Page 1 of 1

RREGULLORE. MBI PËRCAKTIMIN E KRITEREVE...KAFSHE..&..MISHI...HYJNE NGA SHTETE TË CAKTUARA

Posted: 31 Jul 2015, 10:30
by Libraria UBT
FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

www.qpz.gov.al
Nr.175 dhjetor 2011
Faqe 9853


P Ë R M B A J T J A
Urdhër i MBUMK
nr.328, datë 22.11.2011

Për miratimin e rregullores “Mbi përcaktimin e kritereve dhe
kërkesave për certifikimin veterinar të disa lloje kafshësh dhe
mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në Republikën e Shqipërisë
nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të
këtyre shteteve”



URDHËR
Nr.328, datë 22.11.2011

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “MBI PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE
KËRKESAVE PËR CERTIFIKIMIN VETERINAR TË DISA LLOJE KAFSHËSH DHE
MISHIT TË FRESKËT TË TYRE, TË CILAT HYJNË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
NGA SHTETE TË CAKTUARA, SI DHE NGA TERRITORE TË TJERA NË
ADMINISTRIM TË KËTYRE SHTETEVE”

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 55 të
ligjit nr.10 465 datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, nenit 18 të
ligjit nr.9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”,

URDHËROJ:
1. Miratimin e rregullores “Mbi përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për certifikimin
veterinar të disa lloje kafshësh dhe mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në Republikën e Shqipërisë
nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të këtyre shteteve”.
2. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Sigurisë
Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, drejtoritë rajonale të bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i
Ushqimit.
3. Ky urdhër hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT
DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT
Genc Ruli




RREGULLORE
MBI PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE KËRKESAVE PËR CERTIFIKIMIN VETERINAR TË
DISA LLOJE KAFSHËSH DHE MISHIT TË FRESKËT TË TYRE, TË CILAT HYJNË NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NGA SHTETE TË CAKTUARA, SI DHE NGA TERRITORE TË
TJERA NË ADMINISTRIM TË KËTYRE SHTETEVE


Neni 1
Qëllimi

1. Kjo rregullore përcakton kërkesat e certifikimit veterinar për hyrjen në territorin e Republikës
së Shqipërisë të ngarkesave të kafshëve të gjalla ose mishit të freskët, si më poshtë:
a) Kafshët thundrake;
b) Kafshët e listuara në pjesën 2 të aneksit IV bashkëlidhur kësaj rregulloreje;
c) Mishin e freskët për konsum për njerëzit, duke përjashtuar produktet me bazë mishi të kafshëve thundrake dhe ekuideve.
2. Kjo rregullore përcakton listën e shteteve, territoreve ose pjesëve të tyre, prej të cilave mund
të hyjnë në Republikën e Shqipërisë ngarkesat e përmendura në pikën 1.
3. Kjo rregullore nuk do të zbatohet për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të kafshëve joshtëpiake (të egra):
a) për shfaqje ose ekspozita, ku këto kafshë nuk mbahen ose mbarështohen në mënyrë të rregullt;
b) që janë pjesë e cirqeve; 9854
c) për qëllime shkencore ose eksperimentale, duke përfshirë institutet, organizatat apo qendrat e aprovuara për këto qëllime.

Neni 2
Përkufizimet

Për qëllimet e kësaj rregulloreje zbatohen përkufizimet e mëposhtme:
a) “Ekuide” janë kafshë të egra ose të zbutura të llojeve të kuajve (përfshi dhe zebrat) ose të
llojeve të gomarëve ose pasardhësit e kryqëzimeve të tyre;
b) “Fermë” është një fermë ose sipërmarrje tjetër bujqësore, industriale ose tregtare, që i
nënshtrohet mbikëqyrjes veterinare zyrtare. Këtu përfshihen edhe kopshtet zoologjike, parqet e argëtimit
dhe rezervatet e gjuetisë, në të cilat kafshët mbahen ose mbarështohen në mënyrë të rregullt.
c) “Kafshë thundrake” janë gjitarët e tokës që bëjnë pjesë në familjet Antilocapridae (antilopa
amerikane), Bovidae (gjedhi, bualli, dhentë, dhitë, antilopat etj.), Camelidae (devetë, lamat etj.),
Cervidae (dreri), Giraffidae (xhirafa), Hippopotamidae (hipopotami), Moschidae (lloj dreri), Suidae
(derri, derri i egër), Tayassuidae (gjitarë të ngjashëm me derrin që gjenden në kontinentin amerikan),
Tragulidae (gjitarë të ngjashëm me drerin, me trup të vogël që gjenden në Azinë Jugore dhe Juglindore),
Rhinocerotidae (rinoqeronti), Tapiridae (tapiri), Elephantidae (elefanti);
d) “Mish i freskët” është mishi që nuk i është nënshtruar asnjë procesi ruajtjeje përveç ftohjes,
ngrirjes ose ngrirjes së shpejtë, duke përfshirë mishin e paketuar në vakum ose që është paketuar në atmosferë të kontrolluar.

Neni 3
Kushtet e përgjithshme për futjen e thundrakëve në Republikën e Shqipë
risë
Dërgesat e thundrakëve lejohen të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) ato vijnë nga shtete, territore ose pjesë të tyre të listuara në kolonat 1, 2 dhe 3 të pjesës 1 të
aneksit I, të cilës i përgjigjet një model i certifikatës veterinare për dërgesat e listuara në kolonën 4 të
tabelës në pjesën 1 të aneksit I;
b) ato shoqërohen me certifikatën e duhur veterinare, të hartuar në përputhje me modelin e duhur
të certifikatës veterinare të përcaktuar në pjesën 2 të aneksit I, duke marrë për bazë kushtet e veçanta të
treguara në kolonën 6 të tabelës në pjesën 1 të atij aneksi, të plotësuara dhe nënshkruara nga një veteriner
zyrtar i vendit eksportues;
c) ato përputhen me kërkesat e përcaktuara në certifikatën veterinare të përcaktuara në shkronjën “b”të këtij neni, përfshi:
i) garancitë shtesë të vendosura në atë certifikatë, siç jepen në kolonën 5 të tabelës në pjesën 1 të aneksit I;
ii) ndonjë kërkesë shtesë në certifikatën veterinare që mund të vendoset në përputhje me
legjislacionin veterinar në fuqi dhe që përfshihen në certifikatë.

Neni 4
Kushtet për qendrat e grumbullimit për ngarkesa të caktuara të thundrakëve

Ngarkesat e thundrakëve që përmbajnë kafshë të gjalla nga më shumë se sa një fermë, lejohen të
hyjnë në Republikën e Shqipërisë nëse ato janë grumbulluar në qendra grumbullimi të miratuara nga
autoriteti kompetent i vendit të origjinës në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pjesën 5 të aneksit I. 9855

Neni 5
Protokollet për standardizimin e materialeve dhe procedurat e kampionimit dhe testimit për thundrakët

Kur, për certifikatat veterinare të listuara në kolonën 4 të pjesës 1 të aneksit I, kërkohet marrja e
kampioneve dhe testimi për sëmundjet e listuara në pjesën 6 të atij aneksi, për futjen në Republikën e
Shqipërisë të ngarkesave të kafshëve thundrake, kampionimi dhe testimi kryhet nga ose nën kontrollin e
autoritetit kompetent të vendit eksportues/origjinës në përputhje me protokollet për standardizimin e
materialeve dhe procedurave të testimit të përcaktuara në pjesën 6 të atij aneksi.

Neni 6
Kushtet e përgjithshme për lejimin e futjes në Republikën e Shqipërisë të disa llojeve të caktuara bletësh

1. Ngarkesat e bletëve që u përkasin llojeve të listuara në tabelën 1 të pjesës 2 të aneksit IV
mund të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga shtete, territore ose pjesë të tyre, vetëm nëse:
a) ato janë të listuara sipas aneksit II, pjesa e 1-rë;
b) prania e Pestës Amerikane (American foulbrood), aetinozës (Aethina tumida) dhe e parazitit
Tropilaelaps (Tropilaelaps spp.) janë detyrimisht të lajmërueshme në të gjithë territorin e vendit eksportues ose territorin përkatës.
2. Në mënyrë përjashtimore nga pika 1 (a), ngarkesat e llojeve të bletëve lejohen të futen në
territorin e Republikës së Shqipërisë nga një shtet, territor ose pjesë e tij që është e listuar në pjesën 1 të aneksit II që është:
a) një pjesë e izoluar gjeografikisht dhe epidemiologjikisht nga shteti ose territori;
b) e listuar në kolonën e tretë të tabelës në seksionin 1 të pjesës 1 të aneksit IV.
Në rastet kur zbatohet ky kufizim, futja e ngarkesave të bletëve duhet të ndalohet nga të gjitha
shtetet, territoret ose pjesë të tyre, të cilat nuk janë të listuara në kolonën e tretë të tabelës në seksionin 1 të pjesës 1 të aneksit IV.
3. Ngarkesat e bletëve të llojeve të listuara në tabelën 1 të pjesës 2 të aneksit IV përbëhen nga:
a) kafaze të mëmave të bletëve ose bombusesh (Apis mellifera dhe Bombus spp.), ku secili
përmban një mëmë të vetme me një minimum prej 20 shoqëruesesh; ose
b) kontejnerë bombusesh (Bombus spp.), ku secili përmban një koloni me një maksimum prej 200 bombusesh të rritur.
4. Ngarkesat e bletëve të llojeve të listuara në tabelën 1 të pjesës 2 të aneksit IV duhet:
a) të shoqërohen nga një certifikatë veterinare, e hartuar në përputhje me modelin përkatës së
certifikatës veterinare, siç është përcaktuar në pjesën 2 të aneksit IV, e plotësuar dhe e nënshkruar nga një inspektor veterinar zyrtar i vendit eksportues;
b) të jenë në përputhje me kërkesat veterinare të vendosura në certifikatën veterinare të
përcaktuara në shkronjën “a” të kësaj pike.

Neni 7
Kushtet e përgjithshme për transportin e kafshëve të gjalla për në Republikën e Shqipërisë

Gjatë periudhës pas ngarkimit në vendin eksportues të origjinës dhe përpara mbërritjes në pikën
e inspektimit kufitar të hyrjes në Republikën e Shqipërisë, ngarkesat e kafshëve të gjalla nuk duhet:
a) të transportohen së bashku me kafshë të gjalla që:
i) nuk janë përcaktuar për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë; ose
ii) kanë një gjendje më të ulët shëndetësore;
b) të shkarkohen, ose të transferohen në një avion tjetër kur transportohen nëpërmjet ajrit, ose të
lëvizen me mjete të transportit rrugor apo hekurudhor, ose të lëvizin në këmbë përmes një shteti tjetër, 9856
territor ose pjesë e tij që nuk është e listuar në kolonat 1, 2 dhe 3 të tabelës së përcaktuar në pjesën 1 të
aneksit I, ose kur ngarkesa nuk shoqërohet me modelin e certifikatës veterinare të listuar në kolonën 4 të tabelës në pjesën 1 të aneksit I.

Neni 8
Afatet për periudhën e transportit për në Republikën e Shqipërisë të kafshëve të gjalla
në,
Ngarkesat e kafshëve të gjalla lejohen të futen në Republikën e Shqipërisë kur ato mbërrij
brenda 10 ditëve nga data e lëshimit të certifikatës së duhur veterinare në pikën e inspektimit kufitar të hyrjes.
Në rastin e transportit detar afati 10-ditor i kërkuar zgjatet për një periudhë shtesë nëpërmjet një
deklarate të nënshkruar nga kapiteni i anijes. Kjo periudhë zgjatet në përputhje me kohëzgjatjen e
udhëtimit dhe kopja origjinale e kësaj deklarate, e hartuar në përputhje me pjesën 3 të aneksit I, i
bashkëngjitet certifikatës veterinare që shoqëron ngarkesën.

Neni 9
Kushtet e veçanta në lidhje me spërkatjen me një insekticid të përshtatshëm të ngarkesave të kafshëve të gjalla të transportuara me anë të ajrit për në Republikën e Shqipërisë

Në rastin e ngarkesave të kafshëve të gjalla që transportohen me anë të ajrit, me përjashtim të
ngarkesave të bletëve, kontejnerët ose arkat me të cilat transportohen kafshët dhe zona përreth spërkaten
me një insekticid të përshtatshëm.
Spërkatja kryhet menjëherë pas ngarkimit dhe përpara mbylljes së dyerve të avionit, si dhe pas
çdo hapje tjetër të derës në një vend tjetër transit, deri sa avioni të mbërrijë në vendin e caktuar.
Komandanti i avionit vërteton kryerjen e spërkatjes me anë të një deklarate të nënshkruar,
hartuar në përputhje me pjesën 4 të aneksit I, kopja origjinale e së cilës i bashkëngjitet certifikatës veterinare.

Neni 10
Kushtet që zbatohen pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë të ngarkesave të disa thundrakëve

1. Pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë, ngarkesat e kafshëve thundrake për mbarështim dhe
prodhim ose për kopshtet zoologjike, parqet ku mbahen kafshë të egra ose rezervatet e gjuetisë,
transportohen pa vonesë për në fermën ose vendin pritës.
Kafshët thundrake mbahen në atë fermë ose vend për të paktën 30 ditë, me përjashtim të rasteve
kur dërgohen drejtpërsëdrejti për në një thertore.
2. Pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë, ngarkesat e kafshëve thundrake për therje të
menjëhershme transportohen pa vonesë për në thertoren e përcaktuar, ku do të theren brenda 5 ditëve pune nga data e mbërritjes.

Neni 11
Kushtet e veçanta në lidhje me transitimin përmes shteteve, territoreve ose pjesëve të tyre të disa ngarkesave të thundrakëve

Në rastin kur zbatohen kushtet e veçanta të pjesës 1 të aneksit I, me qëllim lejimin e transitimit
të ngarkesave të thundrakëve të përcaktuara në këto kushte, nga vendi i origjinës, përmes një vendi,
territori ose pjese të tij, që është listuar në tabelën në pjesën 1 të aneksit I, por për të cilin nuk ka një
model certifikate veterinare që përshtatet me ngarkesën e thundrakëve në fjalë, të dhënë në kolonën 4 të
asaj tabele, zbatohen kushtet e mëposhtme:
a) për gjedhin e majmërisë (prodhim mishi):
i) fermat e mbërritjes janë përcaktuar paraprakisht nga autoriteti kompetent i vendit pritës;
ii) kafshët e gjalla që përbëjnë ngarkesën nuk lejohet të lëvizen nga ferma pritëse përveç se për
therje të menjëhershme;
iii) të gjitha lëvizjet e kafshëve të gjalla për në fermë dhe prej fermës kryhen nën kontrollin e
shërbimit veterinar rajonal për aq kohë sa kafshët që përbëjnë ngarkesën mbahen në fermë.
b) për thundrakët për therje të menjëhershme, zbatohet neni 10 pika 2.

Neni 12
Kushtet që duhen zbatuar pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë të ngarkesave të bletëve

1. Ngarkesat e mbretëreshave të bletëve të përmendura në nenin 6 (3) (a) transportohen pa
vonesë në vendin e mbërritjes ku zgjojet vendosen nën kontrollin e shërbimit veterinar rajonal dhe
mbretëreshat e bletëve transferohen në kafaze të reja përpara se të futen në kolonitë vendase.
2. Kafazet, bletët shoqëruese, dhe materiale të tjera që shoqërojnë mbretëreshat e bletëve nga
vendi i origjinës dërgohen në laboratorin e përcaktuar nga autoriteti kompetent veterinar për t’u
ekzaminuar për praninë e:
a) parazitit Aethina tumida, vezët ose larvat e tij;
b) shenjave të parazitit Tropilaelaps (Tropilaelaps spp.).
Kafazet, bletët shoqëruese dhe materialet shkatërrohen pas ekzaminimit në laborator.
3. Ngarkesat e bombuseve (Bombus spp.) të përmendura në nenin 6 (3) (b) transportohen pa vonesë në vendin e mbërritjes.
Bombuset mund të qëndrojnë në kafazin me të cilin kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë deri në fund të ciklit jetësor të kolonisë.
Kafazi dhe materialet shoqëruese të bombuseve nga vendi i origjinës shkatërrohen menjëherë pas
përfundimit të ciklit jetësor të kolonisë.

Neni 13
Kushtet e përgjithshme për importin e mishit të freskët

Ngarkesat e mishit të freskët për konsum nga njerëzit importohen në Republikën e Shqipërisë nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) ato vijnë nga vende të Bashkimit Europian;
b) ato vijnë nga vende, territore ose pjesë të tyre të listuara në kolonat 1, 2 dhe 3 të tabelës 1 të
aneksit II, për të cilën ka një model të certifikatës veterinare që përputhet me ngarkesën në fjalë të listuar në kolonën 4 të pjesës 1 të aneksit II;
c) ato paraqiten në pikën e inspektimit kufitar të hyrjes në Republikën e Shqipërisë të shoqëruara
me certifikatën e duhur veterinare, hartuar në përputhje me modelin përkatës të certifikatës veterinare të
përcaktuar në pjesën 2 të aneksit II, duke marrë parasysh kushtet e veçanta të dhëna në kolonën 6 të
tabelës në pjesën 1 të atij aneksi, dhe të plotësuara dhe nënshkruara nga veterineri zyrtar i vendit eksportues;
d) ato përputhen me kërkesat e përcaktuara në certifikatën veterinare të përmendur në pikën (c), përfshi dhe:
i) garancitë shtesë të vendosura në atë certifikatë, kur jepen në kolonën 5 të tabelës në pjesën 1 të
aneksit II;
ii) çdo kërkesë shtesë të certifikimit veterinar që Republika e Shqipërisë mund të vendosë në
përputhje me legjislacionin veterinar dhe që janë të përfshira në certifikatë.

Neni 14
Kushtet që duhen zbatuar pas importit të karkasavepa lëkurë të kafshëve të egra dythundrake

Ngarkesat e karkasave pa lëkurë të kafshëve të egra dythundrake për konsum nga njerëzit
transportohen pa vonesë për në stabilimentin përpunues të mbërritjes.

Neni 15
Transiti dhe magazinimi i mishit të freskët

Hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë e ngarkesave të mishit të freskët, me qëllim
transitim të menjëhershëm, ose transitimin pas magazinimit, bëhet kur ato plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) ngarkesat vijnë nga ato shtete që janë përfshirë në listën që shteti i destinacionit të ngarkesës,
ka miratuar si listë të shteteve prej ku lejohet importi;
b) ato plotësojnë kërkesat e veçanta të shëndetit të kafshëve për ngarkesat në fjalë, siç është
parashikuar në modelin përkatës të certifikatës veterinare në përdorim nga shteti i destinacionit;
c) pranimi i tyre për transit ose dhe magazinim vërtetohet nga dokumenti veterinar për import
dhe transit i hyrjes (DVIT) të nënshkruar nga veterineri zyrtar i pikës së inspektimit kufitar të hyrjes në Republikën e Shqipërisë.

Neni 16
Certifikimi

1. Certifikatat veterinare të përcaktuara në këtë rregullore plotësohen në përputhje me shënimet
shpjeguese të përcaktuara në aneksin V.
2. Certifikata veterinare mund të paraqiten edhe në formën e certifikimit elektronik ose të ndonjë
forme tjetër të rënë dakord me shtete të veçanta dhe duhet të përmbushin kërkesat e përcaktuara në aneksin V.

Neni 17
Përditësimi i listave

Ministri, me propozimin e Drejtorisë së Shëndetit të Kafshëve, miraton listat e përditësuara të
vendeve dhe territoreve të përfshira në anekset e kësaj rregulloreje. Listat përditësohen të paktën një herë në vit.

Neni 18
Hyrja në fuqi

Kjo rregullore hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

TABELAT DHE SHTOJCAT E KESAJ RREGULLORJE : http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zy ... 5-2011.pdf