LIGJI PER PRODHIMIN, PERPUNIMIN, CERTIFIKIMIN DHE TREGTIMIN E PRODUKTEVE "BIO"

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PER PRODHIMIN, PERPUNIMIN, CERTIFIKIMIN DHE TREGTIMIN E PRODUKTEVE "BIO"

Postby Libraria UBT » 29 Jul 2015, 17:55

LIGJI PER PRODHIMIN, PERPUNIMIN, CERTIFIKIMIN DHE TREGTIMIN E PRODUKTEVE "BIO"- LIGJ Nr .9199 . datë 14.4.2008

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I:


KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME



Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është:
a) nxitja e prodhimit organik ne vend;
b) krijimi i kuadrit ligjor te nevojshëm;
c) përcaktimi i kushteve te prodhimit, përpunimit, transportit, certifikimit dhe kontrollit te produkteve
bujqësore dhe atyre ushqimore, me prejardhje bimore dhe shtazore, qe prodhohen, përpunohen
ose/dhe importohen e tregtohen si produkte "Bio".

Neni 2  
Përkufizime

Ne kuptim te këtij ligji:
1. "Komisioni Shtetëror i Prodhimit Organik" (KSHPO) është autoriteti përgjegjës, i cili
miraton dhe mbikëqyr veprimtarinë e organizmave certifikues.
2. "Certifikim" është përkufizimi i dhënë ne ligjin nr. 8464, date 11.3.1999 "Për standardizimin".
3. "Etiketim" është çdo fjale, marke tregtare, emër tregtar, përmbajtje piktoreske dhe shenja ne
ambalazhim, dokument, shënim, etikete, kapak ose qafor, qe shoqëron ose i referohet një produkti te
specifikuar ne nenin 9 te këtij ligji.
4. "Inspektim" është procedura e kontrollit dhe e verifikimit, e realizimit te kushteve te
prodhimit organik, te përcaktuara ne këtë ligj, e realizuar nga trupat inspektuese.
5. "Leje e përkohshme" është leja qe jepet nga KSHPO‐ja, me propozimin e organizmit certifikues, për
një periudhe kohe te caktuar, për përdorimin e materialeve qe nuk përfshirjen ne anekset II dhe III te këtij ligji.
6. "Notifikim" është procedura e njoftimit ne KSHPO për njësite e prodhimit organik dhe
njohjes se konformitetit te produkteve organike, te propozuara nga organizmat certifikues.
7. "Njësi e prodhimit organik" është njësia ose ndërmarrja apo terma 3 ushtron një veprimtari prodhimi,
përpunimi, certifikimi dhe tregtimi te produkteve "Bio", ne përputhje me këtë ligj.
8. "Organizëm certifikues" është çdo organizëm shtetëror, privat, vendas ose i huaj, i cili vërteton
përputhshmërinë e produkteve, proceseve, shërbimeve dhe te sistemeve te cilësisë, sipas kërkesave te
standardeve dhe specifikimeve teknike te përcaktuara ne këtë ligj.
9. "Organizma gjenetikisht te modifikuar" (OGjM) janë te gjithë organizmat e gjalle, materiali gjenetik i
te cilëve është krijuar nëpërmjet manipulimit gjenetik, jashtë rrugëve natyrore te shtimit.
10. "Periudhe konvertimi" është koha e domosdoshme për te kaluar nga sisteme te tjera prodhimi ne sistemin e prodhimit organik.
11. "Përbërësit" janë substancat e përdorura gjate përpunimit te produktit, duke përfshirë dhe shtesat ushqimore.
12. "Produkte "Bio"" janë te gjitha produktet e rrjedhura nga prodhimi organik.
13. "Prodhime shtazore" janë prodhimi i kafshëve te mbarështuara, i kafshëve shtëpiake
(përfshirë edhe insektet), si dhe speciet ujore, te kultivuara ne ujerat e ëmbla dhe te kripura. Produktet
e gjuetisë dhe te peshkimit nuk përfshihen ne prodhimet organike.
14. "Prodhime organike" janë te gjitha veprimet e përfshira për prodhimin e produkteve "Bio", ne
mbështetje te përdorimit harmonik te kushteve te mjedisit dhe te kryera ne përputhje me rregullat e përshkruara ne këtë ligj.
15. "Tregtim" është ruajtja, reklamimi, njohja, shpërndarja dhe çdo forme tjetër e zakonshme e
vendosjes ne treg, dyqane, supermarkete ose ne restorante e produkteve për realizimin e qëllimit.
16."Trupa inspektuese" janë inspektoret e miratuar nga KSHPO‐ja për kryerjen e inspektimit.


KREU II
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I STRUKTURAVE PERGJEGJESE


Neni 3
Komisioni Shtetëror i Prodhimit Organik

1. Ne Ministrinë e Bujqësisë dhe te Ushqimit ngrihet dhe funksionon KSHPO‐ja, qe ushtron kontroll vjetor mbi organizmat certifikues.
2. Përbërja, funksionimi, te drejtat dhe detyrat e KSHPO‐se përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqësisë dhe te Ushqimit.

Neni 4  
Organizmi certifikues

1. Struktura, funksionimi, kriteret e pranimit, te vlerësimit te dokumentacionit te nevojshëm dhe te
detyrimeve te organizmave certifikues vendas përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave, me
propozimin e Ministrit te Bujqësisë dhe te Ushqimit.
2. Kriteret e pranimit, te vlerësimit te dokumentacionit te nevojshëm dhe te detyrimeve, te miratuara
për organizmat certifikues vendas, janë te vlefshme dhe për organizmat certifikues te huaj.
3. Organizmat certifikues te huaj e ushtrojnë veprimtarinë ne këtë fushe ne përputhje me legjislacionin vendas ne fuqi.

Neni 5  
Trupat inspektuese

1. Trupat inspektuese te njësive te prodhimit organik janë njësi te pavarura nga organizmi certifikues
dhe kane detyre kontrollin për zbatimin e kushteve te përcaktuara ne këtë ligj. Detyrat baze te
inspektimit dhe masat e trupave inspektuese janë dhënë ne anekset III dhe IV te këtij ligji.
2. Te dhënat e inspektimeve, te kryera nga trupat inspektuese, i paraqiten organizmit certifikues, i cili ka
te drejtën e vendimmarrjes. Ky organizëm njofton për vendimet e marra KSHPO‐ne.
3. Analizat e mostrave te marra nga trupat inspektuese bëhen ne laboratorë te akredituar, vendas ose te huaj, private ose shtetërore.


KREU III
CERTIFIKIMI DHE LEJET E PERKOHSHME


Neni 6
Certifikimi i prodhimit organik

Organizmi certifikues bën certifikimin e njësive te prodhimit organik ne përputhje me modelet "A" dhe
"B" te aneksit V te këtij ligji. Certifikatat e modelit "B" jepen kur produkti eksportohet ne shtetet anëtare te Bashkimit Evropian.

Neni 7
Lejet e përkohshme

1. KSHPO‐ ja jep leje te përkohshme për:
a) përdorimin e materialeve te palistuara ne anekset II dhe III te këtij ligji;
b) përdorimin e materialeve me origjine jobujqësore (ndihmesat teknologjike dhe shtesat) ose me
origjine bujqësore joorganike për përpunim, te palistuara ne shkronjat "D" dhe "E" te aneksit II.
2. KSHPO‐ja mbikëqyr dhe rishikon listën dhe kushtet e përdorimit te materialeve te listuara ne anekset II dhe III, ne përputhje me ndryshimet e rregulloreve te Komunitetit Evropian dhe, me propozimin e organizmit certifikues, shpall vendimet për lejet e përkohshme.


KREU IV
KUSHTET E PRODHIMIT ORGANIK DHE TE PERPUNIMIT


Neni 8
Kushtet specifike te prodhimit organik

Prodhimi organik dhe përpunimi i produkteve organike realizohen ne kushte specifike, te përshkruara si me poshtë:
a) prodhimi i bimëve, mbarështimi i kafshëve dhe produktet me origjine bimore e shtazore
realizohen sipas kërkesave te paraqitura ne anekset I, VII dhe VIII te këtij ligji;
b) materialet e lejuara për përmirësimin e tokës e te bimëve, për ushqimin e mbrojtjen e bimëve,
kundrejt dëmtuesve e sëmundjeve dhe kushtet për përdorimin e tyre janë dhënë ne aneksin II;
c) kërkesat për përdorimin e substancave te caktuara, me origjine jobujqësore (shtesat dhe ndihmësit
teknologjike) ose me origjine bujqësore joorganike janë dhënë ne shkronjat "A" "B" dhe "C" te aneksit VI te këtij ligji;
ç) mund te përdoren farërat dhe materialet e riprodhimit vegjetativ vetëm për prodhime plotësisht nga
prodhimi organik. Farërat dhe materialet e riprodhimit vegjetativ quhen me origjine organike, ne qofte
se bimët, prindër te tyre, janë prodhuar ne përputhje me shkronjat "a" dhe "b" te këtij neni, për te
paktën një brez, dhe ne rastin e kulturave shumëvjeçare, te paktën dy periudha vegjetacioni.


KREU V
KUSHTET PER ETIKETIMIN E PRODUKTEVE "BIO"


Neni 9  
Përdorimi i etiketave

Etiketa e vene mbi produktet "Bio" duhet te paraqesë natyrën e vërtetë te produktit. Ajo shkruhet ne
gjuhen shqipe, pa përjashtuar përdorimin e gjuhëve te tjera. Gjithashtu, si kërkesë te detyrueshme,
etiketa përmban treguesit e prodhimit organik dhe ndërtohet sipas kërkesave te mëposhtme:
a) termi "Bio", si tregues i detyrueshëm, qe i referohet prodhimit organik, duhet te përdoret
ne produktet dhe dokumentet qe e shoqërojnë;
b) etiketimi ne përputhje me shkronjën "a" te këtij neni mund te përdoret vetëm për produktet e
prodhuara ne përputhje me rregullat e dhëna ne nenin 8 te këtij ligji;
c) treguesi qe përfshin emrin e organizmit certifikues, qe ka kryer inspektimin e fundit;
ç) treguesit se produktet e importuara janë mbuluar nga skema e inspektimit te vendeve nga
vijnë, jepen ne shkronjën "A" te aneksit V te këtij ligji. Ne shkronjën "B" te aneksit V janë dhënë dhe logot e tyre;
d) reklama e produkteve te jete ne përputhje me etiketimin.

Neni 10
Referimi i metodave te prodhimit

1. Etiketa dhe reklama e një produkti do t'u referohen metodave te prodhimit organik vetëm kur:
a) tregues te tille dëshmojnë qarte se janë te lidhur me një metode te prodhimit organik;
b) produkti është prodhuar dhe tregtuar ne përputhje me rregullat e dhëna ne këtë ligj;
c) produkti nuk ka qene subjekt i trajtimeve, duke përfshirë përdorimin e rrezatimit te jonizuar;
ç) produkti nuk është gjenetikisht i modifikuar.
2. Etiketa dhe reklama e një produkti, te përbëre nga shume përbërës dhe te përpunuar, u referohen
metodave te prodhimit organik vetëm kur:
a) 95 për qind e masës se përbërësve me origjine bujqësore (bimore dhe blegtorale) te produktit janë
ose rrjedhin nga produkte te prodhuara dhe te tregtuara ne përputhje me rregullat e dhëna ne këtë ligj,
ndërsa diferenca 5 për qind nuk sjell ndikim ne standardin e produktit. Baza e llogaritjes është pesha e
plote përpara përpunimit dhe jo produkti përfundimtar;
b) produkti përbëhet vetëm nga substancat e listuara ne seksionin "A" te aneksit VI, si përbërës me
origjine jobujqësore dhe gjate përpunimit te tij janë përdorur vetëm substanca te listuara ne seksionin
"B" te aneksit VI, kur justifikohet qe pa këto produkte ai nuk mund te prodhohej;
c) produkti përmban si përbërës me origjine bujqësore joorganike vetëm substancat e listuara ne seksionin "c" te aneksit VI;
ç) produkti ose përbërësit e tij nuk u janë nënshtruar trajtimeve, duke përfshirë përdorimin e rrezatimit
te jonizuar gjate përpunimit (duke përfshirë përpunimin e përbërësve);
d) produkti nuk përmban OGJM ose produkte qe rrjedhin nga prodhimi i këtij tipi.

Neni 11  
Etiketa dhe reklama e produkteve me shume përbërës

Etiketa dhe reklama e një produkti me shume përbërës, i përgatitur nga përbërës qe pjesërisht nuk
plotësojnë kërkesat e shkronjës "a" pika 2 te nenit 10 te këtij ligji, mund t'u referohen metodave te prodhimit organik me kusht qe:
a) te paktën 70 për qind e përbërësve me origjine bujqësore plotësojnë kërkesat e dhëna ne shkronjën "a" pika 2 te nenit 10;
b) produkti plotëson kërkesat e dhëna ne shkronjat "a" dhe "d" pika 2 te nenit 10 dhe pjesa e
mbetur e përbërësve nuk është ne sasinë dhe cilësinë e duhur;
c) treguesit qe u referohen metodave te prodhimit organik, u referohen, qartësisht, vetëm përbërësve me origjine bujqësore, organike;
ç) përbërësit dhe nivelet relative te tyre vendosen ne listën e përbërësve ne rendin zbritës ne peshe;
d) treguesit ne listën e përbërësve shkruhen me shkronja te njëjta, me ngjyre, madhësi dhe mënyrë te njëjtë;
dh) për referencat e përmendura me lart mund te përdoret treguesi "X për qind" i përbërësve me origjine bujqësore, qe janë prodhuar ne përputhje me rregullat e metodave te prodhimit organik.

Neni 12
Etiketa e produktit ne konvertim

1. Ne etiketën e produktit tregimi i konvertimit ne prodhimin organik mund te përdoret nëse
produkti përmban vetëm një përbërës me origjine bujqësore dhe:
a) plotëson te gjitha kërkesat, me përjashtim te periudhës se konvertimit dhënë ne aneksin I; b)
periudha e konvertimit është jo me pak se 12 muaj përpara hedhjes se tij ne treg;
c) etiketa e produktit ne konvertim duhet te dallohet prej konsumatorit nga produkti "Bio", i cili plotëson kërkesat e këtij ligji;
ç) trupi inspektues inspekton dhe verifikon plotësimin e kërkesave te shkronjave "a" dhe "b" te pikës 1 te këtij neni.
2. Ne etiketën e këtij produkti duhet te përdoret emërtimi "Produkt ne proces konvertimi", i cili duhet te
dallohet ne stil ose ngjyre nga shënimet e tjera ne etikete. Ne tekst termi "Bio" nuk duhet te mbindriçohet.


KREU VI
KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE


Neni 13
Ne kuptim te këtij ligji, shkeljet qe nuk përbejnë vepër penale, përbejnë Kundërvajtje administrative si me poshtë:

a) moszbatimi i rregullave te prodhimit bimor, shtazor, ne nivel ferme (Aneksi I shkronjat "A" "B" dhe "C"
b) moszbatimi i rregullave te plehërimit, pasuruesve te tokës dhe pesticideve (Aneksi II);  
c) moszbatimi i rregullave te magazinimit (Aneksi III);
ç) moszbatimi i rregullave te tregtimit te produkteve "Bio" (Aneksi III);
d) mosrespektimi i normave maksimale te kafshëve për një ha/toke për prodhimin e plehut
organik, i njëvleftshëm me 170 kg N/ha vit (Aneksi VII);
dh) mosrespektimi i normave te sipërfaqeve normale për mbajtjen e specieve te ndryshme te kafshëve (Aneksi VIII);
e) mosrespektimi i rregullave te inspektim‐certifikimit, te parashikuara ne këtë ligj.

Neni 14  
Sanksionet

Për kundërvajtjet administrative, te parashikuara ne nenin 13 te këtij ligji, ndërmerren sanksionet e mëposhtme:
1. Organizmi certifikues, për shkeljet e parashikuara ne shkronjat "a", "b", "c", "d" dhe "dh", merr masat e mëposhtme:
a) analize shtese;
b) inspektim shtese;
c) rikthim (ulje) te fazës se certifikimit, pas rezultateve te analizës dhe te inspektimit shtese; ç)
zhvlerësim te produktit ose pjesës se mallit pas analizës dhe inspektimit shtese;
d) pezullim te certifikimit dhe ne rast përsëritjeje, ndërprerje te kontratës se bashkëpunimit.  
2. KSHPO‐ja merr masat e mëposhtme:
a) për shkeljet e parashikuara ne shkronjën "c", zhvlerësim te produktit (mallit) ose pjesës se mallit;
b) për shkeljet e parashikuara ne shkronjën "ç", bllokim te mallit dhe analize te mostrës se
tij dhe ne rast shkeljeje, gjobe ne masën 50 mije deri ne 100 mije leke;
c) për shkeljet e parashikuara ne shkronjën "e", pezullim te certifikimit dhe ne rast përsëritjeje, zgjidhje te kontratës se bashkëpunimit.

Neni 15
Procedurat e kundërvajtjes administrative

1. KSHPO‐ja dhe organizmi certifikues kane te drejte te vendosin masa administrative te përcaktuara ne nenet 3 dhe 4 te këtij ligji.
2. Mënyra e vjeljes se gjobës dhe shpërndarja e tyre përcaktohen me vendim te Këshillit te
Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqësisë dhe te Ushqimit.
3. Kundër vendimit te masës se dhënë mund te behet ankim me shkrim, brenda 5 ditëve nga data e
shpalljes ose e njoftimit, te Kryetari i KSHPO‐se, sipas procedurave te përcaktuara ne ligjin nr.7697, date 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".


KREU VII  
DISPOZITA KALIMTARE


Neni 16
1. Ne qofte se fara ose materiali tjetër riprodhues nuk plotëson kërkesat e këtij ligji, duhet te
përdoret vetëm me miratimin e organizmit certifikues.
2. Materialet e paketimit, te prodhuara përpara hyrjes ne fuqi te këtij ligji dhe qe janë ne
përputhje me kërkesat e tij, mund te përdoren deri ne 2 vjet pas hyrjes ne fuqi te këtij ligji.


KREU VIII
DISPOZITA TE FUNDIT


Neni 17
Kërkesat e këtij ligji, ne mbështetje te Rregullores se Bashkimit Evropian nr.2092/91, date 24.6.1991 "Ne
prodhimin organik te produkteve bujqësore dhe treguesit qe i referohen produkteve bujqësore dhe
produkteve ushqimore", përbejnë kërkesat minimale për zbatim ne sistemin e prodhimit "Bio".

Neni 18
Ngarkohet Këshilli i Ministrave te nxjerre aktet nënligjore përkatëse ne zbatim te neneve 3, 4 dhe 15 te këtij ligji.

Neni 19
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4179, date 23.3.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu

Per anekset dhe shtojcat e ligjit Nr .9199 . datë datë 26.2.2004
http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zy ... 0-2004.pdf
- -

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Bioteknologjia dhe Ushqimi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest