Shkenca për zgjatjen e jetës

User avatar
Prof.Dr Selim Luku
Posts: 5
Joined: 10 Nov 2016, 09:45
Vendodhja: Tirane
Profesioni: Pedagog
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare
Rreth Jush: Pedagog prej shume vitesh ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare. Autor i disa teksteve te Histologjise, Anatomise, Fiziologjise, Atlaseve te Anatomise, artikujve shkencore brenda dhe jashte vendit, monografi si edhe broshura ne drejtimin e Mjekesise Veterinare.
Mban Titullin Dr i Shkencave, Profesor i Asiocuar, Profesor Doktor.
Specializuar ne venda te tjera te botes.
Referime te ndryshme shkencore brenda dhe jashte vendit

Shkenca për zgjatjen e jetës

Postby Prof.Dr Selim Luku » 17 Nov 2016, 14:58

Njerëzit për ruajtjen e shëndetit dhe jetëgjatësinë janë të interesuar qysh në lashtësi. Atëherë kur organizimi i jetës shoqërore ishte në formen e fiseve me territore të caktuara. Kur midis fisve për çështje territoresh bëheshin luftime me mjete prej guri e hekuri disa prej tyre plagoseshin, u çaheshin enët e gjakut nga gjakderdhja vinte vdekja. Daljen e gjakut ata e çuanin “daljen e shpirtit”.
Por njerëzit vdisnin edhe nga shkaqe të tjera. Kjo i bëri ata të interesoshin për shëndetin dhe shkaqet që çonin në humbjen e jetës.
Për të gjykuar mbi këtë fenomen, duhej njohur ndërtimi i trupit të njeriut dhe të kafshëve. Por hapja e kufomave për qëllime studimi ishte ndaluar nga Feja, e cila hapjen e tyre e quante mëkatin më të madh. Pa njohuritë mbi ndërtimin dhe funksionet e organeve të organizmit dhe organizmin në tërësi nuk mundet të ndërhyhej në shërimin e tij.
I pari shkencëtar që guxoi për hapjen e kufomave për qëllime studimi është Akmeon Krotoni 500 vjet para Krishtit (p.e.re). Nga studimet e tij arriti të bëjë librin e parë mbi ndërtimin e trupit “Librin e Anatomisë”
Pas tij një dijetar i madh i cili njihej si themeluesi i Mjekësisë është Hipokrati (470-377 para Krishtit). Hipokrati studioi ndërtimin dhe funksionin e organeve të organizmit si dhe zhvillimin embrional të tij. Disa këshilla të tij ruajnë vlerën edhe në ditët tona. Po kujtoj njërën prej tyre “natura sanat” që në shqip do të thotë natyra shëron. Mjeksia moderne e konfirmuar, plotësisht këto dukuri, pavarësisht se Hipokrati nuk e njihte shkencërisht. Për meritat e mëdha të tij në fushën e mjeksisë Hipokrati siç e përmendëm më sipër konsiderohet si themeluesi i saj - kjo është arsyeja që mjekët e rinj kur diplomohen bëjnë “Betimin e Hipokratit”.
Po citoj një nga pikat e këtij betimi që ka vlerë për mjekët dhe mjeksinë tonë
Në çdo shtëpi që duhet të hyj do të shërbej në dobi të sëmurëve, duke shmangur çdo dëm të vullnetshëm apo korruptues, dhe veçanërisht në abuzime me trupin e grave apo të burrave qofshin këto të lirë apo skllevër.
Më tej vazhdon, gjërat që do ti shof ose dëgjoj gjatë ushtrimit ose jashtë ushtrimit të profesionit, nuk do ti përflas duke i vlerësuar se ato kanë të drejtën e sekretit.

Aristoteli (384-325 para Krishtit) i cili ka qënë edhe mësuesi i Aleksandrit të Madh – Njihet si vazhduesi i Hipokratit që i çoj më tej idetë e tij.
Në Romën e lashtë në shekullin e II pas Krishtit mjeku Guleni kreu eksperimente ne kafshët e gjalla. Ai korrigjoi disa gabime të Hipokratit dhe Aristotelit të cilët thonin se arteriet përmbajnë ajër dhe se arteriet e lëvizin gjakun në saj të forcës së ajrit që vjen nga mushkëritë.
Ne pyesim si Hipokrati dhe Aristoteli të bënin një gabim të tillë.
Meqënëse ata hapnin vetëm vetëm kufoma për qëllime studimi-vinin re se arteriet nuk përmbanin gjak-kjo shpjegohet se kur kafsha ose njeriu vdes forca tkurrëse e zëmrës e largon gjakun nga arteriet në venat.
Rrugëtimi i studimeve në mjeksi është i pafund-studime janë kryer dhe kryhen pa pushim nga shkenctarë nga e tërë bota por edhe në vendin tonë. Zbulimi i vaksinave dhe i ilaçeve për sëmundje të rënda siç janë ato tumorale, të sidës dhe për shumë sëmundje të tjera të natyrës bakteriale, virusale, parazitare, mykotike, alergjike etj janë objekte të vazhdueshme studimore shkencore sepse kanë të bëjnë më shëndetin dhe jetëgjatësinë.
Punimet e tyre botohen në revista të ndryshme shkencore me qëllim që njerëzit të njihen me to, dhe ti përdorin anët pozitive për ruajtjen e shëndetit dhe zgjatjen e jetëgjatësinë e njeriut.
Për jetëgjatësinë e njeriut kanë shkruar shumë autorë, disa theksojnë së duhet të jetë 4 herë sa mosha e rritjes 4 X 25 = 100 vjet, të tjerë thonë se potenciali jetësor i njeriut mundet të arrijë 300 vjet. Në Japoni, njeriu i quajtur Mane jetoi 241 vjeç, gruaja e tij 221 vjeç, i biri 201 vjeç.

Në Kinë një njeri jetoi 253 vjeç.
Për shkencën mbi zgjatjen e jetës siç e theksuam më lart kanë shkruar shumë autorë. Por midis tyre unë nuk mund të lë pa përmendur biologun dhe pedagogun e talentuar Bajazit Shehu.
Bajazit Shehu punoi shumë vite në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz dhe më pas në Universitetin e Tiranës. Ai ishte pedagogu i brezit tim, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë.
Bajaziti në vitin 1958 bëri broshurën “Shkenca mbi zgjatjen e jetës”. Që ngjalli kureshtje të veçanta për lexuesin e kohës.
Shkenca për zgjatjen e jetës tregon se njohja e ndryshimeve morfologjike, fiziologjike dhe psikologjike që pëson trupi i njeriut gjatë jetës, në mosha të caktuara, siç është ajo e rritjes, pjekurisë dhe ajo e pleqërisë, kanë rëndësi të madhe teorike dhe praktike sepse kanë të bëjnë më zgjatjen e jetës. Sa më vonë të vijë pleqëria aq më e gjatë është jetëgjatësia. Në mënyrë të shkurtuar po citojmë disa nga faktorët që ndikojnë në jetëgjatësi:
1. Faktori gjenetik
2. Fakroti imunologjik
3. Faktori hormonal
4. Faktori social dhe ekonomik


Faktori gjenetik.
Gjenetika është një shkencë relativisht e re, por që ka marrë një zhvillim të madh. Grigor Mendeli në vitin 1965(njihej si themeluesi i saj). Ai tregoi shkencërisht atë që njerëzit e thjeshtë e kishin zbuluar, por që nuk dinin ta shpjegonin nga ana shkencore.
Njerëzit prej kohësh dinin që fëmija i ngjanin prindërve. Pra kishin tiparet e tyre. Mirëpo Gjenetika i vlerëson jo vetëm nga pamja e jashtme, por edhe nga ndërtimi dhe funksioni i organeve dhe organizmit në tërësi, gjë që përcaktohet në momentin e formimit të organizmit të ri nga bashkimi i qelizave gjinore femërore me atë mashkullore dhe formen e embrionit në vartësi të gjeneve përkatëse. Kjo ka të bëjë me shumë sëmundje që transmetohen në mënyrë gjenetike.
Gjej rastin të kujtoj se anemia mesdhetare që vërehet te fëmijët e vendeve të mesdheut ku përfshihet edhe vendi ynë luftohet me sukses kur para martesës të rinjtë që do të fejohen, duhet të bëjnë analizën e gjakut, në rast se ato tregojnë se fëmija e tyre do të lind më ketë sëmundje nuk duhet të martohen, sepse do ta vuajnë tërë jetën.
Përveç faktorëve gjenetikë, pra kur kemi gjene difektoze, duhet të merren në konsideratë edhe faktorët e mjedisit, që gjithashtu mund të shkaktojnë lindjen jonormale, që njihen me termin monstrozitete apo me sëmundje të ndryshme këtu mund të kujtoj se bombat atomike që u hodhen në Japoni në vitin 1945 përveç vdekjeve që ajo shkaktoi në njerëzim për një kohë të gjatë, ajo ndikoi në shtimin e rasteve me sëmundje të ndryshme si ato kanceroze etj.
Ndotja e atmosferës, higjena kolektive dhe ajo personale kanë rëndësi të veçantë në jetëgjatësi.
Gjatë përiudhës së shtatëzanisë, ushqyeshmëria e mirë e nënës me ushqime të pasura me proteina, vitamina, lëndë minerale etj largo stresin, duhanin, alkolin bën që organizmi i ardhshëm, pra fëmija të jetë i shëndetshëm, mirërritja si dhe tërë rrugëtimi i jetës sa më i mirë të jetë aq më jetëgjatësi do të kemi.

Faktori imunologjik
Të gjithë kemi vënë re se jo të gjithë njerëzit sëmurën nga gripi, tuberkulozi apo sëmundje të tjera - kjo varet nga makromelekulat proteinike të qelizave të trupit tonë të cilat kanë një ogranizëm të ndryshëm nga një njeri në tjetrin.
Nga ky rregull bëjnë përjashtim binjakët që kanë lindur nga ndarja përgjysëm e zigolës gjatë zhvillimit embrional. Binjakët kanë tipare të ngjashme si nga pamja e jashtme ashtu edhe nga ndërtimi i makromelekulave proteinike të qelizave.
Për formimin e këtyre lëndëve mbrojtëse të organizmit të kafshëve dhe njeriut është dashur një kohë e gjatë duke prodhuar antitrupin përkatës(makromelekulën proteinike).
Sistemi imun është shumë i rëndësishëm për organizmin sepse na mbron nga agjentë të ndryshëm(viruset, bakteriet, parazitët, myqet, toksinën) këto lëndë janë të huaja për organizmin dhe njihen nga qeliza mbrojtëse të tij. Ati i kapin i fagacitojnë duke i bërë të padëmshmë për organizmin.
Fagocitoza dhe autofogia(vetëpastrimi i qelizës) janë proçese mbrojtëse me rëndësi jetike për organizmin dhe jetëgjatësinë. Në rast se dëmtohën këto qeliza siç ndodh gjatë sëmundjes së sidës, atëherë një infeksion i zakonshëm të çon në humbjen e jetës.
Për vitin 2016 çmimin nobel në biologji e mori japonezi Voshinasi Ohsumi i cili zbuloi se si qelizat ndalojnë së punuari, nga mbetjet që grumbullohen në të dhe si qeliza me anën e autofogisë i riciklon ose i nxjerr jashtë këto mbetje.
Sistemi mbrojtës i organizmit mundet ta përqëndrojnë në tri linja kryesore
- mbrojtje sipërfaqësore jo specifike
- imuno specifike

Mbrojtja sipërfaqësore sigurohet nga qelizat sipërfaqësore të lëkurës të konjukturave të syrit të mukozës së aparatit tretës. Gripi apo tuberkulozi mund të merret lehtë në rast se takojmë një përson me këtë sëmundje i cili më parë ka tështitur dhe spërkatur dorën e tij, me atë dorë na takon prekim syrin, hundën apo hajm ushqim lehtë marrim infeksion.
Asnjëherë të mos ushqehemi pa larë duart më sapun. Por gripin mund ta marrim edhe nëpërmjet ajrit, sepse gjatë tështitjes në një sallë mësimi virusi mund të shpërndahet deri në 15 m largësi.

Mbrojtje sipërfaqësore jo specifike
Kjo mënyrë mbrojtje sigurohet nga qelizat që i kapin dhe tresin, bakteriet ose lëndët e tjera toksike.
Qeliza të tilla janë makrofobët dhe rruazat e bardha të gjakut - këto qeliza njohin veten nga jo vetja, njohin qeliza normale të trupit nga ato jonormale dhe agjentë të tjerë të dëmshëm që futen në organizëm nga mjedisi i jashtëm. Ka raste që këto qeliza mbrojtëse duke luftuar më agjentët dëmtues vdesin së bashku më agjentin dëmtues duke formuar qelbin, Sa më i organizuar të jëtë sistemi imun qelizor aq më e sigurtë është mbrojtja jospecifike. Disa sëmundje si psh sida dëmton qelizat e bardha të gjakut (limfocitet T) , imuniteti bie dhe mjafton një infeksion i çfarëdoshëm të rrezikoj jetën.

Mbrojtja imunospecifike
Kjo sigurohet nga qelizat, që quhen imunokopetente(plazmocitet dhe Limfacitet B). Sipas sinjalit që marrin nga antigjeni që futet në organizëm dhe e shkatërron atë.
Mbi këtë dukuri bazohen vaksinimet e njeriut dhe të kafshëve. Ndërsa kur përdorim serum hipërimunë ai sherben si mjekues direkt, sepse i jepen imunoglobina të gatshme siç është serumi ndaj sëmundjes së tërbimit, plasjes etj.
Në rast se një njeri është i sëmurë nga plasja(antrax) që është vdekjeprurëse, e mjekojmë me serum kundër saj dhe antibiotik i shpëtojmë jetën.
Në rastet e sëmundjeve virusale qelizat mbrojtëse prodhojnë një lëndë që quhet interferon, i cili kap dhe i shkatërron ato. Përveç sa më sipër dua të citoj se qelizat e trupit tonë shumohen dhe vdesin vazhdimisht si psh aparatit të lëkurës, të aparatit tretës, frymëmarrjes naogjental. Por bashkë me të largohen dhe bakteriet që ndodhen aty - Ky zevendësim i qelizave të trupit është i ndryshëm në organizmin e njeriut.
Shkencëtarët i kanë renditur në tre grupe:
- Qeliza që shumohen dhe bien vazhdueshëm siç janë ato të lëkurës, aparateve që kanë lidhje me mjedisin e jashtëm.
- Qeliza që shumohen e zevëndësohen me intensitet më të ngadaltë dhe
- Qeliza të maturimit të trupit që nuk shumohen siç janë ato të trurit dhe muskulaturës së skeletit.


Pra dëmtimi i qelizave të trurit siç ndodh ose sëmundja e Parkinsonit nuk zevëndësohen, apo kur i dëmtojmë ato me alkol drogë apo ambjente të ndotura me grimca të plumbit etj.
Faktori hormonal
E tërë veprimtaria e organizmit dhe lidhja e tij me mjedisin drejtohet nga sistemi nervor dhe ai hormonal, duke formuar sistemin neuroendokrine.
Të dy këto sisteme ndikojnë te njëri në mënyrë të ndërsjelltë, duke bërë që njeriu apo kafsha ti përshtatet situatave që mund të lindin në çdo çast pas çasti në trupin tonë. Po e ilustroj me një shembull që vërehet çdo ditë midis njerëzve - një emocion që lind te njeriu, që vjen si pasojë e një fjale të papëlqyer, nga një përson tjetër. Sistemi nervor nxit gjëndrën tiroide për të hedhur në gjak sasi të shtuar të tiroksinës.
Tiroksina e shtuar vepron në tru duke ju përgjigjur me fjalë fyese apo grindje. Pasi normalizohet tiroksina në gjak, ai pendohet dhe i kërkon falje sipas kësaj dukurie njërëzit ndahen në tre grupe: gjak nxehtë, të ekulibruar, dhe të qetë.
Sistemi hormonal është shumë i gjerë në organizëm por unë do të citoj disa nga gjëndrrat që njihen si organe të veçanta të tillë janë: Hipofiza, epitiza, gjëndra tiroide, paratiroide, suprarenale. Timusi, pankreasi endokrine, testikulai dhe vezoret.

Faktorët social dhe ekonomik
Në lashtësi njeriu nuk ka jetuar në kondita normale jetese për ruajtjen e jetës së tij. Ai shpesh ishte viktimë i fenomeneve të natyrës, pa patur mundësi për tu mbrojtur prej tyre. Gjithashtu shoqëria u diferencua në klasa, të pasura dhe të varfëra.
Nga shfrytëzimi i pabarabartë i të mirave materiale lindën një seri sëmundjesh në shtresat e varfëra që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e tyre.
Puna me anën e saj krijon të mirat materiale e mban njeriun në gjëndje të mirë shëndëtësore larg stresit. Ajo i jep gëzime dhe gjithçkaje mbi dhe.

Njerëzit e lashtë përshëndetnin njëri tjetrin. A je lodhur ose a je djersitur. Një fjalë e urtë thotë uji që nuk lëviz qelbet, njeriu që nuk punon sëmuret.
Njerëzit që merren me punë mendore duhet të mos lënë pas dore aktivitetet fiskulturo-sportive. Dihet se ata që merren me punë mendore aktivizojnë më shumë trurin, jo tërë organizmin - kurse lëvizja në natyrë vë në lëvizje tërë organet e trupit, duke i zhvilluar ato në mënyrë harmonike, gjë që rritë aktivitetin e punës mendore. Marrja me fiskulturë e sport duhet të konsiderohet jo si kohë e humbur, por si kohë e fituar sepse ajo të zgjatë jetën.

Hipokrati i madh theksonte se natyra shëron, gjë që është e vërtetë. Por ai nuk dinte se në natyrën e qetë në ajrin e pastër, në gjelbërimin e natyrës, në mal apo bregdet, hipofiza prodhon një hormon që quhet hormoni i lumturisë ky hormon na jep gëzim, lumturi, na çliron nga stresi dhe na bën më të aftë për punë. Në kohën e sotme, mediat, televizionet japin lajme me pamje makabre, gjë që i bën keq trupit tonë. Pra duhet të jepen më parë lajme të gëzuara.
Ju vetë keni vënë re se ka shokë dhe miq që kur takohesh me ta të japin energji pozitive, të çlodhin me tregimet e tyre. Përkundrazi disa të tjerë të mërzitin me tregime negative.
Dua të përmend disa fenomene të shoqërisë që po shfaqen kudo në botë, por edhe në vendin tonë. Në shoqërinë tonë, është bërë diferencim i madh, disa janë bërë të pasur, të tjerët shumë të varfër.
Ata të pasurit një pjesë janë të pa ditur lidhur me mirëmbajtjen e trupit të tyre. Ushqimet e tepërta me pije alkolike, po i dëmtojnë rëndë shëndetin natyrisht dhe jetëgjatësinë.
Po citoj disa prej tyre Dhjamosja, Duhani, Alkooli, Droga, dhe dëmët e tyre.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Pedagogët dhe Specialistët e Veterinarisë”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest