THELBI I KONTRADIKTAVE NE SHOQERINE SHQIPTARE POSTKOMUNISTE

User avatar
Prof. Dr. Anesti Postoli
Posts: 9
Joined: 23 Mar 2017, 11:12
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier Pyjesh
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT
Rreth Jush: Kam mbaruar Fakultetin e Pyjeve pjeserisht ne Rumani ( vitin e I-re dhe te II- te ) dhe pjeserisht ne Fakultetin e Shkencave Pyjore te UBT ne vitin 1964.
Kam punuar si inxhinier Pyjesh ne Drejtorine e Pyjeve Fushe Arrez te Rrethit Puke, me pas si Pedagog, shef katedre, zv. Dekan dhe Dekan ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT.
Autor programesh, tekstesh universitare ne fushat e Dendometrise Silvikultures, Mareshtrimit te Pyjeve dhe Biologjise dhe mbareshtrimit te faunes se gjuetise si dhe per problemet e pyjeve dhe te ekoomise se gjahut.

THELBI I KONTRADIKTAVE NE SHOQERINE SHQIPTARE POSTKOMUNISTE

Postby Prof. Dr. Anesti Postoli » 02 Apr 2017, 19:29

THELBI I KONTRADIKTAVE NE SHOQERINE SHQIPTARE POSTKOMUNISTE
Shumëkujt që ka mbaruar shkollën e latrë para viteve nëntëdhjetë i kujtohen të ashtuquajturat “ligje të djelektikës materialiste” ndër të cilat një vënd qëndror zinte ai i “unitetit dhe luftës së të kundërtave”. Edhe pse buronte nga teoritë filozofike të Hegelit , materialistët e përdorën në mënyrë të njëanëshme dhe abuzive këtë ligj duke ja atribuuar atë vetëm sferës materiale ﴾ përfshirë në të edhe shoqërinë﴿ për të shpjeguar çdo ngjarje dhe dukuri konkrete që takohej në natyrë e në jetën shoqërore dhe çka është më e rëndë duke sajuar në mënyrë sempliste dhe të pa vërtetë “të kundërta” të cilat i vendosën përballë njëra tjetrës për të krijuar “unutete” antagoniste përbërësit e të cilëve do të përplaseshin dhe “do ta çonin jo vetën natyrën por edhe shoqërinë përpara”. I tillë ishte “uniteti” i krijuar prej tyre midis dy klasave proletariatit dhe borgjezisë të cilët duke jetuar në të njëjtën shoqëri i vendosën ato në pozicjone antagoniste e lufte me njëri tjetrin, luftë e cila do të kishte si rezultat “përmbysjen e pushtetit të borgjezisë” dhe përparimin e shoqërisë.Ky “unitet” të kundërtash, megjithëse i mohuar ,do të merej në konsideratë edhe më pas e do të vazhdonte me pëpjekjen për zhdukjen fizike të klasave të përmbysura gjatë regjimit të ashtuquajtur socjalist, nëpërmjet instrumentit “luftë e klasave” i cili në rafshin praktik ishte shkaku i të gjitha atyre mënxyrave që ndodhën në ish vëndet komuniste të Europës lindore.
Më duket se këto vënde,e në mënyrë të veçantë Shqipëria, akoma vuan nga kjo mënyrë të kuptuari sempliste dhe përdorimi abuziv të këtij ligji të rëndësishëm të djalektikës sidomos njerëzit e arsimuar të cilëve ju ka hyrë në shpirt dhe nuk i le të mendojnë e gjykojnë ndryshe nga ç’bënin më parë duke kërkuar e krijuar kudo dhe domozdoshmërisht në subkoshiencën e tyre antagonizma si : parti antagoniste, breza antagonistë, ide antagoniste, ngjyra e forma antagoniste,metoda të menduari e të kuptuari antagoniste, etj etj, për ti vënë ato në mënyrë naive njëra kundër tjetrës me qëllimin e “mire” që të luftohet njëra ( d.m.th. “e keqia”) dhe të zhvillohet tjetra (d.m.th. “e mira”) e që kështu pastaj ai që i ka konceptuar këto kontradikta , pra ideologu, të dalë largpamës dhe shpëtimtar i situates. Më e keqia është se kur kjo mënyrë të menduari egziston edhe tek shtresat drejtuese të shoqërisë të të gjitha fushave , ajo konkretizohet në ligje,kode, urdhëra, regulla e regullore, të cilat duke mos qënë në përputhje me natyrën e sendeve dhe fenomeneve sjellin kriza e dëme që i vuajnë të gjithë e që konkretizohen në prapambetjen e vëndit në çdo drejtim.
Për ta vërtetuar në mënyrë induktive këtë konkluzjon tonin jeta na ofron sot, shëmbuj të shumtë, thuajse në të gjitha sferat e aktivitetit njerëzor ku trinomi : ( Problem » Analizë » Zgjidhje) gjykohet me mëndësinë e unitetit dhe luftës së të kundërtave të sajuara njëlloj siç bëhej në kohën e regjimit komunist, duke kërkuar me po këtë sajesë edhe zgjidhjet përkatëse që rëndom janë të pa vërteta, të pa gjetura e të rezikshme.
Shëmbulli më i përgjithëshëm në këtë drejtim do të ishte gjykimi që i bëhet historisë dhe personaliteteve të saj me metodën bardhë e zi duke krijuar çifte elemntësh të kundërt njëri me ngarkesë positive e tjetri negative,që sot tek ne vihet re rëndom . Kështu ndërsa dje pretendohej që socjalizmi ishte regjimi ekonomiko-shoqëror më i mire ndërsa kapitalizmi më i keqi, sot tek ne pretendohet e kundërta, gjë që nuk duhet të jetë kështu mbasi e vërteta me sa duket qëndron diku ndërmjet tyre. Mendoj kështu sepse po të ishte ndryshe, nga njëra anë socjalizmi (në se është e drejtë të quhet kështu ish regjimi i vëndeve të lindjes ) nuk do të ishte përmbysur nga masat popullore kudo ku ai ka egzistuar , ndërsa nga ana tjetër , në kapitalizmin e zhvilluar si ky i sotmi në perëndim nuk do të kishte kriza si kjo që po jetojmë, nuk do të kishte greva e demostrata siç vihen re kudo, nuk do të kishte të varfër edhe në vëndet më të zhvilluara kapitaliste pa le tek të pa zhvilluarat ku situata është skëterë .Mendoj se problemi është që të përcaktohet deri në ç’masë duhet të pranohen konceptet kapitaliste (si regull të djathta) të cilat risin garën e për pasojë prodhimin dhe në ç’masë duhet të lejohet të veprojnë konceptet socjaliste (si regull të majta ) të cilat e bëjnë shoqërinë më humane dhe amortizijnë trazirat .
E të njëjtës natyrë është edhe metoda që përdoret për vlerësimin e personaliteteve historike. Kështu ndërsa deri dje tek çifti i ish udhëheqësve të shtetit shqiptar A.Zogu – E.Hoxha i pari konsiderohej tërësisht negativ e i dyti tërësisht pozitiv, sot bëhet e kundërta, kur në realitet si njerëz me inteligjencë të zakonshme që kanë qënë por që rethanat i caktuan të drejtojnë për një periudhë shtetin , kanë bërë punë që nuk mund të cilësohen të gjitha pozitive apo të gjitha negative. Duke mos pretenduar ndriçimin e plotë të këtij problemi, mbasi ky nuk është qëllimi i këtij artikulli ,çështja është të analizohen sa më thellë punët e bëra,dhe të karakterizohen sa më objektivisht fazat përkatëse të historisë së vëndit.E njëjta gjë ka ndodhur edhe me binomin Nano-Berisha apo ndodh sot me binomin Berisha – Rama, ku domosdoshmërisht njëri duhet të shifet si tërësisht pozitiv dhe tjetri tërësisht negativ gjë që , jeta tregon se, nuk përputhet me të vërtetën.
Një shëmbëll tjetër mjaft i rëndësishëm është kontradikta e stisur midis brezave, brezit të ri dhe brezit të vjetër me tendencën që i pari përfaqëson gjithmonë pozitiven ,të mënçurën, të përparuarën dhe i dyti negativen, të prapambeturën, atë që duhet mënjanuar etj,duke haruar që në të gjithë historinë e njerëzimit njerëzit e mënçur, që kanë udhëhequr shoqërinë në çdo fushë të saj paraqiten me mjekër të gjatë ballin e gjërë e flokë të bardha, që edhe sot ata që i “japin mend” komunave e fshatrave në Shqipëri quhen “kryepleq” paçka se në realitet janë njëzet apo tridhjet vjeçarë etj. Kjo mënyrë të gjykuari prek të gjitha sferat e aktivitetit njerëzor dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. Nganjëherë ajo pranohet e zbatohet edhe nga ata që udhëheqin shtetin e partitë dhe në këtë rast fenomeni bëhet edhe më i rëndë. Kështu për shëmbëll tek ne në strukturat e shtetit dhe të partieve politike edhe në kohën tonë janë bërë dhe bëhen ndryshime radikale strukturore dhe në përmbajtje me tendencën e prurjes masive të elementëve të rinj edhe pse ata janë pa përvojën e domosdoshme për të drejtuar punët . Me këtë veprim mendohet se u luftua e vjetra që pengonte dhe u përkrah e reja e cila do ta çojë vëndin përpara gjë që nuk u vërtetua asnjëherë. Në të vërtetë krijimi dhe zgjidhja e kësaj kontradikte nuk ka për qëllim aritjen e një objektivi të tillë i cili është i pa mbritshëm në këtë rrugë, por eliminimin e kuadrove të vjetra të talentuara e me përvojë të cilët të hapin telashe sepse duke i njohur mirë punët në sferat përkatëse nuk i pranojnë pa kushte direktivat shpesh utopike duke u bërë kështu tepër të bezdisshëm pse jo ndonjëherë edhe të rezikshëm. Të rinjtë përkundrazi, për mungesë përvoje por edhe për hall se duan të formojnë familje, të bëhen me shtëpi e të konsolidojnë jetën e tyre , po i punësove e i përkrahe, rinë urtë, nuk të bezdisin, bile po i përkrahe pak më shumë bëhen edhe mbështetës trima që të thurin edhe ditirambe, për pasojë janë alternativë më e mire për tu mbajtur afër. Dhe çuditërisht në këtë pikë gjen një simetri absolute edhe me mënyrën se si u veprua në fillimet e regjimit komunist në Shqipëti. Në të vërtetë me këtë veprim nuk bëhet gjë tjetër veç se dëmtohet puna dhe interesi i përgjithëshëm, por sigurohet mbijetesa e atyre që janë në krye, sepse dihet që truri me vlerë nuk shpërndahet nga natyra (zoti) sipas ndonjë kurbe ritëse nga gjeneratat e vjetra drejt më të rejave por sipas ligjeve të probabilitetit sipas të cilëve shanset për të patur një tru të tillë janë të njëjta për të gjitha brezat.Problemi në këtë rast është të diktohen elementët e mënçshëm nga çdo kategori moshe,të bëhen ata bashkë dhe t’u krijohen kushte të mendojnë e punojnë për zhvillimin e vëndit, e jo t’u diktohet se ç’duhet të bëjnë në fushat përkatëse siç bëhej dikur, ose bëhet shpesh edhe sot .
Një shëmbëll tjetër do të ishte kontradikta e stisur midis çka vjen nga jashtë dhe çka egziston në vend duke i dhënë epërsi dërmuese të pares ndaj të dytës. Shëmbujt konkretë në këtë drejtim mund të jenë të pa numurta, mjafton të përmëndim projektet, workshop-et, takimet me të huajt në nivele të ndryshme dhe do të kujtojmë "jesmenllëkun" e pa kufishëm të masës dërmuese të tanëve ndaj të huajve pavarësisht nga përvoja dhe cilësia e CV së tyre duke arirur deri në pranimin si të reja që të lenë me gojë hapur edhe të njohurive apo rekomandimeve banale që tek ne janë tepër të njohura e të provuara prej kohësh.Kjo ka patur si pasojë nga njëra anë refuzimin dhe tjetërsimin e vlerave të vëndit kurse nga ana tjetër ngritjen në pjedestal të vlerave që s’janë vlera me motivimin e vetëm se vijnë nga jashtë. Çuditërisht edhe në këtë pikë vihet re një simetri mahnitëse midis të sotmes dhe regjimit të dikurshëm kur çdo gjë e mirë e bërë nga shqiptarët “nuk mund të krahasohej kursesi” me atë që vinte nga Bashkimi Sovjetik. E keqia tjetër lidhur me këtë është se kjo konsiderate krijon premisa si dje ashtu edhe sot që, të huajt që vijnë shpesh me kapacitete të diskutushme, shndrohen kur e kuptojnë këtë, në ushunjëza të pangopura për ekonominë shqipëtare duke thithur shumicën e fondeve që jepen në formë projektesh, ndihmash, grandesh apo kredish , duke i lënë shqipëtarët me gisht në gojë.
Të një natyre të ngjashme me shëmbullin e më sipërm janë edhe mardhëniet e çiftit (vartës – shef) të cilat me pak përjashtime karakterizohen si dje edhe sot nga servilizmi bufonesk i të parit ndaj të dytit .Kështu sikurse dje, kur fjala e udhëheqësit të pagabushëm komunist “hapte orizonte të reja dhe tregonte rrugën për zgjidhjen e problemeve konkrete për këdo e në çdo fushë”, edhe sot fatkeqësisht hasen reagime të ngjashme që të ngjallin krupën dhe të bëjnë të qeshësh dhimbshëm dhe për këtë mjafton të kujtojmë “legjendat e ullirit” të “arrave”, “gështenjave”, “lajthive”, apo “shegëve”.
Lufta imagjinare midis drejuesve të majës të të gjitha kategorive dhe atyre që duan ti rëzojnë e t’u zenë vëndin të cilët konsiderohen armiq dhe që vijnë ose nga shtresa e zëvëndësave, ose nga grupi i armiqve të kamufluar të cilët edhe kur s’janë inventohen, do të ishte një shëmbëll tjetër kontradiktash që krijohen jo për të mire por për të eliminuar kundërshtarët. Ilustrimi me shëmbuj konkretë në këtë drejtim është i pa nevojshëm mbasi mjafton të kujtojmë historinë e 50 vjetëve të fundit të organeve dhe organizmave të shtetit shqipëtar të të gjitha regjimeve që kemi provuar dhe do të bindemi për këtë.Janë të panumurt zëvëndësat dhe anëtarët e forumeve që u denigruan u përjashtuan e u linçuan se “kanë komplotuar për të rëzuar drejtuesit kryesorë”, janë po kaq edhe ata që u shpallën armiq sepse “kanë bërë punë për të huajt”, sepse “janë përpjekur të erësojnë apo injorojnë sukseset e aritura” etj, etj.
Në të njëjtin lloj botkuptimi mendoj se e ka origjinën edhe mentaliteti që kanë udhëheqësit shqipëtarë lidhur me trajtimin e kundërshtarëve politikë. Vini re ç’ndodh me ta kur përballen në forume, vini re si kërcënojnë ata njëri tjetrin ose duke ju kujtuar “poshtërsitë” që kanë bërë, ose biografinë “me probleme” të cilat nuk shkojnë për situatën aktuale, të gjitha këto të mbyllura në dosje e dokumenta që i disponojnë vetëm ata e që po të rinë urtë u a mbajnë të fshehura e po të lëvizin bishtin i kërcënojnë tu a nxjerin në shesh e ti djegin fare si figura politike.A nuk krijojnë ata me këto unitete kontradiktash, unitete artificjale gjykuesish e mëkatarësh që sa rinë bashkë me letra të mbyllura "karoca e shteit ec" dhe të dy palët vazhdojnë të fitojnë e të majmen dhe në se ata ndahen e hapin letrat çdo gjë mund të eksplodojë?
A nuk të çojnë të gjithë këta shëmbuj por edhe shumë të tjerë që mund të sillen tek ideja se tek ne akoma mendohet e veprohet me mëndësitë e dikurshme, se "shtresa intelektuale" me gjithë përpjekjet që bën nuk po shkëputet dot nga jargët e neveritëshme të placentës komuniste, se pa u vënë në krye të punëve , “profesionistët e vërtetë” të të gjitha fushave, gjeneratave, feve krahinave dhe ideve katastrofat nuk mund të evitohen e vëndi nuk mund të ecë dot përpara ?
Pub. më 2008 Prof.Dr. Anesti POSTOLI

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Pedagoget dhe specialistet e pyjeve per fusha te ndryshme”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest