RIPRODHIMI I QENIT

User avatar
Laura Duka
Posts: 28
Joined: 09 Jul 2015, 16:30

RIPRODHIMI I QENIT

Postby Laura Duka » 07 Dec 2016, 14:24

RIPRODHIMI

Riprodhimi është mbijetesa e species. Duhet mbajtur nën kontroll për të evituar mbipopullimin dhe bastardimin racor. Për këtë përdoren edhe metodat kontraceptive dhe sterelizimi.

Aktiviteti seksual
Puberteti ose pjekja seksuale
Te femra shfaqet me afshin e parë, që do te thotë fillimi i ciklit të parë, pjekja e vezëve për fekondim. Afshi i parë mund të shfaqet nga mosha 6 deri 24 muaj dhe pak më vonë për racat gjigande. Pjekja seksuale e mashkullit shfaqet me praninë e spermatozoideve (në moshën 6~12 muajshe). Kërkesat më të mëdha për femrën i ka në pranverë.
Cikli seksual i femrës
Është origjinal, çdo vit shfaqet me dy stina seksuale, nga një në çdo 6 mujor. Zhvillohet në katër faza:
Faza e parë: anestrus është e gjatë nga 7 javë deri në një vit. Femra nuk ka ndryshime fizike.
Faza e dytë: proestrus shfaqet me gjak në vaginë, zakonisht të quajtura afshe. Dy javë para afshit femra urinon shpesh dhe jep shënjat për të afruar meshkujt. Mesatarisht zgjat 8-13 ditë, sipas racave dhe individëve.
Faza e tretë: estrus është ajo e pranimit të mashkullit. Zgjat 3-4 dite. Gjatë kësaj fazë kullimi i gjakrave bëhet më i pakët, me pak i ngjyrosur. Vulva fryhet shumë.
Faza e katërt: metaestrus, ka apo jo bashkim seksual, organet e femrës vazhdojnë ciklin (në kundërshtim me speciet e tjera, ku zgjatin rreth 15 javë dhe neë mënyrë teë heshtur). Mjaft femra shfaqin nganjëhereë shenja anormale gati patologjike. Bëhen nervoze dhe mund të mos i binden si duhet pronarit. Në disa raste duhet trajtim mjekësor për t'i qetsuar.

Shënjat e mbarsmërisë
- Oreks i madh, apati, dashuri më teë madhe për pronarin, shtim në peshë, zmadhim i barkut, ndryshime në sjellje. 56 deri në 63 dite pas afshit (estrus) ose pas mbarsjes, femra përgatit folenë, rënkon, trishtohet. Shfaqet laktacioni por jo sistematik.
- Para lindjes qumështi nis të dalë vetiu nga thithat e gjirit.
- Shtohet dëshira për të pirë ujë.
Pa hyrë në hollësira, duhen marrë parasysh disa çrregullime patologjike që mund të ndodhin dhe duhet këshilluar me veterinerin, sidomos në këto raste:
- Vonesa e pubertit ( e pjekurisë seksuale).
- Mungesa e afsheve, gjatë me shumë se 1 viti.
- Cikle të dendur, jashtë normales.
- Afshe që kalojnë pa u vënë re (të shkurtëra e pa rrjedhje gjaku).
- Rrjedhje e zgjatur gjaku (me se 6 javë).
- Kullime jonormale.
- Mungesë pjellshmërie (shterpësi).

Në vend të këshillës. Çdo pronar do që qenushen e tij ta ketë me aktivitet seksual normal. Për këtë duhet bashkëpunuar me veterinerin, pasi ai mund të bëjë trajtimet mjeksore të nevojshme.
Në disa raste pronari nuk do që qeni i tij të pjellë e të rrisë këlyshë. Për këtë përdoren metodat kontraceptive, por gjithnjë me ndërhyrjen e specialistit. Për të ndërprerë afshet trajtimi bëhet që në fillim të tyre, gjatë fazës së proestrusit. Parandalimi i afsheve bë- het me injektim, 4-8 javë para shfaqjes së tyre, dmth 4 muaj e gjysëm para atyre të mëparshme. Mësoni se femra pjell gjatë gjithë jetes së saj, pasi nuk ka menopauzë.

Bashkimi seksual-ndërzimi
Duhet ditur mosha e qenit kur mund ai të bëjë për herë të parë "dashuri". Si do që të jetë raca, mashkulli e realizon bashkimin seksual rreth moshës 18 muajshe, ndërsa femra në moshën 12 muajshe. Që të ketë bashkim duhet që të dy sekset të kenë deshirë reciproke. Kur femra nuk do dhe pronari do ta çiftezojë, duhet ta mbajë atë të lidhur dhe me gojën të bllokuar, ndryshe mund të kafshojë. Mashkulli i ri, i mësuar të rrojë me një femër, shpesh herë refuzon femrën tjetër, gjeë që tregon besnikëri.
Për ta fekonduar femrën, (për të bërë ndërzimin), është e domosdoshme futja e ploteë e organit të mashkullit në vaginen e femrës. Sqarojmë se në anët e penisit të qenit gjinden dy gunga që fryhen shumë gjate aktit seksual dhe që pengojnë daljen e organit mashkullor nga vagina derisa nuk është eleminuar materiali biologjik. Ndërzirni zgjat nga pesë deri në dyzet e pesë minuta. Sperma përbehët nga tri fraksione, që dalin njëri pas tjetrit, i dyti bën fekondimin.

BARRA
Kohëzgjatja mesatare e barrës është 63 ditë (pas ovulimit), por meqënëse është disi e vështirë qeë të përcaktohet saktë, duhet konsideruar si fillimi i saj data e ndërzirnit. Kështu që diapazoni është 58 deri 70 ditë. Zakonisht barra konstatohet qysh nga dita e 18-të dhe shumë më lehtë midis ditës 26 dhe 31. Këtë e bën veterineri ose një njeri me përvojë. Shënjat e para janë: thumbat e gjirit zgjerohen, skuqen, gjinjtë zhvillohen rreth ditës së 35-të. Organi seksual i femrës nis të kulloje rreth ditës së 32-të, por mund të vonohet deri
në ditën e 42-të. Duhet ditur se ka edhe barrë të rreme. Në barrën e vërtetë lëvizja e këlyshëve përceptohet një javë para lindjes. Me anë të radiografisë përcaktohet dhe numri i saktë i tyre.

Shënim: Në vendet e zhvilluara edhe sherbimi veterinar është ngritur në nivelet më të larta dhe është pajisur me teknkat më të fundit, si radiografi, radioskopi, teknikat kompjuterike, dhe bëhen analiza kimike, bakteriologjike, biokimike, etj (Red.)

PJELLJA
Është momenti më i pritur, që kalon në tri faza:
-në të parën zgjerohet organi femëror, si rrjedhojë e presionit nga lëngjet e brendshme.
- në të dyten, lindin këlyshet.
- në të treten jashtëqiten rnbeshtjellet e plaçentës.
Shënjat paralajmëruese të lindjes. Nuk janë gjithmonë bindëse. Psh. oreksi mund të ruhet ose të pakesohet, kafsha mund të vjellë ose jo. Femrat që pjellin për herë të parë e formojnë kulloshtrën 24 orë para pjelljes, ndërsa ato që kanë pjellë disa herë e formojnë 1-2 javë me parë. Në përgjithësi rrjedhjet karakteristike të vaginës pushojnë disa ditë para pjelljes. Alarmante bëhet zbritja e temperaturës së rektumit (zorra e drejtë). Gjatë javëve të fundit të barrës temperatura sillet rreth C (normalja 38-38,5 gradë C). Në më të shumtën e rasteve temperatura zbret deri 36,2° C. Për këtë bëhen vrojtime dy herë në ditë.
Stadi i parë i punës gjatë pjelljes
Sjellja e kafshës ndryshon, për 6-24 orë. Femra kërkon qetësi e vend të ngrohtë. Stela e saj duhet të vendoset në vend të qetë, larg kafshëve të tjera. Mësojeni femrën t'i përshtatet këtij mjedisi.
Përmasat e stelës duhet teë jenë: një herë e gjysëm të gjatësisë dhe rreth tri herë të gjerësisë së trupit të saj. Pra duhet hapësirë në të gjitha anët për të evituar shtypjen e këlyshëve. Në dysheme shtrohen gazeta dhe shkorsa të vjetra apo kashtë e butë a bar i thatë. Në dimër temperatura në mjedisin e lindjes të jetë rreth 32° C, ndërsa në verë të ketë freski. Mund të bëhen sperkatje me ujë për të mbajtur lagështinë relative teë ajrit rreth 55-65%.
Shënjat e para teë fillimit të pjelljes.
Femra shqetësohet, dihat, fërgëllon, rregullon folenë e saj. Me pas organi gjenital zgjerohet, dalin ujrat e brendshme.
Stadi i dytë i punës
Filion kur qafa e mitreës zgjerohet, del koka e këlyshit të parë e pastaj dalin radhazi të tjerët, Femra gjatë lindjes shton gradualisht shtërzimet dhe ngreh bishtin për të nxjerrë këlyshin.
Këlyshi i parë lind pas disa minutash deri në një ore pas tkurrjeve të para të barkut. Deri në dy orët e para nuk duhet shqetësuar, përkundrazi, pas 6 orëve nga fillimi i shtërzimeve këlyshet rrezikojnë të shkëputen nga placenta e duke mos dalë jashtë mund të ngordhin nga asfiksia. Këlyshet lindin me intervale që zgjasin 5 minuta deri 3 orë. Intervali mesatar midis lindjes së dy kelysheve sillet nga 10 deri 60 minuta. Në asnjë rast të mos kaloje në rreth 4 oreë. Kohëzgjatja totale e një pjelljeje sillet rreth 12 orë, por në femrat që pjellin për
herë të parë mundet të zgjasë deri në 24-36 orë.
Stadi i tretë i punës
Është ai i jashtëqities së mbështiellieve placentare. Këlyshët janë të mbështjelleë nga cipat e lindjes që çahen vetiu nga lëvizjet e tyre. Nëna iu keëput kordonin umbelikal (kërthizen), i lëpin fort mirë këlyshet e porsalindur për t'i pastruar dhe për t'iu lehtësuar frymëmarrjen.
Me të lindur, instiktivisht ata drejtohen drejt gjirit peër të pirë kulloshtren. Gjatë pjelljes duhet kontrolluar numri i placentave (aq sa janë këlyshet) dhe të mënjanohet ngrënia e tyre nga nëna, sidomos kur placentat janë në numër të madh. Placenta e fundit nxirret jo më vonë se 12 orë pas lindjes së fundit.
Me të pjelleë, femra kërkon të pijë ujë e të flerë. Temperatura e trupit fillon e rritet deri në rreth 39,2° C, duke qëndruar në këteë nivel për 2-3 ditë.
Incidente dhe probleme
Për raste të veçanta, në lindjet e vështira duhet ndihma e veterinerit. Probleme që shqetësojnë janë:
- kohëzgjatja e barrës mbi 70 ditë;
- mungesa e tkurrjeve për gjatë 24 orëve:
- rrjedhje jonormale nga mitra;
- tejlodhja e nënës;
- tkurrjet e forta e të zgjatura mbi 30 minuta midis intervaleve të lindjes;
- afati mbi 4 orë midis dy lindjeve;
- këlyshi i ngelur pezull, në këtë rast tërhiqeni me kujdes duke e kapur nga trupi (kurrë nga këmbët ose koka).
Në këto raste, nëse nuk ndërhyhet me kompetencë mund të ndodhin incidente, si moslindje, ngordhja e këlysheve për mungesë oksigjeni, etj. Për të nxitur tkurrjet ka barna të posaçme. Në rastet e rënda aplikohet lindja cezariene, me operim.

KËLYSHET DHE KUJDESI PËR TA
Tek ta, nevrozët janë më të shpeshtë kur nëna e tyre ka qënë e shqetësuar gjatë barrës. Kjo dukuri mund të jenë rrjedhoje e çrregullimeve organike e psiqike gjatë periudhës se mbarsmërisë.
Të pastruar nga mbeshtjelljet dhe kordoni i kërthizës këlyshet mundohen të bëjnë hapat e para, por të pasigurtë, sepse lindin të verbër e të shurdhër. Ata grumbullohen rreth barkut të nënës për t'u ngrohur dhe instiktivisht turren pas gjinjve për të pirë kulloshtrën.
Kjo i imunizon për shumë javë ndaj sëmundjeve më kryesore. Këlyshet sulmojneë më tepër thumbat e pjesës së prapme, pasi ata janë më të pasur në qumësht, por pa u përleshur mes tyre, siç bëjnë kotelet e maces. Në fillim dheënia e gjirit zgjat rreth 10% të kohës ditore. Pjesa tjeter harxhohet për gjumë e dremitje. Gjatë tri javëve të para, këlysheve iu mjafton sasia e qumështit të nënës. Mungesa ndjehet kur laktacioni është i dobët ose kur numri i këlyshëve është i madh. Në këto raste bëhet mëmëzimi artificial.
Gjatë tri javeëve të para, për të vegjëlit duhet kujdesur shumë, sepse mund të marrin të ftohtë, sidomos kur mjedisi ka lagështi dhe temperatura bie nën 270C.
Këlyshi i shëndetshëm e ka qimen të ngrohtë e të lëmuar, lëviz me gjalleri, ka oreks. Përkundrazi, këlyshi i sëmurë sulmon me pak gjirin, është nervoz, frymëmarrjen e ka më të shpejteë Temperatura e trupit i zbret deri ne 36° C dhe trupi mund t'i dridhet. Në këtë rast këlyshi duhet të vendoset në një vend të përshtatshëm, ku t'i rritet gradualisht temperatura e mjedisit. Gjateë lindjes temperatura më e përshtatshme është 270C, ndërsa më pas, në fund të javës së katërt, mund të jetë 20-22° C. Për këlyshët jetimë, që nuk kanë pirë kulloshtër, duhen krijuar kushte optimale për ngrohtësi, deri në javën e gjashtë dhe të vaksinohen për t'iu rritur qëndrueshmërinë ndaj sëmundjeve. Sytë iu hapen midis ditëve të 10-14-të. Tashmë përveç qumështit iu duhet dhënë edhe ushqim tjetër. Dalëngadalë ata përgatiten për zvjerdhjen (këputjen nga nëna) që duhet bërë rreth javëve të 6-8-të. Ushqimi konsiston kryesisht në supë të hollë 3-4 herë në ditë, duke e trashur atë dalëngadalë
Zhvillimi i mirë i këlyshit, Gjatë 2-3 javëve të para, këlyshi shoqërohet me motrat e vëllezërit e tij dhe ecën sipas erës (akoma është i verbër dhe i shurdhër). Dy javë pas lindjes u hapen sytë. Pas javës së tretë lehjet bëhen më të qarta e më të forta. Kontaktet me nënen rrallohen pas javës tretë. Ai bëhet më i pavarur. Në javën e katërt këlyshet njihen mirë me njëri-tjetrin, atyre iu përparon memorja, mësohen të bëjnë jashtëqitjet në vende që i zgjedhin vetë ose që ua mësojnë.
Nga pikëpamja e zhvillimit nervor thuhet se një këlysh 5 javor ka po atë nivel të një foshnjeje dyvjeçare. Transformimet psiqike ndodhin në moshën 6 javore. Ai tashmë i ndjen rreziqet dhe mundohet t'i shmang ato. Më vonë, në moshën 3 mujore, këlyshi sheh, degjon dhe ecën më mirë, dallon miqtë dhe armiqtë, i largohet shoqërisë së padëshirueshme e të panjohur. Duhet ditur se një qen që nuk ka patur kontakte me njerëzit, deri në moshën 14 javore, zor se mund të shoqërohet, Ai ngelet i egër e i paafrueshëm. Shoqërizirni me njeriun bëhet më mirë gjatë moshës 5 deri 7 javëshe,

STERILIZIMI: PRO APO KUNDRA?
Në disa vende është i zakonshëm, por duhen parë dhe rrethanat. A zhduket aktiviteti seksual pas sterilizimit kirurgjikal? Tek femra heqja e plotë e vezoreve e ndërpret ciklin e ri seksual. Kur kjo bëhet në fillim të afshit, përndryshe ndodh pseudobarra. Në fakt operacioni është më mirë të kryhet rreth 4-5 muajve pas afshit të fundit. Te mashkulli kastrimi bëhet sidomos te ata që paraqitin pa pubertet, të virgjër.
Po a ekzistojnë rreziqe kirurgjikale? Te femra, kur ndërhyrja bëhet e rregullt, komplikacionet janë minimale. Në femrat e moshuara ka rrezik për komplikacione (diabet, pasoja në zemër, mosmpiksje të gjakut, etj). Te mashkulli kastrimi nuk paraqet ndonjë rrezik kur operacioni kryhet sipas rregullave teknike. Operacionet e mësipërme te femra ndikojnë në rritjen e pesheës deri 40 %, ndaj asaj i ulet rreth 20% racioni ushqimor. Te meshkujt rritja e peshës pothuajse nuk ndodh.
A sjell pasoja të mira shëndetësore ky operacion? Sipas të dhënave del se në krahasim me femrat e kastruara ato të pa operuara mund të preken nga kanceri i gjirit 3 deri 7 herë më shumë
Piometria (qelbëzirni i mitrës) është një infeksion i rëndë i uterusit. Ndodh më tepër në femrat mbi gjashtë vjet. Në këtë rast heqja e ovareve me operacion e lehtëson apo edhe e shmang këtë infeksion.

Kastrimi bëhet i domosdoshëm edhe te meshkujt e rritur, në rastet kur ata vuajnë nga tumoret e testikulave. Po kështu duhet praktikur edhe për meshkujt kriptorkid, me testikula të pazbritura.
Ka raste kur disa femra të operuara (4%) vuajnë nga mospërmbajtia e urinës, sidomos gjatë gjumit. Kjo ndodh rrallë te meshkujt e kastruar.
Lind pyetja në ç'moshë duhet bërë ky operacion? Nuk mund të caktohet me saktësi, por shumë mjekë veterinerë e këshillojnë atë gjatë moshës 6-12 muajshe.

RREGULLIMI I LINDJEVE
Në vendet e Evropës Perëndimore rregullimi i lindjeve bëhet sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare për Qentë. Për këtë mbahen regjistra të posaçme, ku përcaktohen të drejtat e detyrimet reciproke të pronarëve dhe të qendrave që ruajnë të dhënat e etalioneve racore. Ka një sërë shënimesh gjenealogjike, dokumente e rregulla të përcaktuara. Sidoqoftë dukumente me të dhëna zooteknike e racore mbahen nga çdo pronar apo ekonomi që prodhon e tregton qen të zgjedhur race.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Qeni”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest