Page 1 of 1

Pershkrim me i gjate i A Consultant

Posted: 09 Jun 2016, 20:57
by Gavrosh Zela
Përshkrim i shkurtër i A Consultant sh.p.k
A Consultant sh.p.k është një kompani me përvojë disa vjeçare në fushën e monitorimit mjedisor, e cila është e rregjistruar që në vitin 2010 dhe liçensuar dhe kryen aktivitetin e vet sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi si dhe të standarteve ndërkombëtare për laboratorët testues. A Consultant sh.p.k ka ngritur sistemin e menaxhimit të laboratorit sipas standartit ISO 17025:2005 dhe është laborator testues i akredituar për monitorimin e ndotësve në ajër, e pluhurit në ajër dhe zhurmave në mjedis, me nr. akreditimi LC 030, datë 18.06.2013 nga Drejtoria e Përgjithëshme e Akreditimit. A Consultant sh.p.k është gjithashtu e liçensuar “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis për veprimtarit me ndikim në mjedis” me nr liçense LN-3638-07-2011 nga QKL.
A Consultant sh.p.k. ka në dispozicion pajisjet më të avancuara për monitorimin e parametrave mjedisor si Hound Fr për matjen e 18 parametrave të ndotjes së ajërit (Benzen, H2S, CS2, toulen, naftalen, NH3, O3, SO2, NO2, NO, BTEX, kslen(o,m,p), etj), Testo 816 për matjen e zhurmave, EGO ITT Plus për marrjen e mostrave të pluhërit total dhe PM10, peshore mikroanalitike Ohaus Discovery (me ndjeshmëri: 0.01mg = 10µg dhe linearitet:  0,03 mg =  30 g), Spektofotometer Pharo 300, UV-VIS për analizimin e parametrave (pH, EC, COD, BOD5, NO3, NO2, N amoniakal, jonit fosfat (PO4 3-), jonit klorur (Cl-)Cl-, joint sulfat SO4 2-, Cr, Ni, Pb, Cu, As, dhe Cd, etj) të ndotjes së ujit. A Consultant ka në përbërje të tij staf të kualifikuar si ekspert mjedisi, inxhinier kimist, inxhinier mjedisi, laborant.
Shërbimet që kryen A Consultant përfshijnë:
Monitorimin, matjen dhe kryerjen e analizave mbi aspekte të ndryshme të ndotjes mjedisore për ndotësit e ajrit, tokës, ujit dhe zhurmave;
Përgatitja e planeve të monitorimit;
Përgatitja e sugjerimeve dhe këshillimeve për klientë dhe të interesuar për shmangien dhe uljen e nivelit të shkarkimeve në mjedis;
Përgatitja e sugjerimeve dhe këshillimeve për klientë dhe të interesuar në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në mjediset e punës;
Ngritja e sistemeve të manaxhimit mjedisor të tilla si ISO 14001:2005, Përdorimi Efiçent i Burimeve Natyrore, Prodhimi i Pastër, etj;
Përgatitjen e studimeve dhe vlerësimeve mjedisore, si dhe
Përgatitjen e raporteve të vetmonitorimit mjedisor për subjektet që janë të pajisur me leje mjedisi.


Disa nga pajisjet kryesore qe perdor per matje nga A Consultant
Kompania A Consultant, përdor metoda dhe pajisje bashkohore për realizimin e matjeve dhe të analizave për parametra të cilësisë së mjedisit, të cilat listohen si më poshtë:
Parametri që monitoron Figurë e pajisjes Emri dhe përshkrimi i pajisjes
Pluhuri toral dhe PM10  EGO PLUS TT PF 11221, 732
Marrja e mostrave per matjen e grimcave të pluhurit total dhe PM10 bëhet me pajisje EGO PLUS TT PF 11221, 732 të standartit UNI EN 1232:1999 dhe UNI EN 12919:2001 per matjen dhe analizimin e parametrave të cilesisë së ajrit në ambjentet e punës. Kjo pajisje ka nje precizion ± 2%
Peshore mikroanalitike Ohaus Discovery
Per peshimin e mostrave të pluhurit total dhe PM10 përdoret peshorja mikroanalitike duhet hequr, ndjeshmeria dhe shifrat pas presjes tregojne te njejeten gje. Kjo pajisje ka ndjeshmeri: 0.01 mg=10µg dhe linearitet: 0,03mg = 30g


Parimi i matjes: Matja e niveleve të përqëndrimit të grimcave të pluhurit total dhe PM10 në ajrin urban, industrial vendet e punës, etj.

Metoda/Standarti i matjes: Gravimetri / EN 12341:1998

Zhurma  Testo 816
Për matjen e zhurmave u përdoren aparatura specifike si Testo 816. Kjo pajisje është e pajisur me matës të nivelit të zhurmave të precisonit të klasës më të mirë duke përfshirë mikrofona. Saktësia e kësaj pajisje është ±1.0 dB.

Parimi i matjes: Matja e ndryshimit të presionit të valëve të zërit.

Metoda/Standarti i matjes: Matja e nivelit te zhurmes / ISO 1996-2:2007(E)


Parametra te ndotjes se ajerit  Hound Fr
Per monitorimin e ndotesve ne ajer perdoret aparatura elektronike me sensor “ Hound Fr”, ne perputhje me direktiven europiane per laboratoret testues ATEX II 2 G EExia d IIC T4 +50C. Kjo pajisje eshte ndertuar mbi modelin e sensoreve te teknilogjise infrared dhe te sensoreve mates elektronik.


Parimi i matjes:Matja e perqendrimit te gazeve ndotes ne varesi te shkalles se absorbimit te rezatimit UV, ne gjatesi vale specifike per secilin gaz.


Metoda/Standarti i matjes:Spektroskopia e absorbimit optik diferencial (DOAS)/ BS EN ISO 20988:2007 & OIML D22(1991)




Parametra te ndotjes se ajerit  Spektofotometer Pharo 300, UV-VIS,
Per monitorimin e parametrave te ndotjes ne uje, perdoret Spektofotometer Pharo 300, UV-VIS qe ka diapazion gjatësi vale 190-1100 nm, i cili është një instrument me perdorim te shumfisht qe bene njohje automatike te perberesve dhe siguron cilesi dhe precision te lart analitik.


Parimi i matjes:Matja e perqendrimit te analitit, e cila eshte perpjestimore me shkallen e absorbimit te drites UV-VIS ne gjatesi vale specifike per secilin analit.


Metoda/Standarti i matjes:Spektrofotometria e absorbimit UV-VIS/