LIGJI PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE - Nr .9367, datë 7.4.2005

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE - Nr .9367, datë 7.4.2005

Postby Libraria UBT » 03 Aug 2015, 14:51

LIGJI PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE- Nr .9367, datë 7.4.2005

I AZHURNUAR ME NDRYSHIMET:
- Ligjin nr.9475, dt.9.2.2006
- Ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006
- Ligjin 86/2012 datë 18.09.2012
- Ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014.


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:


KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i një vendimmarrjeje të paanshme, transparente, në interesin më të
mirë të mundshëm të publikut e të besimit të tij ndaj institucioneve publike, nëpërmjet parandalimit të
konfliktit ndërmjet interesave publikë dhe atyre privatë të një zyrtari në ushtrimin e funksioneve të veta.

Neni 2
Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, mjeteve, mënyrave, procedurave, përgjegjësive dhe kompetencave për identifikimin, deklarimin, regjistrimin, trajtimin, zgjidhjen dhe dënimin e rasteve te konfliktit të interesave.

Neni 3
Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
1. “Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.
2. “Kryerje në mënyrë të drejtë e detyrave dhe përgjegjësive” është mënyra e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive, të materializuara në një vendimmarrje, në të cilën zyrtari vepron në përputhje me ligjin, me ndershmëri, paanshmëri, përgjegjësi, përkushtim, në afat, në mbrojtje, në çdo rast, të interesit publik dhe të drejtave të ligjshme të personave privatë, si dhe për ruajtjen dhe forcimin e besueshmërisë e të dinjitetit të institucionit ku punon, të shtetit në përgjithësi dhe të figurës së zyrtarit.
3. “Kryerje në mënyrë të padrejtë e detyrave dhe e përgjegjësive” është rasti kur nuk plotësohet të paktën njëra prej kërkesave të pikës 2 të këtij neni për shkak dhe vetëm të ndikimit të mundshëm të interesave privatë të zyrtarit, sipas pikës 1 të këtij neni.
4. Konflikti i interesit, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, përfshin disa përkufizime të tjera, për lloje
të ndryshme të shfaqjes së tij, si më poshtë:
a) “konflikt faktik i interesit” është gjendja, ne të cilën interesat privatë të zyrtarit ndikojnë, kanë ndikuar ose mund të kenë ndikuar në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij zyrtare;
b) “konflikt në dukje i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit duken, në pamje ose në formë, sikur kanë ndikuar, ndikojnë ose mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave apo përgjegjësive të tij zyrtare, por, në fakt, ndikimi nuk ka ndodhur, nuk ndodh ose nuk ka mundësi të ndodhë:
c) “konflikt i mundshëm i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit mund të shkaktojnë, në të ardhmen, shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje të interesit, nëse zyrtari do të
përfshihej në detyra apo përgjegjësi të caktuara;
ç) “konflikt rast për rast i interesit” është gjendja me konflikt interesi, në njërën nga tri llojet e
mësipërme, që shfaqet rast për rast dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë;
d) “konflikt i vazhdueshëm i interesit” është gjendja, në të cilën konflikti i interesit mund të shfaqet në
mënyrë të përsëritur dhe/ose të shpeshtë në të ardhmen.
5. “Zotërim aktiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital” është ushtrimi i plotë i të gjitha të drejtave, që
burojnë nga pronësia mbi aksionet ose pjesët në kapital.
6. “Zotërim pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital” është gjendja, në të cilën pronari ruan të drejtën e përfitimit të fryteve civile të pronësisë, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër civil mbi këtë pronë. Të gjitha veprimet e tjera (administrim, zotërim, tjetërsim etj.) kryhen nga një person i besuar nga pronari, bazuar në një marrëveshje të lidhur ndërmjet tyre, që përcakton kriteret e përfitimit të fryteve të pasurisë, si dhe të drejta e detyrime të tjera të domosdoshme. I besuari nuk shkëmben asnjë mendim dhe asnjë informacion me pronarin dhe as nuk ndikohet nga ai për kryerjen e këtyre veprimeve me pasurinë. I besuari duhet të veprojë vetëm në të mirën e ruajtjes dhe rritjes së pasurisë, me të njëjtin motivim sikur këto veprime të kryheshin nga vetë pronari. Kufizimet në përzgjedhjen e të besuarit jepen në këtë ligj. Palët, në çdo rast, ruajnë të drejtën e zgjidhjes së kësaj marrëveshjeje. Pronari ka të drejtë të rimarrë, në çdo kohë, të drejtat e kryerjes së veprimeve të tjera civile me pronësinë, kur, sipas këtij ligji, kushtet që e diktuan këtë veprim nuk ekzistojnë më. Të
drejtat dhe detyrimet e tjera, të papërmendura më sipër, rregullohen nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.
7. “Zyrtar” është çdo person, që kryen detyra dhe ushtron funksione publike, sipas përcaktimit të
shkronjave “a”, “b” e “c” të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji.
8. “Institucion publik” është çdo subjekt, i përcaktuar në shkronjat “ç” e “d” të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji.
9. “Epror i një zyrtari” është një zyrtar tjetër, një njësi organizative brenda institucionit publik,
drejtuesi më i lartë i institucionit publik ose një organ i këtij institucioni, që ka kompetenca emëruese,
drejtuese, urdhëruese, vlerësuese ose kontrolluese, të drejtpërdrejta mbi këtë zyrtar, ose që i janë
dhënë kompetenca të caktuara për zbatimin e këtij ligji.
10. “Institucion epror” është një institucion publik (ose organ i një institucioni publik) që, sipas ligjeve
në fuqi, ka kompetenca rregulluese, emëruese, drejtuese, urdhëruese, vlerësuese ose kontrolluese
mbi një institucion tjetër publik (ose organ të tij), ku, në këtë të fundit, një zyrtar kryen detyrat dhe
ushtron kompetencat e tij. Roli epror ushtrohet në përputhje me ligjet, që rregullojnë organizimin dhe
funksionimin e institucioneve publike. Pavarësisht nëse një institucion epror mund të ketë njërën nga
kompetencat e mësipërme, ai nuk mund të vlerësohet i tillë, nëse kjo do të çonte në cenimin e
parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë institucionale.
11. “Person i lidhur me një zyrtar” është çdo person fizik ose juridik, i cili rezulton të ketë pasur ose të
ketë lidhje interesi, pasurore ose vetjake jo pasurore, sipas nenit 5 të këtij ligji, me zyrtarin.
12. “Parim i proporcionalitetit” është raporti ndërmjet rëndësisë së detyrave, përgjegjësive dhe
kompetencave të një zyrtari ose institucioni publik me masat për parandalimin e konfliktit të
interesave, raport në të cilin sa më të rëndësishme të jenë detyrat, përgjegjësitë ose kompetencat e
zyrtarit, aq më të shumta janë kufizimet e interesave të zyrtarit, aq më të ashpra janë dënimet dhe në
mënyrë edhe më të hollësishme janë përcaktuar rregullat, mënyrat, mjetet dhe procedurat për
parandalimin e konfliktit të interesit nga institucionet publike.
13. “Person fizik tregtar” përdoret sipas kuptimit të përcaktuar nga legjislacioni tregtar.

Neni 4
Fusha e zbatimit

1. Dispozitat e këtij ligji përcaktojnë rregulla të detyrueshme për t’u zbatuar nga:
a) çdo zyrtar, kur ai merr pjesë në një vendimmarrje për:
i) akte dhe kontrata administrative;
ii) akte të organeve gjyqësore, noteriale, për ekzekutimin e titujve ekzekutivë nga organet e
përmbarimit dhe akte të organeve të prokurorisë;
iii) akte normative, si dhe vetëm ato ligje që krijojnë pasoja juridike për subjekte individualisht të përcaktuara;
b) çdo zyrtar i institucioneve shtetërore, qendrore ose vendore dhe çdo punonjës i subjekteve të përcaktuara në shkronjën “d” ose përfaqësues i subjekteve të përcaktuara në shkronjën “ç”, në subjektet e përmendura në shkronjën “d”, kur ai merr pjesë në një vendimmarrje për kontrata, që krijojnë marrëdhënie juridiko-civile, me palë këto subjekte;
c) çdo zyrtar ose punonjës, që ndodhet në pozicione, ka përgjegjësi, kryen detyra ose ushtron kompetenca të llojeve konkrete, të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj, në njërën nga subjektet e shkronjës “ç” ose “d” të pikës 1 të këtij neni;
ç) çdo institucion shtetëror, qendror ose vendor;
d) çdo organ apo subjekt i krijuar dhe/ose në varësi të subjekteve të shkronjës “ç”, përfshirë
edhe ndërmarrjet shtetërore ose vendore, shoqëritë tregtare me pjesëmarrje kontrolluese të kapitalit
shtetëror ose vendor, organizatat jofitimprurëse dhe persona të tjerë juridikë, të kontrolluar nga
subjektet e shkronjës “ç” ose nga vetë subjektet e kësaj shkronje;
dh) personat e lidhur në masën dhe mënyrën e përcaktuar në këtë ligj.
2. Për qëllimet e këtij ligji:
a) vendimmarrje për një akt do të vlerësohet, në çdo rast, çasti i fundit i procesit
vendimmarrës, gjatë të cilit vendoset përmbajtja përfundimtare e aktit;
b) vendimmarrje për një akt do të vlerësohen edhe ato çaste paraprake të vendimmarrjes, sipas shkronjës “a” të kësaj pike, të cilat janë thelbësisht të rëndësishme dhe përcaktuese për përmbajtjen përfundimtare të aktit;
c) një zyrtar’” ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese për një akt, nëse pjesëmarrja, ndikimi dhe qëndrimi i tij në vendimmarrjen për këtë akt, sipas shkronjave “a” ose “b” të kësaj pike, përcaktojnë përmbajtjen e aktit.

Neni 5
Interesat privatë

1. Interesat privatë të zyrtarit janë ata interesa që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga:
a) të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre;
b) çdo marrëdhënie tjetër juridiko-civile;
c) dhurata, premtime, favore, trajtime preferenciale;
ç) negocime të mundshme për punësim në të ardhmen nga ana e zyrtarit gjatë ushtrimit të funksionit
apo negocime për çdo lloj forme tjetër marrëdhëniesh me interes privat për zyrtarin, pas lënies së
detyrës, të kryer nga ai gjatë ushtrimit të detyrës;
d) angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie, që krijon të ardhura, si dhe angazhime në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse , sindikata ose organizata profesionale,
politike, shtetërore dhe çdo organizatë tjetër;
dh) marrëdhënie:
i) familjare apo të bashkëjetesës;
ii) të komunitetit;
iii) etnike;
iv) fetare;
v) të njohura të miqësisë apo të armiqësisë;
e) angazhime të mëparshme, nga të cilat kanë buruar ose burojnë interesa të përmendur në shkronjat
e mësipërme të këtij neni.
2. Kufizimet e interesave privatë, të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj, zbatohen së bashku me kufizimet e të njëjtit interes privat, të përcaktuara shprehimisht në një ligj tjetër, sipas parimit, që zbatohet ai kufizim që është më i rreptë.
3. Nëse në këtë ligj, në lidhje me një interes të caktuar privat të një zyrtari, nuk është përcaktuar ndonjë kufi sasior i kufizimit të këtij interesi, ndërsa në një ligj tjetër i njëjti interes, me qëllim parandalimin e konfliktit të interesave, kufizohet shprehimisht sipas një kufiri sasior, atëherë ky kufizim zbatohet edhe për këtë ligj dhe anasjelltas
4. Vlerësohet shkak për lindjen e konfliktit të interesit, çdo lloj interesi privat i një zyrtari nga ata të përcaktuar në këtë nen, çdo lidhje apo gërshetim ndërmjet dy a më shumë prej tyre, nëse për shkak të këtij interesi ose për shkak të daljes jashtë kufizimeve të detyrueshme të këtij interesi, shfaqet një gjendje me konflikt interesi, sipas përkufizimeve të pikave 1 e 4 të nenit 3 të këtij ligji.

Neni 6
Mënyra e kryerjes së detyrave publike dhe detyrimi për parandalimin e konfliktit të interesit

1. Me zgjedhjen ose emërimin e tij e në vazhdim, zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë, sa më parë dhe në mënyrën më të frytshme të mundshme, çdo gjendje të konfliktit të tij të interesit. Në rast se zyrtari nuk është i bindur për ekzistencën apo jo të një konflikti interesi të lidhur me të, ai duhet të këshillohet sa më parë me eprorët.
2. Çdo epror dhe institucion epror duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe zgjidhur rastet e konfliktit të interesit.


KREU II
PROCEDURAT DHE MJETET PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KONFLIKTEVE TË NTERESAVE


Seksioni 1
Identifikimi dhe regjistrimi i interesave në kushtet e konflikteve rast për rast të interesave


Neni 7
Deklarimi rast për rast i interesave privatë të zyrtarit

1. Çdo zyrtar, në ushtrimin e kompetencave apo në kryerjen e detyrave të tij publike, në bazë të njohjes së tij dhe në mirëbesim, detyrohet që të bëjë vetëdeklarim paraprak, rast për rast, të ekzistencës së interesave të tij privatë, që mund të bëhen shkak për lindjen e një konflikti interesi.
2. Deklarimi rast për rast i interesave privatë bëhet çdo herë nga zyrtari, kur kjo kërkohet nga eprori ose nga institucioni epror. Deklarimi, si rregull, duhet kërkuar dhe bërë paraprakisht. Kur kjo nuk është e mundur ose kur nuk ka ndodhur, deklarimi mund të kërkohet dhe të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.
3. Vetëdeklarimi ose deklarimi me kërkesë bëhet si rregull me shkrim, kur zyrtari përfshihet në një vendimmarrje për një akt. Deklarimi me shkrim nuk është i domosdoshëm kur deklarimet verbale të zyrtarit janë të regjistrueshme dhe të dokumentueshme, sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe/ose në rregulloret e brendshme të institucionit publik, ku zyrtari ushtron funksionet e veta.
4. Deklarimi i interesit për rastet e përcaktuara në shkronjën “dh”, “iii”, “iv” dhe “v” të pikës 1 të nenit
5 të këtij ligji, si dhe përkatësia në organizata politike në kuptim të shkronjës “d” të pikës 1 të nenit 5 të këtij ligji bëhet vetëm me vullnetin e lirë të zyrtarit.

Neni 8
Identifikimi i interesave privatë të zyrtarit nga persona të trete

Ofrimi i informacionit, për interesat privatë të zyrtarit, është:
a) detyrë e çdo zyrtari tjetër që ka dijeni, në veçanti e eprorit të tij;
b) detyrë e çdo institucioni publik, që ka dijeni;
c) e drejtë e palëve të interesuara, që preken nga veprimet e zyrtarit;
ç) e drejtë e çdo personi, i cili ka dijeni dhe që ka një interes në përgjithësi e që përputhet me qëllimin e këtij ligji.

Neni 9
Burime të tjera informacioni për interesat privatë të zyrtarit

Burime të tjera informacioni për interesat privatë të një zyrtari mund të jenë edhe:
a) regjistrat publikë ose privatë, të mbajtur në përputhje me legjislacionin në fuqi;
b) të dhënat nga media;
c) të dhënat ose ankesat nga publiku;
ç) çdo burim tjetër i ligjshëm.

Neni 10
Roli aktiv i institucioneve publike në mbledhjen e informacionit për interesat privatë të zyrtarit

1. Autoriteti ose struktura përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji, sipas nenit 41 pika 2 të tij, në përputhje me masën, mënyrën dhe radhën e përcaktuar në këtë ligj dhe/ose në aktet nënligjore e rregulloret e brendshme të një institucioni publik, të nxjerra në zbatim të këtij ligji, është i autorizuar që, në mënyrë aktive, në emër të institucionit publik përkatës:
a) të mbledhë, nga burimet e ligjshme të informacionit, të dhëna për interesat privatë të një zyrtari;
b) të pranojë informacionet e siguruara në mënyrë të ligjshme;
c) të verifikojë besueshmërinë e këtyre informacioneve;
ç) të vërë në dijeni zyrtarin për informacionet e siguruara për të;
d) t’i japë mundësi zyrtarit të provojë të kundërtën, nëse ky i fundit e kërkon një gjë të tillë;
dh) të bëjë regjistrimin e interesave privatë të zyrtarit.
2. Çdo zyrtar, jo më vonë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji ose nga data e fillimit të marrëdhënieve të punës në një institucion publik, është i detyruar të lëshojë një autorizim, në favor të institucionit publik ku ushtron funksionet, nëpërmjet të cilit ai e autorizon këtë institucion që të kryejë kontroll dhe të sigurojë të dhëna vetjake për zyrtarin, kudo ku ato janë regjistruar. Ky autorizim ka të njëjtën vlerë edhe për çdo institucion epror.
2/1. Çdo institucion i cili vihet në dijeni me të dhëna personale të çdo zyrtari detyrohet të ruajë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit, nëse diçka e tillë nuk është parashikuar ndryshe në ligj.
2/2. Përmbajtja e autorizimit bëhet në përputhje me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale.
3. Çdo institucion epror, sipas hierarkisë, është i autorizuar që, në mënyrë aktive, të kryejë të gjitha veprimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni edhe për titullarët e institucioneve të tjera, që ka në juridiksion.

Neni 11
Regjistrimet rast për rast të konfliktit të interesit

Për çdo rast të shfaqjes së një konflikti rast për rast të interesit, regjistrohen identiteti i zyrtarit, interesat privatë të tij, shkak për një konflikt interesi, thelbi i konfliktit, palët e interesuara, burimi i të dhënave, mënyra e marrjes dhe e verifikimit të tyre, si dhe vendimi që është marrë, mbështetur në këto të dhëna, përfshirë edhe vendimet e marra nga eprorët, institucionet eprore ose nga gjykatat. Regjistrimi bëhet nga autoriteti përgjegjës, sipas nenit 41 të këtij ligji.

Neni 12
E drejta e publikut për t’u njohur me regjistrimet për të dhënat private të zyrtarëve, në rastet e konflikteve rast për rast të interesit
1. Shfuqizuar
2. Regjistrimet e interesave, për qëllimet e një procedimi administrativ, u vihen në dispozicion, në kohë të arsyeshme, palëve në këtë procedim, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative.
3. Dispozitat e pikave 1 e 2 të këtij neni nuk zbatohen për mbledhjet e Këshillit të Ministrave, si dhe për mbledhjet e mbyllura të Kuvendit, të këshillit komunal ose bashkiak dhe të organeve të tjera kolegjiale, qendrore ose vendore.
4. Regjistrimet janë gjithnjë të disponueshme për një proces gjyqësor ose arbitrimi, si dhe për një proces hetimi parlamentar.

Neni 13
Procedura të veçanta

1. Për Presidentin e Republikës nuk gjejnë zbatim përcaktimet e pikës 2 të nenit 7 të këtij ligji, me përjashtim të rasteve kur ai ushtron funksionet si anëtar i një organi kolegjial, si dhe kur kjo ka të bëjë me një proces gjyqësor ndaj tij.
2. Për proceset gjyqësore dhe hetimet parlamentare, identifikimi dhe regjistrimi i interesave, sipas këtij kreu, bëhen vetëm për ato veprime, që kryhen para dhe jashtë një procesi konkret gjyqësor civil, një procedimi penal ose hetimi parlamentar. Brenda këtij procesi, identifikimi dhe regjistrimi i interesave kryhen sipas rregullave të përcaktuara, sipas rastit, në kodet e procedurave civile dhe penale, si dhe të legjislacionit që rregullon procesin e hetimit parlamentar.
Neni 14, 15,16,17,18
Shfuqizohen


Seksioni 3
Dispozita të përbashkëta për të dyja sistemet e identifikimit dhe të regjistrimit tëinteresave

Neni 19
Lidhja ndërmjet dy sistemeve dhe e drejta e informimit

Deklarimet e interesave, sipas seksionit 1 të këtij kreu dhe çdo dokument tjetër, që i shoqëron ato, janë dokumente zyrtare. Të dhënat, që përftohen nga deklarimi, sipas këtij ligji, janë të lejueshme për publikun, në përputhje me ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumente zyrtare”.
1. Sistemet, rast për rast dhe periodike, të identifikimit e të regjistrimit të interesave, ndërtohen
në forma e me mjete të tilla, që ndihmojnë njëri-tjetrin për:
a) parandalimin sa më të frytshëm të konfliktit të interesave;
b) mundësinë për informim, sa më të plotë e më të lehtë, të publikut me të dhënat e regjistruara të interesave.

Neni 20
Mbrojtja për dhënien e informacioneve

Çdo zyrtar apo çdo subjekt, i cili ofron informacion të bazuar për rastet e konfliktit të interesave të padek1aruara nga subjektet e këtij ligji, përfiton, sipas rastit, një mbrojtje të veçantë administrative, si më poshtë:
a) zyrtari, për të cilin jepet informacion, nuk mund të ushtrojë asnjë kompetencë administrative me efekte ndëshkuese mbi subjektin informues dhe as të bëhet pengesë për fitimin e të drejtave të ligjshme nga ky i fundit për shkak të dhënies së informacionit;
b) kur marrja e masës ndaj subjektit që informon përcaktohet nga një shkak tjetër ligjor, ajo merret vetëm nga një zyrtar, që qëndron në marrëdhënie varësie vertikale mbi zyrtarin, për të cilin është dhënë informacioni, me përjashtim të rastit kur marrja e masës administrative bëhet në kushtet e nenit 37 pika 6 të këtij ligji.


KREU III
KUFIZIMI I INTERESAVE PRIVATË PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTEVE TË INTERESAVE NË ÇËSHTJE DHE RASTE TË VEÇANTA


Seksioni 1
Kufizime të interesave privatë të zyrtarit për parandalimin e konfliktit rast për rast të interesit për çështje të veçanta

Neni 21
Ndalimi i lidhjes së kontratave

1. Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 të këtij ligji, gjyqtarët e prokurorët në nivelin e gjykatës së shkallës së parë e në atë të apelit, dhe asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo sasie, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik. Për zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues të parashikuar ne nenin 31 dhe për zyrtarët e parashikuar në nenin 32 të kreut të III, seksioni 2 të këtij ligji, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për shkak të interesave private të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave në
fushën e territorit dhe të juridiksionit të institucionit, ku punon zyrtari. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë është një institucion i varësisë.
2. Kur zyrtari është në funksionin e kryetarit a të nënkryetarit të bashkisë, komunës ose të këshillit të qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është zyrtar i nivelit të lartë drejtues të një njësie të qeverisjes vendore, sipas interpretimit të këtij termi në ligjet përkatëse, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për shkak të interesave privatë të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë, zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave, sipas rastit, me bashkinë, komunën ose këshillin e qarkut, ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë në kontratë është një institucion publik, në varësi të kësaj njësie.
3. Pavarësisht përcaktimeve të bëra në pikat l e 2 të këtij neni, ndalohet lidhja e kontratave ndërmjet një institucioni publik apo çdo institucioni publik tjetër të varësisë, nga njëra anë dhe një individi, personi fizik a juridik apo ndonjë formë tjetër ortakërie, nga ana tjetër, kur plotësohen, njëkohësisht, kushtet e mëposhtme:
a) zyrtari, që ushtron funksionet në këtë institucion publik ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese në vendimmarrjen e procesit të vlerësimit të ofruesve dhe të ofertave apo në përcaktimin e termave të kontratës;
b) ky zyrtar ka një interes privat, sipas përcaktimeve të nenit 37 të Kodit të Procedurave Administrative, apo të nenit 709 të Kodit Civil, ose ka një interes të llojit të përcaktuar në pikat 1 e 2 të këtij neni.
4. Nga ndalimet e pikave l, 2 dhe 3 të këtij neni përjashtohen rastet kur lidhja e kontratës:
a) ka të bëjë me punësimin e vetë zyrtarit në institucion publik ose me statusin e tij ligjor;
b) ka të bëjë me marrjen nga zyrtari të një shërbimi, që ofrohet nga institucioni publik ose organizmat dhe subjektet e krijuara a nën kontrollin e institucionit publik, kur këto shërbime janë të parashikuara në objektin e veprimtarisë së institucionit publik, si dhe me kushtin që shërbimi nuk i jepet zyrtarit në mënyrë favorizuese apo si trajtim preferencial në raport me të tjerët;
c) bazohet në ligje të veçanta, për qëllime publike, ose për trajtime të posaçme të kategorive tëndryshme të zyrtarëve;
ç) është e domosdoshme për kryerjen e funksionit publik dhe nuk ka alternativë tjetër;
d) ka të bëjë me një dhuratë, favor ose trajtim preferencial, në çdo rast pa kundërshpërblim, që subjektet e përcaktuara në pikën l shkronjat “a” dhe “b” dhe në pikën 2 të këtij neni, bëjnë në favor të një institucioni publik.
5. Për rastin përjashtimor të shkronjës “ç” të pikës 4 të këtij neni, institucioni publik, që lidh kontratën, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë funksionimin e tij:
a) kërkon pëlqimin e institucionit më të afërt epror;
b) njofton Inspektoratin e Lartë dhe e bën këtë kontratë publike në mungesë të institucionit apo kur
marrja e pëlqimit bie ndesh me parimin e pavarësisë së institucioneve.
6. Për zyrtarët e përcaktuar në nenin 30 të këtij ligji:
a) ndalohet lidhja e kontratave ndërmjet këtij zyrtari, qoftë si person civil ose fizik tregtar, si dhe çdo personi, në raport me të cilin zyrtari ka interes të llojit, të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “i” (deri në shkallë të dytë) dhe “e” të pikës l të nenit 5 të këtij ligji, nga njëra anë dhe operatorëve-subjekteve tregtare, që ushtrojnë veprimtari në sferën e juridiksionit ose të ndikimit të këtij autoriteti, nga ana tjetër;
b) përjashtohen nga ky ndalim kontratat që lidhen me marrjen e shërbimeve nga ana e zyrtarit ose e personave të lidhur nga këta operatorë dhe furnizimet që personat e lidhur mund t’u japin këtyre operatorëve, por me kusht që shërbimi nuk i jepet zyrtarit ose personave të lidhur me të ose furnizimi i këtyre të fundit nuk bëhet në mënyrë apo trajtim të veçantë ose individualisht preferencial, për shkak të kësaj lidhjeje, në raport me përfituesit dhe/ose klientët e tjerë. Nëse një kontratë lidhet në përputhje me këtë lejim, kërkohet gjithnjë paraprakisht moskundërshtimi i entit rregullator përkatës, bazuar në një kërkesë zyrtare dhe të argumentuar, si dhe kontrata bëhet kurdoherë publike nga vetë enti rregullator. Mungesa e një përgjigjeje brenda 30 ditëve nga ana e entit rregullator konsiderohet moskundërshtim.

Neni 22
Ndalime në sigurimin e të ardhurave për shkak të funksionit të veçantë

1. I ndalohet që të zotërojë, në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital, si dhe çdo lloj përfitimi tjetër, që nuk buron nga zotërimi pasiv, nga shoqëritë tregtare, që janë të përjashtuara ose të lehtësuara nga detyrimet doganore ose tatimore, si dhe kur këto shoqëri ushtrojnë veprimtari në zonat e lira, çdo zyrtari që ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese në dhënien shoqërisë të secilit prej trajtimeve të sipërpërmendura.
2. Zyrtarit, që është përfaqësues i një institucioni publik në zotërimin e aksioneve ose të pjesëve në
kapital të shoqërive tregtare, gjatë ushtrimit të këtij funksioni i ndalohet:
a) marrja drejtpërdrejt ose tërthorazi, me ndërmjetësimin e palëve të treta, e çdo përfitimi financiar, përfshirë krijimin e një burimi të ardhshëm financiar, që lidhet ose përftohet për shkak të detyrës së tij si përfaqësues;
b) pranimi, në favor të tij, i dhuratave ose pjesëve në kapital nga shoqëria, anëtarët ose organet e saj;
c) blerja e pjesëve në kapital, aksioneve ose pasurive të këtyre shoqërive;
ç) përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta nga furnizues apo klientë të këtyre shoqërive.

Neni 23
Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale

1. Është e ndaluar që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga
një individ, person fizik ose juridik privat.
2. Përjashtohen vetëm rastet e përcaktuara me akte të organeve kompetente, të cilat lejojnë pranimin
e dhuratave apo trajtimeve preferenciale për arsye protokollare.
3. Zyrtari, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet:
a) t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’ ia dorëzojë zyrtarisht eprorit ose institucionit më të afërt epror;
b) të përpiqet të identifikojë personin që i ofron ato, motivet dhe interesat e tij;
c) të informojë, në çdo rast dhe menjëherë, eprorin ose institucionin më të afërt epror për dhuratën, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial të ofruar apo të dhënë, identitetin e ofruesit, kur ky është i identifikueshëm, rrethanat, si dhe të japë gjykimin për arsyet e mundshme të kësaj ngjarjeje e për lidhjen e saj me detyrat e tij si zyrtar;
ç) të vazhdojë normalisht ushtrimin e detyrës, sidomos për problemin për të cilin është ofruar dhurata, favori, premtimi ose trajtimi preferencial dhe të mbajë vazhdimisht në dijeni eprorin për çdo zhvillim të mundshëm;
d) në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale,
ta raportojë atë tek organet kompetente për ndjekje penale.

Neni 24
Kufizimi i interesave të personave të lidhur me zyrtarin

Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të ndalimeve të përcaktuara në nenin 21 dhe në nenin 22 të këtij ligji, përbëhet nga bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.
2. Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të nenit 23 të këtij ligji, përveç atyre të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, zgjerohet edhe me çdo person fizik ose juridik, i cili, në lidhje me dhuratën, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial, luan rolin e ndërmjetësit a të shkëmbyesit të interesave të lindur nga ky veprim.
3. Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin, të përcaktuara në këtë seksion, zbatohen edhe për personat e lidhur me të, në përputhje me pikat e mësipërme të këtij neni.
4. Kufijtë e zotërimit të aksioneve ose të pjesëve në kapital janë të njëjtë me ata të përcaktuar në
nenin 21 të këtij ligji edhe:
a) për çdo person të lidhur me zyrtarin veç e veç;
b) për tërësinë e interesave të zyrtarit dhe të personave të lidhur me të;
c) për tërësinë e interesave të personave të lidhur me zyrtarin.
5. Ndalimet dhe kufizimet e këtij seksioni nuk zbatohen për personat e lidhur me personat e lidhur me zyrtarin.

Neni 25
Zotërimi në mënyrë të tërthortë i interesave

l. Me persona juridikë, të cilët përmenden në këtë seksion, nënkuptohen personat juridikë, rezidentë
dhe jorezidentë në Republikën e Shqipërisë.
2. Ndalimi i lidhjes së kontratave, sipas çdo rasti të përcaktuat në nenin 21 të këtij ligji, zbatohet edhe në rastin kur zotërimi i aksioneve ose i pjesëve në kapital lidhet me një shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri të thjeshtë, e cila zotëron aksione apo pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, ortakërie ose shoqërie të thjeshtë,
kur kjo e fundit shfaqet si palë në lidhjen e një kontrate.

Seksioni 2
Kufizimi i interesave privatë për parandalimin e rasteve të veçanta të konfliktit të vazhdueshëm të interesave

Neni 26
Të përgjithshme

1. Llojet dhe kufizimet e interesave privatë të kategorive të zyrtarëve, të përcaktuara në këtë seksion, nuk përjashtojnë llojet dhe kufizimet e përcaktuara në ligje të tjera për këto kategori zyrtarësh, të zbatuara për të njëjtin qëllim, por, në çdo rast, zbatohet kufizimi më i rreptë, në përputhje me përcaktimet e nenit 5 të këtij ligji.
2. Për zyrtarët e tjerë, të patrajtuar në këtë seksion, zbatohen kufizime të përcaktuara në ligje të veçanta për të njëjtin qëllim. Kur me ligj përcaktohet se këta zyrtarë nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari private, kjo kupton edhe ndalimin e zotërimit në mënyrë aktive të aksioneve ose pjesëve në kapital në shoqëritë tregtare në ato kushte për të cilat ndalohet veprimtaria private.
3. Me persona juridikë, të cilët përmenden në këtë seksion, kuptohen të gjithë personat juridikë, të
regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi.
4. Kur zyrtari zotëron interesa të lidhur me persona fizikë ose juridikë, të regjistruar jashtë territorit të Republikës të Shqipërisë, që zotërojnë ose kontrollojnë një person juridik, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, dhe nga të cilët, në mënyrë të tërthortë, krijohen të drejta mbi këtë person, kufizimi i interesave të zyrtarit dhe/ose të personit juridik, të zotëruar ose të kontrolluar, zbatohet në atë masë, që ky veprim i tërthortë të japë të njëjtin rezultat.

Neni 27
Kufizimet për anëtarin e Këshillit të Ministrave dhe zëvendësministrin

Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri:
a) nuk mund të jenë drejtues ose anëtarë të organeve drejtuese në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse, sindikata ose organizata profesionale dhe çdo organizate tjetër, përjashtuar organizatat politike dhe shtetërore, si dhe në rastet kur një pozicion i tillë diktohet për shkak të funksionit;
b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, si dhe profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni, si dhe nuk mund të jenë të punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;
c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare,
pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj.

Neni 28
Kufizimet për deputetin

Deputeti:
a) nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;
b) nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;
c) nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare,
nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.

Neni 29
Kufizimet për kryetarin e bashkisë, të komunës dhe të këshillit të qarkut

Kryetari i bashkisë, i komunës dhe i këshillit të qarkut:
a) nuk mund të jenë drejtues te organizatave fitimprurëse;
b) nuk mund të jenë anëtarë në organet drejtuese të një shoqërie tregtare ose në një organizatë
jofitimprurëse, që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të juridiksionit të tyre;
c) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, noterisë, përmbaruesit privat, administratori i falimentit, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave, të përcaktuara në shkronjën “b” të këtij neni dhe nuk mund të jenë të punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;
d) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të juridiksionit të tyre.

Neni 30
Kufizimet për anëtarin e organit të autoritetit rregullator

Për anëtarin e organit të një autoriteti rregullator ose të mbrojtjes së konkurrencës, përfshirë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Zëvendësguvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj:
a) zbatohen të gjitha kufizimet dhe lejimet e përcaktuara në nenin 31 të këtij ligj;
b) zbatohet edhe kushti që një zyrtar i tillë nuk mund të zotërojë asnjë të drejtë, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, sipas kuptimit të nenit 25 pika 2 të këtij ligji, në raport me çdo subjekt, që ushtron veprimtari në sferën e juridiksionit ose të ndikimit të këtij autoriteti, përfshirë ndalimin e plotë të zotërimit, në mënyrë aktive ap0 pasive,
të aksioneve në këto shoqëri.

Neni 31
Kufizimet për zyrtarin e nivelit të lartë dhe të mesëm, drejtues të administratës publike, institucioneve të tjera publike,
Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil, zyrtari i nivelit të lartë e të mesëm të Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura, sipas sistemit të gradave dhe detyrave të zbatueshme për këto institucione publike, zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm, të barasvlefshëm me zyrtarët në pozicionet drejtor drejtorie, drejtor drejtorie të përgjithshme dhe
titullarë të enteve rregullatorë (dhe ata sipas nenit 30 të këtij ligji) apo institucioneve të tjera të administratës publike që nuk janë pjesë e shërbimit civil, si dhe prefekti.
a) nuk mund të jenë drejtues në organizatat fitimprurëse:
b) nuk mund të jenë anëtarë në organet drejtuese të një shoqërie tregtare ose në një organizatë jofitimprurëse, kur këta ushtrojnë veprimtari në një sferë që përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar. me akte të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve. me akte të cilat krijojnë pasoja juridike, përfitime ose kosto mbi këto shoqëri a organizata apo mbi shoqëri ose organizata të tjera që
bashkëpunojnë ose konkurrojnë me shoqërinë në fjalë, përjashtuar rastet kur ky pozicion në shoqëri
ose organizatë vjen për shkak të funksionit dhe/ose të statusit:
c) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a të përfaqësuesit të organizatave, të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni, dhe nuk mund të jenë të punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër:
ç) mund të zotërojnë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, pa asnjë kufizim, me përjashtim të rastit kur shoqëria ushtron veprimtari në një sferë që përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve, të cilat krijojnë pasoja juridike, përfitime ose kosto mbi këto shoqëri apo mbi shoqëri të tjera, që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me shoqërinë në fjalë, rast në të cilin zyrtari mund të zotërojë aksione ose pjesë në
kapital vetëm, në përputhje me kushtet e përcaktuara në shkronjën “c” të nenit 27 të këtij ligji.
d) Për zyrtarin e njësisë së qeverisjes vendore, shkronjat “b” dhe “ç” të këtij neni zbatohen vetëm kur
veprimtaria e subjekteve të përmendura në to ushtrohet në territorin e juridiksionit të tij.

Neni 32
Kufizimet për zyrtarin e organit tatimor ose doganor

Mbi zyrtarin e administratës doganore dhe tatimore, që merret me mbledhjen e të ardhurave doganore ose tatimore, përveç kufizimeve, të përcaktuara në nenin 31 të këtij ligji, zbatohen edhe kufizimet e mëposhtme:.
a) zyrtari i organit doganor nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital
në shoqëritë tregtare, që kryejnë veprimtari import-eksporti;
b) zyrtari i organit tatimor nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital në shoqëritë tregtare, që shlyejnë detyrimet tatimore ose ushtrojnë veprimtari në fushën ose territorin e juridiksionit të degës së tatim-taksave, ku ushtron funksionet ky zyrtar. Për zyrtarët e organit drejtues qendror, territor i juridiksionit vlerësohet i gjithë territori i Republikës së Shqipërisë.
c) Përcaktimi i kategorisë së zyrtarëve të administratës tatimore e doganore që i nënshtrohen
kufizimeve të parashikuara në këtë nen bëhet me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm.

Neni 33
Kufizimet për disa zyrtarë të tjerë në funksione të larta shtetërore

Presidenti i Republikës, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, të çdo forme.

Neni 34
Vlerësimi i pozitës dominuese në treg të një shoqërie

1. Për nevojat e zbatimit të këtij ligji, Autoriteti i Konkurrencës, në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, vlerëson me ose pa kërkesë, nëse një shoqëri ka pozitë dominuese në një treg.
2. Kur një shoqëri është cilësuar paraprakisht nga ky autoritet si një shoqëri me pozitë dominuese në
treg, çdo zyrtar, epror, institucion publik dhe institucion epror e marrin këtë fakt si të mirëqenë. .
3. Nëse një shoqëri, në të cilën një zyrtar zotëron aksione ose pjesë në kapital, nuk është cilësuar paraprakisht nga ky autoritet si një shoqëri me pozitë dominuese në treg, dhe kur eprori ose institucioni epror, në bazë të të dhënave zyrtare, gjykon se ka vend për një vlerësim të pozicionit në treg të kësaj shoqërie, i kërkon zyrtarisht Autoritetit të Konkurrencës vlerësimin për pozicionin e kësaj shoqërie. Kërkesa duhet të bashkëshoqërohet edhe me të dhëna të plota dhe të besueshme, në mënyrë që të lehtësohet procesi vlerësues i Autoritetit të Koherencës. Kur zyrtari, me të cilin lidhet çështja, është i interesuar, e bën kërkesën pranë Autoritetit të Konkurrencës, nëpërmjet institucionit publik, ku ai ushtron funksionet ose nëpërmjet institucionit epror.
4. Autoriteti i Konkurrencës, për nevojën e zbatimit të këtij ligji, është i detyruar të përgjigjet zyrtarisht në bazë të njohjes më të mirë, me një vlerësim pohues ose mohues, sa herë që kjo i kërkohet nga një institucion publik, sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se l muaj nga data e marrjes së kërkesës. Për arsye të përligjura, Autoriteti i Konkurrencës mund ta shtyjë afatin dhe të përcaktojë një afat të mundshëm të kthimit të përgjigjes, duke e njoftuar për këtë kërkuesin.
5. Deri në marrjen e një përgjigjeje përfundimtare nga Autoriteti i Konkurrencës, zyrtari vazhdon të gëzojë të drejtat e tij sikur kjo pozitë dominuese të mos ekzistonte, por kjo nuk duhet ta pengojë zyrtarin, eprorin ose institucionin epror të marrë të gjitha masat alternative parandaluese e të përshtatshme, sipas përcaktimeve të nenit 37 të këtij ligji, me qëllim që t’ i paraprijnë mundësisë së vlerësimit si një shoqëri me pozitë dominuese në treg.

Neni 35
Prania e interesave në personat e lidhur me zyrtarin

1. Person i lidhur, për qëllim të neneve 27 deri 33 të këtij ligji, për kufizimet e interesave privatë të zyrtarëve, të përcaktuar në nenet e tjera të këtij seksioni, janë vetëm bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.
2. Në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit. Këto kufizime nuk zbatohen për personat e lidhur me personat e lidhur me zyrtarin.
3. Kufizimi i pikës 2 të këtij neni zbatohet njëlloj dhe respekton të njëjtët kufij edhe për rastet e mëposhtme:
a) tërësinë e aksioneve ose të pjesëve në kapital të zyrtarit dhe të personave të lidhur me të;
b) tërësinë e aksioneve ose të pjesëve në kapital të personave të lidhur me zyrtarin.
4. Personi i lidhur me një zyrtar nuk mund të ushtrojë veprimtari si person fizik tregtar ose ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, nëse veprimtaria përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte individuale apo normative të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve, të cilat krijojnë pasoja juridike. përfitime ose kosto mbi këtë person fizik apo mbi shoqëri tregtare e persona të tjerë fizikë, që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me personin e lidhur. Kjo pikë nuk zbatohet kur plotësohen të
paktën një nga kushtet e mëposhtme:
a) mjeti i vetëm, me të cilin ky zyrtar mund të krijojë efektet e mësipërme, është një ligj ose një
vendim i këshillit të bashkisë, komunës ose qarkut ose një vendim gjyqësor;
b) veprimtaria dhe/ose disa veprimtari tregtare së bashku të një personi të lidhur krijojnë një të
ardhur të përgjithshme bruto vjetore, që nuk tejkalon kufirin prej 10 milionë lekësh.

Neni 36
Lidhjet ndërmjet interesave dhe konflikteve të seksioneve 1 dhe 2

l. Edhe kur një zyrtar zotëron interesa privatë brenda kufijve të lejuar të seksionit 2 të këtij kreu, apo i sjell ata brenda kufijve të lejuar sipas përcaktimeve të pikës 3 të nenit 38 të këtij ligji. ai nuk është i çliruar nga detyrimet. kufizimet ose ndalimet e tjera të këtij kreu si dhe nuk është i çliruar apriori nga
rreziku i rënies në konflikt rast për rast ose të vazhdueshëm të interesit.
2. Zotërimi pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital mund të përbëjë shkak për rënien në konflikt rast për rast të interesit. Zyrtari dhe personi i besuar janë bashkëpërgjegjës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e rënies së zyrtarit në një konflikt të tillë dhe komunikojnë ndërmjet tyre, për aq sa është e nevojshme, për këtë qëllim. Barra e provës për pamundësinë e komunikimit, në kohën e përshtatshme, në raport me pjesëmarrjen në vendimmarrje të zyrtarit. bie
mbi zyrtarin dhe personin e besuar.


KREU IV
MËNYRAT E TRAJTIMIT DHE TË ZGJIDHJES SË KONFLIKTIT TË INTERESAVE


Neni 37
Mënyrat bazë të trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave

Për parandalimin sa më të hershëm dhe sa më efikas të çdo konflikti interesi, të çdo lloji qoftë ai:
1. Zyrtari, në ushtrimin e funksioneve të tij, paraprakisht, sipas rrethanës, nevojës, në mënyrë të shkallëzuar ose në proporcion me rëndësinë e situatës, mënjanon dhe zgjidh vetë çdo situatë të konfliktit të interesit, të çdo forme qoftë ajo, duke përdorur, sipas rastit dhe përshtatshmërisë, një apo disa nga mënyrat e mëposhtme:
a) duke transferuar a tjetërsuar interesat privatë;
b) duke u vetëpërjashtuar paraprakisht nga procesi konkret i vendimmarrjes, me përjashtim të rasteve kur është e pamundur delegimi i kompetencave të zyrtarit te një zyrtar tjetër, për shkak të ligjit apo për shkak të situatës ose ne rastet e organit kolegjial, duke mos marre pjese ne diskutimin dhe votimin e çështjes ne konflikt.
c) duke dhënë dorëheqjen nga detyrat, funksionet apo angazhimet private, që janë në konflikt me funksionin e tij publik:
ç) duke dhënë dorëheqjen nga funksioni publik, veçanërisht në kushtet e lindjes së konflikteve të vazhdueshme të interesit.
2. Zyrtari njofton eprorin ose institucionin epror, sipas rastit, për zgjidhjen e sugjeruar ose të marrë
dhe provon e dokumenton këtë zgjidhje.
3. Pavarësisht zbatimit të pikave 1 dhe 2 të këtij neni, zyrtari nuk çlirohet nga përgjegjësia e rënies në konflikt interesi, kur masat e marra nga vetë ai nuk rezultojnë të frytshme në parandalimin dhe shmangien e konfliktit të interesit.
4. Eprori i zyrtarit ose institucioni epror, duke filluar nga ai më i afërt, paraprakisht, sipas rrethanës, nevojës, në mënyrë të shkallëzuar ose në proporcion me rëndësinë e situatës, mënjanon dhe zgjidh çdo situatë të konfliktit të interesit të një zyrtari vartës, të çdo forme qoftë ajo, duke përdorur, sipas rastit dhe përshtatshmërisë, një apo disa nga mënyrat e mëposhtme:
a) t’i kufizojë zyrtarit informacione të caktuara, që lidhen me ushtrimin e funksionit të tij;
b) të mos i ngarkojë zyrtarit detyra që mund të çojnë në shfaqjen e një konflikti interesash;
c) të mos lejojë që zyrtari të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes;
ç) të rishikojë ose të ndryshojë detyrat dhe kompetencat e zyrtarit;
d) ta transferoj ë zyrtarin në një detyrë tjetër, që shmang konfliktin e interesave;
dh) të marrë masat e nevojshme për të shmangur emërimin ose zgjedhjen e një zyrtari në funksione,
në të cilat mund të lindin ose ka konflikte interesash;
e) në rast të një akti të marrë në praninë e konfliktit faktik të interesit, në çdo mënyrë që kjo vihet re,
të anulojë ose të revokojë, nëse e ka këtë kompetencë, aktet e marra nga zyrtari, sa më parë që të jetë e mundur, dhe mundësisht para se ato të kenë sjellë pasoja;
ë) anullimi ose revokimi i aktit mund të bëhet edhe kur gjykohet se akti është marrë në kushtet e
konfliktit në dukje të interesit, i cili mund të shfaqet rast për rast ose në mënyrë të vazhdueshme;
f) anullimi ose revokimi i një akti nuk bëhet nga eprori kur ai vlerëson se pasojat që mund të vijnë nga
anulimi ose revokimi i tejkalojnë dukshëm përfitimet nga ky anulim ose revokim.
5. Në raste të veçanta kur:
a) konflikti i interesit lidhet me drejtuesin më të lartë të një institucioni publik, trajtimi dhe zgjidhja
bëhen nga institucioni epror, nëse ka të tillë dhe kjo nuk cenon parimin e pavarësisë së institucioneve;
b) konflikti lidhet me një zyrtar që njësohet ose është anëtar i një organi kushtetues, trajtimi
dhe zgjidhja bëhet nga organet kompetente të përcaktuara në Kushtetutë.
6. Zyrtari lejohet të ushtrojë funksion dhe të kryejë detyrën me kusht që konflikti i vetëm i interesit i
pashmangshëm është ai në dukje kur plotësohen kushtet e mëposhtme:
a) kur ai:
i) ose është i pazëvendësueshëm në ushtrimin e funksioneve; ,
ii) ose vetëpërjashtimi i tij është i pamundur, sipas shkronjës “b” të pikës l të këtij neni;
iii) ose asnjëra nga zgjidhjet e pikës 4 të këtij neni nuk është e mundur; .
b) dhe kur:
i) vendimet e tij, sipas rregullimeve me ligj, nuk i nënshtrohen miratimit, revokimit ose shfuqizimit nga një institucion epror;
ii) nuk është i mundur as tjetërsimi i interesit privat, sipas shkronjës “a” të pikës l të këtij neni, për
shkak të natyrës së tij (si lidhje familjare, komunitare etj.);
iii) nuk ka kuptim, që për një rast konflikti të tillë, ai të japë detyrimisht dorëheqjen nga funksioni. Në një rast të tillë, vendimet e këtij zyrtari i nënshtrohen një kontrolli dhe vlerësimi të veçantë nga institucionet e ngarkuara me ligj për të kryer kontrollin e këtyre vendimeve. Vendimi dhe rezultatet e kontrollit bëhen kurdoherë publike.
7. Eprori njofton me shkrim dhe në mënyrë të arsyetuar zyrtarin në konflikt interesi, si dhe eprorin e vet ose institucionin epror për zgjidhjen e dhënë.
8. Pavarësisht nga zbatimi i pikave l e 2 të këtij neni nga vetë zyrtari dhe/ose i pikave 4, 5 e 6 të këtij neni nga eprori ose institucioni epror, zyrtarët përgjegjës, për parandalimin dhe shmangien e konfliktit konkret të interesit, nuk çlirohen nga përgjegjësia, kur masat e marra nuk rezultojnë të frytshme në parandalimin dhe shmangien e tij.
9. Mënyrat e trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesit, sipas këtij neni, duhet të bëhen bazuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet zyrtarit dhe eprorit ose institucionit epror, duke synuar së bashku përdorimin e mënyrës më të mirë për parandalimin dhe zgjidhjen e gjendjes me konflikt interesi.
Zyrtari, eprori ose institucioni epror njoftojnë në çdo rast Inspektoratin e Lartë mbi masat e marra për
trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesave.

Neni 38
Zgjidhja e rasteve të veçanta të konfliktit të vazhdueshëm të interesave

1. Për kategoritë e zyrtarëve, të përcaktuara në kreun III seksioni 2 të këtij ligji, kur trajtimi dhe zgjidhja e konfliktit të vazhdueshëm të interesit nuk mund të arrihet nëpërmjet mënyrave të dhëna në nenin 37 të këtij ligji, që zyrtari të vazhdojë të qëndrojë në të njëjtin funksion, duhet detyrimisht:
a) të heqë dorë nga funksionet drejtuese ose të anëtarësisë në organet drejtuese në çdo rast që kjo i ndalohet, sipas kreut III seksioni 2 të këtij ligji, sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 15 ditë nga çasti i lindjes së këtij detyrimi dhe të njoftojë e të dokumentojë këtë fakt menjëherë dhe jo më vonë se 10 ditë nga kryerja e tij;
b) të ndërpresë, brenda 30 ditëve, ushtrimin e veprimtarive të ndaluara, sipas kreut III seksioni 2 të këtij ligji, dhe brenda këtij afati, por sa më parë, t’u kërkojë organeve kompetente çregjistrimin sipas ligjit të këtyre veprimtarive. Zyrtari njofton dhe dokumenton përmbushjen e këtyre detyrimeve menjëherë, por jo më vonë se 10 ditë nga afati i mësipërm, si dhe njofton dhe dokumenton çregjistrimet e kryera nga organet kompetente në çdo kohë dhe menjëherë, sapo ato të jenë kryer;
c) të transferojë të drejtat e zotërimit aktiv të aksioneve apo të pjesëve në kapital që zotëron te një
person tjetër, sipas përcaktimeve të pikës 6 të nenit 3 të këtij ligji, por që:
i) personi i besuar nuk mund të jetë bashkëshorti/ja dhe prindërit e tij/saj, fëmijët në moshë madhore dhe bashkëshortët e tyre, prindërit e zyrtarit, vëllezërit dhe motrat e tij dhe bashkëshortët e tyre, personat me miqësi të njohur me këtë zyrtar, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie, qoftë edhe të tërthortë, për shkak të funksionit publik me zyrtarin në fjalë;
ii) personi i besuar nuk mund të jetë një person fizik tregtar, qoftë njëri nga personat esipërpërmendur, një shoqëri, ku zyrtari zotëron, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, sipas kuptimit të nenit 25 të këtij ligji, aksione a pjesë në kapital, një organizatë jofitimprurëse, në të cilën
zyrtari ka pasur ose ka marrëdhënie interesi të çfarëdo lloji.
2. Nëse zyrtari heq dorë nga të gjitha të drejtat e pronësisë mbi aksionet ose pjesët në kapital dhe i tjetërson ato te një person tjetër, ky i fundit nuk mund të jetë asnjë nga subjektet e përmendura në shkronjën “c” të pikës 1 të këtij neni për personin e besuar. Zyrtari duhet ta njoftojë dhe ta dokumentojë këtë veprim menjëherë,
por jo më vonë se 15 ditë nga kryerja e tij.
3. Transferimi, sipas shkronjës “c” të pikës 1 të këtij neni, ose tjetërsimi, sipas pikës 2 të këtij neni, kryhet sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se 2 muaj nga çasti i lindjes së detyrimit.
Zyrtari njofton dhe dokumenton përmbushjen e këtij detyrimi menjëherë, por jo më vonë se 15 ditë nga kryerja e këtij veprimi. Personi i besuar i një zyrtari të përcaktuar në nenin 30 të këtij ligji, tjetërson, sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 6 muaj, aksionet ose pjesët në kapital, të zotëruara në mënyrë pasive nga ky zyrtar, me qëllim respektimin e kufizimeve të interesave të këtij zyrtari, sipas nenit 30 të këtij ligji. Personi i besuar njofton për përmbushjen e këtij detyrimi njësoj si në rastin e zyrtarit.
4. Afatet e përcaktuara në pikat e mësipërme të këtij neni mund të shtyhen nga eprori ose institucioni epror, kur zyrtari paraqet shkaqe të arsyeshme për vonesën. Në çdo rast, arsyet e shtyrjes dhe afatet e reja regjistrohen dhe dokumentohen, por këto afate nuk mund të jenë asnjëherë më shumë se dyfishi i afateve të përcaktuara më sipër, me përjashtim të rasteve kur shtyrja diktohet nga afatet procedurale të detyrueshme, të përcaktuara nga Kushtetuta, nga ligjet procedurale, legjislacioni
tregtar, dhe/ose nga rregulloret e institucioneve publike për lëshimin e dokumenteve zyrtare dhe/ose kryerjen e veprimeve juridike, ose kur afati shtyhet për shkak të nevojës së Autoritetit të Konkurrencës,
për të vlerësuar pozitën dominuese në treg të një shoqërie.
5. Me zhdukjen e shkaqeve që diktojnë kufizimet e përcaktuara në kreun III seksioni 2 të këtij ligji,
zyrtari mund të gëzojë përsëri këto të drejta.
6. Ky nen zbatohet për aq sa i takon edhe për personin e lidhur me zyrtarin, sipas përcaktimeve të nenit 35 të këtij ligji.
7. Nëse zyrtari ose personi i lidhur nuk është i gatshëm të zbatojë kërkesat e pikave të këtij neni,
atëherë zyrtari është i detyruar të japë dorëheqjen nga funksioni, brenda afateve të përcaktuara në këtë nen.
8. Nëse dorëheqja nuk jepet brenda afateve të përcaktuara në këtë nen, eprori ose institucioni më i afërt epror, sipas radhës, zbaton njërën apo disa nga mënyrat e përcaktuara në shkronjat “ç” dhe/ose “d” të pikës 4 të nenit 37 të këtij ligji, e cila mundëson zgjidhjen më të frytshme, jo më vonë se 10 ditë nga afati përfundimtar, me përjashtim të rasteve kur ky veprim nuk është i mundur ose ky afat nuk mund të respektohet, për shkak të afateve të tjera procedurale,
sipas përcaktimeve të nenit 39 të këtij ligji.

Neni 39
Procedurat për trajtimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesave

1. Kompetencat e eprorëve ose të institucioneve eprore për trajtimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesave, përfshirë ndalimet ose kufizimet, sipas kreut III të këtij ligji, zgjidhja e të cilave bëhet sipas mënyrave të dhëna në nenet 37 e 38 të këtij ligji dhe procedurat për ushtrimin e këtyre kompetencave përcaktohen nga:
a) Kodi i Procedurës Civile dhe Kodi i Procedurës Penale, për proceset gjyqësore dhe procedimet penale;
b) Kodi i Procedurave Administrative për të gjitha institucionet publike, që i nënshtrohen këtij Kodi;
c) ligje të veçanta, që rregullojnë veprimtarinë e institucioneve publike ose të drejtat dhe detyrimet e
kategorive të ndryshme të zyrtarëve;
ç) Kushtetuta, kur konflikti lidhet me një zyrtar, që njësohet ose është anëtar i një organi kushtetues.
2. Procedurat dhe kompetencat, sipas pikës 1 të këtij neni, sipas rastit, përcaktojnë edhe mënyrën se si vetë zyrtari ose personi i lidhur me të, ndaj të cilit janë zbatuar masat për trajtimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesave, mund të ankohet kur e gjykon se këto masa janë marrë në tejkalim të përcaktimeve të këtij ligji.


KREU V
PAVLEFSHMËRIA E AKTEVE TË MARRA NË KUSHTET E KONFLIKTIT TË INTERESA VE DHE PASOJAT


Neni 40
Pavlefshmëria e akteve dhe pasojat

1. Aktet dhe kontratat administrative të çdo institucioni publik dhe ankimimi ndaj tyre, të nxjerra në kushtet e konfliktit faktik ose në dukje të interesave, janë të pavlefshme, sipas kuptimit të këtij termi dhe parimeve e procedurave të përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative.
2. Çdo kontratë civile, e lidhur në kundërshtim me pikat 1, 2, 3 e 6 të nenit 21 dhe pikën 3 të nenit 24 të këtij ligji, ose në çdo rast tjetër, kur ajo është lidhur në praninë e konfliktit faktik ose në dukje të interesit, nuk krijon asnjë pasojë juridike.
3. Aktet e përcaktuara në shkronjën “a”, “ii” të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji, të nxjerra në praninë e konfliktit faktik ose në dukje të interesit, rishihen dhe rrëzohen për këtë shkak nga organi përkatës, në përputhje me kompetencat e tij për të vendosur në lidhje me këtë çështje, sipas përcaktimeve dhe sipas rastit, në Kodin e Procedurës Civile ose në Kodin e Procedurës Penale apo në ligje të tjera, që rregullojnë regjimin e këtyre akteve.
4. Aktet e përcaktuara në shkronjën “a” “iii” të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji, të nxjerra në praninë e konfliktit faktik të interesit, janë relativisht të pavlefshme, sipas të njëjtit kuptim të përdorur për aktet
administrative në Kodin e Procedurave Administrative.
5. Konflikti në dukje i interesit nuk përbën shkak për pavlefshmëri, sipas pikave 1 e 3 të këtij neni,
vetëm nëse ai shfaqet në kushtet e përcaktuara në pikën 6 të nenit 37 të këtij ligji.

Neni 40/1
Rregullimi i pasojave juridike te akteve te marra ne kushtet e konfliktit te interesave

1. Inspektorati i Lartë ndërmerr nismën e ankimit në rrugë administrative për shpalljen e pavlefshmërisë së akteve a kontratave administrative dhe/ose revokimit/shfuqizimit të tyre nga organet kompetente në çdo rast kur, mbi bazën e verifikimit dhe hetimit administrativ, konstaton raste të konfliktit të interesave në zbatim të këtij ligji.
2. Kur një akt i një institucioni publik, bëhet i pavlefshëm, sipas përcaktimeve të pikave 1, 2, 3 e 4 të nenit 40 të këtij ligji:
a) institucioni publik, kur gjykon se zyrtari ka vepruar me keqbesim, brenda 30 ditëve nga njoftimi:
i) ndërmerr procedurat e dënimit disiplinor ndaj zyrtarit, shkaktar i pavlefshmërisë së aktit;
ii) përdor të gjitha mjetet ligjore për kalimin e barrës së dëmshpërblimit te ky zyrtar;
iii) i kërkon gjykatës përkatëse edhe vendosjen e një shpërblimi në favor të institucionit për dëmin moral të shkaktuar;
iv) bën kallëzim penal ndaj zyrtarit, nëse gjykon se shkelja e kryer nga ai përbën vepër penale;
b) përcaktimet e shkronjës “a” të kësaj pike mund të zbatohen edhe ndaj çdo zyrtari tjetër përgjegjës,
që me veprimet apo mosveprimet e veta nuk ka parandaluar konfliktin e interesit, shkak për
pavlefshmërinë e aktit, ose për moszbatimin e detyrimeve, sipas shkronjës “a” të kësaj pike;
c) përcaktimet e shkronjës “a” të kësaj pike zbatohen për zyrtarin në konflikt interesi, shkak të
pavlefshmërisë së aktit, sipas rasteve të mëposhtme:
i) në rastin e deputetit, për votën e dhënë si deputet zbatohet vetëm shkronja “a” “i” e kësaj pike;
ii) në rastin e gjyqtarit, për vendimet gjyqësore të marra prej tij ose për votën e tij në një vendim
gjyqësor, nuk zbatohet shkronja “a” “ii” e “iii” të kësaj pike;
iii) në rastin e prokurorit, në ushtrim të detyrës, nuk zbatohet shkronja “a” “ii” e “iii” të kësaj pike;
ç) për zyrtarët e tjerë, që ushtrojnë funksione kontrolli ose hetimi, përcaktimet e shkronjës “a” “ii” e “iii” të kësaj pike nuk janë të detyrueshme, por vlerësimi i tyre i mbetet eprorit dhe, në mungesë apo mosveprim të tij, institucionit epror.
d) Veprimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni kryhen nga institucioni publik, sipas rastit, edhe
kundër personit të lidhur, personit të besuar ose çdo personi tjetër bashkëpërgjegjës.
3. Në rastin kur vetë institucioni publik nuk e merr këtë nismë, sipas shkronjës “a” të pikës 2, institucioni epror, duke filluar nga ai më i afërti e me radhë, sipas kompetencave ligjore, zbaton detyrat e përcaktuara në të. Në mungesë të veprimit të tyre, detyrat e përcaktuara në shkronjën “a” të pikës 2, zbatohen nga Inspektorati i Lartë, i cili, sipas rastit,
bashkëpunon me Avokaturën e Shtetit;
4. Kundër vendimeve të Inspektoratit të Lartë për konstatimin e konfliktit te interesave ne aktet dhe kontratat administrative mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente brenda 45 ditëve nga njoftimi i vendimit.


KREU VI
INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE


Neni 41
Autoritetet përgjegjëse për parandalimin, kontrollin dhe zgjidhjen e gjendjeve të konfliktit të interesave

1. Autoriteti qendror përgjegjës për zbatimin e këtij ligji është Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit te Interesave dhe që përmendet në këtë ligj me shkurtimin “Inspektorati i Lartë” . Inspektorati i Larte, vihet në lëvizje me kërkesë të institucioneve publike, palëve të interesuara dhe kryesisht me nismën e tij.
2. Autoriteti ose strukturat përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji në institucionet publike janë:
a) eprorët e zyrtarëve, sipas hierarkisë, brenda një institucioni publik;
b) drejtoritë, njësitë e burimeve njerëzore apo njësi të ngarkuara a të ngritura posaçërisht, sipas
nevojës dhe mundësive të çdo institucioni publik;
c) institucionet eprore.

Neni 42
Kompetencat e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave

1. Inspektorati i Lartë, me cilësinë e autoritetit qendror përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, kryen detyrat dhe ka përgjegjësitë e mëposhtme:
a) drejtimin dhe përmirësimin e politikave dhe të mekanizmave të parandalimit dhe shmangies së konfliktit të interesave;
b) ofrimin e asistencës teknike për këshillimin dhe mbështetjen e nismave ligjore dhe nënligjore, të
ndërmarra nga institucionet publike, për parandalimin e konfliktit të interesave;
c) ofrimin e rekomandimeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për vlerësimin e projektligjeve,
që kanë të bëjnë me çështjen e konfliktit të interesave, kur kjo kërkohet nga ky institucion;
ç) forcimin e kapaciteteve për administrimin e konfliktit të interesave në institucionet publike;
d) monitorimin, kontrollin dhe vlerësimin e përputhshmëri së akteve nënligjore dhe të rregulloreve të brendshme, të miratuara nga institucionet publike për konfliktin e interesave, me parimet dhe detyrimet e këtij ligji;
dh) monitorimin, kontrollin dhe vlerësimin e zbatimit të këtij ligji, në tërësi, për parandalimin e konfliktit të interesave në institucionet publike, si dhe të respektimit të këtij ligji, në raste të veçanta të konfliktit të interesave;
e) regjistrimin periodik të interesave privatë të zyrtarëve, sipas kreut II seksioni 2 të këtij ligji;
ë) përcaktimin e modelit të deklarimit të interesave private dhe të autorizimit të deklarimit të vazhdueshëm dhe rast për rast të interesave, si dhe të regjistrimit të të dhënave që lidhen me një konflikt të tillë;
f) këshillimin e zyrtarëve të veçantë, të eprorëve, të institucioneve eprore, me kërkesën e tyre, për raste të caktuara të shfaqjes së konfliktit të interesave dhe për çështje të etikës të lidhura me to, si dhe për regjistrimin periodik të interesave;
g) verifikimin dhe hetimin administrativ të deklarimeve periodike të interesave;
gj) verifikimin dhe hetimin administrativ të konfliktit rast për rast të interesave; si dhe të, ndalimeve e kufizimeve të interesave të përcaktuar në kreun III të këtij ligji, me kërkesë të institucionit publik a epror ose kur e gjykon të nevojshme edhe me nismën e tij;
h) vendosjen e masave administrative ndëshkuese në kompetencë të tij, sipas përcaktimeve në këtë ligj;
h/1)“Nisjen e veprimeve ligjore në institucionet publike kompetente, me qëllim shpalljen e pavlefshmërisë dhe rregullimin e pasojave që rrjedhin prej saj për aktet dhe kontratat administrative të nxjerra në kushtet e konfliktit të interesave, me kërkesën e palëve të interesuara ose me nismën e tij.
i) çdo kompetencë tjetër, të dhënë në këtë ligj.
1/1. Për verifikimin dhe hetimin administrativ të konfliktit rast për rast dhe të vazhdueshëm të interesit Inspektorati i Lartë ka të drejtë të shfrytëzojë të dhënat e nevojshme në të gjithë aparatin shtetëror e publik dhe në personat juridikë publikë e privatë, të cilët detyrohen të venë në dispozicion të dhënat e kërkuara nga Inspektori i Përgjithshëm, jo më vonë se 15 ditë.
2. Inspektorati i Lartë, në zbatim të përgjegjësive dhe kompetencave të veta, nxjerr urdhra, udhëzime me karakter shpjegues dhe akte të tjera administrative, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
3. Autoritetet e përcaktuara në shkronjën “b” të pikës 2 të nenit 41 të këtij ligji, mbledhin dhe i dërgojnë Inspektoratit të Lartë, deklaratat e plotësuara të interesave private para fillimit të detyrës, pas largimit nga funksioni, brenda 15 ditëve nga përmbushja e afatit ligjor për dorëzimin e këtyre deklaratave nga subjekti.
Deklaratat periodike vjetore i dërgohen Inspektoratit të Lartë brenda datës 15 prill të çdo viti. Autoritetet përgjegjëse njoftojnë Inspektoratin e Lartë për rastet e mosdeklarimeve. Këto autoritete mbështesin e kryejnë detyrat e ngarkuara nga Inspektori i Përgjithshëm, për lehtësimin dhe zhvillimin e frytshëm të procesit të deklarimit periodik të interesave si dhe rasteve të konfliktit të interesave. Ato i paraqesin Inspektoratit të Lartë çdo vit për vitin pararendës, por jo më vonë se data 31 janar, një raport për veprimtarinë e kryer në zbatim të këtij ligji, përfshirë rastet e konfliktit të interesave, mënyrat e ndjekura për parandalimin ose trajtimin e tyre, rezultatet e arritura, si dhe çështjet e lidhura me deklarimin periodik
Mbi bazën e raportit vjetor, Inspektori i Përgjithshëm harton vlerësime dhe rekomandime lidhur me zbatimin e këtij ligji nga autoritetet përgjegjëse, dhe institucionet publike. Në përshkrimin e pozicionit të punës, për detyrën e autoritetit përgjegjës të vendosen kritere dhe për njohjen e ligjeve për deklarimin e pasurive dhe parandalimin e konfliktin e interesit
Për emërimin, lëvizjen apo largimin nga funksioni të autoriteteve përgjegjëse, njoftohet paraprakisht Inspektori i Përgjithshëm.
4. Inspektoratet e ulëta, sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” nuk ekzistojnë më me hyrjen në fuqi të këtij ligji.


KREU VII
SANKSIONET


Neni 43
Të përgjithshme
Trajtimet dhe zgjidhjet e konfliktit të interesave, sipas neneve të kreut IV të këtij ligji, nuk vlerësohen
si sanksione, sipas këtij kreu.

Neni 43/1
Deklaratat për konfliktin e interesave dhe të gjitha dokumentet që i shoqërojnë ato janë dokumente zyrtare. Paraqitja në to e të dhënave të rreme përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 44
Kundërvajtjet administrative

1. Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, kur nuk përbën vepër penale, përbën
kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, sipas kufijve të përcaktuar më poshtë:
a) për mosvetëdeklarim apo për mosdeklarim me kërkesë, në përputhje me pikat 1 e 2 të nenit 7 të këtij ligji, zyrtari dënohet me gjobë nga 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
b) për moslëshim autorizimi, sipas pikës 2 të nenit 10 të këtij ligji, zyrtari dënohet me gjobë nga
30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
c) për shkelje të nenit 21 pikat 1, 2, 3 e 6, nenit 22, nenit 23 pika 1 dhe nenit 24 pika 3 të këtij ligji, zyrtari ose personi i lidhur me të, personi i besuar ose drejtuesi i shoqërisë dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri
në 200 000 (dyqind mijë) lekë;
ç) për shkelje të pikave 1 dhe shkronjave “a”, “c” dhe “e” te pikës 4 te nenit 37 dhe pikave 1, 2, 3, 5 e 8 të nenit 38 të këtij ligji, zyrtari ose personi i lidhur me të dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 300 000 (treqind mijë) lekë;
dh) kur paraqitet gjendja e përcaktuar në shkronjat “a” e “b” të pikës 2 të nenit 40/1, zyrtari dënohet
me gjobë nga 300 000 (treqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë;
d) kur nuk jepen te dhënat e kërkuara nga Inspektorati i Larte sipas pikës 1/1 të nenit 42 te këtij ligji personat përgjegjës te institucioneve publike dhe private gjobiten me 50 000 (pesëdhjetë mijë) leke deri 100 000 (njëqind mijë) leke.
dh) në rastet e shkeljeve të mësipërme, gjoba jepet nga Inspektori i Përgjithshëm, me propozimin e
eprorit ose të institucionit epror ose, kur shkelja verifikohet drejtpërdrejt, nga Inspektorati i Lartë;
e) për shkelje të tjera të këtij ligji, të përcaktuara me urdhër nga Inspektori i Përgjithshëm, e me propozimin e eprorit të strukturës së institucionit, në kuptim të shkronjës “b” të pikës 2 të nenit 41 të këtij ligji, të institucionit epror, ose kur shkelja verifikohet drejtpërdrejt nga Inspektorati i Lartë, dënon personat përgjegjës me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqindmijë) lekë;
ë) për çdo masë administrative, Inspektori i Përgjithshëm njofton eprorin ose institucionin epror të zyrtarit të dënuar.
2. Gjobat janë më të larta, sipas vlerësimit të masës së shkeljes dhe sipas nivelit të rritjes së pozitës së zyrtarit.
3. Procedurat për zbatimin e masave administrative dhe ankimin ndaj tyre, rregullohen sipas Kodit të
Procedurave Administrative.
4. Gjobat paguhen nga kundërvajtësi dhe derdhen në buxhetin e Inspektoratit të Lartë jo më vonë së 30 ditë nga komunikimi i gjobës. Me kalimin e këtij afati, vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga punëdhënësi kur kundërvajtësi është në marrëdhënie pune, ose nga zyra e përmbarimit,
me kërkesën e Inspektorit të Përgjithshëm.
5. Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative të konstatuara gjatë kryerjes së inspektimeve të
Inspektoratit të Lartë, bëhet jo më vonë se 6 muaj pas konstatimit të shkeljes.

Neni 44/1
Ekzekutimi i gjobave

Të ardhurat nga gjobat dhe të ardhurat e tjera të mbledhura në zbatim të dispozitave të këtij ligji kalojnë të gjitha në buxhetin e shtetit, jo më vonë së 30 ditë nga komunikimi i gjobës. Me kalimin e këtij afati, vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga punëdhënësi kur kundërvajtësi është në marrëdhënie pune, ose nga zyra e përmbarimit, me kërkesën e Inspektorit të Përgjithshëm.

Neni 45
Masat disiplinore

1. Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj nga zyrtarët përbën shkelje disiplinore, pavarësisht nga përgjegjësia penale apo administrative. Masat disiplinore zbatohen në përputhje me ligjet, që rregullojnë marrëdhëniet e punës dhe/ose statusin e zyrtarëve. Për masat disiplinore të marra nga institucionet përkatëse, njoftohet rast pas rasti Inspektorati i Larte.
2. Për zyrtarët, që njësohen ose janë anëtarë të organeve kushtetuese, zbatohen masat dhe
procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe dispozitat ligjore përkatëse.
3. Inspektori i Përgjithshëm, për shkeljen e kryer nga anëtarët e strukturës përgjegjëse të institucionit, në kuptim të shkronjës “b” të pikës 2 të nenit 41 të këtij ligji, i propozon titullarit të këtij institucioni largimin nga funksioni të këtij anëtari.
4. Mosdhënia e autorizimit, sipas pikës 2 të nenit 10 dhe pikës 5 të nenit 14 të këtij ligji, sjell ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin, që rregullon marrëdhëniet e punës.


KREU VIII
DISPOZITA PËR AFATET E ZBATIMIT TË DETYRIMEVE TË VEÇANTA NË KËTË LIGJ

Neni 46
Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Çdo institucion publik, në zbatim të këtij ligji, në mbështetje të parimit të proporcionalitetit dhe të natyrës së veçantë të funksioneve të institucioneve publike dhe/ose të çdo zyrtari, nxjerr një rregullore të brendshme për:
a) kuptimin e vendimmarrjes për një akt dhe të kompetencës thelbësore e përcaktuese të një zyrtari,
sipas parimeve të përcaktuara në pikën 2 të nenit 4 të këtij ligji;
b) nënllojet e interesave ose interesat konkretë, që mund të bëhen shkak për lindjen e konfliktit të interesave;
c) kriteret dhe treguesit për matshmërinë dhe vlerësimin sa më të qartë e objektiv të kryerjes, në mënyrë të drejtë dhe/ose të padrejtë, të detyrave e të përgjegjësive nga një zyrtar, për parandalimin e konfliktit të interesave;
ç) procesin e identifikimit, regjistrimit, kontrollit dhe hetimit administrativ të interesave privatë të
zyrtarëve, të lidhur me konfliktin, rast pas rasti, të interesit, sipas kreut II seksioni 1 të këtij ligji;
d) zbatimin e nenit 20 për mbrojtjen e të dhënave;
dh) mënyrat e trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave, të përcaktuara në kreun IV të këtij ligji;
e) detyrat e veçanta, mënyrën e kryerjes së tyre dhe formën organizative të autoritetit e të strukturës
përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji, sipas nenit 41;
ë) vlerësimin e shkeljeve disiplinore dhe marrjen e masave ndëshkuese, sipas nenit 45 të këtij ligji.
2. Mungesa e akteve të mësipërme nuk përbën pengesë për zbatimin e këtij ligji. Në mungesë të akteve, ky ligj zbatohet drejtpërdrejt. Bën përjashtim vetëm deklarimi periodik i interesave, që kryhet në bazë të urdhrave dhe të udhëzimeve shpjeguese, të nxjerra nga Inspektori i Përgjithshëm.


KREU IX
FILLIMI I AFATEVE TË ZBATIMIT TË DETYRIMEVE TË VEÇANTA TË KËTIJ LIGJI


Neni 47
Fillimi i afateve të zbatimit të detyrimeve të veçanta të këtij ligji

Efektet e këtij ligji fillojnë menjëherë pas hyrjes së tij në fuqi, me përjashtimet e mëposhtme:
a) detyrimet e përcaktuara në kreun III seksioni 2 të këtij ligji, me përjashtim të detyrimeve, të cilat janë në fuqi për shkak të përcaktimeve në ligje të tjera, të veçanta e për të njëjtin qëllim, fillojnë të zbatohen më 1 tetor 2005;
b) deklarimi periodik i interesave, sipas këtij ligji, fillon të bëhet për herë të parë në vitin 2006 për vitin 2005;
c) jo më vonë së 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, por jo më vonë se data 1 tetor 2005, institucionet publike dhe Inspektorati i Lartë nxjerrin të gjitha aktet nënligjore dhe/ose rregulloret e brendshme, të përcaktuara nga ky ligj.


KREU X
KALIMI NGA DEKLARIMI I PASURIVE TE DEKLARIMI I INTERESA VE

Neni 48
Kalimi nga deklarimi i pasurive te deklarimi i interesave

Deklarimi periodik i pasurive dhe i detyrimeve financiare shkrihet dhe zhvillohet pas hyrjes në fuqi të
këtij ligji, si deklarim periodik i interesave, bazuar në përcaktimet e krerëve II seksioni 2, VI e VII të
këtij ligji, si edhe në parimet, procedurat, afatet, kompetencat dhe dënimet e tjera të përcaktuara në
ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të
zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të cilat nuk janë ndryshuar shprehimisht në këtë ligj të
parandalimit të konfliktit të interesave dhe as nuk bien në kundërshtim me të.

Neni 49
Deklarimi periodik me periudhë deklarimi vitet 2004 e 2005

1. Deklarimi i pasurive dhe i detyrimeve financiare, që kryhet në vitin 2005, për periudhën e deklarimit nga 1 janari 2004 deri më 31 dhjetor 2004, dhe për deklarimet para fillimit të punës, në çdo rast, që një deklarim i tillë do të kryhet gjatë vitit 2005, si dhe procesi i kontrollit të plotë dhe i hetimit administrativ mbi këto deklarime do të kryhen sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve
publikë”, por duke e ndryshuar dhe përshtatur, për aq sa është e mundur, me përcaktimet e këtij ligji për këto çështje. Inspektori i Përgjithshëm, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, merr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e kësaj pike.
2. Zyrtarët, që kanë deklaruar të paktën një herë, sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, ose sipas pikës 1 të këtij neni, duhet të kryejnë deklarim periodik në vazhdim edhe për deklarimin e parë që do të kryhet në vitin 2006, sipas këtij ligji, për interesat e përcaktuar në shkronjat “a” e “b” të pikës 1 të nenit 15 të këtij ligji dhe vlerësohet se kryejnë deklarim para fillimit të punës vetëm për interesat e përcaktuar në shkronjën “b” “c” të pikës 5 të nenit 15 të këtij ligji.

Neni 50
Shfuqizimet

Neni 2 pika 4, neni 3 paragrafi i dytë dhe i tretë (së bashku me shkronjat “a”, “b” e “c”), nenet 8, 10,18, 19, 20, 23, 25 pika 1 paragrafi i tretë, i katërt e i pestë, dhe pika 2, si dhe nenet 35, 36, 37, 40 e 41 të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, shfuqizohen.
Neni 3 pika 1 shkronja “ë”, neni 4 fjalët “në inspektoratet e ulëta”, neni 6, neni 9, neni 17 shkronjat “c” dhe “d”, nenet 24, 26 dhe 27 fjalët “dhe ai i ulët”, neni 28, në nenet 29, 30, 32 dhe 39 pika 2 fjalët “kryetarit të inspektoratit të ulët”, “ose të inspektorateve të ulëta” “ose inspektorat i ulët” të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 shfuqizohen.


KREU XI
DISPOZITA TË FUNDIT DHE HYRJA NË FUQI


Neni 51
Indeksimi i kufijve monetarë

1. Kufijtë e shprehur në monedhë në këtë ligj rriten automatikisht, çdo tre vjet, me të njëjtin koeficient rritës, të barabartë me normën e rritjes së pagës mesatare në administratën publike. Paga mesatare llogaritet si raport i fondit të pagave, përfshirë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të punonjësve të të gjitha institucioneve buxhetore, për të njëjtën periudhë trevjeçare.
2. Fillimi i afatit të llogaritjes është data 1 Janar 2006. Këshilli i Ministrave miraton normën mesatare të rritjes së pagave në sektorin publik, brenda muajit korrik të vitit 2009. Më 1 janar 2010, kufijtë monetarë rriten automatikisht sipas kësaj norme.

Neni 52
Hyrja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Shpallur me dekretin nr 8565 datë 16.5.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Botuar në Fletoren Zyrtare Nr 70 datë 20.5.2014 Hyn në fuqi më 4.6.2014

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Ekonomia dhe Agrobiznesi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 3 guests