LIGJI PER SHOQERITE E BASHKEPUNIMIT BUJQESOR - Nr.38/2012

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PER SHOQERITE E BASHKEPUNIMIT BUJQESOR - Nr.38/2012

Postby Libraria UBT » 03 Aug 2015, 10:34

LIGJI PER SHOQERITE E BASHKEPUNIMIT BUJQESOR - Nr.38/2012

Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE VENDOSI: KREU I



DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Objekti

Objekt i ketij ligji eshte percaktimi i rregullave, kritereve dhe kushteve per themelimin e administrimin e shoqerive te bashkepunimit bujqesor, te drejtat dhe detyrimet e themeluesve e te anetareve te tyre, riorganizimin dhe prishjen e tyre, si dhe rregullimin e vendosjen e kritereve per disa aspekte te veprimtarise se tyre.

Neni 2
Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet per shoqerite e bashkepunimit bujqesor, te cilat themelohen dhe
ushtrojne veprimtarine e tyre ne Republiken e Shqiperise.
2. Pervec rasteve te parashikuara shprehimisht, per shoqerite e bashkepunimit bujqesor zbatohen edhe dispozitat e ligjit nr. 9901, date 14.4.2008 "Per tregtaret dhe shoqerite tregtare", titujt II, III dhe IV, per aq sa ato jane te zbatueshme dhe ne
perputhje me parashikimet e ketij ligji.

Neni 3
Shoqeria e bashkepunimit bujqesor

1. Shoqeria e bashkepunimit bujqesor eshte nje organizim vullnetar ndermjet personave fizike ose juridike, me qellim permbushjen e nevojave apo interesave te tyre ne fushen e prodhimit, te perpunimit dhe te tregtimit te produkteve bujqesore e blegtorale, kryesisht por pa u kufizuar, nepermjet marreveshjeve apo bashkepunimit te ndersjelle ndermjet tyre dhe shoqerise per sherbime, mallra apo produkte te sektorit bujqesor ose blegtoral, si dhe nepermjet promovimit te veprimtarive te tyre ekonomike.
2. Shoqerite e bashkepunimit bujqesor, te cilat krijohen dhe ushtrojne veprimtarine e tyre ne perputhje me percaktimet e ketij ligji, jane subjekt i lehtesive fiskale dhe skemave mbeshtetese, sipas legjislacionit ne fuqi.


KREU II
VEPRIMTARIA E SHOQERISE SE BASHKEPUNIMIT BUJQESOR


Neni 4
Objekti i veprimtarise dhe tipat e shoqerive te bashkepunimit bujqesor

Shoqerite, ne baze te objektit te veprimtarise qe ushtrojne, ndahen ne disa tipa si me poshte:
a) Shoqeri te bashkepunimit ne fushen e prodhimit bujqesor dhe ne marketing. Keto shoqeri mund te prodhojne, te manipulojne, te perpunojne, te ruajne, te klasifikojne, te transportojne, te shperndajne, si dhe te tregtojne produktet bujqesore ose blegtorale ne gjendjen e tyre natyrale ose te perpunuar me pare.
b) Shoqeri te bashkepunimit ne veprimtarine e punes bujqesore. Keto shoqeri mund te kryejne veprimtari te punes bujqesore per anetaret ose te tretet, duke perfshire dhe anetaret punetore.
c) Shoqeri te bashkepunimit per konsumin e lendeve dhe mallrave. Keto shoqeri mund te kryejne veprimtari te furnizimit me mallra dhe sherbime te blera nga anetaret, te tretet ose te prodhuara nga vete shoqeria, per perdorim dhe konsum te anetareve ose te treteve.
f) Shoqeri te bashkepunimit per inputet. Keto shoqeri mund te blejne, te perpunojne, te prodhojne dhe te fabrikojne me ffaredo lloj procesi ushqime per bagetine, plehra kimike, bime, farera, produkte fitosanitare, materiale, instrumente, makineri, impiante, produkte me prejardhje nga kafshet dhe ffaredo lloj produktesh te tjera, te nevojshme dhe te
pershtatshme per zhvillimin e prodhimit, bujqesor dhe blegtoral.
d) Shoqeri te bashkepunimit per qellime te tjera ne fushen e bujqesise. Keto shoqeri mund te
ushtrojne fdo lloj veprimtarie tjeter te nevojshem qe favorizon dhe lehteson permiresimin ekonomik,
teknik, ekologjik dhe te kushteve te punes te ffaredo lloj fermeri apo operatori ekonomik, i cili operon ne
fushen e bujqesise dhe te blegtorise.

Neni 5
Pergjegjesia e kufizuar

1. Shoqeria pergjigjet per detyrimet e saj me te gjithe pasurine aktuale dhe te ardhshme.
2. Anetaret e shoqerise jane pergjegjes per detyrimet e shoqerise deri ne vleren e kontributeve te
nenshkruara te kapitalit te shoqerise, qofshin ose jo te shlyera.

Neni 6
Selia dhe emertimi

1. Selia e shoqerise percaktohet ne statut, kryesisht, ne zonen ku kjo shoqeri kryen veprimtarine ose ku ka te
perqendruar veprimtarine drejtuese.
2. Shoqeria ka emertimin e saj, i cili percaktohet ne statut dhe qe duhet te permbaje fjalet "Shoqeri e bashkepunimit bujqesor".
3. Ne te gjitha shkresat, publikimet dhe dokumentet e shoqerise, emertimi i saj duhet te paraprihet nga fjalet "Shoqeri e bashkepunimit bujqesor", pas te cilave shenohen emertimi i shoqerise dhe numri i regjistrimit te saj. Ne asnje rast nje shoqeri tjeter nuk mund te perdore te njejten emertim.

Neni 7
Veprime me te tretet

Statuti mund te parashikoje qe shoqeria te kryeje veprimtari dhe sherbime ne kuader te objektit te percaktuar ne statut, pervef se me anetaret e saj edhe me persona fizike ose juridike, te trete, jo anetare, deri ne 40 per qind te totalit te te ardhurave nga veprimtarite e saj, gjithmone ne perputhje me dispozitat e ketij ligji.


KREU III
THEMELIMI, NUMRI I ANETAREVE DHE STATUTI I SHOQERISE SE BASHKEPUNIMIT
BUJQESOR


Neni 8
Akti i themelimit

Akti i themelimit te shoqerise nenshkruhet nga te gjithe nismetaret dhe permban te dhenat e meposhtme:
a) identitetin e themeluesve dhe te administratorit apo administratoreve;
b) deklaraten e permbushjes se kritereve per te qene anetar;
c) emertimin e shoqerise;
c) objektin e shoqerise;
d) seline;
dh) kapitalin e shoqerise;
e) perqindjen e kapitalit te zoteruar nga secili anetar.

Neni 9
Personaliteti juridik

1. Pas themelimit te saj, shoqeria regjistrohet ne Qendren Kombetare te Regjistrimit, sipas
dispozitave te ketij ligji dhe te ligjit nr. 9723, date 3.5.2007 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit".
2. Me regjistrimin ne Qendren Kombetare te Regjistrimit, shoqeria fiton personalitet juridik.

Neni 10
Numri i anetareve te shoqerise se bashkepunimit bujqesor

Per krijimin e shoqerise, numri minimal i anetareve te nevojshem duhet te jete 7. Ky numer mund te zmadhohet ose te zvogelohet pa asnje kufizim pergjate veprimtarise se shoqerise, por nuk duhet te jete nen kufirin minimal te anetareve te percaktuar ne kete nen.

Neni 11
Statuti

1. Statuti i shoqerise permban keto te dhena:
a) emertimin;
b) objektin e veprimtarise;
c) seline dhe adresen e saj;
c) afatin e veprimtarise, nese parashikohet qe shoqeria te ngrihet me afat te kufizuar;
d) vleren e kapitalit te nenshkruar;
dh) vleren minimale te detyrueshme per derdhje ne kapital si kontribut, si dhe formen e afatet per te fituar statusin e anetarit;
e) numrin e pjeseve, ne te cilat ndahet kapitali, dhe vleren e seciles pjese sipas kontributit te
anetareve;
e) te dhenat per anetaret themelues;
f) kriteret per pranimin e anetareve, kushtet e afatet per largimin vullnetar dhe perjashtimin e
anetareve;
g) te drejtat dhe detyrimet e anetareve;
gj) organet e shoqerise, kompetencat e tyre, menyren e funksionimit dhe te vendimmarrjes;
h) identitetin e administratorit ose te administratoreve ne castin e perpilimit te statutit, si dhe
afatet, largimin e pergjegjesite e administratorit gjate permbushjes se funksioneve;
i) te drejten per rimbursim te kontributeve te anetareve qe largohen; j) te dhenat e ekspertit/eve kontabel te shoqerise.
2. Cdo ndryshim ne te dhenat e statutit, te percaktuara me lart, regjistrohet ne Qendren Kombetare te Regjistrimit.


KREU IV
ANETARET E SHOQERISE SE BASHKEPUNIMIT BUJQESOR


Neni 12
Anetaret e shoqerise se bashkepunimit bujqesor

Anetare te shoqerise jane personat fizike ose juridike, te cilet permbushin nevojat dhe interesat e tyre, lidhur me veprimtarine bujqesore dhe blegtorale qe ushtrojne, nepermjet sherbimeve, mallrave apo produkteve te ofruara nga shoqeria.

Neni 13
Pranimi i anetareve te rinj

1. Kerkesa per pranimin e anetarit te ri behet me shkrim dhe i drejtohet administratorit, i cili ia kalon kerkesen asamblese se pergjithshme ne mbledhjen e saj me te pare, sipas procedures se percaktuar ne statut.
2. Pranimi i anetarit te ri shoqerohet me nenshkrimin e kontributit dhe derdhjen e kontributit te detyrueshem ne kapitalin shoqeror, ne perputhje me parashikimet e ketij ligji dhe te statutit.
3. Statuti mund te parashikoje kritere per pranimin e anetareve te rinj, te cilat lidhen me objektin e shoqerise.
4. Shoqeria mban ne seline e saj nje regjister te anetareve, i cili eshte publik dhe i konsultueshem dhe qe permban te gjitha te dhenat e tyre identifikuese, adresat, si dhe kapitalin e nenshkruar e te shlyer prej tyre.
5. Cdo anetar i ri dhe cdo veprim, i cili ndryshon kapitalin e nenshkruar apo menyren e ndarjes se tij, si rrjedhoje e pranimit te anetarit te ri, duhet te shenohen ne regjistrin e anetareve, qe mbahet nga shoqeria, si dhe te regjistrohen ne Qendren Kombetare te Regjistrimit.

Neni 14
Te drejtat e anetareve

1. Te drejtat dhe pergjegjesite e anetareve percaktohen ne kete ligj dhe ne statutin e shoqerise.
2. Sipas ketij ligji, anetaret kane keto te drejta dhe pergjegjesi:
a) te propozojne ndryshimin e administratoreve te shoqerise.
b) te propozojne ndryshime apo permiresime te statutit.
c) te kerkojne dhe te disponojne kopje te statutit, te rregullores se brendshme apo te vendimeve
te organeve drejtuese te shoqerise, kryesisht, kur preken interesat e tyre.
c) te kerkojne dhe te marrin te dhena per gjendjen financiare dhe ekonomike te tyre brenda shoqerise.
d) te informohen, sa here qe depozitojne kerkese me shkrim, lidhur me gjendjen financiare te shoqerise, kryesisht, per:
i) llogarite vjetore financiare;
ii) raportin e veprimtarise se shoqerise;
iii) menyren dhe procedurat e ndarjes se fitimit;
iv) raportet e eksperteve kontabel;
dh) te informohen rregullisht per mbledhjet e asamblese se pergjithshme, duke perfshire ne informacion pikat e rendit te dites, dokumentacionin e pergatitur per mbledhje, si dhe te dhena te tjera, te cilat lidhen me vendimmarrjen per ceshtje te caktuara, te cilat mund te prekin interesat e tyre.
3. Nese ne statut nuk parashikohet ndryshe, administratori informon me shkrim anetarin per ceshtjet e trajtuara ne kerkesen e tij brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se saj.
4. Ceshtjet, te cilat kane lidhje me rregullimet statutore, kushtet e regjistrimit apo menyren e drejtimit te shoqerise, si dhe ceshtje te tjera, te cilat trajtohen ne kerkesen e anetareve qe zoterojne 10 per qind te kapitalit te shoqerise, perfshihen per shqyrtim e diskutim ne rendin e dites se mbledhjes me te pare te asamblese se pergjithshme.
5. Anetari kerkues ka te drejte te kundershtoje refuzimin e dhenies se informacionit, duke iu drejtuar gjykates brenda 30 diteve nga njoftimi per refuzimin.

Neni 15
Detyrimet e anetareve

Anetaret jane te detyruar te permbushin detyrimet e parashikuara ne ligj e ne statut dhe vecanerisht:
a) te marrin pjese ne mbledhjen e asamblese se pergjithshme;
b) te zbatojne marreveshjet e miratuara nga organet e shoqerise;
c) te marrin pjese ne veprimtari qe perbejne objektin e shoqerise, sipas percaktimeve te statuteve, pervecse kur asambleja e pergjithshme, ne rast te nje shkaku te justifikueshem, mund te perjashtoje nga ky detyrim anetarin ne masen qe i takon dhe sipas rrethanave;
c) te ruajne sekretin per ato ceshtje dhe te dhena te shoqerise, perhapja e te cilave mund te demtoje interesat e ligjshem te saj;
d) te mos kryejne veprimtari konkurruese me veprimtarine e shoqerise, pervecse kur kjo veprimtari zhvillohet ne kuader te cilesise se tij si anetar i shoqerise dhe objektit te saj dhe te mos bashkepunojne me ata qe zhvillojne veprimtari konkurruese ne te njejtin sektor me shoqerine, me perjashtim te rasteve kur autorizohen formalisht nga asambleja e pergjithshme;
dh) te marrin pjese ne veprimtarite e formimit dhe te kualifikimit;
e) te kryejne derdhjen e kontributeve te tyre ne kapitalin e shoqerise ne menyren e parashikuar;
e) te permbushin detyrimet e tjera, qe rrjedhin nga ligji dhe statuti.

Neni 16
Largimi i anetarit

1. Anetari mund te largohet nga shoqeria:
a) vullnetarisht, me ane te doreheqjes;
b) i detyruar, me ane te perjashtimit ne rastet e parashikuara ne kete ligj;
c) kur, nese statuti nuk e pengon, transferon pjesen e zoteruar prej tij ne kapitalin e shoqerise te
nje individ ose person juridik, i cili ka marre miratimin e asamblese se pergjithshme per te qene anetar;
c) ne rast likuidimi, kur anetari eshte person juridik;
d) ne rast falimentimi; dh) ne rast vdekjeje;
e) ne cdo rast tjeter, te percaktuar ne ligj apo ne statut.
2. Administratori shprehet me vendim te motivuar per largimin e anetarit, per secilin prej rasteve te parashikuara ne piken 1 te ketij neni, dhe vendimin e marre ia percjell per miratim asamblese se pergjithshme.
3. Largimi i anetarit dhe cdo veprim, i cili ndryshon kapitalin e nenshkruar apo menyren e ndarjes se tij, si rrjedhoje e largimit te anetarit, duhet te shenohen ne regjistrin e anetareve, qe mbahet nga shoqeria, si dhe te regjistrohen ne Qendren Kombetare te Regjistrimit.

Neni 17
Largimi vullnetar i anetarit

1. Anetari mund te largohet nga shoqeria vullnetarisht, nepermjet nje njoftimi paraprak me shkrim, te cilin ia drejton administratorit, sipas afateve dhe procedurave te parashikuara ne statutin e shoqerise.
2. Nese administratori nuk shprehet brenda afatit te parashikuar ne statutin e shoqerise, largimi i anetarit konsiderohet i pademshem.
3. Ne statut mund te parashikohet nje klauzole per kompromisin e anetarit per te mos u larguar vullnetarisht, deri ne permbushjen e nje afati te caktuar, i cili mund te lidhet me fundin e vitit financiar ose me te qenit prej me shume se nje viti si anetar ne shoqeri.

Neni 18
Rastet e perjashtimit te anetarit

1. Anetari mund te perjashtohet nga shoqeria me vendim te asamblese se pergjithshme, ne rastin kur:
a) ka kryer shkelje te rende te detyrave te tij ose ka vepruar ne kundershtim me interesat e shoqerise;
b) nuk ploteson kriteret per te qene anetar, sipas dispozitave te ketij ligji;
c) ka shkelur detyrimet e tij, te percaktuara ne shkronjat "b", "d", "e" dhe "e" te nenit 15 te ketij ligji;
f) perfshihet ne veprime, te cilat e bejne te pamundur vazhdimin e marredhenieve ndermjet anetarit dhe shoqerise.
2. Vendimi i largimit nga shoqeria i njoftohet anetarit, sipas afateve dhe menyrave te percaktuara ne statut.
3. Anetari ka te drejte te ngreje padi ne gjykate per vendimin e shoqerise per perjashtimin e tij.


KREU V
ORGANIZIMI I SHOQERISE SE BASHKEPUNIMIT BUJQESOR


Neni 19
Organet e shoqerise

Organet e shoqerise jane asambleja e pergjithshme dhe administratori.

Neni 20
Asambleja e pergjithshme

1. Asambleja e pergjithshme eshte organ vendimmarres dhe perbehet nga te gjithe anetaret e shoqerise.
2. Asambleja zgjedh kryetarin dhe sekretarin. Rregullat dhe kriteret per zgjedhjen e tyre, periudha e veprimtarise dhe procedura e shkarkimit percaktohen ne statutin e shoqerise.
3. Asambleja e pergjithshme, pervef sa mund te parashikohet ne statut, ka keto kompetenca:
a) vendos drejtimin e politikave ekonomike te shoqerise;
b) analizon raportin e gjendjes financiare, perfshire llogarite vjetore, shperndarjen e fitimeve, ngarkimin e humbjeve, menaxhimin financiar dhe feshtje te tjera te veprimtarise ekonomike, qe fmohen te rendesishme;
c) emeron dhe shkarkon administratorin/et, ekspertin/et kontabel dhe likuiduesin/it, si dhe percakton masen e shperblimit te tyre;
f) miraton zvogelimin apo zmadhimin e kapitalit;
d) miraton ndryshime te statutit;
dh) vendos per shperndarjen apo menyren e perdorimit te fitimit te shoqerise, sipas dispozitave te ketij ligji dhe statutit;
e) vendos shkrirjen, ndarjen, transformimin apo shperberjen e shoqerise;
e) vendos per ndryshimet e struktures ekonomike, shoqerore, organizative apo funksionale te shoqerise;
f) vendos per pjesemarrjen ne forma te tjera te bashkepunimit ekonomik edhe me ane te pjesemarrjes ne kapital, aderimin ne organizata me karakter perfaqesues dhe shkeputjen prej tyre;
g) miraton pasqyrat financiare, raportet per mbarevajtjen e veprimtarise se shoqerise, raportet e
eksperteve kontabel dhe te likuiduesve;
gj) miraton pranimin e anetareve te rinj dhe pjesemarrjen e tyre ne kapitalin e shoqerise, si dhe largimin apo perjashtimin e tyre;
h) kryen detyra dhe ceshtje te tjera te percaktuara ne ligj apo ne statut.
4. Per ceshtjet qe shqyrton, asambleja e pergjithshme merr vendimet perkatese, te cilat jane te
detyrueshme per te gjithe anetaret e shoqerise.

Neni 21
Thirrja e asamblese se pergjithshme

1. Asambleja e pergjithshme mblidhet ne rastet e percaktuara me ligj, ne statut apo sa here qe
mbledhja eshte e nevojshme per te mbrojtur interesat e shoqerise.
Asambleja e pergjithshme thirret te pakten nje here ne vit dhe brenda gjashte muajve nga data e mbylljes se vitit financiar.
2. Asambleja e pergjithshme thirret nga administratoret ose nga anetaret e percaktuar sipas pikes 4 te neni 14 te ketij ligji.
3. Asambleja e pergjithshme thirret nepermjet nje njoftimi me shkrim, jo me vone se 30 dite perpara dates se parashikuar per mbledhjen e asamblese. Gjithsesi, ne raste urgjente ky afat mund te reduktohet ne 15 dite. Njoftimi duhet te permbaje:
a) emertimin e shoqerise, seline e regjistruar, vendin dhe oren e mbledhjes se asamblese;
b) rendin e dites se mbledhjes se asamblese se pergjithshme.

Neni 22
E drejta e votes

Pervecse kur parashikohet ndryshe ne statut, cdo kuote jep te drejten e nje vote ne asamblene e pergjithshme.

Neni 23
Perfaqesimi ne mbledhje

1. Nje anetar mund te perfaqesohet ne asamblene e pergjithshme nga nje anetar tjeter apo nga nje
person i trete, ne baze te nje prokure te leshuar nga anetari, i cili perfaqesohet.
2. Administratoret nuk mund te veprojne si perfaqesues te anetareve ne asamblene e pergjithshme.
3. Prokura mund te jepet vetem per nje mbledhje te asamblese se pergjithshme, e cila perfshin edhe
mbledhjet vijuese me te njejtin rend dite.
4. Perfaqesuesi i autorizuar eshte i detyruar te deklaroje cdo fakt apo rrethane te tille qe, sipas gjykimit te anetarit te perfaqesuar, rrezikon te ndikoje ne vendimmarrjen e perfaqesuesit per interesa te tjere, te ndryshem nga ata te anetarit te perfaqesuar.

Neni 24
Kuorumi dhe marrja e vendimeve

1. Pervec sa percaktohet ne piken 2 te ketij neni, ne rastin e ceshtjeve per t'u trajtuar ne
mbledhjen e asamblese se pergjithshme, sipas pikes 3 te nenit 20 te ketij ligji, asambleja mund te marre
vendime te vlefshme, vetem nese jane te pranishem anetaret me te drejte vote, te cilet perfaqesojne me
shume se 30 per qind te kapitalit te shoqerise.
Me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne kete ligj ose ne statut, asambleja e pergjithshme miraton vendimet e saj per ceshtjet e percaktuara ne piken 3 te nenit 20 te ketij ligji, me votat e anetareve, te cilet perfaqesojne shumicen e kapitalit te shoqerise, te pranishem ose te perfaqesuar ne mbledhje.
2. Asambleja e pergjithshme miraton vendimet e saj, ne perputhje me percaktimet e shkronjave "c", "d", "e" dhe 'e" te pikes 3 te nenit 20 te ketij ligji, me votat e anetareve, te cilet perfaqesojne tre te katertat e kapitalit te shoqerise, te pranishem ose te perfaqesuar ne mbledhje. Kur asambleja duhet te vendose per ceshtjet, te cilat percaktohen ne shkronjat "c", "d", "e" dhe "e" te pikes 3 te nenit 20 te ketij ligji, ajo mund te marre vendime te vlefshme, vetem nese jane te pranishem anetaret me te drejte vote, te cilet perfaqesojne me shume se 50 per qind te kapitalit te shoqerise.
3. Nese asambleja e pergjithshme nuk mund te mblidhet per shkak te mungeses se kuorumit te permendur ne pikat 1 dhe 2 te ketij neni, asambleja mblidhet perseri jo me vone se 30 dite, me te njejtin rend dite.
4. Votimi eshte i hapur, me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne statut.

Neni 25
Procesverbali i mbledhjes se asamblese se pergjithshme

1. Te gjitha vendimet e asamblese se pergjithshme regjistrohen ne procesverbalin e mbledhjes, i cili
nenshkruhet nga kryetari dhe nga sekretari.
2. Procesverbali dhe dokumentet e bashkelidhura duhet te ruhen per nje periudhe 5-vjecare dhe
anetaret mund te kerkojne kopje te tyre.

Neni 26
Administratori

1. Asambleja e pergjithshme emeron nje ose disa persona fizike si administratore te shoqerise per nje periudhe te percaktuar ne statut, por e cila nuk mund te jete me e gjate se 5 vjet, me te drejte riperseritjeje.
2. Administratoret kane keto kompetenca:
a) kryejne te gjitha veprimet e administrimit te veprimtarise se shoqerise, duke zbatuar politikat e
percaktuara nga asambleja e pergjithshme;
b) perfaqesojne shoqerine;
c) kujdesen per mbajtjen e sakte e te rregullt te dokumenteve, te regjistrave dhe te librave kontabel te shoqerise;
c) pergatitin dhe nenshkruajne bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportin e ecurise se veprimtarise dhe, se bashku me propozimet per shperndarjen e fitimeve, ia paraqesin keto dokumente asamblese se pergjithshme per miratim;
d) krijojne nje sistem informimi dhe vleresimi ne kohen e duhur per rrethanat qe kercenojne
mbarevajtjen e veprimtarise dhe ekzistencen e shoqerise;
dh) kryejne regjistrimet dhe dergojne te dhenat e detyrueshme te shoqerise ne Qendren Kombetare te Regjistrimit, sipas ketij ligji;
e) i raportojne asamblese se pergjithshme per zbatimin e orientimeve dhe per realizimin e
veprimeve te posacme me rendesi te vecante per veprimtarine e shoqerise;
e) kryejne detyra te tjera, te percaktuara ne ligj dhe ne statut.
3. Nese statuti parashikon me shume se nje administrator, ata e administrojne bashkerisht
shoqerine ose me kompetenca te ndara sipas statutit.
4. Administratoret detyrohen:
a) te kryejne detyrat e tyre te percaktuara ne ligj ose ne statut ne mirebesim e ne interesin me te mire te shoqerise ne teresi, duke i kushtuar vemendje te vefante realizimit te suksesshem te objektit te shoqerise dhe ndikimit te veprimtarise se shoqerise ne mjedis;
b) te ushtrojne kompetencat qe u njihen ne ligj ose ne statut vetem per arritjen e qellimeve te percaktuara ne keto dispozita dhe duke konsideruar si te rendesishem interesin e shoqerise dhe te anetareve te saj;
c) te parandalojne dhe te menjanojne rastet e konfliktit, prezent apo te mundshem, te interesave personale me ata te shoqerise;
f) te ushtrojne detyrat e tyre me profesionalizmin dhe kujdesin e nevojshem.
5. Asambleja e pergjithshme mund te shkarkoje administratorin ose administratoret ne fdo
moment me shumice te thjeshte, pa u trajtuar kjo si ndryshim i statutit sipas percaktimit te pikes 2 te
nenit 24 te ketij ligji. Administratorit, te cilit i ka mbaruar mandati i plote i emerimit, kryen vetem ato
detyra, te cilat jane te nevojshme per permbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e shoqerise, deri ne
emerimin e administratorit te ri.


KREU VI
REGJIMI EKONOMIK


Neni 27
Kapitali

1. Kapitali i shoqerise perbehet nga kontributet e anetareve, te cilat mund te jene ne para ose ne natyre. Kapitali ndahet ne pjese, te cilat zoterohen nga anetaret dhe perfaqesojne vleren e kontributit te tyre ne kapital.
2. Kontributet ne natyre duhet te shprehen ne vlere ekonomike, ne baze te nje raporti vleresimi, te bere nga nje ekspert. Nese nuk mund te arrihet ne mirekuptim per vleresimin, secili prej anetareve mund t'i drejtohet gjykates perkatese per te ngarkuar nje ekspert vleresues, me nje vendim me efekt detyrues. Raporti i ekspertit per vleresimin e kontributeve i dorezohet Qendres Kombetare te Regjistrimit, se bashku me te dhenat e tjera, te kerkuara per regjistrim.
3. Kapitali minimal per krijimin e shoqerise se bashkepunimit bujqesor eshte 100 000 (njeqind mije) leke.

Neni 28
Kontributet e detyrueshme

1. Statuti mund te percaktoje kontributin e detyrueshem minimal per t'u nenshkruar nga anetaret,
si dhe perqindjen nga ky kontribut per t'u shlyer ne fastin e nenshkrimit te pjeseve. Shuma e
kontributeve te detyrueshme minimale nuk duhet te jete me e vogel se kapitali minimal i percaktuar ne
piken 3 te nenit 27 te ketij ligji.
2. Pjesa e nenshkruar si kontribut ne natyre duhet te shlyhet totalisht ne fastin e nenshkrimit te saj.

Neni 29
Ndryshimi i kapitalit

1. Ndryshimi i kapitalit nuk mund te arrije deri aty sa te jete me i vogel se kapitali minimal i
percaktuar ne piken 3 te nenit 27 te ketij ligji.
2. Statuti parashikon menyrat e ndryshimit te kapitalit, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji.


Neni 30
Transferimi i pjeses se kapitalit

Pjesa e kapitalit ne shoqeri fitohet ose transferohet duke pasur parasysh percaktimet e nenit 13 te ketij ligji dhe dispozitat e statutit, nepermjet:
a) nenshkrimit te kontributit ne kapitalin e shoqerise;
b) dhurimit;
c) trashegimise, kur te interesuarit kerkojne te jene anetare. Transferimi i pjeses tek te
interesuarit, te cilet gezojne cilesine e trashegimtarit dhe qe kerkojne te jene anetare, behet brenda gjashte
muajve nga vdekja e anetarit. Ne rastet kur nuk permbushet kushti i siperpermendur, ata kane te drejte te
kerkojne likuidimin e pjeses perkatese;
f) fdo forme, te parashikuar me ligj.

Neni 31
Rimbursimi i kontributeve

1. Anetaret, qe largohen nga shoqeria, rimbursohen per kontributet e derdhura ne kapital.
2. Rimbursimi behet pa cenuar vleren e kapitalit minimal, te percaktuar ne piken 3 te nenit 27 te
ketij ligji, dhe duhet te kryhet brenda jo me vone se 5 vitesh.
3. Statuti parashikon menyren dhe proceduren e rimbursimit te kontributeve.

Neni 32
Fondi i rezerves se detyrueshme

1. Shoqeria krijon fondin e rezerves se detyrueshme, i cili destinohet per konsolidimin dhe
garancine e kapitalit te shoqerise se bashkepunimit bujqesor e te aftesise paguese te saj dhe eshte i
pandashem ndermjet anetareve dhe i patransferueshem, pervef rasteve te parashikuara ne nenin 56 te ketij ligji.
2. Fondi i rezerves se detyrueshme krijohet nga derdhja ne kete fond e jo me pak se 15 per qind
te fitimit neto, te realizuar gjate vitit financiar paraardhes, pasi te jene zbritur humbjet e mbartura, ne
masen derisa kjo rezerve te jete e barabarte me kapitalin e shoqerise, sipas nenit 27 te ketij ligji.

Neni 33
Fondi i perballimit te riskut

1. Shoqeria krijon fondin e perballimit te riskut, qe sherben per perballimin nga shoqeria te rreziqeve apo demeve te ffaredolloj natyre, me te cilat mund te perballet veprimtaria e shoqerise, perfshire ketu edhe fenomenet natyrore apo ato deme dhe risqe, te cilat jane te lidhura me vete llojin e veprimtarise ose te produktit.
2. Shoqeria depoziton ne fondin e perballimit te riskut nje perqindje te fitimit te saj, e cila percaktohet ne statut, por qe nuk mund te jete me pak se 10 per qind e fitimit neto, te realizuar gjate vitit financiar paraardhes, pasi te jene zbritur humbjet e mbartura. Ky fond eshte i pandashem ndermjet anetareve dhe i patransferueshem, pervef rasteve te parashikuara ne nenin 56 te ketij ligji.

Neni 34
Viti ekonomik dhe percaktimi i fitimeve

1. Viti ekonomik zgjat dymbedhjete muaj, sipas vitit fiskal, ne perputhje me afatet e percaktuara ne legjislacionin tatimor dhe ate kontabel ne fuqi.
2. Percaktimi i fitimeve te vitit fiskal realizohet ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 8438, date 28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat", te ndryshuar.

Neni 35
Perdorimi i fitimit

Pjesa e fitimeve te realizuara nga veprimtaria e shoqerise pas depozitimeve, ne perputhje me nenet 32 dhe 33 te ketij ligji, me vendim te asamblese se pergjithshme mund te depozitohet e tera ose pjeserisht ne fondin e perballimit te riskut ose mund t'u shperndahet anetareve apo te perdoret per fonde apo qellime te tjera, sipas percaktimeve te statutit.

Neni 36
Ngarkimi i humbjeve

Ne rastet kur veprimtaria e shoqerise ne fund te vitit financiar rezulton me humbje, asambleja e pergjithshme vendos nese per mbulimin e humbjeve do te perdoret rezerva e detyrueshme apo ato do te mbarten per vitin pasardhes.


KREU VII
DOKUMENTACIONI DHE KONTABILITETI


Neni 37
Dokumentacioni i shoqerise se bashkepunimit bujqesor

1. Shoqeria mban te dhenat e veprimtarise se saj ne:
a) regjistrin e anetareve;
b) regjistrin e vendimeve te organeve te saj;
c) regjistrat per veprime financiare dhe kontabel.
2. Mbajtja e regjistrave te shoqerise eshte nen pergjegjesine e administratoreve. Menyrat dhe
afatet e ruajtjes se tyre percaktohen ne statut.

Neni 38
Kontabiliteti dhe llogarite vjetore

1. Shoqeria mban kontabilitetin e veprimtarise se saj ekonomike, ne perputhje me ligjin nr. 9228, date 29.4.2004 "Per kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", te ndryshuar.
2. Administratoret pergatitin raportin e veprimtarise, inventaret dhe llogarite vjetore, ne perputhje me legjislacionin kontabel, te cilat ia paraqesin asamblese se pergjithshme per miratim.

Neni 39
Auditimi i pasqyrave financiare

Pasqyrat financiare te shoqerise pergatiten sipas legjislacionit ne fuqi dhe dispozitave per shoqerite me pergjegjesi te kufizuar, te percaktuara ne ligjin nr. 10 091, date 5.3.2009 "Per auditimin ligjor, organizimin e profesionit te ekspertit kontabel te regjistruar dhe te kontabilistit te miratuar", te ndryshuar.


KREU VIII
REGJISTRIMI I SHOQERISE SE BASHKEPUNIMIT BUJQESOR


Neni 40
Regjistrimi i shoqerise se bashkepunimit bujqesor ne Qendren Kombetare te Regjistrimit

1. Shoqeria e bashkepunimit bujqesor duhet te regjistrohet prane Qendres Kombetare te Regjistrimit, ne perputhje me dispozitat e nenit 22 te ligjit nr. 9723, date 3.5.2007 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit".
2. Per regjistrimet e tjera te detyrueshme, sipas ketij ligji, aplikimi behet ne perputhje me dispozitat e nenit 22 te ligjit nr. 9723, date 3.5.2007 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit".
3. Rezervimi i emrit behet sipas dispozitave te ligjit nr. 9723, date 3.5.2007 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit".
4. Aplikimi per regjistrimin fillestar te shoqerise behet nga administratoret ose personat e autorizuar prej tyre.
5. Aplikimi per regjistrimet e tjera behet nga personat pergjegjes per perfaqesimin e shoqerise ne marredhenie me te tretet ose cdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi per regjistrimin e veprimeve juridike, qe lidhen me pjesemarrjen ne kapital, mund te kryhen, gjithashtu, edhe nga anetari, te cilit i perket pjesa e kapitalit.
6. Aplikimi dhe forma e dokumenteve shoqeruese percaktohen ne nenin 27 te ligjit nr. 9723, date 3.5.2007 "Per
Qendren Kombetare te Regjistrimit".
7. Forma dhe permbajtja e akteve, qe leshohen nga Qendra Kombetare e Regjistrimit, si dhe cdo veprim i kryer prane saj, miratohen me urdher te Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, me propozimin e titullarit te Qendres Kombetare te Regjistrimit.

Neni 41
Regjistrimi fillestar

1. Shoqerite regjistrohen ne regjistrin tregtar, duke depozituar aplikimin per regjistrim fillestar,
te plotesuar me te gjitha te dhenat e detyrueshme, sipas ketij ligji, statutit dhe aktit te themelimit, ne rast
se jane hartuar si dy dokumente te vecanta, ne aktet e emerimit te organeve te shoqerise, nese nuk
perfshihen ne aktet e mesiperme, si dhe ne aktet e tjera, te nevojshme per themelimin, sipas legjislacionit ne fuqi.
2. Per regjistrimin fillestar te shoqerise jane te detyrueshme keto te dhena:
a) emri;
b) forma;
c) data e themelimit;
c) te dhenat e identifikimit te anetareve;
d) selia;
dh) objekti, ne qofte se eshte i percaktuar;
e) kohezgjatja, ne qofte se eshte e percaktuar;
e) te dhenat e identifikimit te personave pergjegjes per administrimin dhe perfaqesimin e
shoqerise ne marredhenie me te tretet, kompetencat e perfaqesimit, si dhe afatet e emerimit te tyre;
f) specifikimet e nenshkrimit (firmave) te personave, qe perfaqesojne shoqerine perpara te treteve;
g) njoftimi i vleres se kapitalit themeltar te nenshkruar;
gj) numri i pjeseve te kapitalit;
h) vlera e seciles pjese te zoteruar;
i) pjesemarrja ne kapital;
j) vlera dhe lloji i kontributeve te secilit anetar;
k) informacioni nese kapitali fillestar i nenshkruar eshte paguar ose jo.
3. Vertetimi i shlyerjes se kapitalit themeltar nuk perben kusht per regjistrimin fillestar.

Neni 42
Regjistrimet e tjera

1. Cdo ndryshim ne te dhenat e njoftuara dhe ne dokumentet shoqeruese, qe depozitohen ne regjister, sipas neneve te ketij kreu, njoftohet dhe regjistrohet ne Qendren Kombetare te Regjistrimit.
2. Pervef sa parashikohet ne piken 1 te ketij neni, subjekti duhet te regjistroje dhe te depozitoje aktet perkatese si me poshte:
a) bilancin vjetor kontabel dhe raportin e miratuar te eksperteve kontabel, te mbajtur sipas dispozitave te legjislacionit per kontabilitetin dhe pasqyrat financiare;
b) aktin e emerimit dhe te shkarkimit te ekspertit kontabel te autorizuar, si dhe te dhenat e identifikimit;
c) aktin e emerimit te likuiduesve, si dhe te dhenat e tyre te identifikimit;
f) aktin e pushimit te veprimtarise ekonomike tregtare, aktet e prishjes, te mbylljes apo te shperndarjes, aktet e transformimit, te bashkimit, te ndarjes, te hapjes se procedurave te administrimit, te likuidimit ose te
riorganizimit, si dhe aktet e tjera te ndermjetme, te parashikuara nga legjislacioni ne fuqi;
d) te dhena per vendet e tjera te ushtrimit te veprimtarise, te ndryshme nga selia;
dh) cdo ndryshim te numrit te anetareve dhe te kapitalit;
e) dokumentet, qe vertetojne venien e pengjeve, ose garancite e tjera per pjesemarrjet ne kapitalin e subjektit;
e) fdo regjistrim tjeter te detyrueshem, sipas dispozitave ligjore ne fuqi.

Neni 43
Çregjistrimi

Çregjistrimi i shoqerise ne Qendren Kombetare te Regjistrimit behet ne rastet dhe sipas menyres se parashikuar nga ky ligj dhe ligji nr. 9723, date 3.5.2007 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit".


KREU IX
SHKRIRJA, NDARJA DHE PRISHJA E SHOQERISE SE BASHKEPUNIMIT BUJQESOR


Neni 44
Shkrirja, ndarja dhe prishja e shoqerise se bashkepunimit bujqesor

Shkrirja, ndarja dhe prishja e shoqerise se bashkepunimit bujqesor behen ne perputhje me dispozitat e pjeses IX te ligjit nr. 9901, date 14.4.2008 "Per tregtaret dhe shoqerite tregtare", per aq sa perputhen me dispozitat e ketij ligji.

Neni 45
Prishja e shoqerise se bashkepunimit bujqesor

Shoqeria shkrihet dhe hyn ne proces likuidimi per shkaqet e meposhtme:
a) perfundimi i afatit te shoqerise, sipas percaktimeve te statutit;
b) vullneti i anetareve, i manifestuar nepemjet vendimit te asamblese se pergjithshme;
c) permbushja e plote e objektit te shoqerise ose pamundesia per ta permbushur ate;
f) zvogelimi i numrit te anetareve nen minimumin ligjor te nevojshem, per te krijuar nje shoqeri,
sipas dispozitave te ketij ligji, nese numri i nevojshem i anetareve nuk rivendoset brenda nje periudhe prej 6 muajsh;
d) bllokimi i veprimtarise vendimmarrese te ndonjerit prej organeve te shoqerise ose
mosushtrimi i veprimtarise se shoqerise per nje periudhe te vazhdueshme 5-vjefare;
dh) reduktimi i kapitalit te shoqerise nen minimumin e percaktuar ne ligj, nese nuk rivendoset brenda nje periudhe gjashtemujore;
e) nisja e procedurave te falimentimit;
e) mosushtrimi i veprimtarise per nje periudhe te vazhdueshme 5-vjefare dhe mosnjoftimi i pezullimit te veprimtarise, ne perputhje me ligjin nr. 9723, date 3.5.2007 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit";
f) nese shoqeria rezulton me humbje per nje periudhe te vazhdueshme 5-vjecare;
g) me vendim te gjykates;
gj) per cdo arsye tjeter, te percaktuar ne kete ligj ose ne statut.

Neni 46
Regjistrimi i prishjes

1. Administratoret jane te detyruar te regjistrojne vendimin per prishjen e shoqerise prane Qendres Kombetare te Regjistrimit.
2. Nese prishja e shoqerise behet me vendim gjykate, gjykata njofton Qendren Kombetare te
Regjistrimit per vendimin dhe kerkon zbatimin e tij.

Neni 47
Likuidimi

1. Pervec rasteve kur kundrejt shoqerise eshte hapur nje procedure falimentimi te personit juridik, sipas dispozitave te ligjit nr. 8901, date 23.5.2002 "Per falimentimin", te ndryshuar, verifikimi i nje prej shkaqeve te permendura ne nenin 45 te ketij ligji, ka si pasoje hapjen e fazes se likuidimit te shoqerise ne gjendjen e aftesise paguese.
2. Likuidimi kryhet nga likuiduesit e emeruar nga asambleja e pergjithshme. Nese asambleja e pergjithshme nuk merr nje vendim per emerimin e likuiduesve, brenda 30 diteve pas vendimit te prishjes, cdo person i interesuar
mund t'i drejtohet gjykates per te caktuar nje likuidues.
3. Cdo person i interesuar ka te drejte t'i kerkoje gjykates zevendesimin e likuiduesit, nese paraqet arsye te mjaftueshme per te dyshuar se likuidimi i rregullt i shoqerise mund te cenohet nga likuiduesit e emeruar si me siper.
4. Cdo person i interesuar ka te drejte t'i kerkoje gjykates zevendesimin e likuiduesit te emeruar sipas pikave 2 dhe 3 te ketij neni, nese paraqet arsye te mjaftueshme per te dyshuar se likuidimi i rregullt i shoqerise mund te cenohet nga likuiduesit e emeruar si me siper. Kerkesa duhet te depozitohet ne gjykate brenda 30 diteve nga data e caktimit te likuiduesit.
5. Likuiduesi emerohet nga gjykata ne rastet kur shoqeria prishet me vendim te gjykates.

Neni 48
Shkarkimi i likuiduesve

1. Likuiduesit shkarkohen dhe zevendesohen me te njejtat kushte, te parashikuara ne dispozitat per emerimin e tyre.
2. Padite, qe lidhen me shperblimin e likuiduesit, ne baze te marredhenieve
kontraktore me shoqerine, rregullohen sipas dispozitave ligjore ne fuqi.

Neni 49
Regjistrimi prane Qendres Kombetare te Regjistrimit

1. Administratoret e shoqerise i njoftojne per regjistrim Qendres Kombetare te Regjistrimit te dhenat e likuiduesve te pare dhe tagrat e tyre per te perfaqesuar shoqerine, se bashku me dokumentet perkatese, sipas ligjit nr. 9723, date 3.5.2007 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit".
2. Likuiduesit depozitojne nenshkrimin e tyre. Likuiduesit i njoftojne per regjistrim Qendres Kombetare te Regjistrimit cdo ndryshim per identitetin dhe tagrat e tyre te perfaqesimit. Emerimi i likuiduesve nga gjykata regjistrohet sipas ligjit nr. 9723, date 3.5.2007 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit".
3. Me hapjen e procedurave te likuidimit, emri i regjistruar i shoqerise ndiqet nga shenimi "ne likuidim".

Neni 50
Ftesa per kreditoret

Likuiduesit duhet te ftojne kreditoret e shoqerise per te depozituar pretendimet e tyre per prishjen e saj, ne perputhje me dispozitat e nenit 195 te ligjit nr. 9901, date 14.4.2008 "Per tregtaret dhe shoqerite tregtare".

Neni 51
Administrimi nga likuiduesit

1. Likuiduesi merr persiper te drejtat dhe detyrimet e administratoreve nga data e emerimit te tij.
2. Nese shoqeria emeron me shume se nje likuidues, pervefse kur akti i emerimit parashikon se
ata veprojne vefmas njeri - tjetrit, likuiduesit ushtrojne bashkerisht te drejtat e detyrimet sipas ketij ligji.
Likuiduesit mund te autorizojne njerin prej tyre te kryeje veprime te nje kategorie te posafme.
3. Likuiduesi i nenshtrohet mbikeqyrjes se anetareve dhe te asamblese se pergjithshme.

Neni 52
Te drejtat e detyrimet e likuiduesit

1. Detyra e likuiduesve eshte mbyllja e te gjitha veprimeve te shoqerise, mbledhja e kredive te paarketuara dhe e kontributeve te pashlyera, likuidimi i te gjitha aseteve te shoqerise, perfshire, nese eshte nevoja, edhe fondet e krijuara sipas ketij ligji, me qellim shlyerjen e kreditoreve, duke respektuar radhen e referimit, sipas nenit 605 te Kodit Civil.
2. Nese, ne baze te pretendimeve te ngritura nga kreditoret sipas nenit 50 te ketij ligji, likuiduesit verejne se pasuria e shoqerise, perfshire kontributet e pashlyera, nuk eshte e mjaftueshme per pagesen e ketyre pretendimeve, likuiduesit detyrohen ta pezullojne proceduren e likuidimit e t'i kerkojne gjykates perkatese nisjen e procedurave te falimentimit.

Neni 53
Bilancet

Likuiduesi pergatit nje bilanc te gjendjes financiare dhe te aseteve te shoqerise ne fastin e hapjes se likuidimit dhe nje bilanc perfundimtar ne fastin e mbylljes se ketyre procedurave. Nese procedura e likuidimit zgjat me shume se nje vit, likuiduesi pergatit, gjithashtu, pasqyrat financiare vjetore te shoqerise. Bilancet miratohen nga asambleja e pergjithshme.

Neni 54
Mbrojtja e kreditoreve

1. Likuiduesit nuk mund te shperndajne aktivet e mbetura perpara perfundimit te afatit referuar ne nenin 199 te ligjit nr. 9901, date 14.4.2008 "Per tregtaret dhe shoqerite tregtare".
2. Nese nje kreditor i shoqerise, per te cilin likuiduesi eshte ne dijeni, nuk kerkon te drejtat e tij, shumat perkatese depozitohen prane gjykates, ndersa mallrat depozitohen ne nje magazine me shpenzimet e kreditorit. Rregullat e pergjithshme per kontraten e depozites jane te zbatueshme.
3. Nese nje detyrim nuk mund te shlyhet menjehere ose nese eshte i debatueshem, aktivet mund te shperndahen vetem nese kreditorit i eshte dhene garanci e pershtatshme.

Neni 55
Raporti i likuiduesit, shperblimi dhe shkarkimi

1. Pas shlyerjes se detyrimeve te shoqerise ndaj kreditoreve, likuiduesit i paraqesin asamblese se pergjithshme nje raport per proceduren e likuidimit, per detyrimet e shlyera, si dhe per shperblimin e tyre.
2. Nese asambleja e pergjithshme e miraton raportin, likuiduesit lirohen nga detyra dhe perfitojne shperblimin e percaktuar ne raport.
3. Nese raporti nuk miratohet, likuiduesit mund t'i drejtohen gjykates me kerkesen per ta shkarkuar nga detyra, si pasoje e permbushjes ne menyren e duhur te detyrave.
4. Pas shkarkimit te likuiduesit nga gjykata, ai ka te drejte te perfitoje shperblimin e percaktuar ne raport.

Neni 56
Shperndarja e aktiveve te mbetura

1. Pas shlyerjes se detyrimeve ndaj kreditoreve, likuiduesi u shperndan anetareve aktivet e mbetura, perfshire edhe fondet e krijuara sipas ketij ligji, ne perpjesetim me veprimtarine e bashkepunimit te ndersjelle, te zhvilluar nga secili anetar.
2. Pasurite, qe i jane dhene shoqerise me qira apo ne perdorim me cfaredo titulli, u kthehen anetareve. Anetaret nuk kane te drejten e demshperblimit ne rast shkaterrimi, demtimi apo uljeje te vleres se pasurise, nese kjo nuk varet nga veprimi apo mosveprimi i shoqerise ose personave qe kane vepruar ne emer te saj.

Neni 57
Perfundimi i likuidimit dhe ^regjistrimi i shoqerise

Pas shperndarjes se aktiveve te mbetura, likuiduesi e njofton Qendren Kombetare te Regjistrimit per perfundimin e likuidimit dhe kerkon cregjistrimin e shoqerise.

Neni 58
Pergjegjesia e likuiduesit

1. Veprimtaria e likuiduesit nuk mund te kundershtohet pas cregjistrimit te shoqerise nga Qendra Kombetare e Regjistrimit.
2. Likuiduesit pergjigjen ndaj kreditoreve per demet e shkaktuara gjate procedures se likuidimit, ne perputhje me dispozitat qe rregullojne pergjegjesine e administratoreve. Nese ka disa likuidues, ata pergjigjen bashkerisht. Krahas likuiduesve, edhe anetaret pergjigjen bashkerisht ndaj kreditoreve te shoqerise deri ne vleren qe u eshte shperndare. Kreditoret, te cilet nuk kane depozituar pretendimet e tyre ne afat, sipas nenit 50 te ketij ligji, apo kreditoret, per te cilet likuiduesi nuk ka qene dhe nuk mund te kishte qene ne dijeni, nuk kane te drejte te ngrene padi, sipas fjalise se pare dhe te dyte te kesaj pike.
3. Padite e permendura ne piken 2 te ketij neni duhet te ngrihen brenda 3 viteve pas cregjistrimit te
shoqerise nga Qendra Kombetare e Regjistrimit.

Neni 59
Likuidimi i thjeshtezuar, kushtet dhe procedura

1. Shoqeria mund te likuidohet nepermjet nje procedure te pershpejtuar, nese kjo vendoset nga te gjithe anetaret dhe kur keta deklarojne perpara gjykates perkatese se te gjitha detyrimet e shoqerise ndaj kreditoreve jane shlyer e jane rregulluar te gjitha marredheniet me punemarresit.
2. Administratoret regjistrojne prane Qendres Kombetare te Regjistrimit vendimin per likuidimin e
shoqerise nepermjet procedures se thjeshtezuar.
3. Administratoret jane pergjegjes per demin e shkaktuar nga shkelja e detyrave te tyre gjate likuidimit te thjeshtezuar. Pervef administratoreve, edhe anetaret e shoqerise pergjigjen bashkerisht deri ne shumat e marra.
4. Padite, sipas pikes 3 te ketij neni, duhet te ngrihen brenda 3 viteve nga data e
fregjistrimit te shoqerise nga Qendra Kombetare e Regjistrimit.

Neni 60
Fshirja pas likuidimit te thjeshtezuar

Neni 57 i ketij ligji zbatohet edhe ne rastin e perfundimit te likuidimit te thjeshtezuar.

Neni 61
Federatat e shoqerive te bashkepunimit bujqesor

1. Shoqerite e bashkepunimit bujqesor mund te bashkohen ne federata per te mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre.
2. Per themelimin dhe funksionimin e nje federate duhet te bashkohen te pakten tri shoqeri te bashkepunimit bujqesor.
3. Organet e federates jane asambleja e pergjithshme dhe administratoret.
4. Perberja, numri, procedurat e funksionimit dhe te organizimit te asamblese se
pergjithshme dhe te administratoreve te federates percaktohen ne statut.
5. Federata kryen keto detyra:
a) mbron interesat e pergjithshem te shoqerive anetare;
b) nxit promovimin, krijimin dhe bashkimin e shoqerive te bashkepunimit bujqesor;
c) zgjidh konfliktet ndermjet shoqerive anetare;
f) ndermjeteson dhe perfaqeson shoqerite me organizatat dhe institucionet shteterore.
6. Federata duhet te regjistrohet ne Qendren Kombetare te Regjistrimit, duke fituar keshtu edhe
statusin e personit juridik. Dokumenti publik per themelim duhet te permbaje:
a) listen e shoqerive anetare;
b) aktin e marreveshjes per themelim;
c) organet perfaqesuese dhe drejtuese; f) emertimin;
d) statutin.
7. Ne statut perfshihen te dhenat per:
a) emertimin e federates;
b) adresen dhe shtrirjen territoriale;
c) kushtet dhe procedurat per anetaresimin e shoqerive ne federate;
f) perberjen, funksionimin dhe zgjedhjen e organeve te saj te perfaqesimit dhe menaxhimit.
8. Per funksionimin e federates jane te vlefshme dispozitat e ketij ligji per aq sa jane te zbatueshme.


KREU X
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT


Neni 62
Transformimi i shoqatave te fermereve dhe shoqerive te bashkepunimit te ndersjelle ne shoqeri te bashkepunimit bujqesor
1. Shoqerite e bashkepunimit te ndersjelle dhe shoqatat e fermereve, te krijuara sipas legjislacionit ne fuqi, brenda gjashte muajve nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, mund te
transformohen ne shoqeri te bashkepunimit bujqesor, sipas ketij ligji. Ky transformim ne shoqeri te bashkepunimit bujqesor nuk shoqerohet me likuidim te shoqerise ose shoqates.
2. Organet drejtuese te shoqerise ose shoqatave, te cilat do te transformohen, duhet te hartojne nje projekt transformimi dhe nje relacion shpjegues te aspekteve juridike dhe ekonomike te ketij transformimi, si dhe te
pasojave qe do te kene anetaret dhe te punesuarit.
3. Asambleja e pergjithshme e shoqerise ose e shoqates, e cila do te transformohet, miraton projektin e transformimit dhe statutin e ri te shoqerise se bashkepunimit bujqesor, si dhe ben regjistrimin e ndryshimeve perkatese ne Qendren Kombetare te Regjistrimit.

Neni 63
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Miratuar ne daten 5.4.2012

Shpallur me dekretin nr. 7409, date 23.4.2012 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Bujqësia dhe Mjedisi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest