LIGJI PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR* - Nr.10 416, datë 7.4.2011

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR* - Nr.10 416, datë 7.4.2011

Postby Libraria UBT » 15 Aug 2015, 15:59

LIGJI PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR* - Nr.10 416, datë 7.4.2011

I azhurnuar me ndryshimet e ligjit, - Nr. 67/2013. datën 14.2.2013

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:


KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për sigurimin e cilësisë së materialit mbjellës
dhe shumëzues bimor për mbështetjen e prodhimit bujqësor, mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit. Ky ligj përcakton:
a) kushtet për prodhimin, përgatitjen për tregtim, tregtimin, përfshirë importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor:
i) të bimëve bujqësore, të cilat përfshijnë drithërat, foragjeret, patatet, panxharin, bimët e
vajit e të fibrave, perimet, pemët drufrutore, hardhitë, humulusit, bimët eterovajore dhe medicinave të kultivuara;**
ii) të bimëve dekorative;
iii) të bimëve pyjore;
b) detyrimet e personave të angazhuar në prodhimin, përgatitjen për treg, tregtimin,
importimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor;
_________________________________________________________________________
* 32002L0054- Direktivë e Këshillit 2002/54/EC, 13 qershor 2002 për tregtimin e farës sëpanxharit. OJ L 193, 20.7.2002, p. 12-32, Version i Konsoliduar 25.1.2005
32002L0053 - Direktivë e Këshillit 2002/53/EC, 13 qershor 2002 për katalogun e përbashkëttë varieteteve të specieve të bimëve bujqësore. OJ L 193, 20.7.2002, p. 1-11, Version iKonsoliduar 18.4.2004.
32002L0055 - Direktivë e Këshillit 2002/55/EC, 13 qershor 2002 për tregtimin e farave të
perimeve. OJ L 193, 20.7.2002, p. 33-59, Version i Konsoliduar 4.7.2009
32002L0056 - Direktivë e Këshillit 2002/56/EC, 13 qershor 2002 për tregtimin e farës së patates. OJ L 193, 20.7.2002, p. 60-73, Version i Konsoliduar 23.12.2008
31966L0401 - Direktivë e Këshillit 66/401/EEC, 14 qershor 1966 për tregtimin e farës së
bimëve foragjere. OJ 125, 11.7.1966, p. 2298-2308, Version i Konsoliduar 4.7.2009
31966L0402 - Direktivë e Këshillit 66/402/EEC, 14 qershor 1966 për marketingun e farave
të drithërave. OJ 125, 11.7.1966, Version i Konsoliduar 4.7.2009
31992L0090 - Direktivë e Këshillit 92/90/EEC, 3 nëntor 1992, vendosjen e detyrimeve ndaj
të cilave prodhuesit dhe importuesit e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera, janë
objekt dhe rregullimin e detajeve për regjistrimin e tyre. OJ L 344, 26.11.1992, p. 38-39
31968L0193 Direktivë e Këshillit 68/193/EEC, 9 prill 1968 për tregtimin e materialit për
shtimin vegjetativ të hardhisë; OJ L 93, 17.4.1968, p. 15-23, Version i Konsoliduar 14.7.2005
31992L0033 - Direktivë e Këshillit 92/33/EEC, 28 prill 1992 për tregtimin e materialit të
shtimit vegjetativ dhe mbjellës të perimeve, të ndryshëm nga fara. OJ L 157, 10.6.1992, p. 1-
9 , Version i Konsoliduar 30.10.2007 31992L0034 - Direktivë e Këshillit 92/34/EEC, 28 prill
1992 për tregtimin e materialit të shtimit vegjetativ të bimëve frutore dhe bimëve frutore të
destinuara për prodhimin e frutave. OJ L 157, 10.6.1992, p. 10-18, Version i Konsoliduar 30.11.2007
31998L0056 - Direktivë e Këshillit 98/56/EC, 20 korrik 1998 për tregtimin e materialit të
shtimit të bimëve zbukuruese. OJ L 226, 13.8.1998, p. 16-23 , Version i Konsoliduar 10.7.2003.
c) kërkesat për tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor dhe mënyrat për të garantuar standardet e tij;
ç) rregullat për regjistrimin e varieteteve të bimëve në Katalogun Kombëtar, në vazhdim KK,
mirëmbajtjen e tyre dhe për provën përkatëse të varieteteve të bimëve për t'u regjistruar në të;
d) mënyrën e përdorimit, të këmbimit të të dhënave dhe marrëdhëniet e sistemit të prodhimit
e të tregtimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor me sistemin e informacionit;
dh) rregullat e veprimtarisë së shërbimit publik në fushën e prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor;
e) rregullat për inspektimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.

Neni 2
Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të të gjitha bimëve, sipas
përcaktimit të shkronjës "a" të nenit 1 të këtij ligji, si dhe për materialin mbjellës dhe
shumëzues bimor të bimëve të tjera, kur këto prodhohen ose tregtohen për t'u përdorur në prodhimin bujqësor.
2. Ky ligj nuk zbatohet për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor që është importuar për
qëllim eksporti, përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

Neni 3
Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. "Cilësi e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor" është identiteti, pastërtia, gjendja
shëndetësore, fuqia mbirëse e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për mbjellje dhe riprodhim.
2. "Certifikim zyrtar" është një procedurë e përcaktuar, që kryhet nga ESHFF-ja, në bazë të
kërkesës së paraqitur nga furnizuesi dhe konsiston në:
a) mbikëqyrjen e mbjelljeve ose të plantacioneve për fara dhe material mbjellës dhe
shumëzues bimor, të ngastrave të tokës, të pajisjeve për prodhimin, ruajtjen dhe përgatitjen për treg të tyre;
b) kontrollin e evidencave dhe të regjistrave të mbajtur nga furnizuesi, në përputhje me kërkesat e këtij ligji;
c) marrjen dhe analizimin zyrtar të mostrave.
3. "Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve (ESHFF)" është organi që ngrihet dhe funksionon sipas përcaktimeve të këtij ligji.
4. "Farat e përziera" janë material mbjellës dhe shumëzues bimor, i përbërë nga dy ose më shumë specie bimore dhe/ose varietete.
5. "Furnizues" është çdo person, fizik ose juridik, vendas apo i huaj, që kryen të paktën njërën nga veprimtaritë e mëposhtme:
a) prodhim;
b) përgatitje për tregtim;
c) tregtim;
ç) import/eksport të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.
6. “Inspektim” është çdo lloj kontrolli i kryer nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore të detyrueshme, sipas këtij ligji.
7. “Inspektor” është punonjësi i inspektoratit që mbulon fushën përkatëse pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i ngarkuar për kontrollin e zbatimit të këtij ligji.
8. "Kategori të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor" janë nivele të ndryshme cilësie.
9. "Kategori të larta të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor" janë:
a) "Farat bazë (për bimët e arave, si drithëra, perime, patate, foragjere etj.)" janë:
i) farat e prodhuara në përputhje me praktikat e pranuara për ruajtjen e pastërtisë varietore
dhe shëndetësore, të parashikuara për prodhimin e farave të kategorisë "Fara të certifikuara";
ii) linjat inbreed për prodhimin e hibrideve dy e më shumë linjash;
b) "Material shumëzimi fillestar (për bimët drufrutore)" është materiali për shumim, i cili
është prodhuar nën përgjegjësinë e kultivuesit nga bimë që kultivohen në përputhje me
praktikat e pranuara për ruajtjen e pastërtisë varietore dhe ku janë zbatuar masa parandaluese
ndaj organizmave të dëmshëm të bimëve, i cili destinohet për prodhimin e materialit bazë të shumëzimit;
c) "Material shumëzimi bazë (për bimët drufrutore)" është materiali për shumim, i cili është
prodhuar nën përgjegjësinë e kultivuesit nga bimë që kultivohen në përputhje me praktikat e
pranuara për ruajtjen e pastërtisë varietore dhe ku janë zbatuar masa parandaluese ndaj
organizmave të dëmshëm të bimëve dhe i përftuar nga shumëzimi vegjetativ i materialit
fillestar të shumëzimit, i cili destinohet për prodhimin e materialit të certifikuar;
ç) "Material i certifikuar (për bimët drufrutore)" është materiali që rrjedh nga shumëzimi
direkt i materialit bazë të shumëzimit ose materiali fillestar, i destinuar për prodhimin e
bimëve të reja (fidanëve) ose të pjesëve të bimëve të destinuara për prodhimin e frutave, rrushit, ullinjve dhe agrumeve.
10. "Komisioni i Vlerësimit të Varieteteve për Regjistrim në Katalogun Kombëtar
(KVVRKK)" është organ që ngrihet dhe funksionon sipas përcaktimeve të këtij ligji.
11. "Laborator reference" është laboratori që vlerëson cilësinë dhe besueshmërinë e kryerjes
së analizave laboratorike për treguesit cilësorë të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.
12. "Lot" është një numër ose sasi materiali mbjellës dhe shumëzues bimor të specieve,
varieteteve ose kategorive të njëjta, të identifikueshme për origjinën dhe për homogjenitetin e tyre, lidhur me cilësinë dhe përbërjen.
13. "Material mbjellës dhe shumëzues bimor" janë farat, fidanët, e gjithë bima ose pjesë të
saj, si tuberat, bulbat, rizomat, kalemat, sythat, nënshartesat, shartesat e të tjera, nëse janë përcaktuar për:
a) shtim ose/dhe riprodhim të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor;
b) mbjellje me qëllim prodhimin e bimëve.
14. "Ministër" është ministri përgjegjës për bujqësinë.
15. "Organizëm i Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ)" është çdo organizëm i gjallë bimor, që
zotëron një ndërthurje të re të materialit gjenetik, që përftohet nëpërmjet përdorimit të bioteknologjisë moderne.
16. "Përgatitja e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për treg" janë procedurat, të cilave
u nënshtrohet materiali mbjellës dhe shumëzues bimor për t'u përgatitur për treg.
17. "Prodhim i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor" është sigurimi i materialit mbjellës,
shumëzimi me anë të mënyrave të ndryshme të shumimit, që për specie të veçanta janë të ndryshme.
18. "Testim" janë provat krahasuese, që kryhen në dy a më shumë zona, për të vërtetuar
aftësitë prodhuese dhe cilësore të një varieteti.
19. "Tregtim i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor" është importimi, eksportimi dhe
tregtimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, kur këto nuk janë përmendur veçmas, në nene të caktuara të këtij ligji.
20. "Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Varieteteve të Reja të Bimëve (UPOV)"
është organizmi ndërkombëtar, me qendër në Gjenevë, i ngritur sipas përcaktimeve të
Konventës për Mbrojtjen e Varieteteve të Reja të Bimëve.
21. "Varietet" është një grup bimor, brenda një taksoni të vetëm botanik, të nivelit më të ulët të klasifikimit, që mund të jetë:
a) i përcaktuar nga shprehja e karakteristikave që rezultojnë nga një gjenotip i dhënë ose kombinim gjenoti pesh;
b) i dallueshëm nga një grupim tjetër bimor nga shprehja e të paktën njërës nga karakteristikat e sipërpërmendura;
c) i konsideruar si një grupim, me qëllim përshtatshmërinë e tij për t'u shumuar i pandryshuar.
22. "Vendndodhja e veprimtarisë së furnizuesit" është një njësi ekonomike e plotë, përfshirë
fushat, objektet, makineritë dhe pajisjet ku kryhen veprimtaritë e furnizuesit.


KREU II
KËRKESAT PËR TREGTIMIN E MATERIALIT MBJELLËS
DHE SHUMËZUES BIMOR


Neni 4
Kërkesat për tregtim

1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i specieve të veçanta të bimëve, të përcaktuara
sipas këtij ligji, tregtohet nëse plotëson kërkesat për cilësitë e kategorive të përcaktuara të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.
2. Kur kategoria për disa specie bimësh është e papërcaktuar, ato tregtohen pasi plotësojnë
kërkesat e cilësisë, për kategoritë e papërcaktuara.
3. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i disa specieve të caktuara duhet të plotësojë
kërkesat e gjendjes shëndetësore, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve.
4. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor tregtohet në lote, paketohet dhe etiketohet sipas mënyrës së përcaktuar në këtë ligj.
5. Kur materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është ose përmban OMGJ, duhet të plotësojë
edhe kërkesat e legjislacionit në fuqi për OMGJ-të, si dhe të jetë shënuar si OMGJ. Në
etiketën e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor shënohet nëse ai ka të modifikuar gjenetikisht edhe vetëm njërin nga komponentët.
6. Kur materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është i trajtuar me plehrat e përdorimit për
bimësinë ose produkte të mbrojtjes së bimëve, këto përshkruhen sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin përkatës në fuqi.
7. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i një specieje të përcaktuar tregtohet nëse:
a) varieteti është i regjistruar në KK;
b) është prodhuar nën mbikëqyrjen e ESHFF-së;
c) janë verifikuar për certifikimin kërkesat e pikave 1 dhe 3 të këtij neni;
ç) janë verifikuar treguesit cilësorë specifikë, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të tij;
d) është vërtetuar gjendja shëndetësore me certifikatë fitosanitare.
8. Kryerja e veprimtarisë së tregtimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të
përcaktuar në këtë ligj përfshihet në kategorinë II.4 të shtojcës së ligjit nr. 10 081, datë
23.2.2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
Licencimi i këtyre veprimtarive bëhet sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për licencat.
9. Kriteret për kategorinë, identitetin, cilësinë, paketimin dhe etiketimin për specie të veçanta
dhe grup speciesh të bimëve, sipas këtij ligji, përcaktohen me vendime të Këshillit të
Ministrave, me propozim të ministrit, ndërsa për bimët pyjore dhe dekorative me propozim të
përbashkët të ministrit dhe ministrit përgjegjës për bimët pyjore dhe dekorative.
10. Kriteret dhe rregullat e përpunimit, të ambalazhimit, të ruajtjes, të etiketimit dhe të
përmbajtjes së etiketës për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, të prodhuar brenda
vendit për tregtim të brendshëm, përveç sa përcaktohet në pikën 9 të këtij neni, përcaktohen
me udhëzim të ministrit, ndërsa për bimët pyjore dhe dekorative, me udhëzim të përbashkët
të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për bimët pyjore dhe dekorative.

Neni 5
Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i certifikuar jo përfundimisht

1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i përcaktuar për tregtim, sipas këtij ligji, mund t'u
shpërndahet furnizuesve të tjerë si "i certifikuar jo përfundimisht" dhe të tregtohet si i tillë me kusht që:
a) të jetë i prodhuar nën mbikëqyrjen e ESHFF-së;
b) të plotësojë kërkesat e përcaktuara për identitetin, pastërtinë varietore dhe gjendjen shëndetësore;
c) të jetë i etiketuar në mënyrën e përcaktuar.
2. Kërkesat për tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, "i certifikuar jo
përfundimisht" dhe për etiketimin përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 6
Kërkesat dhe përjashtimet për një varietet

1. Speciet e bimëve, varieteti i ri i të cilave duhet të regjistrohet në KK, përcaktohen me urdhër të ministrit.
2. Me kërkesë të furnizuesit, ESHFF-ja mund të lejojë tregtimin e materialit mbjellës dhe
shumëzues bimor, që është në proces pranimi për regjistrim në KK.
3. Sasitë e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor në proces pranimi dhe forma e
përmbajtja e kërkesës që paraqet furnizuesi përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 7
Kërkesa të veçanta për tregtimin

1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor për prodhim organik tregtohet nëse:
a) përputhet me kërkesat e veçanta në lidhje me tregtimin, të përcaktuara në këtë ligj dhe në
legjislacionin në fuqi për produktet organike;
b) është i etiketuar dhe i certifikuar në mënyrën e përcaktuar në këtë ligj.
2. Kërkesat e veçanta për tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për prodhim
organik, të paketuar në pako të vogla, dhe pë r tregtimin e varieteteve të ruajtura në veçanti
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 8
Farat e përziera

1. Farat mund të tregtohen edhe si "fara të përziera", me kusht që:
a) secili përbërës i farës së përzier të plotësojë kërkesat për tregtim ose përjashtimet e përcaktuara në këtë ligj;
b) të plotësohen kërkesat ligjore për tregtimin e farave të përziera;
c) të jenë të paketura dhe të etiketuara në mënyrën e përcaktuar.
2. Kërkesat për tregtimin, mënyrën e paketimit dhe të etiketimit të farave të përziera përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 9
Mbajtja e të dhënave për farat e përziera

1. Regjistrimi i një fare të përzier në regjistrin e farave të përziera bëhet nga ESHFF-ja, sipas
një kërkese të paraqitur nga furnizuesi i interesuar.
2. Forma, përmbajtja e kërkesës, kushtet për përbërjen e farave të përziera, të destinuara për
prodhim foragjer, dhe mënyra e regjistrimit përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 10
Përjashtimet për tregtimin

1. Nuk konsiderohen si produkt për tregtim:
a) mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për kontrolle zyrtare/mbikëqyrëse;
b) mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për qëllime shkencore, për punë
seleksionuese varietore ose për ruajtjen e materialit gjenetik;
c) materiali mbjellës dhe shumëzues bimor te persona që përgatisin për treg material mbjellës
shumëzues bimor në emër dhe për llogari të furnizuesve të përcaktuar;
ç) materiali mbjellës dhe shumëzues bimor te persona që prodhojnë specie të caktuara të
bimëve bujqësore në emër dhe për llogari të një furnizuesi, të destinuara për përpunim industrial.
2. Mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të përcaktuara në shkronjat "a" dhe
"b" të pikës 1 të këtij neni, duhet të kenë të shënuar në etiketë, në mënyrë të veçantë dhe të
dukshme, qëllimin e përcaktuar të përdorimit.
3. Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, të përcaktuar në shkronjat "c" dhe "ç" të
pikës 1 të këtij neni, ESHFF-ja lejon paraprakisht tregtimin në bazë të kërkesës së furnizuesit
dhe nëse nga verifikimi i kryer rezulton se materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i shërben këtij qëllimi.
4. Sasitë maksimale të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, që nuk tregtohen, mënyra e
etiketimit të mostrave dhe kushtet për autorizimin përcaktohen me udhëzim të ministrit.


KREU III
KËRKESAT PËR PRODHIMIN E MATERIALIT MBJELLËS
DHE SHUMËZUES BIMOR


Neni 11
Detyrimet e furnizuesit

1. Furnizuesi, në cilësinë e prodhuesit, kryen veprimtarinë e prodhimit të materialit mbjellës
dhe shumëzues bimor, të përcaktuar në këtë ligj dhe që përfshihet në kategorinë II.4 të
shtojcës së ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën
e Shqipërisë", të ndryshuar. Licencimi i kësaj veprimtarie bëhet sipas procedurave të
përcaktuara në legjislacionin në fuqi për licencat.
2. Furnizuesi, për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) harton planin dhe teknologjitë e prodhimit për çdo specie dhe varietet, përfshirë
verifikimin e cilësisë, që lejon prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në përputhje me kërkesat e këtij neni;
b) njofton menjëherë strukturën që kryen inspektimin, pranë AKU-së, për çdo dukuri të
shfaqur apo dukuri të dyshimtë, për organizmat e dëmshëm karantinorë në parcelat e
prodhimit, të cilët duhet të raportohen sipas ligjislacionit në fuqi për mbrojtjen e bimëve;
c) garanton që çdo lot i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të jetë i kontrollueshëm, i
disponueshëm dhe i identifikueshëm në të gjitha fazat e prodhimit, të përgatitjes për treg, të ruajtjes dhe të shitjes;
ç) mban të dhëna dhe ruan evidencat për mirëmbajtjen e një varieteti për sigurimin ose
blerjen e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të përdorur për shumim ose riprodhim;
d) mban të dhëna dhe ruan evidencat e prodhimit, furnizimit ose importit për përgatitjen për
treg, stoqet dhe shitjet e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor;
dh) lejon verifikimin zyrtar dhe marrjen e mostrave;
e) zbaton masat e përcaktuara dhe të lëna nga verifikimet zyrtare ose/dhe mbikëqyrëse;
ë) përmbush detyrimet e tjera të përcaktuara në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve.
3. Furnizuesi mban të gjitha evidencat dhe të dhënat, sipas pikës 2 të këtij neni, për të paktën
3 vjet, ndërsa për materialin mbjellës dhe shumëzues të pemëve frutore, pyjore, dekorative dhe kacavjerrëse, për të paktën 5 vjet.
4. Furnizuesi mban një listë të varieteteve të drurëve frutorë ose të bimëve dekorative, sipas
një forme të përcaktuar, kur ato nuk janë të regjistruara në KK, por është depozituar kërkesa
për pranimin e tyre në KK, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e varieteteve
të bimëve. Secili varietet pajiset me përshkrimin përkatës varietor.
5. Prodhimi i kategorive të larta të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor bëhet nga
furnizues publikë të autorizuar ng a ministri ose privatë të licencuar e të autorizuar nga
ministri. Kriteret e prodhimit përcaktohen me udhëzim të ministrit.
6. Furnizuesi mund të prodhojë, por jo të tregtojë, material mbjellës dhe shumëzues bimor të
një varieteti, i cili nuk është regjistruar në KK, në qoftë se kërkesa për regjistrim është depozituar dhe regjistrimi është në proces.
7. Furnizuesi mund të prodhojë material mbjellës dhe shumëzues bimor të paregjistruar në
KK nëse destinacioni i tyre është përdorimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me
përjashtim të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të ndaluar në këtë ligj.
8. Forma dhe përmbajtja e të dhënave, që mban dhe zbaton prodhuesi, përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 12
Deklarimi i prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor

1. Furnizuesi, që prodhon material mbjellës dhe shumëzues bimor, është i detyruar të
njoftojë, me shkrim, çdo vit ESHFF-në për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.
2. Krahas njoftimit për deklarimin e prodhimit për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor,
që do të nxjerrë në treg, furnizuesi përgatit etiketën e furnizuesit dhe dorëzon deklaratën e
konformitetit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor me kërkesat për tregtim ose përjashtimet, sipas këtij ligji.
3. Etiketa dhe deklarata e konformitetit plotësohen në përputhje me të dhënat e furnizuesit të regjistruara në regjistrin e tij.
4. Forma, përmbajtja, afati dhe mënyra e kërkesës së furnizuesit për deklarimin e prodhimit,
si dhe forma e përmbajtja e etiketës dhe deklaratës së konformitetit përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 13
Inspektimi i furnizuesve

1. Inspektimi i subjekteve përkatëse, sipas këtij ligji, bëhet jo më pak se 2 herë në vit nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Nëse nga kontrolli rezulton se furnizuesi nuk ka plotësuar detyrimet e përcaktuara, inspektori urdhëron plotësimin e tyre brenda një afati kohor, por jo më shumë se 15 ditë.
2. Inspektori kontrollon plotësimin e kërkesave për tregtim, ose merr mostra dhe i dërgon për analiza laboratorike.
3. Kur nga inspektimi i kryer ose nga analizat e mostrave të marra rezulton se materiali
mbjellës dhe shumëzues bimor nuk plotëson kërkesat e përcaktuara, furnizuesit i ndalohet
nxjerrja në treg e këtij materiali mbjellës dhe shumëzues bimor.
4. Procedura e inspektimit zhvillohet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë
5. Të gjitha shpenzimet për zbatimin e detyrave të lëna nga inspektori dhe për kryerjen e
analizave laboratorike përballohen nga furnizuesi.
6. Mënyra e mbajtjes së të dhënave, metoda e marrjes së mostrave,
analizat laboratorike që kryhen përcaktohen me urdhëzim të ministrit.


KREU IV
CERTIFIKIMI ZYRTAR I MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR


Neni 14
Autoriteti certifikues

1. ESHFF-ja është organi përgjegjës për kryerjen e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.
2. Procedurat e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të prodhuar në
vend, realizohen nga ESHFF-ja ose subjekte publike apo private, sipas përcaktimit të bërë në kreun IX të këtij ligji.
3. Procedurat dhe kriteret e kryerjes së certifikimit për specie të veçanta ose grup speciesh
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 15
Kërkesa për certifikim zyrtar

1. Furnizuesi njofton çdo vit organin e certifikimit, në një afat kohor të përcaktuar, për
certifikimin zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të specieve të përcaktuara
sipas këtij ligji, me anë të kërkesës, së cilës i bashkëlidhet dokumentacioni që vërteton të
dhënat për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të përdorur për mbjellje.
2. Furnizuesi paraqet kërkesën me kusht që:
a) në vetëdeklarimin, sipas legjislacionit për licencat, të ketë përcaktuar speciet për të cilat ai ka paraqitur kërkesë për certifikim;
b) varieteti të jetë i regjistruar në KK ose furnizuesit t'i jetë lëshuar një vërtetim për
depozitimin e kërkesës për regjistrimin e varietetit.
3. Forma, përmbajtja, afatet kohore dhe dokumentacioni, që i bashkëlidhet kërkesës për
certifikim zyrtar, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 16
Procedurat e certifikimit zyrtar

1. Procedura për certifikimin zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor ka të bëjë:
a) me kontrollin zyrtar dhe aprovimin e parcelave të prodhimit të materialit mbjellës dhe
shumëzues bimor për zbatimin e kushteve teknike të përcaktuara;
b) me kontrollin zyrtar të makinerive e të pajisjeve për prodhimin dhe përgatitjen për treg;
c) me kontrollin e të dhënave të mbajtura nga furnizuesi për mirëmbajtjen e një varieteti, për
sigurimin ose blerjen e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, prodhimin, furnizimin ose
importin, përgatitjen për treg, stoqet dhe shitjet;
ç) me marrjen e mostrave zyrtare dhe analizimin e tyre vetëm nga ESHFF-ja për të provuar
nëse materiali mbjellës dhe shumëzues bimor plotëson kërkesat për tregtimin dhe certifikimin jopërfundimtar.
2. Shpenzimet për realizimin e procedurave për certifikimin zyrtar, për lëshimin e etiketave
dhe etiketimin zyrtar përballohen nga furnizuesi.
3. Tarifat për certifikimin zyrtar, për etiketat dhe etiketimin zyrtar të materialit mbjellës dhe
shumëzues bimor përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për bujqësinë
dhe të ministrit përgjegjës për financat.
4. Procedura të tjera për certifikimin zyrtar, përmbajtja, ngjyra dhe forma e etiketës zyrtare,
përmbajtja dhe forma e certifikatës zyrtare, certifikatës së materialit mbjellës dhe shumëzues
bimor jo përfundimisht të certifikuar dhe mënyra e njoftimit të drejtuesit të ESHFF-së
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 17
Certifikimi zyrtar i farave të përziera

1. Certifikimi zyrtar i farave të përziera kryhet sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj, me
kusht që përzierja e farave të bëhet në përputhje me kërkesat për farat e përziera të përcaktuara në këtë ligj.
2. Furnizuesi paraqet kërkesën pranë ESHFF-së.
3. Në rastin e farave të përziera, të destinuara për prodhimin e foragjereve, furnizuesi paraqet
kërkesën vetëm nëse kjo përzierje farash është e regjistruar në regjistrin e farave të përziera.
4. Forma, përmbajtja, afatet kohore dhe dokumentacioni, që i bashkëlidhet kërkesës për
certifikimin zyrtar të farave të përziera, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 18
Procedurat për certifikimin zyrtar të farave të përziera

1. Procedurat për certifikimin zyrtar të farave të përziera, përmbajtja, ngjyra dhe forma e
etiketës zyrtare, përmbajtja dhe forma e certifikatës zyrtare, mënyra e njoftimit të drejtuesit të
ESHFF-së përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.
2. Shpenzimet e procedurës për certifikimin zyrtar të farave të përziera, për lëshimin e
etiketave dhe etiketimin zyrtar paguhen nga furnizuesi.
3. Tarifat për certifikimin zyrtar, për etiketat dhe etiketimin zyrtar të farave të përziera
përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat.

Neni 19
Raste të veçanta dhe përjashtime për certifikimin zyrtar

1. Kryerja e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, varietetet e të cilit
nuk janë përfshirë në KK, mund të lejohet nga drejtuesi i ESHFF-së pas paraqitjes nga
furnizuesi të kërkesës për certifikim dhe të dokumentacionit që vërteton të dhënat për
materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, të përdorur për mbjellje.
2. Furnizuesit i lëshohet një autorizim nga drejtuesi i ESHFF-së:
a) nëse varieteti është në proces pranimi në KK;
b) kur furnizuesi vërteton me dokumente se materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është prodhuar për eksport.
3. ESHFF-ja, në cilësinë e autoritetit certifikues, zbaton procedurën për certifikim zyrtar të
materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të përcaktuar në këtë ligj.
4. Nuk i nënshtrohen procedurës për certifikim zyrtar dhe nuk certifikohet materiali mbjellës
dhe shumëzues bimor i prodhuar për vetëfurnizim.
5. Forma e kërkesës, e autorizimit, si dhe forma, madhësia, ngjyra e përmbajtja e etiketës
zyrtare përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 20
Etiketimi nga furnizuesi

1. Pavarësisht nga përcaktimet për procedurën për certifikimin zyrtar të materialit mbjellës
dhe shumëzues bimor dhe të farave të përziera, ESHFF-ja mund të lejojë furnizuesin që, për
materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të specieve të caktuara të bimëve, të zbatojë vetë
etiketimin me etiketa zyrtare, me kusht që mbikëqyrja e etiketimit të jetë kryer nga ESHFFja,
në cilësinë e autoritetit certifikues.
2. Mënyra e zbatimit të mbikëqyrjes së etiketimit zyrtar, të kryer nga vetë furnizuesi,
përcaktohet me udhëzim të ministrit.

Neni 21
Riambalazhimi dhe rietiketimi

1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor, i certifikuar dhe i etiketuar zyrtarisht, me kërkesë të furnizuesit, mund të riambalazhohet dhe të rietiketohet zyrtarisht, kur shikohet e nevojshme nga inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Sipas kërkesës së furnizuesit, etiketat e reja zyrtare lëshohen nga ESHFF-ja dhe etiketimi mund të zbatohet prej këtij enti, me kusht që materiali mbjellës dhe shumëzues bimor të vazhdojë të plotësojë kushtet për certifikim zyrtar.
2. Shpenzimet për etiketat dhe etiketimin zyrtar përballohen nga furnizuesi.
3. Tarifat për etiketat dhe rietiketimin zyrtar përcaktohen me udhëzim të përbashkët të
ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat.

Neni 22
Të dhënat për prodhimin

1. ESHFF-ja krijon dhe mban regjistrin për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues
bimor për vitin në vazhdim. Regjistri përfshin të dhëna për furnizuesin, vendet e prodhimit
dhe sipërfaqet e regjistruara për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, si dhe sasit ë e prodhuara e të certifikuara.
2. ESHFF-ja mban të dhëna për:
a) materialin mbjellës e shumëzues bimor të bimëve të arave, deri në 3 vjet;
b) materialin mbjellës e shumëzues bimor të bimëve drufrutore, të bimëve dekorative, të
bimëve eterovajore e medicinale të kultivuara dhe sumullbarin (humulusin), deri në 10 vjet.


KREU V
IMPORTI I MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR


Neni 23
Kushtet për importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor

1. Kryerja e veprimtarisë së importit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të
përcaktuar në këtë ligj, përfshihet në kategorinë II.4 të shtojcës së ligjit nr. 10 081, datë
23.2.2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
Licencimi i këtyre veprimtarive bëhet sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për licencat.
2. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor importohet nëse plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë ligj.

Neni 24
Procedura e importit

1. Furnizuesi, në cilësinë e importuesit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, njofton
për çdo ngarkesë AKU-në, jo më pak se 15 ditë para kryerjes së importit.
2. Inspektimi i ngarkesës së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në pikën hyrëse të
kalimit kufitar e doganor të Republikës së Shqipërisë, kryhet sipas kërkesave të përcakuara
në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve.
3. Përveç sa parashikohet në pikën 2 të këtij neni, inspektori verifikon nëse furnizuesi është i
licencuar për importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të specieve që ai importon.
4. Inspektimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të importuar, lidhur me plotësimin e
kërkesave për tregtim, të përcaktuara në këtë ligj, kryhet në magazinat e furnizuesit ose në
treg. Për këtë inspektori merr mostrat përkatëse, të cilat i dërgon për analiza laboratorike.
5. Tarifa e marrjes së mostrave dhe e kryejes së analizave laboratorike përcaktohet me
udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat.

Neni 25
Përjashtime

1. Inspektori nuk merr mostra për analiza laboratorike, nëse importimi bëhet për rastet e mëposhtme:
a) për mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të përcaktuara për testim zyrtar, që
ruhen në bankën gjenetike për përzgjedhje varietore, për qëllime kërkimore-shkencore ose
ekspozimi, me kusht që sasitë e tyre të mos kalojnë sasitë e përcaktuara në përputhje me pikën 4 të nenit 10 të këtij ligji;
b) për sasi të caktuara të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor në paketime origjinale, të destinuara për përdorim vetjak.
2. Sasia e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor në paketime origjinale, që mund të
importohet për përdorim vetjak, përcaktohet me udhëzim të ministrit.

Neni 26
Autorizime importi të veçanta

1. Importi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të certifikuar jo përfundimisht ose/dhe i
varieteteve të paregjistruara në KK kryhet me autorizim të veçantë, të lëshuar nga ESHFF-ja, sipas urdhrit të ministrit, për këtë qëllim.
2. Rastet për autorizimin e importimit të veçantë të materialit të mbjellës dhe shumëzues
bimor janë kur ai nevojitet për:
a) përgatitjen për treg dhe certifikim zyrtar, në përputhje me këtë ligj, kur është prodhuar dhe
certifikuar jo përfundimisht në një vend tjetër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë,
nën kontrollin zyrtar, dhe kur ekuivalenca është e njohur;
b) përballimin e nevojave emergjente;
c) riprodhim në Republikën e Shqipërisë, për qëllime eksporti, gjë e cila vërtetohet nga
importuesi, duke paraqitur një kopje të kontratës origjinale me furnizuesin apo përdoruesin e një vendi tjetër;
ç) një varietet, i cili është në procedurë pranimi në KK dhe sasia e të cilit nuk e tejkalon
sasinë e caktuar sipas nenit 6 të këtij ligji.
3. Furnizuesi, për autorizimin e importit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të
certifikuar jo përfundimisht ose të varieteteve të paregjistruara në KK, sipas pikës 1 të këtij neni, paraqet kërkesë në ESHFF.
4. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për autorizimin e importit të materialit mbjellës dhe
shumëzues bimor, të certifikuar jo përfundimisht ose të paregjistruar në KK, përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 27
Detyrimet e furnizuesit për importin

1. Përveç detyrimeve të përcaktuara për prodhimin, para nxjerrjes në treg të materialit
mbjellës dhe shumëzues bimor të importuar, furnizuesi duhet që, krahas etiketave shoqëruese
në ambalazh, në gjuhë të huaj, të vendosë etiketë shtesë në gjuhën shqipe. Gjithashtu,
materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i importuar shoqërohet me dokumente në gjuhën shqipe dhe angleze.
2. Furnizuesi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të një varieteti të paregjistruar në
KK, për riprodhim për qëllime eksporti, paraqet tek ESHFF-ja kontratën, si provë të eksportit.

Neni 28
Rietiketimi zyrtar i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor

1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i importuar, që plotëson kërkesat e përcaktuara në
pikat 7 e 9 të ne nit 4 të këtij ligji, mund të riambalazhohet ose/dhe të rietiketohet me etiketa
zyrtare, të lëshuara nga ESHFF-ja me kërkesën e furnizuesit. ESHFF-ja lëshon etiketat
zyrtare për rietiketim vetëm pasi të verifikojë nëse materiali mbjellës dhe shumëzues bimor
plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë ligj për certifikimin zyrtar.
2. Shpenzimet për etiketat dhe për etiketimin zyrtar përballohen nga furnizuesi.
3. Tarifat për etiketat zyrtare dhe për etiketimin zyrtar përcaktohen me udhëzim të përbashkët
të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat.


KREU VI
PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË VARIETETEVE
NË KATALOGUN KOMBËTAR


Neni 29
Katalogu Kombëtar

1. KK-ja është lista zyrtare e varieteteve të specieve të bimëve, të përcaktuara në shkronjën
"a" të nenit 1 të këtij ligji, materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i të cilave prodhohet,
përgatitet për treg, importohet dhe tregtohet në Republikën e Shqipërisë.
2. Procedura për përfshirjen e një varieteti në KK drejtohet nga ESHFF-ja, e cila shqyrton të
gjitha kërkesat për pranim, të cilat i boton në buletinin e saj zyrtar.
3. Forma, përmbajtja dhe afati i botimit të KK-së përcaktohen me urdhër të ministrit.
4. Kërkesa për regjistrim në KK paraqitet nga aplikuesi kur ai është:
a) person fizik ose juridik i licencuar;
b) seleksioner ose person përgjegjës për mirëmbajtjen e varieteteve.

Neni 30
Kërkesa për regjistrimin e një varieteteti në Katalogun Kombëtar

1. Procedura për regjistrimin e një varieteti në KK fillon me paraqitjen nga aplikuesi të një kërkese, me shkrim, në ESHFF.
2. Nëse kërkesa bëhet për regjistrimin e nje varieteti të një fare bari, që nuk ka destinacion
prodhimin foragjer, ose për një varietet të përcaktuar për përdorim vetëm si komponent
gjenetik për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të bimëve apo i një
varieteti, i cili është OMGJ, aplikuesi duhet ta deklarojë qartësisht këtë në kërkesë.
3. Të dhënat e kërkuara nga aplikuesi për origjinën e varietetit trajtohen si konfidenciale.
4. Përmbajtja e kërkesës dhe procedura e regjistrimit të një varieteti në KK përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 31
Kushtet për regjistrimin e varietetit në Katalogun Kombëtar

1. ESHFF-ja miraton regjistrimin e një varieteti në KK nëse:
a) vërtetohet se është miratuar si varietet i ri dhe është caktuar personi përgjegjës për ruajtjen e tij;
b) vërtetohet e drejta për përdorimin e këtij varieteti;
c) plotëson standardet e pranueshme për kultivim dhe përdorim, të miratuara me vendim të KVVRKK-së.
2. ESHFF-ja regjistron në KK një varietet që është OMGJ vetëm nëse plotëson kushtet e
specifikuara në pikën 1 të këtij neni, dhe nëse pranimi ose mbajtja e një varieteti të tillë nuk
bie në kundërshtim me legjislacionin përkatës për OMGJ-të.
3. Pavarësisht nga përcaktimi i bërë në pikën 1 të këtij neni, vlera e pranueshme për kultivim
dhe përdorim nuk kërkohet në rastet e varieteteve:
a) të perimeve, me përjashtim të hibrideve;
b) të farave të barit, nëse nuk kanë qëllim prodhimin e foragjereve;
c) të paracaktuara për t'u përdorur vetëm si komponent prindëror për prodhimin e materialit
mbjellës dhe shumëzues bimor të ri.
4. Në rastin e farave të barit, që nuk kanë për qëllim prodhimin e foragjereve, ESHFF-ja
mund të kontrollojë përshtatjen e varietetit në lidhje me destinacionin e specifikuar në kërkesë nga aplikuesi.

Neni 32
Vlerat e kultivimit dhe të përdorimit të një varieteti

1. Vlera për kultivim dhe përdorim e një varieteti të paraqitur për regjistrim në KK
konsiderohet e përshtatshme nëse, krahasuar në provat e kryera për vlerat e kultivimit e të
përdorimit me varietete të tjera, të regjistruara në KK, ofron një përmirësim të qartë të treguesve sasiorë dhe cilësorë të prodhimit.
2. Pavarësisht nga përcaktimi i bërë në pikën 1 të këtij neni, vlerat e varietetit të paraqitur për
regjistrim në KK konsiderohen të përshtatshme për kultivim e përdorim, edhe nëse
karakteristika të veçanta individuale të tij janë inferiore krahasuar me ato të varieteteve të
kontrollit, me kusht që në tërësinë e tyre karakteristikat e tij të mbizotërojnë ato të varieteteve të kontrollit.

Neni 33
Testimi i varietetit

1. Për t'u regjistruar në KK varieteti kalon në provat zyrtare për vlerat e kultivimit dhe duhet
të plotësojë kërkesat e përcaktuara për vlerat e kultivimit dhe të përdorimit të një varieteti.
Sasia e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të përcaktuar për provat zyrtare të varietetit sigurohet nga aplikanti.
2. Në qoftë se aplikanti deklaron në kërkesë se varieteti është testuar për dallueshmëri,
uniformitet dhe stabilitet dhe është miratuar si varietet i ri në Republikën e Shqipërisë ose në
një nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian a në një nga shtetet nënshkruese të konventës
së UPOV-it, ekzaminimi mundet të mos kryhet. Sipas nevojës, ESHFF-ja mund të kërkojë
nga subjektet homologe në shtetet anëtare të Bashkimit Europian ose në shtetet nënshkruese
të konventës së UPOV-it testet dhe rezultatet për dallueshmëri, uniformitet dhe stabilitet për
varietetet e paraqitura në kërkesë, për regjistrim në KK.
3. Për varietete, të cilat janë OMGJ, testimi duhet të kryhet sipas procedurës, në përshtatje
me këtë ligj dhe me legjislacionin përkatës për OMGJ-të.
4. Testimi i një varieteti mund të kryhet nga ESHFF-ja ose subjekte publike a private, sipas përcaktimit të bërë në kreun IX të këtij ligji.
5. Shpenzimet për testimin e varietetit mbulohen nga aplikanti.
6. Procedura dhe metoda e testimit të varieteteve, sipas pikave 1, 2 e 3 të këtij neni,
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.
7. Tarifat për testimin e varietetit për regjistrim në KK përcaktohen me udhëzim të
përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat.

Neni 34
Emri i varietetit

1. Në qoftë se varieteti është i regjistruar në KK-në e një shteti anëtar të Bashkimit Europian
ose të një shteti nënshkrues të konventës së UPOV-it, pranimi në KK-në e Republikës së
Shqipërisë bëhet me emrin e regjistruar në katalogjet e sipërpërmendura, përjashtuar rastet
kur emri i varietetit bie në kundërshtim me rregulloret për tiparet dalluese dhe përcaktimin e
origjinës dhe, në këtë rast, lind nevoja e përshtatjes së emrit.
2. Në qoftë se përshtatja e emrit është e domosdoshme dhe e justifikueshme, ESHFF-ja
thërret aplikantin që të propozojë një emër të ri për varietetin, jo më vonë se 60 ditë nga data e aplikimit.
3. Kërkesat për përshtatjen e emrit të varietetit përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 35
Regjistrimi i varietetit në Katalogun Kombëtar

1. Nëse varieteti plotëson kushtet e përcaktuara në këtë ligj për regjistrimin në KK, me
propozim të KVVRKK-së, ESHFF-ja merr vendim për regjistrimin e varietetit në KK.
Vendimi është i formës së prerë dhe botohet në buletinin zyrtar të tij.
2. Kostoja financiare e krijuar për regjistrimin e varietetit përballohet nga furnizuesi.
3. Proceduara dhe afatet e regjistrimit të varieteve në KK përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 36
Çregjistrimi i varietetit nga Katalogu Kombëtar

1. Një varietet çregjistrohet nga KK-ja në rastet e mëposhtme:
a) me përfundimin e periudhës, për të cilën një varietet është regjistruar në KK;
b) me kërkesën e personit që ka kërkuar regjistrimin në KK;
c) me kërkesën e KVVRKK-së, kur vërehet se varieteti nuk ruhet e mirëmbahet për
uniformitet e stabilitet nga personi përgjegjës dhe ka humbur vlerat për kultivim e përdorim;
ç) kur të dhënat e paraqitura nga aplikanti rezultojnë të falsifikuara.
2. Për çregjistrimin e varietetit nga KK-ja, ESHFF-ja merr vendim të formës së prerë dhe e boton në buletinin e saj zyrtar.
3. Proceduara e çregjistrimit të varieteteve nga KK-ja përcaktohet me udhëzim të ministrit.

Neni 37
Rinovimi i regjistrimit të varietetit në Katalogun Kombëtar

1. Kërkesa për rinovimin e regjistrimit të varietetit në KK depozitohet nga aplikuesi ose personi përgjegjës i autorizuar prej tij.
2. ESHFF-ja miraton kërkesën, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara për vlerat e kultivimit
dhe të përdorimit të një varieteti, të konfirmuara nëpërmjet provave zyrtare të testimit.
Vendimi është i formës së prerë dhe botohet në buletinin zyrtar të tij.
3. Shpenzimet financiare të rinovimit të regjistrimit të varietetit përballohen nga aplikuesi.
Tarifat përkatëse përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat.
4. Proceduara e rinovimit të regjistrimit, forma dhe përmbajtja e kërkesës për rinovimin e
regjistrimit të varietetit në KK përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 38
Mbajtja e dokumentacionit

1. ESHFF-ja mban të gjithë dokumentacionin ku bazohet vendimi i tij për regjistrimin e varietetit në KK.
2. ESHFF-ja i mban këto dokumente për të paktën dy vjet nga data e daljes së vendimit për
refuzimin e regjistrimit të varietetit në KK dhe për pesë vjet nga data e çregjistrimit të varietetit nga KK-ja.
3. Këto të dhëna janë publike përveç atyre që konsiderohen sekret për biznesin dhe vihen në
dispozicion në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave.

Neni 39
Ruajtja e mostrave standarde të materialit mbjellës e shumëzues bimor të një varieteti

1. Për secilin varietet, farë apo material tjetër mbjellës dhe shumëzues bimor, të listuar në
KK, të prodhuar dhe të certifikuar zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, mbahet një mostër
standarde. Mostrat standarde ruhen për një periudhë 1-vjeçare në mjediset e ESHFF-së.
2. Mbajtja e mostrave standarde të materialit mbjellës e shumëzues bimor të një varieteti financohet nga Buxheti i Shtetit.

Neni 40
Komisioni i Vlerësimit të Varieteteve për Regjistrim në Katalogu Kombëtar

1. KVVRKK-ja ngrihet dhe funksionon në ministrinë përgjegjëse për bujqësinë dhe kryen detyrat e mëposhtme:
a) vlerësimin e rezultateve të testimit të varietetit në lidhje me plotësimin e standardeve për
kultivim e përdorim dhe marrjen e vendimit për regjistrimin ose jo të varietetit të propozuar për regj istrim në KK;
b) hartimin dhe miratimin e metodikave për testimin varietor, sipas këtij ligji;
c) diskutimin e çështjeve të tjera nga fusha e prodhimit të materialit mbjellës e shumëzues bimor.
2. Përbërja dhe funksionimi i KVVRKK-së, për specie të veçanta ose/dhe grup speciesh të
bimëve, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.


KREU VII
STRUKTURAT PËRGJEGJËSE


Neni 41
Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve

1. ESHFF-ja është person juridik publik, që funksionon në varësi të ministrit, me financim
nga Buxheti i Shtetit. Detyrat e këtij enti për realizimin e qëllimit të këtij ligji janë si më poshtë:
a) të kryejë procedurat për regjistrimin dhe çregjistrimin e varieteteve nga KK-ja;
b) të organizojë dhe të drejtojë sistemin e informacionit në fushën e prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor;
c) të organizojë dhe të kryejë testimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të ri, të krijuar ose/dhe të importuar;
ç) të organizojë dhe të drejtojë procedurat e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe
shumëzues bimor, përgatitjen e etiketës zyrtare dhe administrimin e saj;
d) të lidhë kontrata publike të shërbimeve me subjektet, publike e private, për realizimin e
procedurave të certifikimit zyrtar, të testimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, si
dhe kryerjen e mbikëqyrjes për realizimin e detyrave të tyre;
dh) të bashkëpunojë me struktura dhe organizata të tjera, brenda dhe jashtë vendit, për të
marrë pjesë në veprimtari që kanë të bëjnë me materialin mbjellës dhe shumëzues bimor;
e) ) të verifikojë dhe të analizojë mostrat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të importuar, të sjella nga inspektorati që mbulon fushën përkatëse pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
2. Organizimi dhe funksionimi i ESHFF-së përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 42
Autoriteti inspektues dhe kontrollues

1.1. Detyrat e Inspektoratit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për realizimin e qëllimit të këtij ligji janë si më poshtë:
a) të kontrollojë materialin mbjellës dhe shumëzues bimor të furnizuesit, në çdo kohë dhe në
çdo vend ku ai prodhohet, magazinohet, përpunohet, përgatitet për treg e tregtohet;
b) të kontrollojë materialin mbjellës dhe shumëzues bimor nëse plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë ligj;
c) të kontrollojë në magazinat e furnizuesve ose në treg materialin mbjellës shumëzues bimor
të importuar, për plotësimin e kërkesave për tregtim, të përcaktuara në këtë ligj;
ç) të kontrollojë përfituesit e kontratave publike të shërbimeve, sipas këtij ligji.
2. Inspektorati i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për zbatimin e masave administrative dhe kryerjen e detyrës, bashkëpunon me Policinë e Shtetit, me strukturat përgjegjëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Neni 43
Masat administrative

Kur kryhet kontroll, sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, inspektori merr masat administrative të mëposhtme:
a) ndalon kryerjen e veprimtarive për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor nga një person që nuk është i licencuar;
b) urdhëron marrjen e masave për eliminimin e parregullsive dhe të mangësive në një afat
kohor prej 15 ditëve nga data e kryerjes së kontrollit;
c) propozon për ndalimin përkohësisht të zbatimit të veprimtarive të furnizuesit, nëse furnizuesi ka shkelur kushtet për licencim, ose propozon që AKU-ja t’i kërkojë pranë ministrit heqjen e licencës për rastet kur detyrat e lëna nga ai nuk janë zbatuar për më shumë se dy herë;
ç) urdhëron korrigjimin e parregullsive dhe ndalon përkohësisht tregtimin e materialit
mbjellës dhe shumëzues bimor, i cili nuk është ambalazhuar dhe etiketuar sipas përcaktimeve
të bëra në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, në zbatim të tij;
d) ndalon tregtimin e materialit mbjellës e shumëzues bimor të prodhuar në vend dhe të
importuar, që nuk plotëson kërkesat e përcaktuara;
dh) i propozon drejtuesit të AKU-së t’i kërkojë pranë Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve ndërprerjen e kontratave të shërbimeve të lidhura sipas pikës “d” të nenit 41, nëse nuk janë përmbushur detyrimet e përcaktuara ose ato nuk janë zbatuar sipas përcaktimeve kontraktore;
e) merr masa administrative për shkeljet që dalin gjatë kryerjes së kontrollit për zbatimin e këtij ligji.
Masa e propozimit për heqjen e licencës dhe e ndalimit përkohësisht të tregtimit të materialit mbjellës, të parashikuara në shkronjat “c” dhe “ç” të këtij neni, janë dënime plotësuese. Masat e tjera të parashikuara në këtë nen janë dënime kryesore.

Neni 44
Analizat e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor

1. Kryerja e analizave laboratorike, zyrtare, për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor
bëhet nga laboratorë të akredituar, të miratuar për këtë qëllim nga ministri. Analizat për
regjistrimin në KK të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor bëhen nga një laborator i
akredituar, i miratuar si laborator reference nga ministri.
2. Laboratori i referencës dhe laboratorët e akredituar kanë për detyrë kryerjen e analizave të
mostrave, që merren për efekt verifikimi dhe vlerësimi të treguesve cilësorë të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.
3. Përveç sa përcaktohet në pikën 2 të këtij neni, laboratori i referencës vlerëson cilësinë dhe
besue shmërinë e analizave të kryera nga laboratorët e miratuar.
4. Kriteret, që duhet të plotësojnë laboratori i referencës dhe laboratorët e akredituar për t'u
miratuar, dhe analizat që do të kryejnë këta laboratorë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.


KREU VIII
MARRJA DHE PËRDORIMI I TË DHËNAVE DHE INFORMACIONIT


Neni 45
Marrja dhe përdorimi i të dhënave

1. ESHFF-ja, për mbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave të furnizuesve të licencuar, të të dhënave
të prodhimit, të importit dhe të eksportit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të KKsë
mund të marrë dhe mund të përdorë të dhëna, të mbajtura nga ente shtetërore të
autorizuara, subjekte, agjenci publike, koncesionare dhe autoritete të tjera të autorizuara.
2. Administruesit e këtyre të dhënave, të hartave, të fotove ortodixhitale janë të detyruar t'i
japin ESHFF-së çdo informacion, pa pagesë, përjashtuar kostot e drejtëpërdrejta të
materialeve, të kopjeve ekstra dhe përpunimit të të dhënave.
3. Mënyra e marrjes së të dhënave nga subjektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni dhe
administrimi i tyre nga ESHFF-ja bëhen sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 46
Komunikimi i të dhënave

Të dhënat e krijuara dhe të administruara nga ESHFF-ja janë publike, përveç të dhënave që
vlerësohen të dhëna personale dhe përbëjnë sekret tregtar. Në këtë rast, të dhënat u vihen në
dispozicion të tretëve, në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe legjislacionin për shoqëritë tregtare.

Neni 47
Financimi i bazës së të dhënave

Baza e të dhënave, që sigurohen dhe administrohen nga ESHFF-ja, në përputhje me
përcaktimet e bëra në këtë ligj, financohet nga Buxheti i Shtetit.


KREU IX
SHËRBIMET DHE KONTRATAT PUBLIKE TË SHËRBIMEVE NË FUSHËN
E MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR


Neni 48
Veprimtaritë dhe financimi publik

Shërbimi publik në fushën e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor financohet nga Buxheti i Shtetit.

Neni 49
Kryerja e shërbimeve publike

1. Detyrat e shërbimit publik për testimin e varieteteve për vlerën e kultivimit dhe të
përdorimit për pranim në KK, si dhe për procedurat për certifikimin zyrtar të materialit
mbjellës dhe shumëzues bimor kryhen nga ESHFF-ja ose subjekte, publike e private, që
veprojnë në fushën e bujqësisë, me kusht që personeli që kryen këto procedura të plotësojë kërkesat e caktuara të kualifikimit.
2. Kushtet, që duhet të plotësojnë subjektet publike e private, për kryerjen e shërbimit publik,
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Neni 50
Shërbime publike me të tretë

1. ESHFF-ja mund t'ua delegojë shërbimin publik të testimit të varieteteve, për vlerën e
kultivimit dhe të përdorimit, me qëllim regjistrimin në KK të procedurave të certifikimit
zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, subjekteve të përcaktuara në pikën 1 të
nenit 49 të këtij ligji, sipas rregullave të prokurimit publik.
2. Marrëdhëniet ndërmjet ESHFF-së dhe zbatuesit të shërbimit publik të testimit të
varieteteve për vlerën e kultivimit dhe të përdorimit, me qëllim regjistrimin në KK, për
procedurat e certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor përcaktohen me kontratën publike të shërbimeve.

Neni 51
Mbikëqyrja për zbatimin e shërbimit publik

Mbikëqyrja teknike për zbatimin e detyrave të shërbimit publik për testim të varieteteve për
vlerën e kultivimit dhe të përdorimit, me qëllim rregjistrimin në KK, për procedurat e
certifikimit zyrtar të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor bëhet nga ESHFF-ja.

Neni 52
Kontratat publike të shërbimeve

1. Për zbatimin e detyrave të përcaktuara në nenet 49, 50 dhe 51 të këtij ligji, ESHFF-ja lidh
kontrata publike të shërbimeve me subjektet, publike dhe private, që përmbushin kushtet e
përcaktuara në pikën 2 të nenit 49 të këtij ligji.
2. Kontratat publike të shërbimeve lidhen në vijim të procedurave të prokurimit publik.
3. Kontrata publike e shërbimeve zgjidhet nga ESHFF-ja nëse përfituesi i kontratës ndryshon
kushtet e përcaktuara ose vepron në kundërshtim me rregullat e vendosura. Kundër vendimit
të ESHFF-së, përfituesi i kontratës mund të ankohet te ministri.


KREU X
KUNDËRVAJTJE ADMINISTRATIVE


Neni 53
Kundërvajtje administrative

Përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:
1. Tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikave
1, 2, 3, 4, 5, 6 , 7 shkronjat "b", "ç" dhe "d" dhe 8 të nenit 4 të këtij ligji.
2. Tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të nenit 5 të këtij ligji.
3. Tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikës 2 të nenit 6 të këtij ligji.
4. Tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor i farave të përziera, në kundërshtim
me kërkesat e pikës 1 të nenit 8 të këtij ligji.
5. Prodhimi për qëllim tregtimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim
me kërksat e pikave 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 të nenit 11 të këtij ligji.
6. Mosdeklarimi i prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, sipas kërkesave të
pikave 1 dhe 2 të nenit 12 të këtij ligji.
7. Moszbatimi nga furnizuesi i detyrave të lëna nga inspektori, sipas kërkesës së pikës 1 të nenit 13 të këtij ligji.
8. Mospërputhja e të dhënave të cilësisë, të deklaruara nga furnizuesi, me të dhënat e
rezultuara nga analiza e mostrave të kontrollit, sipas pikës 3 të nenit 13 të këtij ligji.
9. Importimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikës 2 të nenit 23 të këtij ligji.
10. Importimi i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, në kundërshtim me kërkesat e pikave 1 dhe 2 të nenit 27 të këtij ligji.

Neni 54
Sanksionet

Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 53 të këtij ligji, nga inspektori jepen këto ndëshkime:
1. Për shkeljet e parashikuara në pikat 3 dhe 6, gjobë 50 mijë deri në 100 mijë lekë.
2. Për shkeljet e parashikuara në pikën 1:
a) gjobë 100 mijë deri në 300 mijë lekë, për shkeljet që parashikohen në pikat 1, 2, 3, 5, 6, 7
shkronjat "b", "ç" dhe "d" dhe 8 të nenit 4 të këtij ligji.
b) përveç gjobës për pikat 2, 3, 5 e 7 shkronjat "b","ç" dhe "d" të nenit 4 të këtij ligji, merret
masë sekuestrimi, asgjësim, kthim në vendin e origjinës me shpenzimet e furnizuesit.
3. Për shkeljet e parashikuara në pikën 2, gjobë 50 mijë deri në 100 mijë lekë dhe merret
masë sekuestrimi, asgjësim ose kalim për konsum, kur materiali është i konsumueshëm.
4. Për shkeljet e parashikuara në pikën 4:
a) sanksione të njëjta me ato të parashikuara në pikën 2 të këtij neni për shkronjën "a" të nenit 13 të këtij ligji.
b) gjobë 50 mijë deri në 100 mijë lekë, për shkeljet e parashikuara në shkronjat "b" dhe "c" të nenit 8 të këtij ligji.
5. Për shkeljet e parashikuara në pikën 5:
a) gjobë 50 mijë deri në 100 mijë lekë, për shkeljet e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të nenit 11 të këtij ligji;
b) për pikat 5, 6 dhe 7 të nenit 11 të këtij ligji merret masë sekuestrimi, asgjësim ose kalim
për konsum, kur materiali është i konsumueshëm.
6. Për shkeljet e parashikuara në pikën 7:
a) gjobë 30 mijë deri në 50 mijë lekë;
b)në rastet kur furnizuesi nuk plotëson detyrat e lëna nga inspektori në më shumë se dy herë, AKU-ja i propozon ministrit, heqjen e licencës së furnizuesit.”.
7. Për shkeljet e parashikuara në pikën 8, gjobë 30 mijë deri në 50 mijë lekë dhe merret masë
sekuestrimi, asgjësim e kthim në vendin e origjinës.
8. Për shkeljet e parashikuara në pikën 9, gjobë 50 deri në 100 mijë lekë dhe kthim në vendin
e origjinës me shpenzimet e importuesit.
9. Për shkeljet e parashikuara në pikën 10, gjobë 50 mijë deri në 100 mijë lekë dhe bllokim deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
10.Gjoba dhe masat e parashikuara në shkronjën “a” të pikave 5 dhe 6 të këtij neni, janë dënime kryesore. Ndërsa masat ndëshkuese të tjera, të parashikuara në këtë nen, janë dënime plotësuese.

Neni 55
Procedura e kundërvajtjes administrative

1. Të drejtën e dhënies së masës administrative, siç është përcaktuar në nenin 54 të këtij ligji, e kanë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
2. Kundër vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.

Neni 56
Ekzekutimi i vendimit

Ekzekutimi i vendimit bëhet sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.10 279, datë
20.5.2010 "Për kundërvajtjet administrative".

Neni 57
Të ardhurat nga vjelja e gjobave

Të ardhurat që krijohen nga vjelja e gjobave kalojnë 100 për qind në Buxhetin e Shtetit.


Dispozitë kalimtare(te ligjit, - Nr. 67/2013. datën 14.2.2013)
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.

KREU XI
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT


Neni 58
Aktet nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4 pika 9, 5
pika 2, 7 pika 2, 14 pika 3, 15 pika 3, 16 pika 4, 17 pika 4, 18 pika 1, 19 pika 5, 33 pika 6, 40
pika 2, 41 pika 2, 44 pika 4 dhe 49 pika 2 të këtij ligji.
2. Ngarkohet ministri të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4 pika 10, 6 pikat 1 e
3,8 pika 2, 9 pika 2, 10 pika 4, 11 pikat 5 e 8, 12 pika 4, 13 pika 6, 20 pika 2, 25 pika 2, 26
pika 4, 29 pika 3, 30 pika 4, 34 pika 3, 35 pika 3, 36 pika 3 dhe 37 pika 4 të këtij ligji.
3. Ngarkohen ministri dhe ministri përgjegjës për financat të nxjerrin aktet nënligjore në
zbatim të neneve 16 pika 3, 18 pika 3, 21 pika 3, 24 pika 5, 28 pika 3 dhe 33 pika 7 të këtij ligji.
4. Ngarkohen ministri dhe ministri përgjegjës për pyjet dhe bimët dekorative të nxjerrin aktin
nënligjor në zbatim të nenit 4 pika 10 të këtij ligji.

Neni 59
Dispozita kalimtare

1. Regjistrimi i varieteteve në KK bëhet në përputhje me përcaktimet e këtij ligji.
a) Aplikuesit për regjistrimin e një varieteti në KK mund të bëjnë një kërkesë për regjistrimin
e varieteteve të përfshira aktualisht në katalogun zyrtar të specieve dhe varieteteve të bimëve
bujqësore të kultivuara dhe të bimëve pyjore e dekorative, deri në një vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
b) Varietetet, të cilat në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë qenë të regjistruara, do të
qëndrojnë të regjistruara deri në 2 vjet e gjysmë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
2. Materiali mbjellës bimor, i cili është prodhuar, përpunuar dhe paketuar përpara hyrjes në
fuqi të këtij ligji, mund të tregtohet deri në 2 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
3. Laboratorëve shtetërorë u lihet një periudhë 3-vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij
ligji, për marrjen e certifikatës së akreditimit. Deri në marrjen e kësaj certifikate ato
vazhdojnë të kryejnë shërbimet e parashikuara në këtë ligj.
4. Deri në momentin e daljes së akteve nënligjore, në zbatim të këtij ligji, mbeten në fuqi
aktet nënligjore, të dala në zbatim të ligjit nr.8732, datë 24.1.2001 "Për materialin mbjellës
bimor", për aq sa nuk bien në kundërshtim me këtë ligj.
5. Pika 5 e nenit 4, pika 2 e nenit 30, pika 2 e nenit 31 dhe pika 3 e nenit 33 hyjnë në fuqi 5 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 60
Shfuqizime

Ligji nr.8732, datë 24.1.2001 "Për materialin mbjellës bimor", shfuqizohet.

Neni 61
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6982, datë 20.4.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Bujqësia dhe Mjedisi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests