. EMERTIMI I INVESTIMIT - OBJEKTI: (Fabrike per prodhimin e djathit…..)
. EMRI DHE ADRESA E INVESTITORIT PER INFORMACIONIN.
. ÇFARE PERFAQESON INVESTIMI – KARAKTERISTIKAT
Rezyme e shkurte; Investimi ne rastin konkret eshte Ngritja e repartit te ri per prodhimin e djatherave deri 6000 Ton ne vit dhe perpunim qumeshti 100 Ton/dite.
Parashikohet te shtrihet ne Jug-lindje te objektit ekzistues duke permiresuar teknologjine ne pershtatje me kerkesat e BE dhe per te bere te mundur qe prodhimet tona t`i pergjigjen standarteve Europiane duhet patjeter te behen investime sidomos ne makineri – pajisje, rinovimi i ekzistueseve, rritja e kontrollit te lendeve te para, gjate prodhimit, rritja e cilesise se ujit te pijshem si dhe rritja e efektivitetit te energjise.
Sipas prognozes, prodhimi boteror i qumeshtit eshte ne rritje te vazhdueshme nga viti 1998 prodhimi i qumeshtit eshte rritur mbi 10 miljon Ton çdo vit dhe vetem 7% e prodhimit boterore perdoret per prodhim, qe duke u krahasuar me qumeshtin e lenget mund te ruhen per kohe me te gjate si; qumeshti pluhur, djatherat etj. Deri ne kete moment nuk ka ndonje kufizim te tregetimit te qumeshtit ne gjendje te ndryshme Leng apo Pluhur, si dhe ne produkte te tjere ne vendet anetare te BE, por konsumimi i djatherave, parashikohet te jete faktori baze – levizes me nji rritje vjetore = 771000 Ton, parashikohet rritje e konsumimit te djatherave shume shpejt sidomos ne vendet e reja anetare; + 35% ndersa ne 15 vendet anetare deri tani rritja do te jete; +5%.
Ne kete investim parashikohet zevendesim i kuadrit teknik me specialiste me te afte se ekzistuesit, kjo do te behet gradualisht por eshte e domosdoshme me qellimin e vetem qe djatherat tone mbi 80% te eksportohen ne vendet anetare te BE por edhe me tej.
. Lidhur me ndertime te reja ne afersi te objektit tone, eshte e konfirmuar se nuk ka ndonje plan konkret.
. Ka dalje te shkelqyer ne rrjetin rrugore, verimi ne ambjentin rrethues eshte minimal.
. Vend-ndodhja e sheshit qe perfshine edhe siperfaqen e domosdoshme qe duhet gjate punimeve te ndertimit. Shenohet se ku ndodhet objekti . . . . .
Levizja e automjeteve, parkingu parashikohen sipas normativave, zyrat jane ne kendin veri-lindore te ndermarrjes.. Furnizimi me ambalazh dhe ekspedicioni kryhen ne pjesen lindore te objektit, zona per pranimin e qumeshtit eshte ne hyrjen kryesore te objektit, ne pjesen veri-prendimore te nderteses jane; stacioni elektrik, kaldaja. Jepet edhe ndertimi i godines se zyrave me ambjentet perkatese.
Do te projektohet godina per repartin e prodhimit te djatherave, depot e stazhionimit, dhoma frigoriferike, platforma per ekspedicionin e produktit, depot e ambalazhit, etj. te gjitha ambjentet jane ne kuoten e lartesise +7.00m, koridori eshte ne lartesi +5.00m etj te dhena per ndertimin. . . . .
Do te kete kanalizim me terheqje te rregullt te ujrave te shiut nga çatia, parashikohet impjant ftohje me Amonjak, me kapacitet me te madh se nevojat totale per ftohje, per ventilimin e ambjenteve te prodhimit sherbejne ventilatoret me ftohje, si dhe te gjitha pajisjet e impjantit te ftohjes. Furnizimi me ajer te komprimuar realizohet me anen e kompresorit 10 atm. Per furnizimin me energji elektrike ka edhe linjen rezerve nga gjeneratori.
Baza prodhuese eshte parashikuar te punoje me nji turn dhe 5 dite ne jave eshte me regjim te nderprere
FUNKSIONIMI:
. Qumeshti qe vjen ne fabrike per perpunim duhet t`i pergjigjet te gjitha kerkesave te qumeshtit te lopes te fresket (pa perpunuar), komfort Rregullores 853/2004/EC. I nenshtrohet kontrollit te rrepte per freskine, aciditetin nen 18 0 T, pa shtese uji, pa konservante, dhe substanca frenuese, po te jete e nevojshme behet filtrimi, pastaj kalon ne pasterizim ne temperature 62 – 65 Grade C per 20 min. . . . . . vazhdon procesi i prodhimit te djathit.
Per te kryer procedure e perpunimit te qumeshtit dhe prodhimin e djathit te bardhe me shellire duhen pajisjet dhe makinerite perkatese:
Linja per pranimin e qumeshtit, ftohesat, rezervuare me mure te dyfishta per depozitimin e qumeshtit, linja e pasterizim – skremim - standartizim qumeshti – separator per skremimin, baktofuga, homogjenizator,dhe pajisjet e ultrafiltrimit, rezervuare me termoizolim per ruajtjen e qumeshtit te pasterizuar, pompa inoksidabel per qumeshtin, pajisja per pergatitjen e djathit, pajisje per kullimin dhe dozimin e djathit ne kallep, presa per presimin e djathit, linja per pastrimin e kallepeve, linja per kriposjen e djathit, dhoma – depo per stazhionimin e djathit, linja per pastrimin e djathit, makina e paketimit ne vakum, dhoma frigoriferike per ruajtjen djathit si dhe pajisjet per pastrimin dhe larjen.
Çdo parti djathi shoqerohet me dokumentin perkates ku shenohen perberja dhe treguesit e tjere te djathit.
. Mbeturinat . Qe pritet te gjenerohen gjate ndertimit, llojet, sasia dhe menyra e trajtimit te tyre; do te veprohet sipas Urdhereses Nr.2/23.07.2014 nje pjese e tyre mund te riperdoren. Pritet sasi minimale te mbeturinave nga perpunimi i qumeshtit, nuk do te kete formim gazrash dhe pluhura, lende kimike, zhurme, vetem nga levizja e automjeteve te tranasportit (80 – 87 dB), autocisterna (80 – 85 dB ) ne oborrin e objektit automjetet levizin me shpejtesi rreth 10 km/ore.
Niveli i Zhurmes ne (dB)
ZONA Diten Darke Naten
Per zonat e banuara 55 50 45
Per zonat industriale 70 70 70
Ujrat teknologjike dergohen ne kolektorin kryesore, eshte parashikuar edhe nji stacion per pastrimin e tyre.
2 A DUHET TË PERGATISIM INXHINJERE – TEKNOLOGE PER INDUSTRINE E QUMESHTIT NË VENDIN TONE. ????
Disa vite më pare se bashku me miqet e mi udhetoja me makine Volsvagen në bregdetin e bukur të nje vendi ne Europen Lindore, papritmas makina psoi difekt, drejtuesi i makines mbas shume mundimesh e riparoi difektin dhe ashtu i lodhur e disi i paknaqur na pyeti te gjitheve me rradhe se çfare zanati kishim, midis nesh ishte edhe miku i yne nga Gjermania i cili tha se punoj ne Uzinen e Volsvagenit, shoferi i habitur i tha se; si ka mundesi qe nuk e rregulloi ai difektin! Miku i yne u pergjegj se un merrem vetem me anen elektrike. Kjo perkthehet keshtu:
Vendet e zhvilluara pergatisin kuadro te larte me profil te ngushte dhe jo te pergjitheshem ndersa ne në Lindje vazhdojme t`i bejme te gjitha. Lidhur me pergatitjen e inxhinjereve per Industrine e Qumeshtit kuptohet se duhet Katedra perkatese prane nje Universiteti, ka disa dekada qe jane bere perpjekje per ngritjen e kesaje Katedre por ne fund asnje here nuk i eshte dhene zgjidhje me justifikimet nga me te ndryshme duke filluar qe nga shqetesimi se me specialitet te ngushte nuk do te kene mundesi te punesohen sepse ka pak vende pune! Ndersa kur jane te pergjitheshem mundesia e punesimit eshte më e madhe e keshtu justifikime te tjera dhe asnjehere nuk ka gjetur zgjidhje ne nje kohe kur bota ka hapur fakultet te veçante edhe per pergatitjen e inxhinjereve mekanike per Industrine e Qumeshtit.!!!!!
Un jam deshmitar gjate kohes kur punoja si K/Inxhinjer ne qumeshtin e Tiranes per veshtiresite qe ndeshnin kimistet ne prodhim, mbaj ne mend momente të sikleteshme sepse ishin teper inferior nga ana teknike ndaj teknologeve me shkolle profesionale te qumeshtit sepse njohurite qe merrnin ne fakultet ishin te pamjaftueshme dhe jam i sigurte se edhe sot eshte e njejta gjendje. Un mendoj se duhet te vleresohet pervoja e disa vendeve qe kane afer nje shekull që pergatsin kudro me specialitete te ngushte dhe te mos harrojme se ky specialitet perfshine perveç teknologjise edhe njohuri te tjera lidhur me pajisjet – makinerite dhe linjat bashkekohore të qumeshtit, njohuri per mikrobiologjine qe pa to as nuk mund te mendohet ky sektor, perfshihen edhe analizatoret çudiberes qe percaktojne shpejt dhe sakte te gjithe treguesit fiziko-kimike dhe bakterial, PROBIOTIKET pothuajse te panjohur ne vendin tone dhe ne qofte se keto njohuri nuk merren ne fakultet nuk kane se çfare t`i japin sektorit te perpunimit te qumeshtit.
Çfare duhet te dije dhe te beje inxhinjeri – teknolog i Industrise se Qumeshtit :
. Te kete pergatitje profesionale – fundamentale, të zotroje metodat teknologjike dhe proceset, te kete njohurite dhe aftesite e duhura per organizimin dhe drejtimin teknik te veprimtarise se ndermarrjes, apo firmes.
. Ben planifikimin, organizimin, persosjen dhe kontrollin e proceseve teknologjike.
. Kontrollon dhe e destinon lenden e pare (qumeshtin) nepermjet kontrollit organoleptik, fiziko-kimik dhe bakterial.
. Te rregulloje dhe te permiresoje vazhdimisht parametrat teknologjike dhe te punes.
. Dihet nga te gjithe, un kete e kam nga praktika personale se per te projektuar nje fabrike per perpunimin e qumeshtit apo linje qumeshti duhet grup specialistesh ku ne qender te ketij grupi eshte teknologu, per çdo problem atij i drejtohen dhe per kete duhet te kete pergatitje te gjitheaneshme.
. Pa nderprerje te persose njohurite duke rritur kualifikimin.
Te gjithe e dijme se shqiptaret jashte kufijve te Shqiperise, e mirepresin ngritjen e nje Katedre te tille, un kete e shoh nepermjet komunikimit me studentet e teknologjise ushqimore.
Un personalisht kam gjyse shekulli qe luftoj per nje Kateder te tille sepse jam i bindur që duke hartuar plane dhe programe mesimore ku te perfshihen njohurite e nevojshme qe nga teknologjite tradicionale dhe deri te bashkëkohore me laboratoret e domosdoshem per kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe bakteriale me qendren e prodhimit ku studentet te prodhojne vete me duarte e tyre ashtu siç kemi mesuar ne, zberthimin e linjes pasterizim – skremim une per here te pare e kam pa nga duarte e Profesorit tim te nderuar. Pa asnje dyshim do te pergatisim specialistet qe sot i mungojne ketij
sektori kryesore te Industrise ushqimore dhe t`u jepet fund skenave ku i ashtuquajturi teknolog nuk njeh pasterizatorin dhe pyet puntorin e kualifikuar se ku hyn qumeshti dhe ku kalon avulli!!
Keta inxhinjere teknologe tashma do te jene te afte dhe do te jene ata qe do te komunikojne edhe me specialistet e huaj te cilet sot po na mesojne si behet mjelja, apo si prodhohet kosi, djathi i bardhe me shellire apo kaçkavalli kur dihet se keta produkte kane lindur ne Rajonin tone dhe mjeshtrat tane dikur prodhonin djathera per eksport. Ka shumë pune per t`u bere ne kete sektor, jemi te vetmit ne Europe qe nuk kemi nje laborator – Institucion studimore per Qumeshtin kur vendet e tjera kane mbi 2 – 3 institucione te tille. Eshte e vertete se kemi linja dhe fabrika qumeshti me teknologji bashkekohore, ky eshte hap i rendesishem ne kete sektor dhe duhet vleresuar por un mendoj se ketij niveli nuk i pergjigjet niveli i atyre qe punojne aty dhe jo vetem per fajin e tyre. Ka ardhe koha te organizohet pergatitja e teknologeve per industrine e qumeshtit, jam i sigurte se do te behet pyetja: A do te lidhet edhe me nje dege tjeter te afert dhe cila eshte ajo?
Ka mbi 50 vjet qe ne vendet e BE, Katedra e Qumeshtit ka qene e lidhur here me specialitetin e perpunimit te mishit dhe here me “Tekniken e dhe Teknologjine e Ftohjes” Un ka vite qe ruaj te njejtin mendim se kjo Kateder duhet te perfshije njohuri per Tekniken dhe Teknologjine e Ftohjes per argumentin e forte se qumeshti sapo del nga gjiri, gjate perpunimit dhe pergatitjes se produkteve, stazhionimit dhe ruajtjes se tyre eshte i lidhur domosdoshmerisht me procesin e ftohjes ndersa me perpunimin e mishit nuk ka asnje lidhje e vetmja ane pozitive eshte se keta teknologe mund te punesohen edhe ne kombinatin e mishit, ne situaten e sotme edhe problemi i punesimit eshte disi më i lehtesuar sepse ka nje numer te madh fabrika qumeshti – linja te mekanizuara dhe qendra te tjera te perpunimit te qumeshtit dhe jo vetem ne Shqiperi por kudo ku flitet shqip.
Ne qofte se nje dite keto mendime do te vleresohen dhe do te miratohen nga ata qe e kane ne dore per t`a zgjidhur, mbetet te fillohet nga puna per organizimin e Katedres duke krijuar nje grup pune me specialist te afte dhe me pervoje te gjate POR qe nuk kane konflikt interesi, do te ndihmonte edhe pervoja e Universiteteve te vendeve te tjere e sidomos e vendeve ne Rajonin tone, le te merremi me produktet tona tradicionale sepse do te jemi te gjithe te knaqur.
Un jam i gateshem te ndihmoj se pari per hartimin e planeve dhe programeve mesimore me tema dhe njohuri qe do te sigurojne cilesine e ketij fakulteti, se dyti lidhur me literature teknike ne fakt eshte e bollshme ne gjuhe te huaj por un do te perpiqem te jap kontributin tim qe studentet te gjitha keto njohuri do t`i gjejne ne shqip.
Ne qofte se do te vije ajo dite per hartimin e paneve dhe programeve mesimore, perveç lendeve te pergjitheshme kam mendimin se ne dy vitet e fundit jane te domosdoshme lendet e specialitetit dhe konkretisht:
VITI I III-te
L E N D A ORE
. MIKROBIOLOGJIA E PERGJITHESHME. . . . . . . 90
. TEKNOLOGJIA E QUMESHTIT DHE PRIBIOTIKET (PRODUKTE ACIDO LAKTIKE) . . . . . 90
. TEKNOLOGJIA E GJALPIT DHE KONSERVAT E QUMESHTIT. . . . . . . . 60
. BAZAT TEORIKE PER PRODHIMIN E DJATHIT. . . . . . . . . . 60
. TEKNOLOGJIA SPECIALE E DJATHERAVE. . . . . . . . . . . . 75
VITI I IV
. PAJISJET – MAKINERITE DHE LINJAT TEKNOLOGJIKE NE INDUSTRINE E QUMESHTIT . . . 120
. MIKROBIOLOGJIA E QUMESHTIT DHE PRODUKTEVE TE QUMESHTIT. . . . . . . . 90
. TEKNIKA DHE TEKNOLOGJIA E FTOHJES. . . . . . . . . . 90
. ANALIZAT FIZIKO – KIMIKE DHE BAKTERIALE. . . . . . . . 120
. PRAKTIKE PER PUNE – DIPLOME . . . . . . . . .200
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
PS!
E mirepres çdo mendim tuajin sepse do t` sherbeje persosjes.
3 NGRITJA E QENDRES SE PERPUNIMIT TE QUMESHTIT
Ne qe jemi marra gjithe jeten me kete zanat shpesh here na jane kerkuar per t`i dhene zgjidhje edhe problemeve qe kane te bejne me PROJEKTIMET, zgjerim kapaciteti, vendosje linja te reja apo mekanizim dhe automatizim i ekzistueseve kjo perseri do te ndodhe ne grupin e projektimit gjithmone eshte Teknologu i cili do t`i pergjigjet shume pyetjeve te kolegeve dhe do tu jape zgjidhje, per kete qellim do te perpiqem te tramnsmetoj ate çfare duhet te dije Inxhinjeri teknollog.
Në bazë të nenit ?, paragrafi ? të Dekretit mbi kushtet dhe procedurat për vlerësimin e Ndikimit në Mjedis:
„ZGJERIMI I NDERMARRJES EKZISTUESE – NGRITJA E REPARTIT TE RI PER PERPUNIMIN E QUMESHTIT Ne Pronen Nr. sipas Kadastres… ne qytetin …..
. 1.Përmbledhje e propozimit të investuesit: Investimi synon të ndërtojë një repart te ri për përpunimin equmësht, në këtë fazë treguesit sasiore nuk ndryshojne, karakterizohen me perpunimin e 100 Ton qumesht ne dite ndersa prodhimi vjetor i djattherave te forte eshte 6000 Ton/vit
Kontakti me Investitorine Tel…. Cel…… Email: ……
.2. TE DHENAT PER INVESTIMIN E PROPOZUAR.
. Investimi i propozuar synon: : Investimi synon të ndërtojë një repart te ri për përpunimin equmësht, në këtë fazë treguesit sasiore nuk ndryshojne, karakterizohen me perpunimin e 100 Ton qumesht ne dite ndersa prodhimi vjetor i djattherave te forte eshte 6000 Ton/vit
Parashikohen te ndertohen shtesa në jug dhe në lindje të ndërtesës industriale ekzistuese dhe të zgjidhet prodhimi i djatherave sipas kerkesave bashkëkohore të intensifikimit dhe rritjes se efikasitetit në sektorin e qumështit, standartet per higjenen ne prodhim, cilesine, ruajtjen dhe paraqitjen e produkteve ne treg, nepermjet persosjes se teknologjise dhe zhvillimit strukturor kerkohet te arrihen standartet e larta ne prodhim, treguese te rij, dhe më te mire per cilesine, paketimin dhe menyres me te mire te daljes ne treg, parashikohet teknologjia me e re, inovacionet e reja teknologjike dhe shkalla e automatizimit arrijne te reduktojne dukeshem punen e rende te krahut, treguesit e tanishem jane per kushtet ekzistuese por parashikohen duke pase parasyshe tendencat ne rritje te kerkesave ne vitet e ardheshme.
Dëshmi për nevojën e ketij projekti jane nje sere faktore; por sidomos perpunimi i qumeshtit ne vendin tone vuan per efikasitetin si dhe problemet strukturore ne bujqesi dhe blegtori prandaj nevojat per investime te reja dhe me nivel te larte teknik jane te domosdoshme per t`i rezistuar presionit dhe konkurrences se zgjeruar te Bashkimit Europian.
. Për t'iu përgjigjur standardeve te kohes, janë të nevojsheme Investime te reja ku perfshihen masa dhe pajisje per kontrollin e cilësisë se lendes se pare dhe të sigurisë se produkteve qe dalin nga fabrika, per pastrimin e ujit te pijshem dhe për të rritur efikasitetin e energjisë elektrike. Prodhimi global i qumeshtit ne rang boterore eshte i qendrueshem që nga viti 1998, prodhimi i qumështit eshte rritur jo më pak se 10 milion
ton në vit dhe aktualisht nuk ka kufizime ne shitjen e qumeshtit si ne gjendje te lenget ashtu edhe qumeshti pluhur si dhe produktet e tjera te qumeshtit ne vendet anetare te BE, por konsumi i djatherave pritet te jete edhe ne te ardhmen faktori baze me nji rritje vjetore deri 771 000 Ton, Parashikohet te rritet konsumi i djatherave sidomos ne vendet e reja anetare deri ne masen +35 %, kurse ne vendet anetare do te rritet (+5 %),
. Lidhja me objektet të tjera ekzistuese dhe a ka plan te miratuar ne kete zone ? eshte verifikuar se nuk ekziston nje plan per aktivitet tjeter dhe ska kush e kundershton projektin tone.
. Informacione të hollësishme rreth alternativave të konsideruara.
Duke pasur parasysh pronësinë tonë mbi pronën, madhësinë e saj, dhe baza teknike si dhe infrastrukturës, rrjeti rrugor, kontakti i shkëlqyer me rrugën kryesore nga rrjeti rrugor rajonal, ndikimet minimale në mjedis dhe më shumë. Investimi ynë eshte alternative e veteme dhe e shkelqyer, duke u mbeshtete ne pronesine e prones siperfaqen e truallit, bazen materjalo – teknike aktuale dhe infrastrukturen, asnjë alternative tjetër me te përshtatshëme ska në kete zonë.
. Vend-ndodhja, siperfaqeja per aktivitete te perkoheshme gjate ndertimt, te Objektit te perpunimit te qumeshtit eshte ne Pronen……… ne harten kadastrale te qytetit……. Ne territorin e veçante te “ Zona Industriale” kufizpohet ne Lindje me…. Ne Jug me…… Prona eshte ne Pronesi te ……….
Sheshi eshte shfrytezuar ne te kaluaren kurse sheshi i lire eshte i gjithe i betonuar me perjashtim te zones se gjelbruar ne pjesen jugore dhe do te sherbeje gjate ndertimit.
Ndertesa ekzistuese … X M2 ploteson keto kushte:
. Dendesia - 15.50%
. Kint - 0.12
. Lartesia e kuotes deri 15.00 m
. Per Gjelberimi minimum 20%
. Sistemim – Per veprimateri prodhuese dhe depo. Ka vend per parkim automjetesh, nuk do te kete nevoje per ujesjelles te ri, kanalizi,e dhe furnizim te ri me energji elektrike.
Jane parashikuar te ndertohen shtesa ne jug dhe ne lindje te nderteses industrial ekzistuese.
Ndërtesa e zyrave, gardh portal me ndërtesën e parë të prodhimitdepo qëndrore, trajtimit të elementeve të infrastrukturës bimore, Zgjidhja e situatës përfshin një strukturë të unifikuar bllok të ndërtesës i orientuar paralel me kufirin verior dhe jugor nga fazat qe zhvillohet në jug.Në anën lindore, paralel me rrugën kryesore ndodhet parkimi për punonjesit, për të hyrë në parking behet kontrolli, hyrja kryesore e automjeteve dhe atyre me ngarkese, kryhet në anën veriore nëpërmjet një hyrje të kontrolluar me rojet e sigurisë. Ndërtesa është projektuar te kete personel për ditën dhe natën dhe të kontrolloje si automjete edhe qasjen e këmbësorëve në ndërmarrje.
Ndërtesa e zyrave është e vendosur në këndin verilindor të ndërmarrjes, ndërtesa prodhimit është e vendosur në jug prapa administratives, e cila ka kontaktuar me anë të lidhjeve të nxehtë fugë, përbëhet nga tre sektorë kryesorë – Pranimi i qumeshtit, perpunimi, dhe ambjenti i magazinimit. Ne katin e pare te ndertese, jane banjot – garderobat etj. lart jane zyrat e administrates.
Në këtë fazë, do të projektohen dhe do të ndërtohen:
. Fabrikë të re për prodhimin e djathit.
. Shtese depo per stazhionimin ruajtje e prodhimit.
. Dhoma paketimi.
. Rampe te reja ekspedicioni
. Forcimi i nenstacionit te energjise elektrike per shtesen e prodhimit
Të gjitha dhomat kanë një lartësi tavani prej 7.00 metra instaluar nën çatinë e ndërtimit. Korridori do të ketë një lartësi tavan prej 5.00 metra,
nEshte parashikuar dërtimi i qendrës frigoriferike qe punon me amonjak pajisur me një kapacitet ftohës të mjaftueshëm për të gjithë ndërmarrjen, eshte llogaritur energjia elektrike per ftohjen sipas bilancit; Ekzistuesi 780 kW dhe shtesa 410 kW gjithesejt 1190 kW per te siguruar ftohjen ne dhomat frigoriferike + 4 0 C, per ket llogariten te gjitha pajisjet e ftohjes.
Ruhet e gjithe struktura organizative industrial do te kryhen aktivitete kryesore dhe ndihmese – Kontrolli i lendes se pare (qumesht lope), cilesia e produkteve, magazinimi dhe ruajtja.
Furnizimi me energji elektrike për të gjithë konsumatorët në objektin shtese do të bëhet nga panelet tensionit nënstacion TP 2x800 kV, si dhe shpërndarësve perkates. Furnizimi me energji elektrike do të jetë kete edhe bvariantin rezerve rezervuar qe siguron një burim të dytë të energjisë - diesel elektroagregat. ai ploteson nevojat kur mungon energjia elektrike nga rrjeti. Ndërrimi i burimit të furnizimit me energji elektrike do të jetë me panel automatikisht.
Do te shtohen keto veprimtari ndihmese:
. Kontrolli I lendes se pare (qumeshti i lopes ), vleresimi i prodhimeve te gatesheme, depozitimi dhe ruajtja e prodhimeve te gateshme me parimin : “ Të paret ne hyrje te paret ne dalje”, Eshte pranuar ky organizim i struktures se prodhimit:
. Ambjentet e prodhimit
. Depo per stazhionimin e djathit
. Dhome frigoriferike per produktin e gateshem.
Repartet jane vendosur ne pershtatje me ndertesen duke ruajtur kerkesat per nji shfrytezim sa me racional dhe lidhje komunikimi midis reparteve sa me optimale, lartesia ndriçuese ne repartet e prodhimit esht 5 m, ndriçimi ne reparrtin e prodhimit qe shtohet behet natyral nga jashte nepermjet dritareve, por ka edhe shtese ndriçimi – artificial me qellim qe te arrihet norma perkatese nme kete repart, dritaret jane te tilla qe happen dhe mbyllen me qellim qe te sigurohet ajr i paster dhe temperature e nevojshme. Midis reparteve jane krijuar lidhje te nevojshme – funksionale, qe menjanojne nderprerjen e procesit.
Baza prodhuese eshte parashikuar ne kushte normale eshte parashikuar te punoje me turne 8 ore, dhe 5 dite pune ne jave.
Qumeshti qe furnizon fabriken i pergjigjet kerkesave sipas Rregullave te vendosura nga BE 853/2004/ЕС dhe vjen nga qendrat e grumbullimit mbasi i eshte nenshtruar kontrollit rigoroz per cilesine e qumeshtit te lopes, te jete nga kafeshe-qumeshtedhenese te shendosha, i fresket, me aciditet deri 18 0 T, pa shtese uji, pa konservante, lende alkalike apo inhibitore aq sa vetem kur eshtye e domosdoshme do t`I nenshtrohet FILTRIMIT ose kalohet ne seperatorin pastrues, behet pasterizimi ne 62 – 65 0 C, i hidhen kulturat bakteriale, behet mpiksja duke hedhur ne qumesht Klorurin e Kalciumit dhe majan. Vazhdon procesi teknologjik me operacinet ; pritet masa e mpiksur ne kuadrate etj… ndahet hirra e cila grumbullohet ne ene metalike inoksidabel, pastaj masa e djathit mbli- dhet ne bllok – formohet – presohet – kriposet eshte parashikuar edhe kriposje e thate, ambalazhohet dhe kalon ne depon e stazhionimit’
. Stazhionimi (maturimi ) i djathit kryhet fillimisht ne temperature dhome per pak kohe dhe pastaj ne kushte te veçanta me hollesisht parametrat jepen sipas llojit te djathit aty vazhdon 45 – 60 dite nen kujdesin e teknologut I behen sherbimet e nevojshem por e rendesishme eshte se aty sigurohen te gjithe parametrat ne rastin tone eshte parashikuar Djathi BS. (Teleme) por do te prodhohen edhe djathera te tjere.
Konform praktikave me te mira te perpunimit te qumeshtit do te duhen:
. Linja per pranimin e lendes se pare
. Ftohes per qumeshtin qe pranohet.
. Tanke me mure te dyfishte per depozitimin e qumeshtit.
. Aparati I pasterizimit te qumeshtit – komplet.
. Separator per skremimin dhe standartzizimin e yndyres ne qumesht.
. Baktofuga
. Homogjenizator
. Pompa per qumeshtin
. Impjanti I Ultrafiltrimit
. Tanke me mure te dyfishte per depozitimin e qumeshtit te pasterizuar.
. Pompa per qumeshtin
. Pajisje per pergatitjen e djathit – komplet me aksesoret.
. Pajisje e mekanizuar per kullimin dhe formimin e djathit.
. Presa per presimin individual te formave te djathit.
. Linje e makanizuar per larjen dhe pastrimin e kallepeve.
. Pajisje per kriposjen e mekanizuar te djathit.
. Salla per kriposjen e thate.
. Makina e pakatimit te djathit me vakum tip. “Multivak” per paketim tvakum – termik.
. Dhome frigoriferike per ruajtjen e djathit.
. Pajisjet per pastrimin dhe dezinfektimin.
Lenda e pare qumeshti i lopes i fresket nga qendrat e specializuara per grumbullimin e qumeshtit transportohet deri ne fabrike me transport special – cistern qumeshti qe I pergjigjen te gjitha rregullave qe kerkon sot BE. Jane te ndertuara me seksione te veçante, temperature maksimale e qumeshtit lejohet deri + 6 0C, kontrolli i qumeshtit ne pranim, procesi teknologjik, lendet ndihmese dhe te paketimit kontrollohen nga laboratory dhe çdo parti produkti te gateshem shoqerohet me document (flete-analiza ) per tregun e brendeshem.
Pastrimi larja dhe dezinfektimi ne repartin e prodhimit ku perfshihen pajisjet – makinerite teknologjike, dhe mjetet e transportit behte duke perdore uje te pijshem qe plloteson te gjitha kerkesat dhe cilesite sidomos nga pikepamja e pastertise mikrobike dhe kimike sipas direktivave te BE. 80/778/ЕЕС.
. Skema e Infrastruktures rrugore parashikohet ndryshim i asaje qe ekziston.
Nuk eshte e nevojshme (ne kete rast) per te bere ndryshime ne Infrastrukturen rrugore ekzistuese sepse eshte siguruar dalja deri ne rrjetin kryesore rrugore.
. Plani i ndertimit, fazat – shfrytezimi i tyre.
Parashikohet ngritja e repartit te kryhet ne nje etape.
. Metodat e ndertimit ( Sipas rregullave )
. Resurset natyrore jane parashikuar gjate fazes ndertimore dhe te shfrytezimit.
. Fabrika furnizohet me uje te pijshem nga Ujesjellesi i qytetit …… me prurje V= 1.73 lt/sek. nuk eshte parashikuar rritje te sasise se ujit te pijshem ndersa per nevoja te tjera si; zjarrfikesat parashikohet ndryshim ne ujesjellesin ekzistues te furnizimit,
Ne rastin tone fabrika shfrytezon gazin natyror per ngrohjen e ujit duke u furnizuar nga rrjeti me tubin me dimension Ф108/4 mm dhe Presioni i punes = 6 atmosfere mjafton per nevojat e fabrikes.
Per te perballuar nevojat e prodhimit shfrytezohen burimi ujore nentoksore per kete eshte marre leje (nga organi perkates) per hapjen dhe shfrytezimin e posit me tub me nxjerrje mesatre 4.3 lt/sek dhe maksimum 10 lt/sek.
Mbetje qe pritet te gjenerohen, llojet – sasi dhe menyra e trajtimit te tyre.
Gjate ndertimit te objektit do te krijohen mbeturina nga punimet e ndertimit dhe sipas Urdhereses …….. leshuar nga Ministria e Mjedisit dhe e ujrave si dhe Ministria e Shendetesise ato klasifikohen:
. Mbeturina shkaktuar nga shembjet dhe ndertimi.
. Beton, tulla, pllaka tjegulla, artikuj qeramike dhe porcelain.
. Materjale druri, qelq, plastmasi, metalike, materjale ndertimi me baze gipsi, si dhe materjale te perzjera ndertimi per trajtimin e tyre do te behet plani i veçante.
Eshte parashikuar te shfrytezohen si materjal ndertimi per ngritjen e objekteve te tjera ne qytetin ku ngrihet fabrika.
Mbeturina nga perpunimi i qumeshtit
. Lende dhe materjale te papershtateshme per konsum.
. Precipitate dhe mbeturina nga pastrimi i ujrave teknologjike. etj.
. Nga ana tjeter do te formohen mbeturina nga paketimi ( leter – karton ), qelqi, nga veshjet, b aterite, vajra te ndryshem si dhe mbas perpunimit te tyre.
Mbetje qe shkaktohen nga vete vete personeli i sherbimit, I cili llogaritet per 90 veta ne 1 muaj = 4 M3 ato grumbullohen çdo dite ne thase najloni dhe dergohen ne pikat e grumbullimit te mbeturinave te qytetit.
Masa per uljen e ndotjes se ambjentit rrethues.
Nuk do te kete ndotje ambjentit si per ajrin ashtu edhe terrenit, do te shfrytezohen makineri qe punojne me energji elektrike dhe nuk pritet ndotje me gazra dhe pluhur, sidomos per levizjet dhe transportin e brendeshem , zhurma do te jete vetem ajo e jashtemja dhe nga motoret e fabrikes, zhurme do te jete edhe ajo e levizjes se automjeteve me shpejtesi te kufizuar max. 10 km/ore, zhurma do te kontrollohet sipas rregullave.
Z O N A
N I V E L I I Z H U R M E S
DITEN NË MBREMJE NATEN
Territore te banuara 55 dB 50 dB 45 dB
Teritore industriale dhe depo 70 dB 70 dB 70 dB
Objekti nuk do te ndikoje ne rritjen e zhurme ne ambjentin rrethues.
Ekziston kanali per largimin e ujrave krejt i ndare qe dergon ujrat teknologjike nepermjet kolektorit kryesore deri ne stacionin e pastrimit te ujrave te qytetit, ujrat teknologjike qe dalin nga reparti prodhimit, larja dhe pastrami i cisternave dhe pajisjeve te tjera te transportit kane kaluar me pare ne stacionin lpkal te pastrimit aty dergohen me tubacione dhe pompa, ku largohen te gjitha mbeturinat qe perbeehen nga lende te patreteshme me madhesi mbi 3 mm me tej kalojne ne mbajtesin e yndyrnave dhe pastrimit biologjik.
Ne nji objekt te tille per perpunimin e qumeshtit eshte llogaritur perafersisht rreth 50 000 M 3 ujra teknologjike per te cilat eshte lidhur marreveshtje me organin perkates.
Lidhur me largimin e ujrave te shiut eshte zgjighur me vet-rrjedhje sepse eshte parashikuar pjerresi drejt jugut. Ne sheshin e lire nuk do te ruhen lende djegese apo Vajra.
Makinerite dhe pajisjet teknologjike qe do te perdoren ne kete objekt i pergjigjen te gjitha kerkesave higjeno – sanitare dhe ketij prodhimi:
. Te dhenat teknike. Konstruksioni, dhe mundesite e shfrytezimit sigurojne zbatimin e procesit teknologjik dhe pa krijuar ndotje.
. Kane ndertim te tille qe lejon pastrimin e tyre lehtesisht.
. Lejojne respektimin e rregullave teknike dhe mbajtjen paster te ambjentit.
. Nuk demtojne dyshemene dhe muret.
. Do te vendosen ne ate menyre qe te realizohet lehte venia ne pune dhe pastrimi i tyre.
. Jane nga materjal te atille qe duke rene ne kontakt me ushqimet, lendet pastruese dhe dezinfektuese nuk jane te demeshme dhe nuk demtohen.
Do të respektohen me rigorozitet të gjitha kërkesat higjenike per shfrytezimin dhe mirembajtjen:
. Ne vende te veçanta do te vendosen instruksione per menyren e ruajtjes se higjenes personale, si kryhet pastrimi dhe dezinfektimi i ambjentit, pajisjeve dhe makinerive dhe gjithe inventarit.
. Ambjenti mbahet paster ne çdo kohe.
. Ushtrohet kontroll i vazhdueshem per pranine e demtueseve, dhe sao shfaqen merren masa urgjente per eliminimin e tyre qe kryhen nga organet e specializuara per kete veprim.
. Ne depo dhe repartet e prodhimit nuk lejohet hyrja e personave qe nuk kane lidhje me objektin.
. Ne kete qender perpunimi qumeshti nul lejohen prania dhe mbajtja e kafsheve.
. Inventari dhe mjetet e punes qe perdoren per larje – pastrim dhe dezinfektim, ruhen ne rafte te caktuar ten dare dhe te mbyllur.
. Mbas mbarimit te punes ne çdo turn te gjitha mjetet, tavolinat, pajisjet si dhe ambjenti pastrohen dhe lahen dhe dezinfektohen.
. Ne çdo ambjent ka kosha – ene te mbylluar me thase polietileni dhe kapak qe hapet me kembe ne te cilet grumbullohen mbeturina materjalesh te ndara mbeturinat e produkteve ushqimore me mbeturinat e tjera.
. Te gjitha masat per mbajtjen paster te ambjentit do te vendosen ne pjese te ndryshme te territorit.
Leje te tjera te nevojsme per kete investim:
Eshte e nevojshme te merret leje qe lidhen me Mbrojtjen e Mjedisit si dhe miratimi i projektit te ndertimit nga organi perkates i qytetit…..
. Lidhur me ndotjen dhe diskonformitetin e ambjentit rrethues. Eshte
karaktieristike e ketij objekti se krijon minimumin e ndotjes dhe te kushteve te
papershtateshme per ambjentin brenda dhe rreth e rrotull.
. Risku per incidente.
Gjate shfrytezimit fabrika ka minimumin e probalitetit per incidente, ndertesa eshte percaktuar Klasa F5 me nenklasat F5-1 (Ndertese e sigurte, pajisje te cilesise se larte me masa kuinder zjarrit, F5d ka konstruksion metalik me kollona, mbulese kunder zjarrit, me pajisje dore per shuarjen e zjarrit, shkallet rezerve ne rastet e zjarrit – dy shkalle metalike,
Numri i pergjitheshem – maksimal i punonjesve ne nji turn eshte 90 veta per kete jane dy dalje te sigurta ne distance 40 m per evakuim direkt – jashte. Te gjitha dyerte per evakuim hapen ne drejtimin e duhur dhe jane me brava “ Antipanik” dhe jane kunder – zjarrit, El 30.
. Perdorimi i lendeve te rrezikeshme mund te ndikoje negativisht ne ambjentin rrethues vetem ne rast avarie siç jane lengje lende djegese, apo vajra nga makinerite dhe automjetet ne te gjitha keto raste vajrat qe jane derdhur ne siperfaqe, dergohen ne toke, ne ujrat nen toke, sias prognozes se grupit te projektimit ne qofte se respektohen e rregullat per nji pune te parrezikeshme keta lende nuk perfaqesojne as edhe minimumin e rrezikut per njerezit dhe ambjentin. Personeli do te instruktohet me seriozitet me keta rregulla te gjitha keto masa parashikohen ne projekt, çdo gje sipas rregullores se Sigurimit Teknik.
Te gjithe punonjesit do te njihen dhe do te kontrollohen per keta njohuri lidhur me rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen e ambjentit nga ndotjet.
Harta e vend – ndodhjes se fabrikes.
Dimri ne qytetin………. Eshte X…… ( Jepen disa te dhena per klimen )
4 EKSPERIENCE BOTERORE
Komplekset: ferme – fabrike qumeshti
Çfare perfaqesojne: Aktualisht,ne një numër te madh rajonesh sidomos ne Europe, sigurimi dhe blerja e lëndëve të para dhe shitja e produkteve të gatshme në të vërtetë eshte monopolizuar nga përpunuesit e mëdhej të qumështit dhe kjo ndikon negativisht në cilësinë e produkteve të qumështit dhe konsumimin e tyre. Një zgjidhje e mirë për këtë problem qëndron në përpunimin qumështit ne sasi të vogla në afërsi të burimeve të lëndëve të para si dhe konsumatorëve. Ky parim krijon disa preparesi. Siguron terheqjen e gjithe sasise se qumeshtit dhe ne kohen e duhur dhe shtyn fermeret per te rritur numrin e krereve te kafsheve qumesht – dhenese duke rritur prodhimin paralel me rritjen e kapaciteteve te perpunimit Ulen shpenzimet e tansportit per lenden e pare dhe produkteve te gateshme duke zvogluar ndjeshem koston e produkteve të qumështit. Nje nga te mirat e perpunimit te qumeshtit sa me afer madje ngjitur me burimin e furnizimit, eshte se duke qene qendra perpunimi relativisht te vogla jane te kompletuara me pajisje te thjeshta mjafte te pershtateshme per zonat rurale qe perdoren lehte ne kushtet e fshatit duke perfshire edhe pajisjet e ftohjes dhe dhomat frigoriferike, të gjitha keto kane bere te mundur shlyerjen e kredive per nje kohe me te shkurte. Ky tip Minifabrike ngjason si nje kontenier por i pajisur me ngrohje, ventilim ajri, energji elektrike, furnizim me uje dhe ajer te kondicionuar, brenda jane montuar pajisjet – makinerite sipas linjave teknologjike ku behet pranimi i qumeshtit, dhe pergatitja me cilesi te mire e produkteve te qumeshtit si: qumeshti per treg, kosi, krema e fermentuar, Djatherat e bute, gjiza etj. duke perfshi paketimin ne ambalazhin e deshiruar si; paketa polietileni, shishe tip PET si dhe pako PURE – PAK gjithashtu behet ruajtja e perkoheshme e tyre. Kapaciteti i Minifabrikes eshte nga 5 kv deri mbi 100 kv qumesht ne dite.
PERPARESITE Minifabrika + Ferma, keto ambjente i pergjigjen te gjitha standardeve dhe kerkesave te nji qendre perpunimi qumeshti, ata zmontohen dhe instalohen lehte, me qene se fermeret nga viti ne vit bejne levizje te bagetive dhe perpunuesit duhet te jene sa me afer tyre, lind nevoja e vendosjes ne vende te ndryshme, kjo eshte perparesia me e madhe e tyre ne krahasim me godinat prej guri. Levizja, zmontimi dhe instalimi i tyre kryhet nga vete Firma prodhuese, madje ne shume vende te botes keto jepen edhe me qira. Nga ana tjeter jane te gjitha mundesite per rritjen e aftesise perpunuese dhe shtesa e artikujve te rij duke shtuar makinerite perkatese te gjtha kryhen nga specialistet e Firmes.
• Proceset teknologjike disi me te thjesha perballohen edhe nga punetore me kualifikim mesatar.
• Mund te perdoren ne sezon ne zonat malore.
• Eshte nje kompleks industrial krejt autonom.
• Kompleksi përmban të gjithë ciklin nga marrja e qumështit të papërpunuar deri në paketimin dhe ruajtjen e produkteve të gateshme.
• Aftësia për të vendosur prodhimin në çdo vend, pa marrë parasysh disponueshmërinë e ambienteve të përshtatshem.
Kerkesat kryesore
- Zgjedhja e tokes duhet te behet ne perputhje te plote me kerkesat per fabrikat e qumeshtit vendosja duhet te kordinohet dhe te jete nen mbikqyerjen e Organeve Shteterore Veterinare.
• Ferma duhet te jete te pakten 300 m larg Minifabrikes.
• Ndalohet vendosja e Kompleksit ne vende (trualle) ish varreze si dhe distance nga WC duhet te jete mbi 30 m.
• Sheshi ku vendoset Kompleksi shtrohet me beton te forte.
• Nevojat per energji elektrike dhe uje jane shenuar ne te dhenat teknike ne vartesi me kapacitetin.
• Uji qe përdoret për nevoja të brendshme dhe teknologjike që lidhen me përgatitjen e produkteve dhe larjen e pastrimin e pajisjeve, kavanozave dhe shisheve qelqi duhet te jete “I pijshem” dhe eshte konfirmuar nga organet rajonale te sherbimit sanitar para se te vendoset Kompleksi.
FERME + MINIFABRIKE FAMIlJARE
Nji familje ka mundesi te mbareshtroje 25 lope dhe te perpunoje qumeshtin e tyre, duke e mbyllur ciklin. Zgjidhja komplekse Ferme per prodhimin e qumeshtit + perpunimi ose siç quhet ndryshe “ Fermeret fillestar “ në shume vende te botes per t`i dhene nji zhvillim te shpejte fshatit rekomandohet Projekti “Kompleksi Ferme dhe Minifabrike” ndikon direkt ne sigurimin e qumeshtit me cilesi me te mire.
KOMPlEKSI “FERMA me 50 lope + Minifabrike
Edhe keto kane mundesi te administrohen nga nji familje. Stalla per 50 lope qumesht – dhenese, shesh per trajtimin e silazhit, depo per ushqimin, ambjente per plehrat organike. Disa te dhena teknike: Energji elektrike 380/220, punetore 10, sheshi i ndertimit 542 m2.
Ferme 50 lope
1 – Shesh per mjeljen e mekanizuar te lopeve, makina mjelese, peshore,ambjent te pershtateshem per viçat e porsalindur dhe deri 20 dite, vakum – pompe, dhe inventari i imet per stallen, specifikimet jane dhene me poshte:
Vend per çdo lope me mjetet e nevojshme.
Makine mjelese me pjeset perberese: Tuba vakumi, kova mjelese, tuba inoksidabel per qumeshtin, automat per larje, pajisjet per pranimin e qumeshtit, elektrongrohes, elektropompe qumeshti, rezervuar per qumeshtin. Rezervuar me ftohje per qumeshtin e mjele. Tank me ftohje, Agregati i kompresorit per prodhimin e ftohjes. Transportjer (horizontal dhe me kthesa), konvejer, pajisje per viçat e vegjel. Vend te rrethuar me rrjete ku rriten viçat deri 6 muajesh, peshore elektronike per viçat. Projekti duhet te jete i kompletuar me:
1 Pjesa teknologjike.
2. Pjesa e arkitektonike dhe ndërtimi.
3. Saniteti
4. Pajisje elektrike dhe ndriçimi.
5.Ventilim, ajer te kondicionuar dhe ngrohje.
6. Ndërtimi i godines.
7. Instalimi i pajisjeve.
8. Mirembajtja Shpesh here persona qe duan te fillojne nji biznes te tille por qe nuk kane njohuri dhe as eksperience te perafert pyesin ? dhe kerkojne te dine: Çfarë u duhet te bejne për këtë? Specialistet, projektuesit qe prodhojne keto Komplekese keshilllojne: 1. Më e rendesishmje eshte: Deshira, vullneti dhe durim e patjeter sigurimi i fondeve.
2. Fillimisht tufa e lopeve rekomandohet te jete 25 lope.
3. Me kujdes dhe me aftesi profesionale te behet zgjedhja e vendit ku do te ngrihet, ketu nuk duhet te mungoje mendimi i specialisteve dhe ndihma e Firmes Prodhuese.
4. Te mendohet mire ushqyerja e ekuilibruar e lopeve sepse ndikon direkt ne mbarevajtjen e biznesit.
5. Kapaciteti i Minifabrikës së përpunimit të qumështit eshte 1000 litra në ditë. Produktet që pergatiten: Qumështi per konsum(Treg), produkte qumështi, djathe, kosi, krema, gjizë.
Aktivitet ferme + minifabrike qumeshti (lope)
HISTORIKU: Viti 1984 Instalimi i 34 ha toke per prodhim qumeshti Viti 1994 Zgjerimi deri ne 56 ha Viti 2007 Fillimi i perpunimit. MJETET E PRODHIMIT Siperfaqeja e pergjitheshme e tokes 56 ha e ndare si me poshte: 2 ha per panxhar. 4 ha per drithera. 50 ha bar (Ushqim per blegtorine)
BLEGTORI 40 lope Holstein. 1 hangar per kashte. 1 salle per trajtim 48 m2 siperfaqe ndertimi per prodhimin e djathit. 1 pike shitje ne ferme. PAJISJE dhe MJETE PUNE Per mbjellje – korrje + mjelje si dhe per prodhimin e djathit etj.
PRODHIMI – ShITJE:
• . Qumesht i paperpunuar, kreme, gjalpe, djathera.
• . Cmimet: Qumesht. Lt = 0.8 – 1 E, Gjalpe. kg = 12.5 E. Djathe. Kg = 12 – 17 E
MENYRA E SHITJES Ferma eshte ngritur ne nji zone turistike, shitja behet: Ne ferme...75 % Ne 3 tregje... 20 % ne restaurant... 5 %
ORET E PUNES Ketu parashikohet pune intensive dhe me pak pushim.
Investimet e realizuara ne 2007.......... 46700 Euro
REZULTATI I FERMES.... Shifrat ne Euro
VITI 2010
• Prodhim djathera....... 40701
• Qumesht dhe produkte qumeshti.... 57051
• Kafshet......... 10080
• Shitje te tjera........ 2630
• Subvensione........ 19975
• Ndryshimi i akumulimit...... 8816
TOTALI . . . 139253
• Te ardhura operative bruto..... 43895
• Anutie....... 27070
• Te ardhura te disponueshme.... 16825
REZULTATI I MINIFABRIKES (Qarkullimi i shkurte) Shifrat ne Euro
Produkti Total......... 41771 Shpenzime Operative te Minifabrikes.... 18427
V. O!
Ky aktivitet kerkon vemendje te vazhdueshme, t`i qendrosh prane, dhe vazhdimisht te kerkosh me prodhue produkte te rij, shitja eshte mjafte sezonale, ngarkesa me e madhe e punes eshte sidomos ne stinen e veres dhe ky aktivitet kerkon 2 veta per perpunim. Keshillohet personeli te kete kapacitet te shendoshe fizik dhe te permbushe te gjitha kerkesat e Projektit.
- 1.png (662.18KiB)Viewed 160424 times
5. PSE ESHTE ME MIRE TE PROJEKTOHET NJI BAXHO PER TE PERPUNUAR QuMESHTIN E DHISE?
Prodhimi i djathit (BIO) nga qumeshtit i dhise. Sipas studimit te bere nga Autori Dr. Ivan Kolev Veshtiresia per te realizuar ne praktike kete projekt qendron ne faktin se cikli duhet te mbyllet qe do te thote se qe me punimin e tokes per pergatitjen e bazes ushqimore per kafshet qumesht – dhenese dhe deri ne produktin e gateshem “djathe plotesisht i stazhionuar” te jete Bio – organike duke i dhene nje garanci absolute per origjinen dhe perberjen. Kjo realizohet duke bere çertifikimin dhe monitorimin ne çdo hallke te prodhimit.
Planimetria e Fabrikes se qumeshtit te dhise Kap. 2 Ton
- 1.png (96.15KiB)Viewed 160082 times
PSE QuMESHTI I DHISE?
1. Jane kafshe ripertypese qe shfrytezojne me mire se te tjerat, ushqimet me permbajtje te larte celuloze, mbareshtrohen ne zona gjyse – malore dhe malore ku nuk arrijne bagetite e tjera.
2. Eshte teper rezistente ndaj paraziteve dhe semundjeve infektive perfshi ketu edhe tuberkulozin, nuk ka te regjistruar deri sot dhi qe eshte semure nga kanceri.
3. Dhite dallohen per rendiment te larte ne qofte se llogaritet mbi bazen e siperfaqes se tokes se perpunuar japin 5 – 10 here me shume se llojet e tjera te kafsheve.
4. Dhite arrijne shpejt pjekurine seksuale dhe ne praktike ndodhe kjo, ato qe kane lindur p.sh, ne muajin Tetor ose Nendor, mbas 12 muajeve behen nana dhe fillojne e japin qumesht, qe po te krahasohet p.sh. me buallicen vrehet ndryshim i madh sepse kjo jep qumesht ne moshen 3,5 – 4 vjeç, kjo ndikon ne shlyerjen e shpejte te kredive qe jane marre per shpenzimet.
5. Avantazhi me i rendesishem qe ju prodhuesit duhet t`a keni parasyshe eshte fakti se produktet e prodhuara nga qumeshti i dhise kane treg te pa kufizuar me çmime 20 – 30 % me te larta se produktet tradicionale te prodhuara nga qumeshti i lopes.
6. Mbareshtrimi i dhise kerkon relativisht me pak shpenzime ne krahasim me kafshet e tjera. Nji ferme e tille eshte MODEL per fermat familjare qe kerkojne te ndertojne nji Biznes te vogel familjar.
INVESTIMET E NEVOJESHME
Eshte disi e veshtire te percaktohen me saktesi investimet qe nevojiten sepse varet nga zgjedhja qe ka bere aplikanti per menyren e organizimit te biznesit. Autori i vjen ne ndihme atyre qe duan te ndertojne nji Biznes te tille duke aktivizuar ekipin e specialisteve qe kane pervoje disa dekada ne kete fushe, për të përgatitur një draft dokumentacioni per Plan – Biznesin, per kete eshte e nevojshme:
1. Per ngritjen e baxhos: Sipas kerkeses baxho te re, apo rikonstruksion i ekzistueses, pajisja e saj dhe personeli.
2. Per marrjen me qera ose blerjen e tokes dhe teknika e prodhimit te ushqimit per dhite.
3. Per blerjen e dhive: Te sillen nga jashte apo te blihen direkt ne vend, mbareshtrimi dhe mikrokredite.
4. Per organizimin e fermes se dhive: Ndertimi i objekteve te reja, shfrytezimi i ekzistueseve mbasi te rikonstruktohen apo alternative te tjera dhe kompletimi me pajisjet e nevojshme.
5. Menaxhimi i Projektit: Udhezime metodike, kontrolli financiar, keshilla, ekspertiza, vizatimet, perzgjedhja e kafsheve nga ana shendetesore. Pra në çdo vend te Bashkimit Europian i sigurohen te gjitha keto ndihma per te ndertuar Biznes Planin.
Rezultatet e pritura
• Sipas pervojes se autorit ne perpjekje te tilla, tregon se me nji organizim dhe drejtim te mire te projektit, investimet e kryera mund te shlyhen brenda 3 deri 5 vjet.
• Te gjitha aktivitetet per organizimin e Projekt – Biznesit mund te kryhen nga Fondet Europiane me subvecionim deri ne 50 % te investimeve te kryera.
• Një Biznes i tille “ Baxho – Ferme dhishe – Prodhim bazes ushqimore” mund te krijoje rreth 60 vende pune.
• ARGUMENTIMI Keto Minibaxho e sidomos kur jane te çmontueshme se bashku me qendrat e grumbullimit te qumeshtit afer ku prodhohet qumeshti krijojne kushte te mira per fermeret per te mbyllur ciklin e prodhimit dhe e inkurajojne per te rritur prodhimin sepse gjethenje ka qene problem terheqja ne kohe e qumeshtit nga fermeret ne zonat e thella dhe malore. Ne vendet e Bashkimit Europian perfshire edhe ne rajonin tone, funksionojne Firma qe realizojne projekte tipe por edhe sipas kerkesave konkrete te investitorit, me eksperiencen e tyre tash ma ata e njohin mire situaten ne vend dhe jane ne gjendje te sugjerojne dhe te japin mendime te vlefeshme per zhvillimin e Industrise se Qumeshtit. Ne keto kushte fermeret apo edhe prodhuesit e fuqishem u drejtohen per konsultime teknike, mendoj se te pakten nji firme e tille patjeter duhet te ekzistoje ne vendin tone, une nuk e kam shume te qarte se kush i projekton sa më mire qendrat e grumbullimit dhe te perpunimit te qumeshtit?! Mendoj se jemi te vonuar, patjeter edhe kjo eshte nje kerkese qe duhet te realizohet me qellim qe ky sektor te zhvillohet kudo njelloj dhe me kerkesat teknike qe dikton koha keshtu behet i mundur intergrimi ne Bashkimin Europian.
Me poshte po shenoj se si i pergjigjet Firma Projektuese pyetjeve dhe interesimit te qindra fermereve qe merren me mbareshtrimin e kafsheve qumesht – dhenese dhe perpunimin e qumeshtit, ata qe jane te interesuar kane se çfare te mesojne nga keto pergjigje, te tjeret le te kene durimin per t`i lexuar. FIRMA BLIC ka disa dekada qe ushtron aktivitet, dhe keto vitet e fundit grupi i inxhinereve projektues i ka kushtuar vemendje te veçante qendrave te vogla te perpunimit te qumeshtit (Minibaxho) eshte pikerisht IDEJA qe fermeret e vegjel te cilet prodhojne sasi te vogla qumeshti dhe jane ne zona rurale t`u krijohen mundesite per mbylljen e ciklit te prodhimit.. Te krijojne stabilitet per familjet e tyre, punetoreve dhe te mbajne kopete qe mbareshtrojne. Per kete eshte krijuar qender perpunimi e paraqitur si “ AGRA 2013 “ e perkryer qe ka te gjitha ambjentet e nevojshme, perfshi ketu edhe nyjen sanitare konform normave dhe kerkesave. Një sfidë e madhe e një ndërmarrje të tillë është qëndrueshmëria e saje ekonomike sidomos në aspektin e shpenzimit të energjisë. Në këtë rast,energjia kryesore e nevojshme për përpunimin e qumështit sigurohet duke shfrytezuar gazin Propan - Butan, qe është e furnizuar në bombula standard dhe transportohet lehte. Në shumë vende është e vështirë për të siguruar furnizimin me energji elektrike, prandaj perdoret gazi, aq me teper baxho kerkon pak energji 3 – 4 kw si dhe nji sasi te caktuar uje te pijshem. Specialistet e Firmes Projektuese pohojne se kjo veprimtari ka bere qe te takohen shpesh me fermeret e ketyre zonave te shkembejne mendime, t`u qendrojne afer dhe te degjojne dhe te njohin mire kerkesat e tyre kjo ka ndihmuar te realizojne me te miren dhe po mundohemi t`i ndihmojme per te gjetur rrugen per sigurimin e burimeve financiare. Nji pyetje i drejtohet inxhinereve projektues nga fermeret; Cila eshte ndihma teknike dhe çfare eshte e nevojshme te sigurojne ata? Kur ata çfaqin interes per nji lloj pajisje apo makine ne veçanti ose si linje e cila do te montohet ne ambjentin e pergatitur me pare, ne sigurojme konsultime te plota tekniko – teknologjike, shkojme ne vend me qellim qe te kuptojme se çfare kane ne mendje te bejne? Cila eshte sasia e qumeshtit? Cilet jane produktet qe do te pergatiten? dhe vleresojme situaten dhe mundesite reale te infrastruktures. Kur kemi grumbulluar te tere kete eksperience dhe te dhena konkrete ne mund te japim keshilla per realizimn e projektit te tyre sa me lehte dhe rentabel. Perpunojme pjesen teknologjike te Projektit dhe kjo pune behet FALAS nga Firma BLIC e bejme kete qe t`i ndihmojme te startojne dhe kur arrijme deri tek pajisja konkrete e cila miratohet, e projektojme, ofrohet çmimi dhe mbasi kemi rene dakort pajisja prodhohet dhe montohet nga ana e jone. Me tej puntoret praktikohen nga ana e jone per shfrytezimin e pajisjeve – makinerive gjithashtu sigurohet sherbim falas deri 12 muaj mbas garancise. Ju lutemi na thoni diçka me teper per BAXhOT? Qendra e vogel (Baxho) e perpunimit te qumeshtit eshte e pajisur me te gjitha pajisjet – makinerite dhe mjetet e nevojshme, ketu perfshihet; kaldaja per sigurimin e avullit per perpunimin termik, pasterizatori Tip Universal, pergatitesi i djathit qe sipas kushteve mund te jete i pajisur trazuese mekanike dhe mekanizmin e prerjes dhe thermimimit per perpunimin e mases se mpiksur ne menyre te mekanizuar. Me tej eshte vaska per kullimin e hirres dhe presimin e djathit, jane komplet pajisjet e ftohjes qe sigurojne kushtet ne depot e stazhionimit te djathit dhe dhomat frigoriferike duke perfshire edhe raftet ku vendosen djatherat e forte qe ndihmon dukeshem ne shfrytezimin efektiv te kapacitetit dhe shkurton shpenzimet, ambjentet ku behet ambalazhimi i produkteve te gateshme. Baxho perbehet jo vetem nga depot teknologjike, te nevojshme per prodhimin e produkteve sipas projektit dhe kerkesave te fermerit dhe e kompletuar me pajisjet perkatese por Firma BLIC siguron edhe pajisje shtese ne vartesi me produktet e rij qe do te prodhoje, gjithashtu Firma BLIC siguron investitorin te perpunoje qumeshtin deri ne produkte specifike ku perfshihen prodhimet tradicionale te cilet çajne me shpejt tregun vendas por prodhimet baze jane: Djatherat e bute, djatherat e forte (kashkavalli), kosi – jogurti, qumeshti i pasterizuar per treg dhe çfare do tjeter qe mund te prodhoje teknologu. Pra jane pikerisht ata produkte ku duhet te jete i interesuar biznezmeni i yne sepse keto i pershtaten kerkesave te konsumatoreve tane. Une do të sugjeroja se nuk eshte e nevojshme te merresh me prodhimin e Jogurtit ne qofte se nuk ke prodhuar aq sa duhet KOSIN tone, ndryshimin midis tyre nji teknik tashma duhet t`a kete te qarte. Do te ishte e mundur të na tregoni si realizohet furnizimi me energji elektrike i Minibaxhos? Ajo qe eshte më interesante ne kete projekt, Minibaxho kerkon fuqi ekektrike te vogel aq sa nevojiten per nji ferme te vogel 3 – 4 kw fuqi e instaluar por ne pune zakonisht eshte gjysma e saje, dhe ne qofte se ka problem që mungon energjia elektrike, eshte e mundur te sigurohet me anen e nje Agregati – gjenerator, keshtu garantohet cilesia e produkteve ndersa nxehtesia e nevojshme per perpunimin termik (pasterizimin) e qumeshtit sigurohet me gaz Propan – butan.
AKTIVITET FERME + MINIFABRIKE QUMESHTI (DHISE)
MJETET E PRODHIMIT ; Siperfaqeja e pergjitheshme e tokes eshte 25 ha. e ndare si me poshte:
• 4 ha. toke - Silazh misri.
. 5 ha. - per drithera te perzjere.
. 8 ha. - per bar. 8 ha. – per jonxhe Blegtori: 160 dhi me prodhim 600 lt.
Ndertimi: 2 stalla, 1 atelie (salle trajtimi) Minifabrike per prodhimin e djathit 80 m2 me perspektive 120 m2. Pajisjet dhe Mjetet.
• Pajisje per perpunimin e tokes, mbjelljet, pleherimin dhe korrjen.
• Pajisje per perpunimin e qumeshtit ku perfshihet edhe nji dhome ftohje 4 m2, depo 7 m2, automjet me frigorifer etj. peshore, makine larese. Sistemi i prodhimit. Zhvillimi i bujqesise per ushqim kafshesh, bagetite do te ushqehen me ushqim te gjelber ne kullota dhe me silazh misri etj. Gama e Prodhimeve. Djathe i njome (acido – laktik) do te provohet edhe prodhimi i djathit te presuar dhe me stazhionim. Shitja: Ne 15 supermarkete - Dyqane bulmeti - Restaurante KOhA E PUNES: 1 punetor pa nderprerje gjithe vitin; 4 muaj 45 ore/jave. 5 muaj 35 ore/jave dhe 3 muaj 20 ore/jave.
- 2.png (166.9KiB)Viewed 160082 times
6. LINJE MODERNE PER PRANIMIN – PERPUNIMIN FILLESTAR DHE DEPOZITIMIN E QUMESHTIT
Keta linja moderne perfaqesojne shkallen e fundit te automatizimit, se bashku me masat e tjera perbejne kushtet qe kerkohen per Industrine e Qumeshtit qe te rrjeshtohet me ato te vendeve te BE.
- 1.png (1.27MiB)Viewed 159969 times
- 2.png (33.16KiB)Viewed 159969 times
- 3.png (17.35KiB)Viewed 159969 times
7. PERGATITES HORIZONTAL PER DJATHERAT E BUTE
Shume vende te botes me Industri qumeshti te zhvilluar prodhojne Makineri - Pajisje per perpunimin e qumeshtit, perfshi edhe pergatitesit e djatherave te bute dhe jane pajisje te cilesise se mire mirepo kur më pyesin se çfare mendoj un? Vazhdoj te mbeshtes idene se perpunuesit tane do t`i keshilloja te mos harrojne se ka te tilla edhe ne Rajonin tone te Ballkanit dhe pse? Per te vetmen aresye se djatherat e bute i njeh më mire se kushdo Rajoni i jone sepse aty kane lindur djatherat e bute me shellire dhe specialistet e ketij Rajoni gjate projektimit te pajisjeve - makinerive dhe linjave duke iu pershtatur teknologjise tradicionale e si rrjedhim duke ruajtur cilesine e produktit vendet e tjera jo vetem qe nuk i prodhojne por as nuk i konsumojne!
- 3.png (155.76KiB)Viewed 158193 times
- 4.png (24.2KiB)Viewed 158193 times
- 1.png (239.3KiB)Viewed 158193 times
- 2.png (12.01KiB)Viewed 158193 times
8 BRUCELOZA MITE DHE FAKTE
Bruceloza është semundje e rrallë në ditët e sotme, ajo është konsideruar se eshte e shperndare ne te gjithe boten. Raste të reja çdo vit tek njerezit në mbarë botën janë vlerësuar në më shumë se 500.000.
Ky shkrim behet duke marre shkas nga theniet e disa pseudo teknologeve qe marrin guximin dhe injorojne rolin e PASTERIZIMIT te qumeshtit duke u mbeshtetur ne akuzat pa baza shkencore te “dikujt” ne Karaibe se pasterizimi eshte i demeshem dhe sipas tij na shkaktoka semundje deri ne fatale !!!! Ruana I MADHI ZOT sikur te ishte gjalle Lui PASTER, në fakt pergjigjen e ka dhene shkenca sepse jane shpetuar miljona – miljona jete njerezish por po perqendrohem per te beret e ditur lexueseve si mund te pakesojme riskun nga Bruceloza.
Termi “Ethe Melitieon është identik me infeksionin Brucella dhe shqetësimet jane te njejta tek njerëzit per te gjitha llojet e baktereve të gjinise - brucela.
Emri i sëmundjes si 'Ethe Melitieon' ose 'Ethet e Maltës "i referohet infeksionit të njeriut nga tipi Brucella melitensis, i cili u zbulua dhe u studjua per here te parë nga Bruce mjek angleze, në nderim të cilës i eshte dhene emri. Gjinia - Brucelat jane disa lloje: B. melitensis, B. abortus, B. suis, B. canis, B. neotomae, B. ovis. Kohët e fundit mikrobiologet kanë zbuluar specie të reja, brucelat pinnipediae dhe brucelat cetaceae, të cilat u izoluan nga gjitaret detare (balena, delfinë, etj).
Nuk shkaktojnë infeksion të gjitha llojet e brucelave në njerëzit. Asnjë infeksion tek njeriu nuk eshte raportuar nga B. specieve neotomae dhe B. ovis. Gjithashtu, jo te gjitha speciet kane te njejten perhapje. Brucela e llojit melitensis ka infektivitetin me të lartë dhe është ajo që shkakton sëmundjen me simptoma të rënda klinike pastaj infektivitet me te ulet kanë llojet B. suis, B. abortus dhe B. canis eshte i fundit qe zakonisht shkakton sëmundje dhe sidomos në njerëz me imunitet te ulet.
Bruceloza konsiderohet e transmetueshme nga njeriu tek njeriu. Burimi kryesore i infeksionit, janë vetëm kafshët, prej tyre transmetohet tek njerëzit ose nga kontakti direkt me sekrecione apo derivatet e tyre (mish, qumësht) ose konsumi i produkteve të qumeshtit te kontaminuara si dhe nga inhalimi i grimcave të ndotura.
Bruceloza më rrallë transmetohet nga personi në person dhe shumë pak raste i atribuohet kësaj mënyre të transmetimit të dëshmuar. Konsiderohen si shumë të rralla por mund të përhapet nga kontakti seksual, pasi bakteret, sidomos specie B. melitensis, e izoluar nga lëngu prostatik dhe sperma e njerëzve që vuajnë nga bruceloza dhe kane shenja prostatitis ose orchitis. Gjithashtu Infeksionet e raportuara tek foshnjet, të cilat i atribuohen infektimit me gji, sidomos kur nëna vuan nga bruceloza.
Incidenca e brucelozës tek njerëzit lidhet me përhapjen e sëmundjes në kafshët, dhe masat për prodhimin e sigurtë të qumështit të fresket – te papërpunuar dhe produktet e qumështit (Qumeshti i papasterizuar si dhe produktet e tij te paperpunuara termikisht POR edhe djathi i pastazhionuar ) sepse siç e ka vertetuar shkenca Brucela vdes ne temperature mbi 60 0 C dhe gjate stazhiniomit te djathit ne shellire mbi 1 muaj, per fatin tone nuk eshte termorezistente.
Jo vetem studjuesit por sidomos populli – konsumatoret pyesin: A duhet te bejme perpunim termik shtese, po flasim per Brucelozen? Pergjigjeja nuk eshte aq e thjeshte!
Ne qofte se vazhdoni te bleni qumesht te paperpunuar ( Ai qe quhet qumesht nga fshataret) eshte zgjedhja e juaj, me gjithe se tashma eshte “démodé” por edhe ne bote ne vende te zhvilluara por qe kane ato fshatrat e pasterta dhe aq te bukura te Europes, fshataret jane lejuar te shesin qumeshtin direkt mbas mjeljes brenda asaje qe ne teknologet e quajmë “PERIUDHA BAKTERICIDE” qe do te thote qumeshti brenda 3 oreve (mbas mjeljes) nuk prishet por nga ana tjeter keto fshatare kane LIÇENCE e cila nenkupton shume kerkesa teknike!!! Ne te gjitha keto raste qumeshti mbasi blihet duhet te trajtohet seriozisht deri ne temperaturen e vlimit, ndersa qumeshti qe blihet ne treg i cili eshte dy llojesh: I PASTERIZUAR dhe I STERELIZUAR ne qofte se eshte zbatuar teknologjia, kete e verteton laboratori me analize te thjeshte dhe jo me hamendje, NUK KA NEVOJE PER PERPUNIM TERMIK SHTESE , Une per familjen time ka dekada qe nuk aplikoj perpunim termik te qumeshtit te sterilizuar.
Të gjitha produktet e qumështit ( Qumesht i tregut, kos, gjalpi, gjizë, djathë, llojet e djatherave, krem djathi etj) kur prodhohen nga qumështi i pasterizuar, jane plotesisht te sigurta. Djathi Fetë, i prodhuar nga qumështi i pasterizuar, si ne fabrike ashtu edhe ne baxho eshte plotësisht i sigurte nga ana bakteriale, POR per t`a bere ate te shijshem dhe sipas standartit duhet bere zberthimi i pjeseve perberese qe realizohet ne kushte te caktuara duke qendruar ne stazhionim 45 dite kjo eshte teknologjia origjinale e djathit Fete.
Burim rreziku te shkalles se larte per transmetimin e Brucelozes jane produktet e qumeshtit qe konsumohen menjehere mbas pergatitjes dhe nga qumesht i paperpunuar termikisht si eshte edhe djathi i njome, I PASTAZHIONUAR ose qumeshti per treg i paperpunuar sipas regjimit termik. Studjuesit terheqin vemendjen konsumatoreve te kene kujdes per perfundimin e plote te maturimit per djathin e bardhe njihen raste shperthimi te semundjes per kete shkak.
Ngrënia e mishit të kafshëve te infektuara eshte e rrezikshme. Speciet e gjinise – brucela mund të mbijetojnë për një kohë të gjatë, më shumë se gjashtë muaj në mjedisin e errët dhe të lagësht për më shumë se tre muaj në lekuren e qengjave te porsalindur ose fëmijët e lindur nga nënat e infektuara. Prandaj, çdo kontakt me ta, mund të përbëjë një rrezik serioz për infeksion.
Bruceloza është një sëmundje vetem profesionale. Kontaminimi me brucelat mund të bëhet edhe ajrore, prandaj, e rrisin rrezikun e infeksionit, laboratoret mjekësore dhe veterinare, ku analizohen mostrat. Në vendet ku zbatohen plotësisht rregullat e prodhimit dhe te shpërndarjes se produkteve të qumështit, bruceloza, nuk ka kushte te mbijetoje por kujdes gjate kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët ose produktet e tyre (foragjere, punonjesit qe punojnë në fabrikat e qumështit, punëtorët në laboratorët etj.)
Çrrënjosja e brucelozës njerëzore kërkon çrrënjosjen e brucelozës në kafshët. Zhdukja (mungesa e patogjeneve në një zonë) e brucelozës në kafshët është arritur nepermjet programeve afatgjata jashtëzakonisht te kushtueshëm, bazuar në testimin dhe seleksionimin e kafshëve të infektuara. Gjithashtu me kosto te larte është mbajtja e gjendjes shëndetësore në një zonë ku ka arritur çrrënjosja e sëmundjes.
Për kontrollin e ecurise se sëmundjes (kufijtë e incidencës të pranueshme) aplikohen në kafshë të imeta vaksinime te programuara, kjo ka reduktuar perhapjen e semundjes.
Besoj se eshte e njohur nga te gjithe se ne Malte, ushtaret engleze u infektuan nga Bruceloza e shkaktuar nga dhite Malteze ( prandaj dhe quhet Ethet e Maltes) ata e perhapen edhe ne vendet e tjera dhe ajo qe e psoi me rende ishta Greqia ;prandaj sot ne kete vend zbatohen programe për çrrënjosjen dhe kontrollin e brucelozës sidomos në bagëtite e imta. Shumica e rasteve të brucelozës raportuar në njerëz, i referohen fermerëve apo profesionistëve të cilët janë në kontakt me kafshët ose produktet e tyre. Rastet e brucelozës foodborne jane te kufizuara dhe në përgjithësi lidhen me konsumin e djathit që prodhojne ne shtëpi në mënyrë tradicionale, duke mos bere STAZHIONIMIN (MATURIMIN). Kjo perben rezik.
Un dua te shtoj ate çfare kam pa nga pervoja e ime mbi gjyse – shekulli ne kete zanat, kur laborantet dhe teknologet me te afte kane GABUAR, sepse e kontrollonin qumeshtin e paperpuuar sapo vinte nga fermat,duke e degustuar, ky perben faj dhe mos zbatim te rregullave te sigurimi teknik te cilat ishin ne çdo repart dhe punetoret ishin instruktuar detyrimisht kalonin ne provim!! Dhe sipas rregullave perveç denimit qe i a jepte BRUCELOZA qe ne ate kohe kthehej ne semundje kronike kishte edhe nji denim tjeter teknik ULJE KATEGORIJE. Ndoshta dikush çuditet por kete e kerkon Europa per Sektorin e Qumesht
9 FERME FAMILJARE - 10 LOPE
Jam i bindur plotesisht se zanati i jone baxhoxhi - teknolog apo inxhinjer nuk fillon më nga gjiri i kafshes qumesht - dhenese por nga goja e saje d.m.th. nga ushqimi - kushtet e jeteses - trajtimi etj sepse aty burojne te mirat dhe jo te mirat per lenden e pare QUMESHTIN, dhe ne qofte se kemi ne mend t`i trajtojme kafshet ashtu siç duhet jo vetem me fjale por edhe me vepra, keta 10 lope duan kete ambjent:
FERME FAMILJARE 10 lope.
Projekti eshte per Ferme 10 - lope. per planin tuaj te biznesit duke siguruar minimum nje siperfae toke 2.0 akra. eshte e ndertuar me parafabrikate dhe monolite te perforcuar mbulimi me Poliuretan (PUR), muret me tulla dhe me izolim, kullimi jashte, dyerte e hyrjes me rreshqitje, panele polycarbonate.
. Sheshi i ndertimit . . 377 m2
. Kate . . . . . . 1
. Hapja terthore e salles 12 m
. “ 1
.Hapja ne gjatesi e salles 6 m
.Vrima gjatesore 5
. Lartesia e ndriçimit 4 m
. Pjerresia e çatise 36 %
- 2.png (481.75KiB)Viewed 157255 times
- 2.png (481.75KiB)Viewed 157255 times
10. A DUHET TË KEMI SHKOLLEN PROFESIONALE PER PERGATITJEN E TEKNOLOGEVE
TË QUMESHTIT ??????
Po e filloj me nje thenie që degjohet shpesh ne bisedat midis teknologeve:
“ KURRË KY VEND NUK KA QENË PA NJI SHKOLLE PROFESIONALE PËR BULMETIN “ Per kujtesë pak historik; Edhe para vitit 1944 jane pergatitur ne vendin tone teknikë bulmeti, prane Shkolles Tregetare Vlore aty kishte edhe nji punishte qumeshti ku zhvilloheshin praktikat mesimore, kjo ka vazhduar me vite, me vone u hap Teknikumi Teknollogjik ne Tirane ku perfshihej edhe Dega e Bulmetit me programe mesimore te hartuara nga specialiste te ketij profili dhe qe plotesonin njohurite baze qe duhet te kete teknologu, praktikat zhvilloheshin ne qendrat e perpunimit te qumeshtit ne rrethe. Më vone u ngrit nji punishte qumeshti prane shkolles por që nuk pati jete te gjate.
Vazhdojme me tej diku mbas vitit 1976 per t`i u pershtatur zhvillimit te Industrise se Qumeshtit u vendos te ngrihet Shkolla Profesionale per Industrine e Lehte dhe Ushqimore ku pergatiteshin punetore te kualifikuar midis tyre edhe per Industrine e Qumeshtit. Në vitet e para kur u hap shkolla, nxenesit kerkoheshin me aresimin 8/Vjeçar dhe kualifikimi vazhdonte 2 vjet, me vone u pa e aresyeshme nxenesit te pranohen me aresim te mesem dhe shkolla te jete 1 vit. Me programe mesimore dhe leksione te hartuara nga specialistet e ketij profili. Në dallim nga shkollat e mepareshme kishte një veçori sepse 50 % të planit mesimore e perbente praktika mesimore direkt ne prodhim e drejtuar nga vete mesuesit – specialist te teorise, kjo eshte konsideruar zgjidhja me e mire dhe më efikase. Vlen te permendet se u rrit niveli i mesim – dhenies, te dy palet si nxenesit ashtu edhe mesuesit e kishin me te lehte per te arritur synimet e tyre, megjithe se kane kaluar disa dekada, edhe sot ish nxenesit e vleresojne kete menyre organizimi. POR Shkolla kishte nji veshtiresi sepse nxenesit të gjithe materjalin e merrnin duke e shkruar, pune teper e lodheshme dhe qe kerkonte kohe.
Le te kthehemi sot ku jemi me shkallen e kualifikimit ne kete sektor? Sipas asaj çfare po shoh kam krijuar bindjen se ka nji mosperputhje midis teknologjise se perparuar dhe linjave moderne nga njera ane dhe shkalles se njohurive teknike qe kane punonjesit qe punojne direkt ne prodhim ! Te gjithe nguten dhe thone: Hape Internetin, mirepo un nuk besoj se u jepet pergjigje te gjitha pyetjeve teknike, njohurite baze fitohen nga libri dhe shkolla profesionale.
Sot ne vendin tone numrohen rreth 500 qendra perpunimi te qumeshtit ( Baxho – punishte te mekanizuara dhe fabrika moderne ) thuhet se punojne rreth 2000 punetore dhe jane ata qe prekin me dore prodhimin, sa prej tyre i pergjigjen teknikisht vendit te punes ku punojne?!! Në qofte se nje dite do te percaktohen me kategorizim njohurite qe duhet te kete punetori per çdo vend pune, jam i bindur se shume prej tyre do te dalin jashte loje !! Atehere zgjidhja eshte vetem nepermjet kualifikimit SI ? dhe KU ? Po ne territoret jashte Shqiperise ( Kosove – Maqedoni dhe Mali i Zi ) nuk pretendoj se e njoh situaten atje por kam bindjen se jane shum te interesuar per te zgjeruar njohurite e tyre per kete specialitet. Madje un mendoj se mund te kualifikohen ne kete shkolle te gjithe ata qe duan dhe qe banojne jashte.
Sot jane dy veta qe shkojne per te grumbulluar qumeshtin, kur kete mund t`a beje vetem shoferi perveç timonit duhet te beje edhe punen e grumbulluesit, keshtu vepron bota. Po sikur shiteset e bulmetit te kishin sado pak njohuri per cilesine e qumeshtit dhe trajtimin e produkteve te qumeshtit nuk do te jepnin pergjigje aq te pa sakta! Keshtu pra me nji program te veçante dhe te reduktuar te instruktohen ne kete shkolle.
Jemi nji vend me kushte te pershtateshme per zhvillimin e blegtorise e sidomos per mbareshtrimin e dhise, qumeshti i te ciles sipas te dhenave shkencore po vleresohet më shume se kurre ndonjehere, ka shume te rij qe interesohen per nji biznes te tille siç jane ata qe quhen Ferme + Minifabrike qumeshti plus qe ne çdo rreth ka kerkesa per teknolog të mirefillte
Un jam i palekundur ne idene se nuk mund te merret nji inisjative e tille pa pase njohurite e nevojshme teknike dhe bindja e ime mbeshtetet ne faktin se sipas pervojes boterore per te fituar nji kredi nuk mjafton vetem deshira dhe vullneti por krahas tyre duhet te jesh i afte dhe me njohurite teknike madje edhe te jesh i sukseseshem ne kete sektor.
Në te kaluaren nuk patem asnjehere sukses ne pergatitjen e inxhinereve teknologe per Industrine e Qumeshtit me gjithe perpjekjet tona si specialist per gjyse shekulli, nuk eshte momenti i duhur dhe nuk jam un qe duhet te spjegoj shkaqet POR ndryshe ka ndodhur me kualifikimin e punetoreve siç u tha me lart jane pikerisht ata se bashku me disa mjeshtra te zot qe e kane mbajtur kete sektor deri ne prodhimin e djatherave per eksport kur ishin mundesite. Gjate ushtrimit te ketij profesioni kam pa se si keta teknologe sfidonin kimistat per problemet teknike sepse me 3 – 4 leksione qe kishin marre ne fakultet perballeshin me veshtiresi te medha, me keqardhje por kjo situate deri diku edhe sot eshte e njejta.
Ideja eshte qe kjo shkolle profesionale do te jete nji MINIFAKULTET ku rreth 60 % e planit mesimore do te jete TEORI – Lende Profesionale ku do te perfshihen te gjitha njohurite bashkekohore deri tek të dhenat e fundit te Institutit te Studimeve te DANONES dhe pa anashkaluar teknologjite tradicionale qe na kane trashiguar mjeshtrat tane per produktet e shkelqyera qe ka Rajoni i Ballkanit. Pjesa tjeter 40 % do te jete praktike mesimore me bluze te bardhe direkt ne prodhim.
Per te arritur deri atje, jane disa probleme qe duhet te zgjidhen, nga kush? Ne qofte se do te jete shkolle publike eshte Institucioni perkates por ne qofte se mendohet te jete private eshte dikush tjeter por pavaresisht nga kjo i vetmi perfitim do te jete: RRITJA E AFTESIVE TEKNIKE E PUNONJESVE per te cilen kemi shum nevoje.
. Së pari duhet bere studimi i hollesishem dhe ne çdo detaje me plane dhe programe mesimore.
. Te sigurohet kuadri teknik qe do te transmetoje njohurite teknike deri tek studentet, per mendimin tim kete detyre e ben mire Inxhinjeri – Teknolog ne Industrine e Qumeshtit me nji pervoje pune mbi 10 vjet gjithashtu mikrobiolog i larte dhe me ekperience te gjate pune i afte per te kryer kontrollin mikrobiologjik.
. Te caktohet vendi ku do te ngrihet Shkolla Profesionale, ne qofte se kerkohet mendimi i im, vendi me i pershtateshem eshte zona e Myzeqese e pasur ne prodhimin e qumeshtit dhe plot ferma, baxho punishte te mekanizuara si dhe fabrika moderne. Ne keto baza perpunimi duke pase afer edhe ato te Beratit dhe Vlores krijohen kushte te shkelqyera per zhvillimin e praktikave mesimore.
. Eshte e domosdoshme që dikush t`a zgjidhe me marreveshtje dhe kontrata zyrtare me bazat e perpunimit te qumeshtit ne kete zone dhe zona te tjera zhvillimin e praktikave mesimore te studenteve.
. Edhe vete Shkolla do te kete nje baze prodhuese ku studentet do te punojne dhe drejtojne teknikisht prodhimin, kjo qender eshte konceptuar te jete UNIVERSALE qe do te thote te pergatiten shume lloje produktesh, plani i prodhimit do te behet nga specialistet e shkolles ne vartesi me programin mesimore por eshte e domosdoshme qe kjo baze prodhuese te jete pronesi dhe e administruar nga ndermarrja apo Firme – kompani kjo per shkak se shume probleme siç eshte; sigurimi i lendes se pare dhe lendeve ndihmese si dhe shperndarja e produkteve te gateshme, shkolla e ka te veshtire t`i perballoje.
. Shkolla Profesionale perveç bazes prodhuese do te kete edhe dy laboratore, te marruna se bashku eshte normale se kane nji vlere relativisht te madhe per te cilat eshte e nevojshme te sigurohet fondi perkates.
. Klasa do te kete jo me shume se 25 vete dhe duke u mbeshtete ne pervojen tone, kandidati duhet t`a kete te siguruar vendin e punes ne rrethin e vet sepse i bie që nje person te vije nga nji rreth pa llogaritur kerkesat e shqipetareve jashte kufijve.
. Sipas pervojes se vendeve te Rajonit tone por edhe Europiane e sidomos Franceze e Italjane, kandidatet që mund te ndjekin kete shkolle duhet te kene mbaruar shkollen e mesme lejohen edhe me te mesme bujqesore me rezultate mbi mesataren e notave dhe t`i behet e qarte atyre dhe prindeve se shkolla ka rregullat e saje me uniforme te rregullt ne laborator dhe ne praktikat mesimore, a e perballojne kete situate?
Çfare kerkohet nga nxenesi? Te jete mire me shendet dhe te kete keto aftesi:
Të kete shqisat te zhvilluara, te mbaje higjenen personale, te kete shpirt metodik, rezistence fizike, të kete aftesi per t`u pershtatur ne oret e nates sepse keshtu e kerkon ky zanat, te kete aftesi per te punuar ne nje ekip dhe te pajiset me Librezen e Shendetesise, të jete i gateshem per zbatimin e veprimeve te perseritura per zbatimin e regjimit teknologjik. Pranohen nxenes qe kane kryer shkollen e mesme te pergjitheshme si dhe ata me aresim te mesem bujqesore gjithenje me rezultate te mira mbi mesataren.
Konvikti eshte pjese e shkolles dhe siguron ushqim, strehim, punë, edukim dhe organizimin e kohës së lirë për nxënësit.
Ne disa vende te Rajonit tone, nxenesit gjate praktikes ne prodhim shperblehen per punen qe kryejne dhe sado modeste te jete kjo page, ndikon pozitivisht ne zgjerimin e njohurive praktike te nxenesve. Në vende si Australia perpilohet nji marreveshtje zyrtare per mbarevajtjen e zhvillimit te praktikave madje te dy palet mund te bien dakort qe nxenesi duke qene i rritur mund te punoje edhe ne kohen e pushimeve te gjata.
Ka vende qe aplikojne konkurs per pranimin e nxenesve ne kete shkolle dhe kur plotesohen disa kushte akordohen bursa nga Institiucioni perkates.
TEKNOLOG QUMESHTI
Ku do t`a ushtroj profesionin? Ne Industrine Ushqimore; Në baxhot, punishtet dhe repartet e fabrikave per perpunimin e qumeshtit dhe pergatitjen e nenprodukteve te tij, ne laboratoret e tyre si dhe depot ku behet stazhionimi dhe ruajtja e djatherave.
Cila do te jete puna konkrete qe do te kryej?
Pranimi dhe vleresimi i qumeshtit; pastrimi, standartizmi, pasterizimi dhe ftohja. Të pergatise qumeshtin per treg te pasterizuar – sterilizuar edhe me regjim termik UHT me ambalazhet qe perdoren sot. Koagulimi i qumeshtit dhe zhvillimi i fermentimit acido-laktik. Kulturat e pasterta bakteriale roli dhe perberja e tyre. Mpiksja e qumeshtit ne djathe, presimi, kriposja dhe stazhionimi i djatherave. Ne teknologjine speciale do te perfshihet prodhimi i djatherave qe i interesojne konsumatorit tone djatherat e bute me shellire FETE, TELEME, Tip 83 etj, djatherat e forte si; VIZE, KAÇKAVALL (Kasher) GOUDA etj. perfshi ketu edhe djatherat dhe produktet e tjera karakteristike per zonen ku operon. Teknologji te reja per prodhimin e djatherave. Skremimi, trajtimi i kremes per prodhimin e gjalpit. Pergatitja e kosit dhe disa nga produktet acido – laktike ( probiotiket ), djatherat e shkrire, si prodhohet akullorja dhe kasatat ne fabriken e qumeshtit. Pergatitja e konservave te qumeshtit si: qumeshti pluhur dhe i kondensuar si dhe produktet e tjera sekondare.
Kryerja e analizave fiziko – kimike te qumeshtit, nenprodukteve te tij, lendeve ndihmese me metodat klasike dhe analizator si dhe te jete ne gjendje te pergatise me saktesi dhe pergjegjesi solucionet kimike te nevojshem.
Të pajiset me njohuri per Laboratorin Mikrobiologjik te fabrikes se qumeshtit, pajisjet dhe te aftesohet per te kryer disa nga analizat mikrobiologjike me metodat klasike dhe me aparatet e reja Analizatoret.
Të dije se si duhet vepruar per ngritjen e nji biznesi per perpunimin e qumeshtit; Minifabrika, fermë + minifabrike, fabrika per perpunimin e qumeshtit me kapacitet te ndryshem kjo krijon mundesite te komunikoje me projektuesit dhe kreditoret.
Do të jete i afte te pergatise per pune, te shfrytezoje dhe te mirembaje pajisjet – makinerite dhe linjat ne industrine e qumeshtit ne kushte me shkalle te ndryshme mekanizimi.
Mbasi te zgjidhen keto problem, edhe un jam i gateshem per te dhene kontributin tim duke bere studimin deri ne detajen e fundit nga ana tjeter te siguroj materjalin mesimore ne Shqip qe eshte avantazhi më i madh i kesaje shkolle, kete me mire se kushdo tjeter e kuptojne dhe e vleresojne ish nxenesit qe kane mbaruar shkolla te ngjashme shum vite me pare.
PS !
I lutem çdo lexuesi të jape me shkrim mendimin e vet per kete shkolle si do qe te jete ai. Keshtu më respektoni mua por edhe më ndihmoni per te vazhduar më tej.
Me respekt
Fatlum Dibra
Inxhinjer Teknolog ne Industrine e Qumeshtit.
Mësimi fillon me 1 SHTATOR - 24 DHJETOR
10 JANAR - 31 MAJ
Provimi 10 QERSHOR
TEORI 3 DITE /Jave 6/Ore ne dite
PRAKTIKE MESIMORE 2 DITE /Jave 6/Ore ne dite ( Ne bazen prodhuese )