KONTROLLI DHE ANALIZATORET NE INDUSTRINE E QUMESHTIT
Posted: 02 Nov 2016, 09:18
KONTROLLI TEKNIK NË INDUSTRINË E QUMËSHTIT
Nëpërmjet të dhënave të kontrollit tekniko-kimik njihet gjëndja që nga pranimi i qumështit e deri në shpërndarjen e produkteve të gatëshme. Në çfarëdo niveli mekanizimi që të jetë qendra e përpunimit që nga artizanale e deri tek ato me kompjuter mbi bazën e të dhënave orientohet procesi teknologjik në çdo fazë.
KONTROLLI ORGANO-LEPTIK,1. Specialistë me përvojë në këtë sektor përcaktojnë treguesit: shija, era, ngjyra dhe strukturën e produkteve, ky lloj kontrolli ndihmon në analizat tekniko-kimike.
KONTROLLI MIKROBIOLOGJIK2. , përcakton llojin dhe sasinë e mikrogjallesave në lëndën e parë dhe produktet e gatëshme e një rol të rëndësishëm ka gjatë procesit teknologjik, sipas ngarkesës bakteriale, bëhet i mundur zhvillimi i mikroflorës së dobishme dhe pengohet mikroflora e padëshiruar.
KONTROLLI TEKNIKO-KIMIK, 3. përcakton treguesit kryesorë në përbërjen dhe vetitë e lëndës së parë – qumështit dhe mbi këtë bazë destinohet për prodhim, kontrollon ecurinë e prodhimit, përcakton treguesit dhe përbërësit e produkteve të gatëshme duke plotësuar kërkesat e standardit. Nuk mund të dalë produkt nga fabrika pa qenë analizuar për të gjithë treguesit.
Kryerja e analizave bëhet në vartësi me shkallën e mekanizimit. Është e nevojshme t’i kujtojmë metodat klasike, sepse janë të thjeshta dhe mjaft të sakta dhe ajo që ka rëndësi mund të zbatohen në çdo nivel. Nga ana tjetër duhet të njohim mënyrat e avancuara ku kryerja e analizave bëhet me aparatura moderne, të shpejta dhe të sakta por që kërkojnë personel me nivel të lartë kualifikimi. Në vartësi të rezultateve, aparatura të veçanta në mënyrë automatike bëjnë manovrimet në procesin teknologjik duke lehtësuar teknologun. I gjithë ky kontroll teknik në një fabrikë për përpunimin e qumështit kryhet dhe drejtohet nga kuadri inxhinjero-teknik. Për këtë funksionojnë:
LABORATORI I PRANIMIT TË QUMËSHTIT – Ndodhet pikërisht në repartin e pranimit. Është i pajisur me mjetet dhe aparaturat e nevojshme për të bërë vlerësimin organo-leptik-pastërtinë – si dhe për të përcaktuar të gjithë treguesit fiziko-kimikë që përfshin standardi dhe bën të mundur vlerësimin e plotë të lëndës së parë. Të gjitha të dhënat shënohen në regjistrin përkatës. Me këto rezultate njihet edhe produktori (fermat).
LABORATORI MIKROBIOLOGJIK. Fabrika me shkallë të lartë mekanizimi që ka personelin teknik të kualifikuar dhe që zbaton teknologjinë bashkëkohore, ka një laborator të tillë. Nëpërmjet analizave mikrobiologjike: përcakton ngarkesën bakteriale në lëndën e parë, në pajisjet dhe makineritë teknologjike, përcakton llojin e mikroflorës, stadin e zhvillimit, bën përgatitjen e kulturave të pastërta bakteriale (TEKNIKE) kontrollon nga ana bakteriale mjetet e punës, pajisjet, makineritë, është një sinjal i besueshëm për cilësinë e pastrimit dhe dizinfektimit.
LABORATORI QENDROR FIZIKO-KIMIK. Është i pajisur me të gjitha pajisjet, mjetet dhe kimikatet që duhen për përgatitjen e solucioneve, për kryerjen e analizave fiziko-kimike, kontro-llon proceset teknologjike në çdo etapë dhe mbi këtë bazë personeli inxhinjero-teknik jep udhëzimet teknike përkatëse.
Në këtë laborator zbulohen difektet në prodhim dhe masat që duhen marrë. Këtu analizohen lëndët ndihmëse, lëndët djegëse, uji si dhe materialet e ndryshme. Në laboratorin qëndror përgatiten solucionet për laboratorët e tjerë. Në një laborator të pajisur mirë mund të ndërmerren studime shkencore.
Disa kërkesa për punën në laborator. Laboratori fiziko-kimik është ambjent special ku kryhen analiza ose përgatiten solucione kimike. Ata që punojnë në laborator duhet të kenë njohuritë përkatëse dhe përvojë praktike për t’i kryer me saktësi detyrat që i ngarkohen. Para se të fillohet puna në laborator duhet të njihen dhe të zbatohen disa rregulla:
. Laboratori mbahet pastër
. Në vendin e punës ku kryhen analizat duhet të ketë VETËM aparaturat, pajisjet, qelqurinat dhe reaktivët e nevojshëm.
. Çdo reaktiv në qelq ka etiketën ku shënohet: Emri i reaktivit, formula kimike, karakteristikat; i pastër për analizë (KIMIKISHT I PASTËR…. MOLAR, NORMAL, PËRQINDJA. Për ato kimikate që pësojnë ndryshime gjatë ruajtjes të vihet në etiketë deri kur mund të shfrytëzohen.
. Mbas përdorimit të reaktivëve enët të mbahen absolutisht pastër.
. Raftet ku ndodhen reaktivët të mbahen mbyllur. Hapen vetëm kur përdoren
. Reaktivët e ngurtë dhe të lëngët, në asnjë rast të mos preken me dorë por vetëm me lugë speciale ose pipetë. Nga shishja të merret vetëm sasia e nevojshme për analizë në qoftë se merret më shumë, teprica të mos kthehet tek reaktivi sepse e ndot. Nuk duhet të ndërrohen tapat e shisheve midis tyre.
. Kur mbyllet shishja e reaktivit me tapë, të mos preket ana që është nga brenda.
. Analizat të kryhen me sasi të vogla reaktivi duke respektuar metodikën e analizave.
. Mbas mbarimit të punës, vendi i punës pastrohet mirë dhe çdo gjë vendoset në vendin e përhershëm
KUJDES! DISA RREGULLA PËR NJË PUNË TË PARREZIKSHME
. Rregullat e sigurimit duhet të përvetësohen mirë dhe të zbatohen në laborator. Punonjësit njihen paraprakisht me pajisjet dhe aparaturat.
. Kur kryen analizën duhet mbajtur qëndrim DREJTË trupi, të mos punohet me veshje të rënda.
. Gjatë thithjes me pipetë, shishja duhet të jetë me etiketë nga fytyra. Pipeta vendoset poshtë pa rënë pika mbi tavolinë, rroba etj.
. Kur punohet me acide të fortë dhe baza duhet të ruhen disa kushte:
Shishet, reaktivët, demazhanet që mbajnë acide të fortë ose baza është e detyrueshme të kenë amballazhim MBROJTËS.
Gjatë matjes, zbrazjes ose hollimit të acideve dhe bazave ose gjatë copëtimit të sodës natriumit të ngurtë DETYRIMISHT duhet të kesh SYZA MBROJTËSE.
Acidet hidhen vetëm nëpërmjet - HINKËS. Gjatë hollimit të acidit sulfurik KUJDES! ACIDI HIDHET NË UJË dhe trazohet me shufër qelqi. Soda kaustike tretet duke u trazuar në një enë me grykë te gjerë. Acidet dhe alkooli amilik është mirë të hidhen me pipetë automatike ose në mungesë të tyre, patjetër të përdoret pipetë me rezervuar mbrojtës.
Kur bëhet mbyllja e butirometrit me tapë gome, këshillohet të mbështillet me një leckë - të thatë. Kur janë disa analiza paralel përdoren mjete mbrojtëse, kuti metalike ose plastmasi. Kur tundet butirometri për të bërë tretjen sa më shpejt, mos të jetë tapa nga vetja. Kur bën lëvizjen e tapës për të çuar nivelin e yndyrës tek një ndarje e plotë, butirometri mbahet në pjesën e gjerë.
Është e ndaluar RREPTËSISHT të hidhet përmbajtja e butirometrit në lavaman – kanalizime, por vetëm në një enë të posaçme me hinkë.
Afër vendit ku kryhen analiza me acide, të ketë kavanoz me 0.5% të solucionit bikar- bonat (0.5 gr NaHCO3 në erlemajer 100 ml ujë i distiluar deri te vija) si dhe sodë bikarbonat pluhur. Në qoftë se bie acid në dorë apo fytyrë menjëherë vendi fshihet me leckë të thatë, lahet me ujë dhe me solucion të dobët të sodës bikarbonat dhe përsëri lahet me ujë.
Në qoftë se mbi rroba bie acid, neutralizohet menjëherë me sodë dhe pastrohet me - ujë.
Në qoftë se punohet me përzierje bikromati, ruhen të njëjtat rregulla si me acidet.-
Në qoftë se në centrifugën Gerber është thyer një butimetër, vendi pastrohet me solucion sode disa herë dhe me ujë të pastër pastaj fshihet me leckë të thatë.
Kur punohet me amonjak ose lëndë të tjera që avullojnë duhet të ketë oxhak në vendin e punës.
Në rastet kur përmbajtja në epruvetë vlon, gryka e saj duhet të mbahet larg vetes.
Kur përdoren lëndë që digjen lehtë (benzinë – eter – spirt etj) të mos përdoren afër flakës dhe pajisjeve ngrohëse.
Asnjëherë të mos bëhet vlerësimi organo-leptik për mostrat e qumështit që janë me lëndë konservuese.
Mos prek çelësat elektrike dhe prizat me duar të lagura.
Në laborator gjithnjë duhet të ketë aparat për fikje zjarri dhe të njihen punonjësit me përdorimin e tyre.
Ndalohet kategorikisht të pihet ujë me enët që punohet në laborator.
2. ANALIZATORI EKOMILK
Eshte arritje e admirueshme kjo çfare na ofron shkenca, ANALIZATORET, disa nga perpunuesit e qumeshtit nuk u a dine kimetin POR un kur kujtoj ne kohen tone per te percaktuar p.sh. nje tregues (proteinat ne qumesht) vertete Metoda Kjeldal eshte e sakte por sa jane te sakta solucionet qe nevojiten apo aftesia dhe kujdesi i laboranteve etj......???? pa llogaritur kohen e stergjatur per te nxjerre rezultatin, ndersa me keta ANALIZATOR magjik per kohe te shkurte - disa sekonda jep rezultatine sakte!.
Midis shumellojshmeriose te ANALIZATOREVE te cilet mund t`shikoni ne Librin - 3 eshte edhe EKOMILK.
Analizatori EKOMILK
Eshte instrument qe perdoret gjeresisht per percaktimin e tregueseve fiziko – kimike ne qumesht, eshte disa llojesh, midis aparaturave te tilla eshte EKOMILKU i cili punon me Ultratinguj:
- Ekomilk Standard - 6 parametra 180 sek. Cikli mates
- Ekomilk Standard - 6 parametra 120 sek. Cikli mates
- Ekomilk - M - 6 parametra 90 sek Cikli mates;
- Ekomilk – Ultra – 6 parametra 40 sek. Cikli mates;
- Ekomilk - Ultra-Pro - 6 parametra 30 sek Cikli mates
- Ekomilk - Total - 10 Parametra 40 sek. Cikli mates
Analizatorët e Qumështit te llojit EKOMILK janë të destinuar për përcaktimin e përmbajtjes së yndyrës, lëndët e thata pa yndyrë, proteinat, densitetin, laktozen, numri krioskopik, përqindja e shtesës së ujit, Ph dhe temperaturen dhe përçueshmërine
në qumështin e freskët dhe të pasterizuar për të gjithë llojet e qumështrave.
Çdo Model shoqerohet me keto aksesore:
- Kabëll 12 V me ekstrem për ndezje në automobile.
- 2 gota plastike
- CD me softer kompjuteri.
- RS232 për t`u lidhë me kompjuterin.
- Udhëzues.
Të gjithë MODELEVE mund t`u aplikohet shtesë:
- Sistemi për matjen e Ph,termometër dixhital dhe solucione.
- Sistemi për matjen e perçushmerisë dhe solucione kalibruese.
- Sistemi për mbledhjen e të dhënave. Ekomilk Ultra Milk Analyzer
Ekomilk ultra ultrasonic milk analizator percakton: Lenden e thate pa yndyre, Ph, temperaturen, konduktivitetin, proteinat, densitetin.
Te dhenat teknike
Parametrat Limitet
Yndyre 0 ~ 15%
Lenda e thate 0 ~ 15%
Shtesa e ujit 0 ~ 100%
Perseriteshmeria — ± 0.05%
Gabimet — ±0.10%
Volumi — 20 ml
Ushqimi — 220 Volt AC ± 5% /12 Volt DC
Konsumi i energjise — 30 Watt
Temperatura e ambjentit — 15 ~35°C
Dimensionet — 95 x 300 x 250 mm
Pesha — 3.0 kg
Ports RS 232 Serial / Printer
Ekomilk Ultra
3. KRIPOSJA E DJATHIT
Disa "teknolog" kane gjetur si te vetmen zgjidhje per te qendruar djathi edhe ne temperatura te kompromentuara PO eshte e vertete POR permbajtja e larte e kripes ka edhe pasojat ne dem te shendetit, ne qofte se ne bote djatherat permbajne diku tek 2- 3% kripe tek ne ne shume raste kalon 6%. Sikur te konsumojme te pakten 100 gr djathe ne dite ne i kemi "dhuruar" organizmit tone 6 gr kripe te paster se çfare ben ajo ne trupin tone mire eshte te konsultoheni me mjekun POR te jemi te sigurte se ne qofte se perseritet ateher nje veshke e dobet do ta formoje nji GUR!!!.
Teknologjia ka zgjedhur gjithmone ne çdo kohe per ruajtjen e cilesise se djathit te perdoret temperatura.
Pikerisht ketu behet e domosdoshme gjate prodhimit te djathit me shellire teknologu duhet te njohe dhe te zbatoje me rigorozitet:
SI BEHET KRIPOSJA E DJATHIT. Ka si qëllim të përmirësojë shijen dhe konsistencën e djathit dhe t’a bëjë atë më të qëndrueshëm gjatë ruajtjes, sepse kripa shërben edhe si konservues. Gjatë kripjes zhvillohen në të njëjtën kohë dy procese fizike: Kripa e shkrirë hyn në brendësi të djathit, një pjesë e ujit së bashku me lëndët e tretshme në të del jashtë. Në fillim të procesit, kripa thithet nga shtresat e sipërfaqes së djathit dhe mbas 4÷10 ditëve hyn në brendësi të djathit. Shkalla dhe shpejtësia e kriposjes varet nga shumë faktorë.
FAKTORËT QË NDIKOJNË NË KRIPOSJE
Lagështia e djathit – Përmbajtja e lartë e ujit në masën e djathit, lehtëson procesin e kriposjes d.m.th. kripa hyn më shpejt dhe uji del jashtë, prandaj djathërat e butë kripen më shpejt sepse kripa shkrihet në lagështirë të madhe.
Sipërfaqja relative e djathit – Djath e merr kripën nga sipërfaqja. Me sipërfaqe relative kuptohet sipërfaqja për 1kg djathë. Për ta kuptuar më lehtë. Në qoftë se 100 kg brumë djathi formohet në 10 forma atëherë sipërfaqja për çdo kg do të jetë më e vogël se sa në rastin kur po kjo sasi brumë djathi formohet në 20 forma, prandaj format e vogla të djathit kriposen më shpejt se sa format e mëdha. Edhe cilësia e sipërfaqes së djathit ndikon në procesin e marrjes së kripës kur nuk ka formuar kore të trashë, kripa hyn shpejt në djathë.
KONCENTRIMI I SHËLLIRËS
Në kriposjen me shëllirë, kalimi i kripës në djathë bëhet në sajë të ndryshimit të presionit osmotik midis shëllirës dhe djathit e cila duke hyrë zhvendos ujin me lëndët e tretura në të.
E rëndësishme është të rregullohet vlera e pH-it deri në 5.2÷5.3 me acide të padëmshëm. Në pH të ulët thithet kripa më SHPEJT se sa në pH të lartë. Për orientim në përgatitjen e shëllirës këshillohet që koncentrimi i shëllirës të jetë 16÷18% dhe mund të arrijë deri në 24%. Në qoftë se është më pak se 16%, atëherë procesi i kriposjes ngadalësohet. Lagështira relative e ajrit ndikon në kriposjen e thatë dhe është e përcaktuar për çdo lloj djathi në veçanti, në fakt nuk duhet të jetë shumë e lartë sepse kristalet e kripës formojnë pika të mëdha mbi djathë dhe kripa nuk hyn në brendësi.
Temperatura në repartin e kriposjes ndikon në procesin e kriposjes. Sa më e lartë të jetë aq më shpejt bëhet kalimi i kripës në djathë, ndërsa kur koha është e ftohtë dhe kushtet e kriposjes janë artizanale, si pasojë edhe në repart temperatura është e ulët atëherë procesi i marrjes së kripës ngadalësohet.
Në prodhimin e djathërave zbatohen: kriposja e thatë, kriposje me shëllirë, kriposje e përzier dhe kriposje në brumin e djathit.( Me hollesisht jepen ne Librin - 1 )
Ka metoda te ndryshme per te percaktuar permbajtjen e kripes ne shellire;
METODË E SHPEJTË PËR PËRCAKTIMIN E NACL NË SHËLLIRË
MËNYRA E PËRCAKTIMIT – Maten 10 cm3 shëllirë (sallamurë) dhe hollohet me 100 cm3 ujë të distiluar, nga solucioni i formuar merren 10 cm3 , i shtohen 20 cm3 ujë i distiluar dhe 1 cm3 kromat kaliumi dhe titrohet me solucion nitrat argjendi 0.1N deri në shfaqjen e ngjyrës KAFE.
Përmbajtja e klorurit të natriumit (NaCl) në shëllirë përcaktohet në vartësi me sasinë e nitratit të argjendit të shpenzuar sipas tabelës.
Si pergatitet shellira:
4. ANALIZATORI I QUMESHTIT TIP EKOMILK TOTAL
Me çfare kam pa deri tani midis llojeve te ndryshem te ANALIZATOREVE, Tipi EKOMILK TOTAL mendoj se eshte me i pershtateshmi per kujshtet tona; I thjeshte, i shpejte dhe tepe i sakte.
EKOMILK TOTAL
Eshte Analizuez i fuqishem, i automatizuar dhe i besueshem qe perdoret per
qumeshtin e lopes, deles, buallices dhe dhise, bazohet ne Teknologjine e Ultratingujve
(Tejzanore), mat disa parametra (Multi-parametra) siguron rezultate te sakta dhe
shpejt per 40 sekonda.
Matja e Parametrave
• YNDYRE Nga 0,5 % deri ne 12% me saktesi + - 0,1%
• LENDE TE THATA
• PA YNDYRE “ 6 % “ 12% “ + - 0,2%
• DENSITETI “ 1.0260 “ 1.330 “ + - 0.0005
• PROTEINA “ 2% “ 6% “ + - 0.02%
• LAKTOZE “ 0.5% “ 7% “ + - 0.02%
• PIKA E NGRIRJES “ 0 “ - 1.000oC “ + - 0.0150C
• UJI I SHTUAR “ 0% “ 60% “ + - 5%
• pH “ 0.00 “ 14 pH “ + - 0.02
• TEMPERATURA “ 00C “ 500C “ + - 010C
• PERÇUESHMERIA “ 2 “ 20ms/cm + - 15
CILESITE KRYESORE
• I besueshem dhe i automatizuar, i thjeshte ne perdorim dhe mirembajtje.
• Multi – parametra te qumeshtit.
• I sakte dhe i shpejte analizat me kosto te lire.
• Nuk perdoret asnje acid ose kimikate te tjere, perdoret sasi e vogel mostre
qumeshti.
• Furnizohet me Energji elektrike 220v/11 CV. AC 12 v
KUSHTET E MJEDISIT
• Ambjent me temperature te ajrit 150C deri 300C
• Temperature e qumeshtit 50C “ 35 “
• Lageshtina relative e ajrit 30% “ 80%
• Dimensionet (W x D x H) 530 x 320 x 290 mm
• Pesha 12.6 kg.
UDHEZIMI PER PERDORIM ( hollesisht jepet ne Librin - 3)
Intalimi. Vendoset mbi nji tavoline, vertikalisht dhe sigurohet furnizimi me energji
elektrike.
Pjesa e mbrapme. Pergatitja e Aparatit per pune:
Shtyp 1 dhe mbas 5 minutash, mund tebehet analizimi i mostres pra behet “nxemja”
qe zgjat 5 minuta, mesazhi del ne ekran dhe aparati eshte gati per pune.
VO! Kapaku i aparatit kurre nuk duhet te hiqet dhe ne asnje rrethane mos kerkoni
te riparoni difektin elektrik, vetem nga persona te autorizuar.
Mos e merrni parasyshe proven e pare se ka mundesi te devijoje.
MOSTRA e qumeshtit duhet te jete me temperature 5 deri 350C, ne qofte se eshte
temperature mbi 350C, ne Ekran del mesazhi HOT po ashtu edhe qumeshti i ftohte
nga frigoriferi, e ka yndyren te ndare dhe rezultati nuk eshte i sakte prandaj duhet
te ngrohet rreth 250C.
Aciditeti per qumeshtin e lopes, buallices dhe dhise duhet te jete me pak se 250T
dhe per qumeshtin e deles me pak se 280T.
Hidhet qumeshti ne goten e Aparatit dhe vendoset poshte.
Per te perfshire analizen e pH – shit dhe temperature, behet shplarja e elektrodes me
uje te distiluar dhe zhytet ne goten me qumesht.
Mostra e qumeshtit perdoret vetem nje here.
Shtypet butoni MODE, 1 here, shtypet butoni i kerkimit per te gjete menyren e
deshiruar per qumeshtin e lopes, te dhise, buallices apo deles, i paperpunuar apo i
pasterizuar, shenohet numri i analizes dhe duke shtypur OKEI fillon matja.