Vërejtje për projekt-Ligjin e Pyjeve dhe kullotave (2013)

User avatar
Prof. Dr. Anesti Postoli
Posts: 9
Joined: 23 Mar 2017, 11:12
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier Pyjesh
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT
Rreth Jush: Kam mbaruar Fakultetin e Pyjeve pjeserisht ne Rumani ( vitin e I-re dhe te II- te ) dhe pjeserisht ne Fakultetin e Shkencave Pyjore te UBT ne vitin 1964.
Kam punuar si inxhinier Pyjesh ne Drejtorine e Pyjeve Fushe Arrez te Rrethit Puke, me pas si Pedagog, shef katedre, zv. Dekan dhe Dekan ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT.
Autor programesh, tekstesh universitare ne fushat e Dendometrise Silvikultures, Mareshtrimit te Pyjeve dhe Biologjise dhe mbareshtrimit te faunes se gjuetise si dhe per problemet e pyjeve dhe te ekoomise se gjahut.

Vërejtje për projekt-Ligjin e Pyjeve dhe kullotave (2013)

Postby Prof. Dr. Anesti Postoli » 26 Mar 2017, 19:13

Vërejtje për projekt-Ligjin e Pyjeve dhe kullotave (2013)
Ligji i ri i pyjeve dhe kullotave (2013)


Per projekt ligjin në fjalë i cili gjëndet në pdf në faqen e Projektit të pyjeve kam këto vërejtje :

=Ligji i pyjeve duhet të jetë i veçantë nga ligji i kullotave sepse problematika e tyre është krejt e ndryshme . Kështu siç është, për kullotat thuajse nuk është thënë asgjë ;

=Neni 1 , 2 dhe 7 : Ligji i pyjeve duhet të ketë në përgjithësi si qëllim dhe objektiv të parë ruajtjen dhe zhvillimin e potencjaleve prodhuese pra funksjonin ekonomik të pyjeve sepse kjo është arsyeja përse eshtë krijuar pylltaria si spedialitet dhe silvikultura si shkencë . Të gjitha funksjonet e tjera janë derivate të egzistencës së pyjeve si të tillë . Nga ana tjetër probleme të mbrojtjes së klimës, tokës, ekuilibrave natyrorë, biodiversitetit, burimeve gjenetike etj, ka jo vetëm në pyje por edhe në ekosistemet bujqësore, lagunore, detare etj, të cilat të mara së bashku kanë një sipërfaqe më të madhe se ajo e pyjeve . Një ide e tillë shprehet si duhet në nenin 8 pika 1 kur flitet për klasifikimin e pyjeve ;

=Neni 3 : Mendoj se nuk kanë vënd në ligj gjithçka thuhet në këtë nen sepse këtu ka probleme specialiteti që disa janë krejt të njohura ndërsa disa të tjera të diskutushme edhe midis specialistëve . Për ti saktësuar këto të fundit duhen bërë studime dhe hulumtime që kërkojnë shpenzime dhe kohë . Në këtë nen ka përsëritje, keqkuptime, gabime dhe renditje jo si duhet të problemeve. Mendoj që këtu do të ishte i mjaftushme sqarimi i vetëm disa termave të konsoliduara dhe jo i atyre që janë të diskutushme ;

=Neni 6 “Planet e zhvillimit” : Pika 1) Shërbimi pyjor ( DSHP) , Njësitë e qeverisjes vendore (Komunat) dhe Pronarët privatë duhet të konsiderohen si entitete të barabarta mbasi janë forma të ndryshme pronësie mbi pyjet . Në se Shërbimit pyjor pra DSHP-ve u jepet e drejta e tutelimit të dy entiteteve të tjera , praktikisht zëre se të fundit nuk egzistojnë ; Pika 2) dhe 3) –bëhet një konfuzjon me konceptet “Plane zhvillimi” dhe “Plane mbarështrimi”;

=Neni 10 : Kullotat, sipërfaqet e xhveshura, shkëmbenjtë, ranishtet, liqenet natyrore, lagunat , lumenjtë, rrugët auto, ujësjellësat, magazinat, linjat elektrike , etj, nuk duhet të konsiderohen si pjesë integrale e fondit pyjor .Disa prej tyre varen nga institucjonet shtetërore të linjës përkatëse p.sh. rrugët nga institucjonet e transportit, linjat elektrike nga drejtoria përkatëse, ujësjellësat nga administrata e tyre, lagunat dhe liqenet nga administrata e peshkimit dhe gjuetisë, etj, kurse disa të tjera si sipërfaqet e xhveshura shkëmbenjtë, ranishtet edhe pse mund të varen nga e njëjta ministri prej nga varen edhe pyjet, regjistrohen si entitete më vete dhe mund ti vihen në dispozicjon cilitdo sektori si p.sh. kullotave, alpinizmit, etj, duke mos përjashtuar edhe sektorin pyjor për ti pyllëzuar. Nga ana tjetër të tilla entitete ka edhe në fondin bujqësor, por ato nuk meren parasysh në llogaritjen e rendimentit të kulturave bujqësore ?

=Neni 11 : Thuhet që pronësia mbi pyjet është e 2 llojeve : Shtetërore dhe Private , për pasojë nënkuptohet që pyjet në pronësi të komunave konsiderohen shtetërorë . Nuk e kuptoj përse bëhet ky konfuzjon ? Në realitet në se me të vërtetë një pjesë e pyjeve ju janë dhënë komunave në pronësi ato janë pronë e komunës dhe jo e të gjithë shtetit . Eshtë tjetër gjë fakti që si prona e shtetit ashtu dhe prona e komunës ( grupit) janë që të dyja prona publike .

=Neni 12 : Nuk e kuptoj me ç’qëllim përdoret togfjalësi : administrim / pronësi, ndoshta për të shkaktuar konfuzjon mbasi dihet që administrimi dhe pronësia nuk janë e njëjta gjë ;

=Neni 17 dhe 18 : Bëhet një konfuzjon i madh kur flitet për kadastrën pyjore aty thuhet që “Ministria përgjegjëse për administrimin e pyjeve dhe kullotave publike është institucjoni përgjegjës për mbajtjen e kadastrës kombëtare”. Në të vërtetë ministria duhet të jetë përgjegjëse për mbajtjen e kadastrës për të gjitha format e pronësisë mbi pyjet . Sintezën e të dhënave kadastrale në një qark nuk mund ta bëjnë DSHP-të mbi bazë rethi mbasi lidhur me punën në teren ato janë të barasvlefshme me komunat dhe privatët.Kështu siç jepet këtu DSHP-të kanë një dubël personalitet edhe kryerëse të punimeve kadastrale për pyjet shtetërorë edhe kërkuese llogarie për pyjet komunalë e prinatë ! Sintezën mund ta bëjë një institucjon që qëndron mbi të tria këto këto forma administrimi , por lidhur me këtë problem do të flasim më në detaje kur të trajtojmë problemet e kreut XV .

=Neni 20 : Siç trajtohet këtu “Agjensisë së Mjedisit dhe Pyjeve “ i kërkohet të luajë rolin e një institucjoni kërkimor shkencor gjë që ajo nuk mund ta bëjë . Këtë rol siç e dimë mund ta luajnë vetëm universitetet të cilëve me vendim qeverie ju është ngarkuar edhe detyra e kërkimit shkencor sipas fushave, në rastin konkret Fakulteti i Shkencave Pyjore ;

=Neni 21: -Pika 2 : S’ka pse del problemi i sekuestrimit të karbonit në krye (a);
-Pika 5: Si mund të thuhet që mbarështrimi mund të kryhet edhe nga shoqatat e përdoruesve ?

=Neni 23 : Inventari kombëtar i pyjeve në të gjitha shtetet perëndimore është një aktivitet i përhershëm që organizohet nga shteti dhe është i pavarur nga institucjonet që administrojnë e qeverisin pyjet pra nga DSHP-të, Komunat apo Privatët , ndryshe ai i ka të gjitha shanset të jetë subjektiv dhe i pa vërtetë . Në këtë ligj thuhet që inventari do të kryhet nga DSHP-të !

=Neni 26 : Mendoj se s’ka përse të renditen në ligj punimet silvikulturale që mund të bëhen në pyje, ato janë hollësi teknike në dorën e specialistëve ;

=Neni 27: Pika 1 : Përse përdoret termi “Mosha e pjekurisë”për të treguar se kur bëhet shfrytëzimi , teknikisht ne përdorim një terminologji tjetër ?
Pika 3 : Si mund të caktojnë mundësi shfrytëzimi shoqatat e përdoruesve të pyjeve ?
Pika 4 : Përse përjashtohen nga regulli drutë e zjarit për banorët e komunave, a nuk janë edhe ato pjesë e mundësisë së shfrytëzimit ?
Pika 6 : Përse damka duhet bërë nga 1 maji deri më 30 qershor, kur viti pyjor mbaron më 30 shtator ? A nuk mund të shfrytëzohet e gjithë vera për këtë punë ?
Pika 7 : Përse mos e kenë të drejtën e damkës edhe specialistët e lartë të pyjeve të komunave dhe privatëve ?

=Neni 31 : Duhet të tregohet se nga kush hartohen projektet tekniko-ekonomikë;

=Neni 32 : Fillimi i punimeve sipas projekteve të miratuara për pyjet privatë duhet të bëhen nga privati i përforcuar me specialist dhe jo nga DSHP, ose Komuna , ndryshe privatët janë të bllokuar !

=Neni 35 : Planifikimi i kontigjenteve për prodhimet e dyta në pyllin komunal bëhen nga personeli teknik i saj jo në bashkëpunim me shoqatën e përdoruesve ;

=Neni 36 : S’ka përse vihen në një rang DSHP-të, Komunat dhe Privatët të cilët “janë pronarë” me Shoqatat e përdoruesve të pyjeve që janë përdoruese ;

=Neni 37 : Marketingu duhet të jetë atribut i Ministrisë jo i shërbimit pyjor;

Neni 44: -pika 2 : Nuk duhet thënë që të drejtën e përdorimit të pyjeve e kanë administratorët ose pronarët e tyre por e kundërta ;

=Neni 45 : Të titullohet “Përdorimi i pyjeve dhe kullotave publike për qëllime të tjera” jo thjesht “Përdorimi i pyjeve dhe kullotave publike”;

=Neni 49 : -pika 5 : Shërbimet dhe punimet për zbatimin e projekteve të mbarështrimit nuk mund të kryhen nga shoqatat, ato janë përgjegjësi e specialistëve të pyjeve. Shoqatat kryejnë punume nën drejtimin e tyre ;

=Neni 51 : . . . jo administruesit dhe pronarët . . . por e kundërta ;

=Neni 58 : Shërbimi këshillimor . . . strukturë që nuk funksjonon në Shqipëri;

=Nene 63 : Shërbimi pyjor nuk duhet të planifikojë fonde për blerje fidanash por të krijojë fidanishte sipas nevojave që ka ripërtritja e pyjeve dhe ripyllëzimi;

Kreu XV “Shërbimi pyjor”=Neni 66 , 67 etj : Rjeti i DSHP-ve është një strukturë e vjetër e trashëguar dhe e pa ndryshuar , e ngjashme me policinë, e ngarkuar artificjalisht me lloj lloj detyrash me seli në qytetet kryesore dhe tepër larg pyjeve të mirfilltë . Ka më se 65 vjet që kjo strukturë është provuar për inefiçjencën e saj ;
Ç’duhet bërë ? Eshtë e domozdoshme të ndërtohet njëstrukturë e re e organizimit dhe qeverisjes të ekonomisë pyjore duke i mbyllur DSHP-të personeli teknik dhe mjetet e të cilave do të duhet të ndahen sipas rëndësisë në njësitë përbërëse të strukturës së re . Kështu propozojmë të krijohen :
[b]=Në nivelin qëndror :
[/b] -Drejtoria e përgjithëshme e pyjeve dhe kullotave pranë Ministrisë së Mjedisit ( më mirë do të ishte pranë Ministrisë së Bujqësisë) ;
=Në nivelin rajonal : -Në simetri me bujqësinë në kuadrin e administratës së qarkut të krijohet
Drejtoria e pyjeve dhe kullotave me funksjone e detyra të ngjashme me drejtorinë e bujqësisë në qark e cila do të varet edhe nga qarku dhe nga drejtoria e përgjithëshme e pyjeve e kullotave në ministri ;
=Në nivel vendor :a) Për pyjet shtetërorë : Zyrë pyjesh e kullotash mbi bazë masivi ose grup masivesh pyjore apo kullosore .
b) Për pyjet komunalë :Sektor i pyjeve dhe kullotave pranë komunës mbi bazën e të gjithë sipërfaqes pyjore apo kullosore që ka marë ajo ( kur sipërfaqia është mbi 2000 hektarë ose, grup komunash kur ato kanë më pak pyje por së bashku e tejkalojnë limitin prej 2000 ha.
c) Për pyjet privatë : Qeverisen e menaxhohen nga vetë Pronari. Kur sipërfaqia e pyllit privat është mbi 50 ha pronari detyrohet të angazhojë me kohë të plotë ose të pjesëshme pune një inxhinier pyjesh .
= Që të tria këto forma organizimi do të kenë vartësi të dyfishtë nga Drejtoria e pyjeve dhe kullotave të qarkut dhe nga Drejtoria e përgjithëshme e pyjeve dhe kullotave të Ministrisë .
= Ky organizim do të krijonte pajtushmërinë e domozdoshme të administratës pyjore me atë shtetërore dhe do ta afronte kuadrin teknik të specializuar me pyjet duke ritur përgjegjësinë dhe efiçjencën e tij . Nga ana tjetër ai do ta bënte organizimin e ekonomisë pyjore në Shqipëri të ngjashme me atë të vëndeve të përparuara të Europës . Le të kujtojmë : ‘Forstamt-et”dhe ‘Forsyrevier-et” në Gjermani apo “Ocol-et silvice”në Rumani .
Prof.Dr. Anesti Postoli
nentor 2013

Return to “Ekonomia, e drejta dhe historia pyjore”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest