“Testimi” tregues esencial i “nivelit” të shkollës së lartë në Shqipëri.

User avatar
Prof. Dr. Anesti Postoli
Posts: 9
Joined: 23 Mar 2017, 11:12
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier Pyjesh
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT
Rreth Jush: Kam mbaruar Fakultetin e Pyjeve pjeserisht ne Rumani ( vitin e I-re dhe te II- te ) dhe pjeserisht ne Fakultetin e Shkencave Pyjore te UBT ne vitin 1964.
Kam punuar si inxhinier Pyjesh ne Drejtorine e Pyjeve Fushe Arrez te Rrethit Puke, me pas si Pedagog, shef katedre, zv. Dekan dhe Dekan ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT.
Autor programesh, tekstesh universitare ne fushat e Dendometrise Silvikultures, Mareshtrimit te Pyjeve dhe Biologjise dhe mbareshtrimit te faunes se gjuetise si dhe per problemet e pyjeve dhe te ekoomise se gjahut.

"Testimi” tregues esencial i "nivelit” të shkollës së lartë në Shqipëri.

Postby Prof. Dr. Anesti Postoli » 26 Mar 2017, 19:02


“Testimi” tregues esencial i “nivelit” të shkollës së lartë në Shqipëri.


Nuk besoj të egzistojë qytetar në vëndin tonë që të mos ketë dëgjuar për një nga aktet e fundit të tragji-komedisë shqiptare që bën fjalë për “testimin e mjekëve dhe mësuesve”. Shumëkush pavarësisht nga niveli i arsimimit në mënyrë të natyrshme mund të pyesi ç’është ky testim, përse bëhet, ç’e detyron qeverinë të ndërmarë inisjativa të tilla që krijojnë tensjone dhe ritin pakënaqësinë në shtresa të caktuara të popullit dhe së fundi përse duhen testuar vetëm mjekët dhe mësuesit ?
Natyrisht zyrtarët e lartë të shëndetësisë dhe të arsimit e kanë sqaruar që në fillim në median e shkruar dhe atë elektronike se testimi është një provim që ka për qëllim të verifikojë aftësinë profesjonale të mjekëve dhe mësuesve. Në këtë rast kursesi nuk mund ti shmangesh pyetjes a është kjo praktikë një krijesë shqiptare apo një përvojë e vëndeve të zhvilluara prej nga ndoshta mund të jetë marë model ?
Për ata që e njohin sado pak pjesën e zhvilluar të botës, përgjigjia për këto pyetje nuk është vështirë të jepet : Përsa i takon qëllimit , testimet bëhen për të ndarë “grurin nga egjra”, pra për të ndarë mjekët dhe mësuesit që e njohin si duhet zanatin e tyre dhe përditësohen me të rejat në fushat përkatëse nga mjekët dhe mësuesit që jo vetëm nuk ndjekin zhvillimet e reja në fushat e tyre por çka është më skandaloze nuk zotërojnë as bazat e domozdoshme të zanatit që i mban me bukë, ndërsa është e sigurt se në vëndet e tjera të botës së zhvilluar nuk bëhen testime të tilla masive dhe përjashtuese për asnjë lloj zanati përfshirë mjekët dhe mësuesit sepse atje diplomat dhe provimet e shkollës së lartë meritohen e nuk blihen si simite fure siç ndodh rëndom tek ne, ndërsa përjashtohen nga urdhrat përkatëse të këtyre zanateve vetëm ata që bëjnë skandale profesjonale .

Por kush e ka konstatuar dukurinë që në vëndin tonë ka jo pak mjekë dhe mësues të tillë ? Duke qënë aktivitete masive që prekin direkt dhe në mënyrë të përditëshme jetën e njerëzve shëndetësia dhe arsimi janë nën vëzhgimin kapilar të të gjithë qytetarëve të vëndit pavarësisht nga origjina, mosha, gjinia, vëndbanimi,niveli i shkollimit apo i punësimit etj. Kështu nuk është vështirë të konstatosh se jo rallë nga kompetenca profesjonale dhe mënyra se si sillet me pacjentin mjeku i familjes le shumë për të dëshiruar , se në urgjencat tona nuk ta var njeri edhe sikur të jesh në gradën e fundit jo vetëm po nuk pate ndonjë të njohur të fortë dhe po nuk pagove por edhe nga paaftësia profesjonale, se në spitale jo vetëm nuk ka ilaçe age apo mjete të tjera të nevojës së parë por as çarçafë e batanie, se atje mund të humbësh jetën pa shumë vështirësi edhe në operacjone tashmë të rutinës si apendisit apo heqie bajamesh për shkak të gabimeve trashanike të mjekëve , se të sëmurët e onkollogjikut për ti shtuar pak vite jete vetes së tyre duhet ti blejnë ilaçet jashtë spitalit si frëngu pulën etj, etj . Po kështu nuk është e vështirë të konstatosh që jo rallë fëmijët që përfundojnë shkollën fillore nuk njohin gërmat e alfabetit, se ata që mbarojnë nëntë vjeçaren nuk zotërojnë si duhet tabelën e shumëzimit, se ka maturantë që megjithë nivelin jo të keq të programeve mësimore të lëndëve bazë të formimit të përgjithëshëm në testimet ku kanë marë pjesë në plan rajonal apo më gjërë karakterizohen si analfabetë funksjonalë, se reth gjysma e mësuesve të testuar për shëmbëll në matematikë me ushtrime që duhet ti zgjidhin nxënësit e tyre kanë ngelur vetë në provim, etj.
Dhe këto fakte i dinë jo vetëm autoritetet shtetërore të profilit por edhe njerëzit e thjeshtë, prindërit, të afërmit, shokët dhe vetë nxënësit sepse ato dhembin shumë mbasi venë në diskutim të arthmen e fëmijëve tanë pra në fund të fundit vetë të arthmen e kombit tonë . Për këto arsye bëhet testimi i mjekëve dhe mësuesve për ti gjetur ata që s’bëjnë e pastaj për ti larguar nga këta sektorë të rëndësishëm të jetës sonë .

Në mënyrë të natyrshme lind pyetja : vallë vetëm në radhët e mjekëve dhe mësuesve ka mediokritet, vetëm në këto dy fusha është përzjerë mjelli me krundet në vëndin tonë ? Sigurisht që jo ! Në këto dy fusha kjo e keqe konstatohet më lehtë e më shpejt sepse sikurse thamë edhe më lart ato lidhen më direkt e në mënyrë më të përditëshme me jetën e sejcilit prej nesh por, jo rallë konstatojmë qoftë edhe pa dashur se tek ne ka rrugë që ndërtohen me bujë e shpenzime të mëdha e pas një viti rëshqasin, asfalte që shtrohen dhe pas disa muajsh çahen e shndrohen në gropa,produkte bujqësore e blegtorale që kthehen nga eksporti për mungesë cilësie e çertifikimi,pasiguri furnizimi por edhe sanitare në ujin që pijmë në mjellin me të cilin bëjmë bukën në mishin që konsumojmë, miniera të shpartalluara ku përditë rezikohet jeta e punëtorëve,betonizim të qyteteve pa respektuar asnjë regull urbanistik, ekonomi pyjore në kolaps total, projekte të fushave të ndryshme që paraqiten për financim në organizmat europjane ose botërore e që nuk fitojnë për cilësi të ulët pregatitjeje, strategji e politika zhvillimi e planifikimi që bëhen e çbëhen në kaos të plotë, drejtësi të munguar dhe krim që lulëzon, etj, etj.
Duke mos mohuar peshën e arsyeve objektive që ndikojnë në çfaqien e këtyre dukurive pa më të voglën mëdyshje kontribut të madh në sensin negativ ka këtu edhe niveli i formimit të një pjese jo të vogël të specialistëve të pregatitur nga universitetet tona në fushat përkatëse të cilat nuk lidhen aspak me mjekësinë dhe mësuesinë .
Pra për të qënë të drejtë dhe objektivë duhen testuar jo vetëm mjekët dhe mësuesit por edhe inxhinierët, agronomët, kimistët, veterinerët, ekonomistët , juristët bile duhen testuar edhe profesorët universitarë që kanë diplomuar të gjithë këtë shpurë specialistësh të lartë sepse midis tyre sikurse tek mjekët dhe mësuesit ka krunde sa të duash që e “prishin cilësinë e bukës” që ata gatuajnë në çdo fushë.
Prandaj mendoj unë problemi duhet parë në të gjithë gjërësinë e tij, duhen kuptuar në esencë të gjitha shkaqet e këtyre dukurive që pastaj, në se do të jetë e mundur, të nxiren mësime për të arirë në rënjët e të keqes gjë që mund të bëhet duke analizuar shumë më thellë faktet që përmëndëm më lart.

Kështu,ndërsa ligjërisht kërkohet që mjekët, infermierët, mësuesit, por edhe inxhinierët, agronomët,ekonomistët, juristët e të tjerë specialistë të profileve të ndryshme të jenë me arsim të lartë të profileve përkatëse të formuar në universitetet tona por edhe jashtë e të meren në punë mbi bazë konkursesh e kërkesash të caktuara të vëndeve të punës që ofrohen , faktikisht realiteti është kaq i deformuar infektuar e gangrenizuar sa është e pamundur ta kuptosh si ka mundësi që në postet drejtuese të dikastereve të fushave të ndryshme por edhe në krye të departamenteve respektive të partive politike të vendosen specialistë jo të profileve përkatëse gjë që pastaj në nivele më të ulta degradon totalisht deri sa gjejmë shkolla ku mësuesi i fiskulturës jep edhe letërsi, ai i gjeografisë matematikë, apo më keq akoma kur drejtor i ndërmarjes së pyjeve vendoset një mjek apo berber,drejtor spitali apo materniteti një ekonomist e plot mysybete të tjera si këto !
Le të analizojmë më poshtë arsyet që sipas mendimit tim bëjnë të mundur që në radhët e specialistëve të lartë të çdo profili të ketë jo rallë inkompetencë pa aftësi dhe mediokritet profesjonal .
1-Arsyeja parë e uljes së padëgjuar të cilësisë së kuadrove që formohen në universitetet tona është i ashtuquajturi “masivizim” i shkollës së lartë pasojë kjo e politikës së “dyerve të shqyera” që qeveria e Sali Berishës inicjoi dhe ndoqi për shumë vjet në arsimin tonë të lartë, praktikë e cila vazhdon edhe sot. Për të realizuar disa parametra formalë lidhur me “përqindjen e studentave për një mijë banorë” me qëllim që ti bënte ato të krahasushme me ato të vëndeve të zhvilluara u krijuan në mënyrë kaotike dhe jashtë çdo kërkese reale për cilësi universitete të reja publike dhe private ku u futën thuajse të gjithë maturantët që mbarojnë shkollën e mesme. Kjo dukuri mori aspekte me të vërtetë monstruoze në programet e studimit të konsideruara të pa preferuara por të domozdoshme për vëndin ku gati të gjithë studentët e pranuar vijnë me një mezatare të shkollës së mesme të pa pranushme për studime të nivelit universitar pra me mezatare pesë e më rallë gjashtë .
2-Moskoordinimi i ritjes pa kufi të numurit të studentave me kapacitetet e trupës pedagogjike të kualifikuar e me përvojë . Me pak përjashtime,për shkak të disa ligjeve formale të sigurimeve shoqërore nga njëra anë, u larguan nga universitetet profesorët e vjetër cilësorë e me përvojë duke ja ”shitur” ata universiteteve private gjë që nuk lejoi një suksesion normal brezash sikurse ndodh kudo në botën e zhvilluar kurse nga ana tjetër,rekrutimi i pedagogëve rinj u bë masivisht mbi baza partiake,krahinore e farefisnore duke hasur sot jo rallë departamente, degë studimi, fakultete bile edhe universitete private por edhe publike familjare ku babai rektor, dekan, shef departamenti apo në një pozitë tjetër të rëndësishme mer në punë si pedagog në fakultetin e tij gruan, djalin, vajzën, nipin, mbesën apo një të afërm të tillë të eprorit, mikut, shokut apo të një zyrtari të lartë të shtetit ose partisë apo të badigardëve të tyre .
3-Të njëjtin trend formal ndoqi edhe kualifikimi i trupës së re pedagogjike të rekrutuar duke aritur që sot jo rallë në departamentet tona të kemi më shumë profesorë, më pak asistent profesorë , fare pak doktorë shkencash dhe ekstremisht pak asistentë të thjeshtë sepse këta të fundit që fillimisht angazhohen në punë si të tillë për pesë gjashtë vjet i marin pa vështirësi të gjitha titujt dhe gradat shkencore që mund të miren duke ngjitur me shpejtësi rufeje shkallët e karierës . Dhe në këtë pikë mund të konstatosh në vëndin tonë paradoksin që ndërsa numuri i profesorëve dhe doktorëve ritet pandërprerë sipas një kurbe eksponenciale ekonomia dhe sektorët e tjerë të aktivitetit njerëzor nuk avancojnë aspak me të njëjtin ritëm përkundrazi jo rallë ka stagnim dhe regres .
4-Mospërputhja e numurit të studentave me kapacitet e laboratorëve e paisjeve në fakultete si dhe reduktimi në ekstrem i mundësive për kryerjen e praktikave në teren për mungesë fondesh dhe vëndesh pune ndikoi ekstremisht për keq në formimin e studentave sidomos në profilet aplikative ku praktika është një përbërëse tepër esencjale e formimit të tyre.
5-Diplomimi në numur të madh i specialistëve të rinj në degë të ndryshme pa marë parasysh nevojat e tregut të punës demotivoi sakrificat e familjeve për ti mbajtur fëmijët në shkollë të lartë dhe përpjekjet e studentave për të mësuar mbasi mundësia për tu punësuar mbas mbarimit të shkollës së lartë u zvogëlua tepër. Kjo është arsyeja përse sot nuk e ke problem të gjesh rëndom taksaista me juridik apo ekonomik, kamarjerë me diplomë inxhinieri apo agronomi, mekanikë roje nate në spitale apo magazinierë me diplomë menaxheri sociologu apo mësuesi, agronomë inxhinierë pyjesh apo edhe arsimtarë të shndruar në punonjës të lartë policie mbas një kursi një vjeçar etj.
6-Reaksjonit zinxhir që krijohet me mbushjen e vëndit me kuadro të tilla të pa afta të cilët për të mbuluar mangësitë në formim kultivojnë korupsjonin, mitmarjen, nepotizmin, dukuri këto që nga njëra anë pengojnë zhvillimin e vëndit ndërsa nga ana tjetër krijojnë premisa që situata të përkeqësohet nga viti në vit dhe nga gjenerata në gjeneratë .
Duhet ta kuptojmë të gjithë se testimi i mjekëve, infermierëve dhe mësuesve që kërkohet të bëhet sot nuk është gjë tjetër veç se sinjali i parë që indirekt konfirmon gjëndjen e mjerushme që ka sot arsimi ynë i lartë i cili në mënyrë të pa ndërprerë i jep vëndit një produkt të bollshëm por jo cilësor që më shumë pengon se sa sjell zhvillim .

Së fundi mendoj se për shkak të koruptivitetit, kameleonizmit dhe arogancës të të diplomuarve pa meritë, me masa iluzore sikurse janë testimet që shteti përpiqet të ndërmarë sot, nuk mund të arihet shëndoshja e situatës . Shërimi i kësaj sëmundjeje mendoj unë do të kërkojë masa drastike e të dhimbëshme të cilat zor se mund të ndërmeren nga ndonjë qeveri sepse ato si regull shoqërohen me konflikte të rënda shoqërore, humbje të mëdha fondesh e mbi të gjitha kohë shumë të gjatë sepse efekti i punës të mirë apo të keqe në të gjitha nivelet e shkollës është gjithmonë çështje gjeneratash .

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Pedagoget dhe specialistet e pyjeve per fusha te ndryshme”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests