APLIKIMI I ANALIZES REGRESIVE NE PERCAKTIMIN E LIDHJEVE MIDIS ATRIBUTEVE TE NDRYSHME TE DRUREVE PYJORE

User avatar
Prof.As.Dr. Pashk Lekaj
Posts: 3
Joined: 09 Jun 2016, 18:36
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Matematikan dhe Zbatimet e saj
Puna qe ben: Pedagog
Rreth Jush: Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës: " Matematikë 5-Vjecare", viti 1972.
1983-1984 Specializim pasuniversitar per Matematike ne FSHN
Ka Mbrojt Doktoraturën " Disa Zbatime te Matematikes dhe Informatikes ne Shkencat Pyjore".Ne vitin 2012 merr titullin Profesor i Asociuar.
Autor dhe bashkeautor i tre Librave Universitar.
1998 - 2015 Pedagog i Informatikës dhe Matematikës në UBT.
2015 e ne vazhdim Pedagog ne UMSH.
Ka mbi 20 artikuj shkencor dhe mbi 20 libra per Matematiken dhe Informatiken, si autor dhe bashkeautor per Arsimin Parauniversitar, te Mesem dhe te Larte
Hobi: Informatika,Udhetime Turistike

APLIKIMI I ANALIZES REGRESIVE NE PERCAKTIMIN E LIDHJEVE MIDIS ATRIBUTEVE TE NDRYSHME TE DRUREVE PYJORE

Postby Prof.As.Dr. Pashk Lekaj » 20 Jun 2016, 20:37

APLIKIMI I ANALIZES REGRESIVE NE PERCAKTIMIN E LIDHJEVE MIDIS ATRIBUTEVE TE NDRYSHME TE DRUREVE PYJORE

Ervin TOROMANI
Pashk LEKAJ



Hyrje

Sot fusha e pyjeve po pëson një transformim drejt matematizimit dhe kompjuterizimit të saj.
Gjithnjë e më shumë po përdoret me efikasitet analiza regresive, sidomos në studimin e raporteve që ekzistojnë midis atributeve (tipareve) të ndryshme të drureve pyjore.
Duke aplikuar analizën regresive synohet të zbulohen lidhjet që ekzistojnë midis atributeve (atributeve) të drureve pyjore përmes formulave matematikore, gjë e cila ndihmon në menaxhimin me të mirë të pyjeve dhe në zbatimin e një silvikulture dinamike e të qendrueshme. Me anë të programeve të kompjuterit krijohet mundësia që këto analiza e gjetja e formulave të bëhën shpejt e me një saktësi të madhe.
Për këtë kemi marrë në analizë dy nga atributet kryesore të llojit Pishë e zezë (Pinus nigra) Arn. dhe konkretisht:
-lartësinë e drurit.
-gjatësinë e kurores së drurit.
Duke ditur se karakteristikat e kurores përdoren për vlerësimin e rritjes së drurit, zbatimin e masave silivikulturore, si dhe për të shpjeguar lidhjet që ekzistojnë midis rritjes se drurit e kushteve stacionale, gjetja e lidhjeve që ekzistojnë midis lartësisë së drurit e gjatësisë së kurores përbëjnë një aspekt të rëndësishem për t'u studiuar.
Analiza regresive e këtyre dy atributeve synon te percaktoje shkallen e varesisë midis tyre për të nxjerrë konkluzione të sakta dhe të vertetuara nga pikpamja matematikore.

Materiali dhe metoda:
Metoda konsiston në inventarizimin e një grumbulli pyjor të përbërë nga lloji Pishë e zezë (Pinus nigra) Arn. në Ekonominë Pyjore “Qafë Shtamë “ të rrethit të Krujës.
Inventarizimi u krye duke marrë si njësi bazë siperfaqet provë rrethore me madhesi 400 dhe numri i tyre u percaktua me anë të formulës :

Në çdo sipërfaqe provë u maten diametrat, lartësitë e e drureve pyjore dhe më pas
u përcaktuan përmasat e drurit mesatar të grumbullit ( dhe ).
Me anen e hipsometrit Blume-Leiss u maten lartësitë e gjatësitë e kurorave për 25 drurë që bënin pjesë në kategorinë diametrike të drurit mesatar si dhe në kategoritë diametrike që ndodhen pranë kësaj kategorie mesatare të grumbullit.
Të dhënat u përpunuan duke përdorur metodat matematike dhe informatike.
Të dhënat janë sistemuar në pasqyrën Nr.1:

Tree Hight.png
Tree Hight.png (38.15 KiB) Viewed 3906 times


Lidhja e dy Variablave.png
Lidhja e dy Variablave.png (26.29 KiB) Viewed 3906 times


Shmangia standarte.png
Shmangia standarte.png (34.23 KiB) Viewed 3906 times


Regresioni Linear.png
Regresioni Linear.png (49.41 KiB) Viewed 3906 times


Perfundime:

-Analiza regresive e bazuar në të dhënat e marra në terren tregon se modeli linear i është përafrim shumë i mirë për të treguar lidhjen midis variablave (lartësi e drurit) dhe (gjatësi kurore) .

-Kjo analizë tregon se midis te dy variablave të lartpermendur ekziston një korelacion mjaft i fortë gjë që reflektohet në vlerën e koefiçientit të korelacionit R2 = 0.9.
-Midis të dy variablave x dhe y ekziston nje lidhje në përpjestim të drejtë dhe koefiçienti pranë x-it pozitiv që do të thotë se me rritjen e lartësisë së drurit rritet edhe gjatësia e kurores.
- Modeli i përdorur na krijon mundësinë e parashikimit të prognozës së gjërësisë se kurorave sipas lartësisë së drurve.

Literatura:

1.Kook,R,E;(1991)-“Forest Mensuration”.
2.Gadoë,K;(1996)-“Statistical Prerequisites”,fq 31.
3.Akca,A;(1997)-“Forest Inventory” fq 33;fq 111.
4-Gadow,K;Postoli A (1998)-“Prodhimi Pyjor” fq 56.
5- Papakroni, H ,(2000) "programe perdorimi në kompjutër) , fq.147,171.

/
/
/

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Pedagoget dhe specialistet e pyjeve per fusha te ndryshme”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest