LIGJI PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KAFSHËVE DHE TË FERMAVE BLEGTORALE - Nr.8702, datë 1.12.2000

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KAFSHËVE DHE TË FERMAVE BLEGTORALE - Nr.8702, datë 1.12.2000

Postby Libraria UBT » 19 Aug 2015, 13:51

LIGJI PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KAFSHËVE DHE TË FERMAVE BLEGTORALE - Nr.8702, datë 1.12.2000

I azhurnuar me Ligjin Nr. 66/2013 datën 14.2.2013.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:

Neni 1
Qëllimi i këtij ligji është:

a) disiplinimi i lëvizjes së kafshëve bujqësore nëpërmjet identifikimit individual;
b) regjistrimi i fermave blegtorale dhe pajisja e tyre me numër të veçantë regjistrimi;
c) shkëmbimi i shpejtë dhe i saktë i të dhënave për vendndodhjen e kafshëve për qëllime veterinare, zooteknike dhe statistikore;
ç) rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucionit përgjegjës shtetëror dhe pronarëve të fermave blegtorale.

Neni 2
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

"Identifikim" është vendosja e numrave dallues individualë, sipas një kodi të përcaktuar.
"Kafshë për identifikim" janë speciet e kafshëve bujqësore të gjedhit, të buajve dhe të njëthundrakëve.
"Fermë blegtorale" është njësia prodhuese që mbarështon një numër të caktuar kafshësh prodhimi dhe/ose për punë bujqësore.
"Kartelë individuale" është certifikata me të dhënat individuale, gjenealogjike dhe veterinare të kafshëve.

Neni 3
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit organizon dhe kontrollon zbatimin e programit të identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale. Përgjegjës për realizimin dhe kontrollin e këtij programi janë shërbimi zooteknik dhe shërbimi veterinar në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit.
Organet e qeverisjes vendore dhe ato të Ministrisë së Rendit Publik bashkëpunojnë me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit për plotësimin e detyrave që rrjedhin nga ky ligj, sipas rregullave që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 4
Shpenzimet për identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale mbulohen nga Buxheti i Shtetit, nga projekte dhe donatorë.
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit përcakton radhën e identifikimit
të kafshëve sipas specieve dhe shtrirjes në territor të regjistrimit të fermave.
Këshilli i Ministrave përcakton tarifat e shërbimeve për fermerët dhe autoritetin që do të mbajë Regjistrin Kombëtar të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve dhe Fermave Blegtorale.

Neni 5
Pronari i gjedhëve, buajve dhe njëthundrakëve është i detyruar të kryejë matrikullimin e kafshëve në pronësi.

Nga pronari i fermës blegtorale mbahet regjistri i lëvizjes së blegtorisë, në të cilin përfshihen gjendja, lindjet, ngordhjet, therjet, blerjet dhe shitjet.
Identifikimi i fermave blegtorale bëhet nga shërbimi zooteknik dhe shërbimi veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit në rrethe. Për çdo lëvizje të kafshëve të identifikuara njoftohet autoriteti që mban Regjistrin Kombëtar të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve dhe Fermave Blegtorale.
Lëvizja e kafshëve të identifikuara nga një pronar te tjetri, për prodhim, punë ose therje, shoqërohet me kartelën individuale që lëshohet nga ky autoritet.


Neni 6
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit përcakton me rregullore:

a) kodin e identifikimit i cili nuk duhet të kalojë 14 karaktere;
modelin e matrikullit dhe përbërjen e tij;
c) modelin e regjistrit të fermës dhe të kartelës përkatëse të kafshëve;
ç) kohën më të përshtatshme për regjistrimin e viçave të lindur;
d) rregullat e identifikimit për kafshët e importuara;
dh) numrin minimal të kafshëve për t'u quajtur fermë blegtorale;
e) mënyrën e plotësimit dhe të lëvizjes së kartelës individuale.

Neni 7
Organ kontrolli është veterinari zyrtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi “Për Shërbimin Veterinar”.”.

Neni 8
Kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:

a) Kundërshtimi për identifikimin e kafshëve dhe mosrespektimi i kohës së caktuar për matrikullimin e të lindurve.
b) Lëvizja e kafshëve për therje, pa njoftuar autoritetin kompetent.
c) Lëvizja e kafshëve të identifikuara te pronarë të tjerë pa kartelën individuale.
ç) Mospasqyrimi i lëvizjeve të njoftuara në Regjistrin Kombëtar të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve dhe Fermave Blegtorale.

Neni 9
Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji, veterinari zyrtar vendos dënimin kryesor me gjobë, në përputhje me procedurat e parashikuara në ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” si më poshtë:
a) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronjat “a”, “c” dhe “ç” jepen gjoba nga 5 000 deri në 10 000 lekë.
b) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronja “b” jepen gjoba nga 3 000 deri në 5 000 lekë.”.

Neni 10
Ndaj vendimit të veterinarit zyrtar mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin. Ekzekutimi i masës administrative bëhet në favor të Buxhetit të Shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.”.

Dispozitë kalimtare ( Nga LIGJ Nr. 66/2013. datë 14.2.2013)
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj

Neni 11
Ngarkohen Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit të nxjerrin aktet nënligjore përkatëse në zbatim të neneve 3, 4 dhe 6 të këtij ligji.

Neni 12
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R I
Skënder Gjinushi

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Mjekesia Veterinare”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest