7. Gjoba është dënim kryesor, masa e kthimit të PMB-së, e heqjes së të drejtës së importimit ose tregtimit të parashikuar në këtë nen janë dënime plotësuese dhe masat e bllokimit e parashikuara në nenin 18 të këtij ligji janë masa urgjente.

Neni 29
Procedurat e kundërvajtjes administrative

1. Të drejtën e dhënies së masës administrative, siç është përcaktuar në nenin 27, e ka inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
2. Kundër vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.


Neni 30
Ekzekutimi i vendimit

Ekzekutimi i vendimit kryhet sipas procedurave të përcaktuara në nenet 19 dhe 20 të ligjit nr. 7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".

Dispozitë kalimtare (Ligji Nr. 71/2013 datën 14.2.2013)
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.


KREU VII
DISPOZITA TË FUNDIT


Neni 31
Akte nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 7, 20, 22 pika 2 dhe 26 të këtij ligji.
Ngarkohet Ministri, qe mbulon fushen e bujqesise të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 12 të këtij ligji.

Neni 32
Shfuqizime

Ligji nr. 7662, datë 19.1.1993 "Për Shërbimin e Mbrojtjes së Bimëve", i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 33
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 4536, datë 13.4.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Bujqësia dhe Mjedisi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests