Përshkrim i shkurtër i A Consultant sh.p.k

User avatar
Gavrosh Zela
Posts: 2
Joined: 09 Jun 2016, 20:39
Vendodhja: Tirane
Profesioni: Ekspert Mjedisit
Puna qe ben: Ekspert Mjedisit
Rreth Jush: Ekspert Mjedisit
Hobi: Mjedisit

Përshkrim i shkurtër i A Consultant sh.p.k

Postby Gavrosh Zela » 09 Jun 2016, 20:52

Përshkrim i shkurtër i A Consultant sh.p.k
A Consultant sh.p.k është një kompani me përvojë disa vjeçare në fushën e monitorimit mjedisor, e cila është e rregjistruar që në vitin 2010 dhe liçensuar dhe kryen aktivitetin e vet sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi si dhe të standarteve ndërkombëtare për laboratorët testues. A Consultant sh.p.k ka ngritur sistemin e menaxhimit të laboratorit sipas standartit ISO 17025:2005 dhe është laborator testues i akredituar për monitorimin e ndotësve në ajër, e pluhurit në ajër dhe zhurmave në mjedis, me nr. akreditimi LC 030, datë 18.06.2013 nga Drejtoria e Përgjithëshme e Akreditimit. A Consultant sh.p.k është gjithashtu e liçensuar “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis për veprimtarit me ndikim në mjedis” me nr liçense LN-3638-07-2011 nga QKL.
A Consultant sh.p.k. ka në dispozicion pajisjet më të avancuara për monitorimin e parametrave mjedisor si Hound Fr për matjen e 18 parametrave të ndotjes së ajërit (Benzen, H2S, CS2, toulen, naftalen, NH3, O3, SO2, NO2, NO, BTEX, kslen(o,m,p), etj), Testo 816 për matjen e zhurmave, EGO ITT Plus për marrjen e mostrave të pluhërit total dhe PM10, peshore mikroanalitike Ohaus Discovery (me ndjeshmëri: 0.01mg = 10µg dhe linearitet:  0,03 mg =  30 g), Spektofotometer Pharo 300, UV-VIS për analizimin e parametrave (pH, EC, COD, BOD5, NO3, NO2, N amoniakal, jonit fosfat (PO4 3-), jonit klorur (Cl-)Cl-, joint sulfat SO4 2-, Cr, Ni, Pb, Cu, As, dhe Cd, etj) të ndotjes së ujit. A Consultant ka në përbërje të tij staf të kualifikuar si ekspert mjedisi, inxhinier kimist, inxhinier mjedisi, laborant.
Shërbimet që kryen A Consultant përfshijnë:
Monitorimin, matjen dhe kryerjen e analizave mbi aspekte të ndryshme të ndotjes mjedisore për ndotësit e ajrit, tokës, ujit dhe zhurmave;
Përgatitja e planeve të monitorimit;
Përgatitja e sugjerimeve dhe këshillimeve për klientë dhe të interesuar për shmangien dhe uljen e nivelit të shkarkimeve në mjedis;
Përgatitja e sugjerimeve dhe këshillimeve për klientë dhe të interesuar në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në mjediset e punës;
Ngritja e sistemeve të manaxhimit mjedisor të tilla si ISO 14001:2005, Përdorimi Efiçent i Burimeve Natyrore, Prodhimi i Pastër, etj;
Përgatitjen e studimeve dhe vlerësimeve mjedisore, si dhe
Përgatitjen e raporteve të vetmonitorimit mjedisor për subjektet që janë të pajisur me leje mjedisi.
Per me shume info shiko linkun: http://aconsultant.com.al/

Return to “Biznesi dhe Eksperti Mjedisit”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest