LIGJI PER PERGJEGJESINE JASHTEKONTRAKTORE TE ORGANEVE TE ADMINISTRATES SHTETERORE - Nr. 8510, date 15. 7. 1999

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PER PERGJEGJESINE JASHTEKONTRAKTORE TE ORGANEVE TE ADMINISTRATES SHTETERORE - Nr. 8510, date 15. 7. 1999

Postby Libraria UBT » 03 Aug 2015, 14:30

LIGJI PER PERGJEGJESINE JASHTEKONTRAKTORE TE ORGANEVE TE ADMINISTRATES SHTETERORE - Nr. 8510, date 15. 7. 1999

i Azhurnuar me: - Ligjin nr.10005, datë 23.10.2008

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave

K U V E N D I I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I:


KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME DHE PERKUFIZIME


Neni 1
Përgjegjësia jashtekontraktore e organeve te administratës shtetërore

Organet e administratës shtetërore përgjigjen për demet pasurore dhe jopasurore jashtekontraktore, qe u shkaktojnë personave fizike a juridike, private, vendas a te huaj. Përgjegjësia jashtekontraktore e organeve te administratës shtetërore rregullohet me dispozitat e këtij ligji dhe te Kodit Civil te Republikës se Shqipërisë.

Neni 2
Përkufizime

Për qëllimet e këtij ligji termat e mëposhtëm kane kuptimet si vijon: "Përgjegjësi jashtekontraktore e organeve te administratës shtetërore" kuptohet detyrimi i organeve te administratës shtetërore për te shpërblyer demin qe këto te fundit i kane shkaktuar interesave te personave private ne ushtrim e sipër te funksioneve te tyre publike. "Rrezik i vazhdueshëm" kuptohet mundësia e përhershme për te shkaktuar dem, si rezultat i veprimeve ose mosveprimeve te administratës shtetërore.
"Mjete teknike" kuptohen mjete te tilla si semaforët, tabelat e qarkullimit rrugor, ndriçuesit për
rregullimin e trafikut ajror, detar etj.

Neni 3
Rastet e përgjegjësisë se organeve shtetërore

Organet e administratës shtetërore përgjigjen për demet qe u shkaktojnë personave fizike a
juridike private ne rastet qe vijojnë:
a) kur kryejnë veprime a mosveprime te kundërligjshme;
b) kur kryejnë veprime a mosveprime te ligjshme, por qe sjellin dëmtimin e interesave te
ligjshme te personave fizike a juridike private;
c) kur, megjithëse kryejnë veprime a mosveprime te ligjshme, u shkaktojnë një dem te
pabarabarte subjekteve te cilëve u drejtohet ky veprim a mosveprim;
ç) kur, për shkak te mosfunksionimit te mjeteve teknike me te cilat organet e administratës shtetërore ushtrojnë veprimtarinë e tyre, persona fizike a juridike private cenohen ne interesat e tyre te ligjshme;
d) kur u shkaktojnë një rrezik te vazhdueshëm personave fizike a juridike private.
dh) kur kryejnë një akt korruptiv gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

Neni 4
Përgjegjësia vetjake e punonjësve te organeve te administratës shtetërore

Ne ushtrimin e funksioneve shtetërore, punonjësit e organeve te administratës shtetërore nuk përgjigjen për demet shkaktuar personave fizike a juridike private ne rastet e parashikuara ne nenin 3.
Punonjësit e organeve te administratës shtetërore, përjashtimisht, përgjigjen për demet qe u shkaktojnë personave fizike a juridike private, kur vërtetohet se ata kane vepruar me keqbesim. Ne rastet e parashikuara ne paragrafin 2 te këtij neni, organi shtetëror punëdhënës, pasi dëmshpërblen palën e dëmtuar, ka te drejte te kërkojë nga punonjësi fajtor kthimin e shpërblimit qe ka paguar.


KREU II
LLOJET E DEMSHPERBLIMIT


Neni 5
Kthimi

Kthimi, ne kuptimin e këtij ligji, ka te beje me kalimin fizik te një sendi ose me rivendosjen e një te drejte, gëzimi i se cilës ishte pezulluar për shkak te veprimeve ose mosveprimeve te administratës shtetërore te parashikuara ne nenin 3.

Neni 6
Shpërblimi

Shpërblimi qëndron ne pagimin e një sasie te hollash për te baraspeshuar një dem, i cili nuk mund
te ndreqet ne mënyrë te drejtpërdrejtë.

Neni 7
Zhdukja e shkaqeve qe sjellin demin

Nëse demi shkaktohet nga ndryshimi i një situate juridike ose faktike, e cila nga ana e saj, e ka origjinën ne një akt te administratës shtetërore, organi kompetent i kësaj administrate mënjanon pasojat, nëpërmjet rivendosjes se gjendjes se mëparshme ose, kur një gjë e tille është e pamundur, nëpërmjet vendosjes se një gjendjeje te ngjashme.
Zhdukja e shkaqeve qe sjellin demin nuk zbatohet kur rivendosja e gjendjes se mëparshme ose e një gjendjeje te ngjashme është e pamundur. Ky lloj dëmshpërblimi nuk zbatohet, gjithashtu, kur gjendja ekzistuese është shkaktuar nga një akt administrativ, i cili është bere i pakundërshtueshëm për te dëmtuarin.

Neni 8
Raportet ndërmjet llojeve te dëmshpërblimeve

Ne rastin e shkaktimit te demit pasuror, organi kompetent i administratës shtetërore vendos te pranoje kërkesën e te dëmtuarit për kompensim ne te holla ne vend te zhdukjes se shkaqeve dhete kthimit, vetëm ne rast se kjo zhdukje e shkaqeve dhe kthimi nuk janë te mundur. Ne rastin e shkaktimit te demit moral, shpërblimi behet ne te holla.
Demi moral konkurron me demin pasuror dhe me demet e tjera jopasurore.


KREU III
NOCIONET THEMELORE TE PERGJEGJESISE SHTETERORE


Neni 9
Përjashtimi nga përgjegjësia

Organi i administratës shtetërore nuk përgjigjet për demin e shkaktuar si rezultat i veprimit ose mosveprimit te tij, ne qofte se demi nuk do te mund te shmangej edhe nëse do te ishte treguar kujdesi i duhur gjate ushtrimit te funksioneve shtetërore, ne pajtim me rrethanat. Përjashtimi i mësipërm nuk zbatohet ne rastin e mosfunksionimit te mjeteve teknike.

Neni 10
Fitimi i munguar

Ne shpërblimin e demit përfshihet ne çdo rast, fitimi i munguar, si dhe demi jopasuror, ne përputhje me nenin 12.

Neni 11
Faji i te dëmtuarit

Ne rast se, përveç veprimeve dhe mosveprimeve te organit te administratës shtetërore, ne shkaktimin e demit kane ndikuar edhe veprimet ose mosveprimet e te dëmtuarit, masa e dëmshpërblimit, qe duhet te jepet varet nga masa ne te cilën demi është shkaktuar edhe nga i dëmtuari. Roli i palës se dëmtuar ne shkaktimin e demit dhe masa e dëmshpërblimit qe paguhet ne kete rast, përcaktohen nëpërmjet vlerësimeve te ekspertit, ne përputhje me dispozitat e Kodit te
Procedurave Administrative dhe te Kodit te Procedurës Civile.

Neni 12
Demet jopasurore

1. Ne rastet kur demi ka te beje me cenimin e paprekshmërisë trupore, te shëndetit, te lirisë ose te personalitetit, shpërblimi behet ne te holla, duke mbajtur gjithnjë parasysh rolin e te dëmtuarit ne shkaktimin e demit, sipas nenit 11.
2. Pretendimi për demet jopasurore, te treguara ne piken 1 te këtij neni, bie kur është e mjaftueshme zhdukja e shkaqeve ne pajtim me nenin 6, si dhe kur i dëmtuari është dëmshpërblyer ne një mënyrë tjetër.

Neni 13
Pretendime te te dëmtuarve jo drejtpërdrejt

1. Ne rastet e vdekjes, cenimit te paprekshmërisë trupore ose te shëndetit, si dhe ne rastin e heqjes se padrejte te lirisë, si rezultat i veprimeve ose mosveprimeve te organeve te administratës shtetërore, te tretit, te cilit i dëmtuari ka qene i detyruar t'i beje shërbime ne shtëpi ose ne punën e tij, i paguhet një dëmshpërblim ne te holla për demin qe i shkaktohet nga shërbimet e parealizuara.
2. Ne rast se është shkaktuar vdekja e një personi, për shkak te veprimeve ose mosveprimeve te organeve te administratës shtetërore, këto te fundit janë te detyruara te dëmshpërblejnë
shpenzimet e varrimit te atij qe ka detyrimin ligjor për t'i paguar ato.
3. Kur i vdekuri, ne çastin e shkaktimit te demit, ka qene ligjërisht i detyruar për t'i dhënë një te treti detyrim ushqimor ose mund t'i vihej një detyrim i tille, dhe kur i treti ka mbetur pa kete detyrim ushqimor, si rezultat i vdekjes se te detyruarit, atehere atij i dëmshpërblehet demi nëpërmjet caktimit te një pensioni ne te holla. Detyrimi për shpërblim te kësaj natyre qëndron edhe kur i treti, ne çastin e shkaktimit te demit, ka qene i zënë, po jo i lindur.
4. Edhe për pretendimet e te tretëve verifikohet roli i vete te dëmtuarit ne shkaktimin e demit, sipas nenit 11.

Neni 14
Debitorët solidare

Kur përgjegjës për shkaktimin e demit janë disa organe te administratës shtetërore, secili prej tyre
mban përgjegjësi për te gjithë demin. Ata përgjigjen kundrejt te dëmtuarit si debitorë solidare.

Neni 15
Kërkimi i dëmshpërblimit

Ne rastet kur organi i administratës shtetërore shkakton një dem, si rezultat i një akti ose veprimi te kundërligjshëm te një organi tjetër, organi i pare mund t'i kërkojë shpërblimin organit te dyte, ne qofte se nuk parashikohet ndryshe nga ligji.

Neni 16
Pushteti i deleguar

Ne rast se subjekti, qe shkakton demin, nuk është organ i administratës shtetërore, por vepron ne baze te autorizimit nga pushteti publik, përgjegjësinë e mban autoriteti publik, i cili ka kompetencën fillestare. Ne rast se subjekti i deleguar e shkakton demin për faj te tij, autoriteti delegues mund te kërkojë dëmshpërblim, sipas nenit 15.

Neni 17
Afatet

Kërkimi i shpërblimit për demet e shkaktuara nga organet e administratës shtetërore parashkruhet brenda 3 vjetësh nga çasti kur i dëmtuari merr dijeni për demin dhe organin qe e ka shkaktuar atë. Ne rastin kur demi shkaktohet nga ndryshimi i situatës, ne vend te marrjes dijeni për demin, futet koncepti i marrjes dijeni për rrethanat,
te cilat e kane bere situatën te kundërligjshme.


KREU IV
PROCEDURAT PER KERKIMIN DHE PAGIMIN E DEMSHPERBLIMIT

Neni 18
Procedurat për kërkimin dhe përmbushjen e dëmshpërblimit bëhen ne përputhje me kërkesat e
ligjit nr. 8485, date 12. 5. 1999 "Kodi i Procedurave Administrative te Republikës se Shqipërisë".

Neni 19
Vendimi i organit te administratës shtetërore për njohjen e përgjegjësisë ne shkaktimin e demit,
për pagimin e dëmshpërblimit përkatës dhe te masës se tij, përbën titull ekzekutiv.


KREU V
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 20
Te gjitha detyrimet për shkaktimin e demit, qe organet e administratës shtetërore kane kundrejt personave
fizike a juridike private, ne rast se nuk paguhen menjëherë për pamundësi financiare, futen si zë i veçante
ne ligjin e buxhetit te shtetit ne vitin pasardhës.

Neni 21
Ne fund te çdo viti financiar, organet buxhetore dorëzojnë ne Ministrinë e Financave, se bashku me kërkesën për financim nga buxheti i shtetit edhe kërkesën për sigurimin e fondeve buxhetore për detyrimet e tyre ndaj personave private.

Neni 22
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.


Shpallur me dekr etin nr. 2424, date 22. 7. 1999 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Rexhep Meidani

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Ekonomia dhe Agrobiznesi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest