Alkooli dhe dëmet e tij

User avatar
Prof.Dr Selim Luku
Posts: 5
Joined: 10 Nov 2016, 09:45
Vendodhja: Tirane
Profesioni: Pedagog
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare
Rreth Jush: Pedagog prej shume vitesh ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare. Autor i disa teksteve te Histologjise, Anatomise, Fiziologjise, Atlaseve te Anatomise, artikujve shkencore brenda dhe jashte vendit, monografi si edhe broshura ne drejtimin e Mjekesise Veterinare.
Mban Titullin Dr i Shkencave, Profesor i Asiocuar, Profesor Doktor.
Specializuar ne venda te tjera te botes.
Referime te ndryshme shkencore brenda dhe jashte vendit

Alkooli dhe dëmet e tij

Postby Prof.Dr Selim Luku » 17 Nov 2016, 14:54

Stomaku dhe zorrët e holla e thithin shpejt alkolin. Nëse ai është në përqëndrime të ulta deri 20% atëherë ai thithet shpejt, ndërsa përkundrazi në përqëndrimet 40% thithja bëhet më e ngadalshme. Shkaku është se kur është në përqëndrime të larta alkoli prish peristaltikën e stomakut, si dhe tkurrjen e sfinkterit të pilorit(vrima që bën kalimin e ushqimit nga stomaku në duoden). Pra pengon kalimin e tij në zorrë.
Kur stomaku është bosh thithja është me e shpejtë, alkoli bie në qarkullimin e gjakut dhe jep ndikimet e tij në organizëm, në tru, mëlçi, stomak, zemër etj. Që të mos thithet shpejt ai duhet të shoqërohet me ushqime ose më parë mund të pish një gotë qumësht. Organi më i rëndësishëm që bën alkolin të padëmshëm është mëlçia, e cila metabolizon rreth 90% të alkolit duke e shndruar atë në acetat e më pas në ujë dhe dioksid karboni. Por, në sasira të mëdha dhe duke marrë shpesh alkol vdesin dhe qelizat e saj, gjë që mund të çojë në cerozën e mëlçisë. Alkooli siç theksuam dhe më lart dëmton stomakun, prish peristaltikën, mbyll vrimën e pilorit dhe sjell shqetësime të mëdha. Ai dëmton mukozën e stomakut dhe gjëndrave të tij duke shkaktuar gastrite dhe ulçëra. Ai zgjeron enët e gjakut periferike, në fytyrë dhe në tërë sipërfaqen e trupit dhe duket sikur nuk kemi ftohtë, por në fakt organizmi humb shumë nxehtësi, pra çon në uljen e temperaturës trupore.Alkooli vepron në tru duke prishur funksionet e tij, e për pasojë dhe funksionin e qëndrës së nxehtësisë që ndikon në mbajtjen normal të temperaturës së trupit.
Ai pengon proçesin e shndrimit të glikogjenit në glukozë, dhe të glukozës për të dhënë energji. Pengon dridhjet muskulare që normalisht zhvillohen kur jemi në një mjedis të ftohtë, nga dridhjet muskulare prodhohet energji për të përballuar të ftohtin. Alkooli zgjeron enët e gjakut të lëkurës dhe jo të zemrës, ai ndikon në rritjen e sasisë së yndyrës në gjak dhe të ateriosklerozës. Nëse enët e gjakur të vetë zemrës(arteriet koronare) janë të ngushtuara nga arterioskleroza, nuk ka sesi alkooli ti zgjeroi ato.
Alkooli e lodh dhe e rraskapit muskulin e zemrës. Kur në gjak sasia e alkoolit arrin 1% të tij, rriten të rrahurat e zemrës rreth 10 të rrahura në minutë mbi ato normale. Gjithashtu kemi një vërshim të gjakut në mushkëri pas pirjes së alkoolit, gjë që çon në një lodhje të punës së zemrës, ose mund të ketë raste me dhimbje të gjoksit deri në infrakte kardiake.
Aparati tretës që bën tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese që merr organizmi me anën e ushqimeve, aq të nevojshme për veprimtarinë jetësore të tij. Ta ruajme atë nga veprimet e dëmëshme të duhanit, alkoolit dhe drogës sepse kështu ndikojmë në jetëgjatësinë tonë.
Gjatë një dehje me alkol vdesin 10 herë më shumë neurone sesa në jetën normale të tyre.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Pedagogët dhe Specialistët e Veterinarisë”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest