ANATOMIA E FIZIOLOGJIA E QENIT

User avatar
Laura Duka
Posts: 28
Joined: 09 Jul 2015, 16:30

ANATOMIA E FIZIOLOGJIA E QENIT

Postby Laura Duka » 06 Sep 2016, 18:19

ANATOMIA E FIZIOLOGJIA E QENIT

Treguesit normale biologjikë

Aparati i qarkullimit të gjakut
Aparati i frymëmarrjes
Aparati urinar
Aparati gjenital i mashkullit
Aparati gjenital i femrës
Sistemi nervor
Të nuhaturit
Të parit
Të shijuarit
Lëkura dhe të prekurit
Skeleti
Muskulatura
Mënyrat e të ecurit

Treguesit normal biologjike të qenit
Temperatura e trupit (rektum): 38 deri 38,5°C (këlyshet +0,50°C).
Frekuenca e frymëmarrjes në pushim: 20 deri 40 herë në minutë.
Frekuenca e zemrës: 80 deri 120 të rrahura në minutë

Jeta seksuale
Puberteti (pjekuria): nga 6 muaj (racat trupvogla) deri në 1 vit (trupëmëdhatë).
Frekuenca e afsheve: mesatarisht dy cikle në vit.
Kohëzgjatja e afsheve: 18-21 ditë.
Ovulacioni: 11-13 ditë pas afshit.
Kohëzgjatja e mbarsmërisë: 58-63 ditë,
Numri mesatar i këlyshëve në një pjellje: 4-6.
Rikthimi i afsheve pas lindjes: mesatarisht 4 muaj.
Kohëzgjatja e laktacionet: 5 deri 7 jave pas pjelljes.

Jetëgjatësia mesatare e qenit: 8 deri 14 vjet (me diferencë të madhe
midis racave).

Dhëmbet
Dhëmbet e qumështit dalin: në javën e katërt-inçizivët; në të gjashtën- paramolarët.
Dhëmbet e të rriturit: pas 3 muaish-inçizivët; pas 7 muajsh- molaret (dhëmballët).
Formula e dhëmbëve tek i rrituri (42): 6 inçizive, 2 çatallë, 8 paramolarë,
4 dhëmballë në nofullën e sipërme, dy dhëmballë më shumë në nofullën e poshtme

Urina
Sasia: 20 deri 40 ml/kg.
Densiteti: 1,02 deri 1,05
pH: 6-7,3

Gjaku
Vellimi: 8 deri 10% të peshës trupore.
Koha për marrjen e gjakut në vesh: 3 deri 10 minuta.
Rruazat e kuqe: para 6 muajve :5,1 milionë/mm kub
6 muaj-10 vjeç :6,8 milionë/mm kub
Hematokrite: para 6 muajve :38%
6 muaj-2 vjet :47%
2 deri në 10 vjet :50%
Hemoglobina: para 6 muajve :11,3 g/100ml
6 muaj-2 vjet :14,9 g/100ml

2 deri 10 vjet :16,6 g/100ml
Rruaz. e bardha: 9800/mm kub.
- neutrofilet :64%
- eozinofilet :9%
- bazofilet :0%
- limfocitet :21%
- monocitet :4%
Pllakëzat e gjakut (trombocitet): 150000 deri në 400000/mm kub. pH:7,2-7,4
Urea: format e vogla 0,38g/l.(g.litër)
të tjerat 0,28 g/l.
Glukoza: para 6 muajve 1,16 g/l.
pas 6 muajve 0,93 g/l.
Kreatinina: para 6 muajve 7 mg/l.
pas 6 muajve 9 mg/l.
Kalciumi: para 6 muajve 105 mg/l.
6 muaj-2 vjet 101 mg/l.
nga 2-10 vjet 97mg/l
Fosfori: para 6 muajve 94 mg/l.
6 muaj-2 vjet 45 mg/l.
nga 2-10 vjet 36 mg/l
Magneziumi: format e vogla 20 mg/l
format e mëdha: 17 mg/l
Natriumi: 144 meq/l
Kalium: format e vogla 5,1 meq/l
format e mesme 4,4 meq/l
format e mëdha: 4,7 meq/l
Fosfatazë alkaline: para 6 muajve 296 Ul/l
6 muaj-2 vjet 130 Ul/l .
nga 2-10 vjet 80 Ul/l

Aparati i qarkullimit të gjakut
Zemra (1-2% e peshës trupore tek qeni i rritur) ka formë konike, e ndarë: në dy barkushe dhe në dy ventrikula. Pulsi është më i lartë se tek njeriu, 90 deri 110 të rrahura në minutë. Ky rritet me lodhjen fizike. Sistemi limfaktik përben një qarkullim të dytë e që bën thithjen e dhjamrave e kalimin e tyre në gjak, pas tretjes së tyre. Gjëndërrat limfatike (rreth 60) i takojnë këtij sistemi dhe gjendën pothuajse në gjithë organizmin.

Aparati i frymëmarrjes
Turiçka e freskët dhe e lagët, pothuajse gjithmonë është e pigmentuar. Shpesh në ngjyrë të zezë. Gjatësia e turirit dhe e vrimave të hundës ndryshon dukshëm nga njëra racë në tjetrën. Janë të pajisura nga shumë struktura kockore, që lejojnë të thithin dhe ngrohin ajrin, të kontaktojnë me një sipërfaqe shumë të madhe. Pjesa e nuhatjes tek qeni është shumë e zhvilluar (me 200 milionë receptorë). Nga prapa komunikon me faringun. Sinuset kanë shtrirje të reduktuar. Laringu, i gjerë e i shkurtër, përfshin kordat zanore që nxjerrin tipe të ndryshme zërash si: rënkime, lehje, ulëritje. Lehja është më e mprehtë tek racat e vogla. Trakea ndahet në fillim nga dy bronke të mëdha, këto gradualisht bëhen më të vogla dhe, së fundi, lidhen me alveolat (hojet) e mushkërive. Mushkëria e djathtë (me 4 lobe) është më e madhe se e majta (me 3 lobe). Frekuenca e frymëmarrjes (20 deri 40 herë në minutë) ndryshon nga madhësia e kafshës, aktiviteti i saj dhe nga temperatura e mjedisit. Nuk duhet harruar që qeni nuk transpiron si njeriu apo kali. Për të ulur temperaturën e trupit, qeni bën frymëmarrje të shpejtë, thith ajër më të ftohtë, avullon pjesë të pështymës. Një gjë e tillë duhet ditur që të tregohet kujdes për qenin që të mos i shkaktohet gjëndje shoku nga nxehtësia.

Aparati tretës
Qeni ka dhëmbë shumë të zhvilluar, të vendosur në nofulla të fuqishme që hapen shumë. Në to vendosen 42 dhëmbë e dhëmballë, të ndara sipas funksionit që kryejnë, Këlyshi lind pa dhëmbë. Në muajin e shtatë plotësohet sistemi prej 28 dhëmbësh, të quajtur dhëmbët e qumështit. Buzët janë të holla e të lëvizshme. Qiellza zgjatet nga prapa dhe në racat brakicefale (turishkurtër e të gjërë) shkakton gërhitje gjatë gjumit. Gjuha, e gjatë dhe shumë e lëvizshme, shërben më pak për të marrë ushqimin sesa për të lIapitur ujin. Të gjitha speciet e qenve e llapin ujin, ndërsa ujku, krejt ndryshe, e thith atë. Ja njëndryshim i dukshëm midis qenit dhe ujkut. Gjëndërrat e pështymës janë pak të zhvilluara. Qeni nuk e përtyp paraprakisht ushqimin. Faringu e përcjell ushqimin tek ezofagu. Dy amigdalet (bajamet) luajnë rol të rëndësishëm në imunizimin.
Stomaku është vëllimor dhe shumë elastik (zgjerohet), sidomos tek këlyshi. Qeni mund të hajë njëherësh një sasi të madhe ushqimi, teprimi në të ngrënë sjell pasoja të rënda, deri në ngordhje, sidomos kur kafsha lëviz e lodhet pas ngrënies, Shpretka ka funksion në qarkullimin e gjakut dhe sidomos për imunizimin ndaj sëmundjeve. Tërësia e zorrëve është e reduktuar. Zorrët e holla janë shumë të shkurtëra. Zorra e trashë ngjason shumë me atë të njeriut, veçse nuk ka apendisit. Anusi përfaqëson fundin e tubit tretës,
Mëlçia është e madhe (mesatarisht 400 g). Ajo derdh lëngun e saj në duoden dhe merr pjesë në proçeset e metabolizmit. Pankreasi ka funksion enzimatik. Bashkësia e funksioneve mekanike, kimike (enzimet) dhe fiziologjike çojnë në tretjen dhe përthithjen e ushqimeve. Qeni është mishngrënës, por ka nevojë për yndyrna dhe glucide dhe më pak për proteina.

Aparati urinar
Veshkat, në formë fasuleje, duhet të eleminojnë mbeturinat ushqimore dhe të sigurojnë ekuilibrin biokimik. Urina, 20 deri 40 ml për çdo kg të peshës, nxirret jashtë nëpërmjet uretrës. Kjo është e gjatë te mashkulli dhe e shkurtër te femra.

Aparati gjenital i mashkullit
Dy testikulat zbresin në qeskën e tyre në moshën tremujore; ndodh që njëra të mos zbresë, në këto raste duhet operim. Prostata, gjëndër seksuale, merr edhe ajo pjesë në proçeset e prodhimit të spermës. Penisi, kur del nga kellefi i tij, është i gjatë rreth 10 cm.
Është i pajisur me dy gunga të ereksionit. Kopulimi (çiftëzirni) nuk mund të përfundojë pa shfryrjen e këtyre gungave, ndaj, gjatë çiftëzimit, kafshët ngelen të ngjitura për një farë kohe. Inseminimi bëhët në mitër (intrauterin).

Aparati gjenital i femrës
Vezoret aktivizohen mesatarisht dy herë në vit, zakonisht në pranverë e në vjeshtë. Gjinjët, 5 çifte, japin qumësht shumë të pasur në elemente ushqimore. Kulloshtra është e domosdoshme për të porsalindurit, pasi i mbron ata nga sëmundjet ngjitëse.

Sisterni nervor
Qeni ka një sistem nervor mjaft të zhvilluar që e radhit atë në krye të kafshëve të tjera për inteligjiencë, e që bazohet në mirëkuptimin dhe memorien.

Nuhatja
Për qenin është shqisë parësore. Te një qen ujk sipërfaqia nuhatëse në hundë, por edhe në sinuse, kap 80-100 cm2, ndersa te njeriu perfshin vetern 4 cm2. Qeni është i pajisur me rreth 200 milionë receptorë të nuhatjes, ndërsa njeriu ka vetëm 4 milionë. Për këtë cilësi të jashtëzakonshme qeni përdoret në shumë drejtime.

Të parit
Sipas racës sytë mund të jenë të rrumbullakët, si bajame, të dalë ose të future. Qeni nuk e ka të parët të zhvilluar, por dallon mirë ngjyrat. Ngjyra e syve të tij është kafe, por ka edhe blu, të verdhë, në të kuq, etj. Pa e lëvizur kokën qeni përfshin 250 gradë, ndërsa njeriu 180 gradë. Ndonëse nuk i dallon mirë ngjyrat e hollësirat e tyre si njeriu, natën shikon më mirë. Në përgjithësi qeni është miop dhe në pleqëri kjo i shtohet më shumë.

Të shijuarit
Nuk e ka shumë të zhvilluar, nuk është sqimatar për ushqimin,si macja. Disa raca përlajnë çdo lloj kërmash, por në përgjithesi qeni pëlqen mishin, por pa harruar edhe asortimentet e tjera.

Të dëgjuarit
E ka shumë të ndjeshëm, shumë më të gjerë e më të fortë se të njeriut. Edhe gjatë dremitjes ai ndjen zhurmën e bravës e •të derës, të veturws së të zot, apo edhe zhurma të tjera. Vuan nga mjedisi i zhurmshëm. Qenit plak edhe dwgjimi i dobësohet.

Lëkura dhe të prekurit
Lëkura është rezistente, nuk është shumëe ngjitur me trupin.
Gjëndërrat e djersitjes nuk janë të shumta, ndaj duhet ditur se qeni pothuajse nuk transpiron. Thonjtë (kthetrat) nuk e prekin tokën, mbeshtetja mbi të bëhet nga gishtat elastike dhe të ndjeshëm, ashtu si gishtat e njeriut. Roli kryesor i lëkurës, para së gjithash, është për izolimin termik. Ekzistojnë tri ngjyra kryesore, e bardha, e zeza dhe e kuqja, por edhe një ngjyrëshe ose me nuanca të përzjera. Konsistenca e qimes ndryshon shumë. Mund të jetë shumë e shkurtër, e gjatë, e ashpër, e lëmuar, e mëndafshtë, e leshtë, e drejtë, e valëzuar, kaçurrele. Lëkura ndjen të prekurit, të ftohtit, të nxehtit, lagështinë, etj. Të gjitha tipet e qimeve ripërtërihen pa pushim. Bijnë të mëparshmet dhe dalin të rejat. Ndërrirni i qimes ndodh më shumë në pranverë e sidomos tek qentë që ndryshojnë mjediset klimatike, ndërsa te qentë që rrojnë brenda, qimja bie pothuajse gjatë gjithë vitit, aq më shumë në mjediset e nxehta.

Skeleti
Është shumë heterogjen e sipas racave. Kafka është shumë e zhvilluar dhe për nga forma e saj përcaktohen tri familje të rnedha: -Brakicefalet, me turi të shkurtër e të shtypur (raca pekineze). -Mezocefalet, me turi ndërmjetës (braket-janë trupfortë).
-Dolikocefalet, me turi të gjatë e me majë (zaqarët-lanqonjtë).
Brakicefalet e kanë nofullën e sipërme më të shkurtër se të poshtmen, ose anasjelltas. Dhëmbët janë lidhur fort me nofullat. Qafa ka shtatë vërtebra. Pastaj vijnë vërtebrat kurrizore, që së bashku me brinjët dhe pllakëzen e gjoksit (sternumin), formojnë kafazin e kraharorit. Disa raca lindin pa bisht ose me bisht të shkurtër, Zhdërvjelltësia e shtyllës kurrizore e bën qenin të vrapojë shpejt e të bëjë kërcime së larti apo anësore. Gjymtyret kanë kocka të holla por të forta. Këmbët kanë katër gishta të pajisur me kthetra.

Muskulatura
Është e fuqishme në nofullat, qafën dhe pjesën e sipërme të gjymtyrëve. Në përgjithësi qeni ka muskulaturë atletike. Muskulatura ndryshon sipas racave dhe destinacionit të qenit. Qentë e gjahut, ata për tërheqje dhe qentë e sportit, në përgiithësi, kanë muskulaturë të zhvilluar.

Të ecurit
Qeni mund të ecë me hap, linkthi, me galop. Hapi karakterizohet nga të ecurit e ngadalshëm, simetrik, me rotacion katër kohor. Putrat takojnë në tokë njëra pas tietrës. E përparmja e majtë, me të prapsmen e djathtë dhe e përparmja e djathtë me të prapsmen e majtë. Në linkth ecet në dy kohë: në formë diagonale, e majtë e djathtë e anasjelltas, e djathtë e majtë. Galopi është ecje me hedhje josimetrike që bëhet me dy ose tri kohë.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Qeni”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest