Thethi - Mrekullia e Alpeve Shqiptare!

User avatar
Marko Malaj
Posts: 2
Joined: 28 Jun 2015, 14:50

Thethi - Mrekullia e Alpeve Shqiptare!

Postby Marko Malaj » 28 Jun 2015, 16:04

Thethi është një fshat në komunën Shalë në rrethin e Shkodrës.

Fshati ndodhet më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve me një bukuri të radhë, në Veri të Shqipërisë. Shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Ujvara e madhe.jpg
Ujvara e madhe.jpg (154.42 KiB) Viewed 5574 times


Thethi rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, duke filluar nga Qafa e Thanës, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alisë, Qafa e Pejës, Gropa e Bukur, Qafa e Jezercës, Maja e Zezë, Maja e Zorgjit, që fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta me alpinistë, speleologë, botanistë, gjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, te të cilët kjo zonë lë mbresa të pashlyeshme.
Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papërsëritshme dhe të papara ndonjëherë.

Thethi.jpg
Thethi.jpg (98.26 KiB) Viewed 5574 times


Turizmi

Alpbes Theth Shtepi Pushimi.jpg
Alpbes Theth Shtepi Pushimi.jpg (298.2 KiB) Viewed 5574 times


Alpbes Theth Shtepi Pushimi - Eshte nje Guest House ne Theth, eshte shtepia e Pjeter Vuksanaj. Aty do te gjeni mikpritje e bujari, komoditet e siguri. E gjendur ne nje pozicion gjeografik ku mund te shikohet e gjithe lugina e Thethit. Vendi ideal per tu akomoduar gjate vizites tuaj ne Theth. Mund te akomodohen lehtesisht ne dhomat e shtepise individ, grupe e familje.
Ambjente te bollshme brenda e jashte, free WiFi , lojra per femije etj.
Nese pelqeni fjetjen ne natyre , ofrojne vende te sigurta per Camping, çadra te ndertuara, dushe e ambjente pushimi.
Mrekullia e natyres e ka emrin Theth - mrekulli qe duhet vizituar - e per ta shijuar maksimalisht - duhet komoditeti e sherbimi qe ofron Alpbes Theth Shtepi Pushimi
Vend fantastik-njerez fantastik-ushqim fantastik.
Mezi pres te kthehem perseri !
Alpbes Theth Shtepi Pushimi mund ta gjeni edhe ne facebook: https://www.facebook.com/alpbes.shtepipushimi

Maja e Arapit nga Okoli.jpg
Maja e Arapit nga Okoli.jpg (102.19 KiB) Viewed 5574 times


Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri.

Ndërsa për banorët e kësaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjerë.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekondë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.
Attachments
Ujvara e vogel.jpg
Ujvara e vogel.jpg (208.03 KiB) Viewed 5574 times
Ujvara 1.jpg
Ujvara 1.jpg (125.21 KiB) Viewed 5574 times
Qaf-Peje.jpg
Qaf-Peje.jpg (102.88 KiB) Viewed 5574 times
Mulliri.jpg
Mulliri.jpg (93.47 KiB) Viewed 5574 times
Lumi theth.jpg
Lumi theth.jpg (112.28 KiB) Viewed 5574 times
Kisha 2.jpg
Kisha 2.jpg (59.37 KiB) Viewed 5574 times
Kisha 1.jpg
Kisha 1.jpg (109.51 KiB) Viewed 5574 times
Alpbes Theth.jpg
Alpbes Theth.jpg (139.72 KiB) Viewed 5574 times
Alpbes Guest House.jpg
Alpbes Guest House.jpg (153.37 KiB) Viewed 5574 times

Share This


0
0
0
Loading...
User avatar
Laura Duka
Posts: 28
Joined: 09 Jul 2015, 16:30

Re: Thethi - Mrekullia e Alpeve Shqiptare!

Postby Laura Duka » 09 Jul 2015, 16:57

Shume shume bukur, edhe une mendoj ta vizitoj kete vere. :)

Return to “Menaxhimi i Turizmit Rural”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest