Disa këshilla për sigurinë ushqimore

User avatar
Laura Duka
Posts: 28
Joined: 09 Jul 2015, 16:30

Disa këshilla për sigurinë ushqimore

Postby Laura Duka » 21 Aug 2015, 12:49

Disa këshilla për sigurinë ushqimore

Kushte të mira higjienike : Duar të pastra, sipërfaqe të pastra.

• Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun përpara se të përgatisni ose të hani ushqim.
• Lani enët dhe banakët me ujë të nxehtë dhe sapun pas përgatitjes së çdo artikulli ushqimor.
• Përdorni ambalazhe dhe çanta të pastra.


Mos ndotni në mënyrë të tërthortë

• Përdor një dërrasë të veçantë për të prerë ushqime të freskëta dhe një tjetër për mish për të shmangur ndotjen .
• Gjatë kohës së drekës, hidh çdo ambalazh të përdorur dhe çantë. Mos ripërdor ambalazhe sepse ato mund të jenë të kontaminuara dhe shkaktojnë sëmundje që burojnë nga ushqimet.


Vaktet ushqimore që konsumoni në shkollë dhe punë mbajini të ftohta

• Të mbash të ftohtë drekën ngadalëson rritjen e baktereve dhe mban të sigurtë ushqimin.
• Bakteret e dëmshme shumëfishohen me shpejtësi në “zonën e rrezikshme” temperaturat ndërmjet 40 dhe 140 gradë F.
• Mbajini ushqimet që prishen në frigorifer deri në momentin që largoheni nga shtëpia.
• Përfshini një pako me xhel të ngrirë ose kuti me lëng të ngrirë në çantën e drekës.
• Përdorni një çantë me izolim të butë nëse ështe e mundur. Është më e mira për të mbajtur të ftohta ushqimet.
• Ruajini artikujt që prishen në frigorifer (nëse është e mundur) menjëherë pasi të arrini.
• Përdorni një enë të izoluar për të mbajtur të nxehtë ushqimet e ngrohta 140 gradë F ose më shumë.
• Gatuajini vaktet e ngrira sipas instruksioneve në ambalazh, duke përfshirë kohën që duhet nëse përdor një mikrovalë


Temperaturat e sigurta për gatim, siç maten me termometër ushqimor

Mish dhe përzierje mishi

- Biftek, mish derri, mish viçi, mish qingji - 160°F
- Mish gjeli deti, pule - 165°F
- Biftek, mish derri, mish vici, mish qingji i freskët - 145°F
- Me 3 minuta kohë për ta lënë të kullojë


Mishi i shpendëve
- Pulë& gjel deti, e tëra - 165°F
- Pjesë shpendësh - 165°F
- Rosë & Patë - 165°F
- Mbushje (e gatuar veç ose bashkë me zogun) - 165°F


Proshutë
- E freskët (e gjallë) - 160°F
- E parapërgatitur (për t’u ringrohur) - 140°F


Vezë dhe gatime me vezë
- Vezë - Gatuajeni derisa e verdha dhe e bardha të jenë të forta
- Gatime me vezë - 160°F

Ushqimet e detit
- Peshku me pendë/krahë145°F ose derisa mishi të jetë opak dhe të ndahet lehtë me pirun
- Karkaleca, karavidhe dhe gaforre - Derisa mishi të jetë i fortë dhe opak
- Molusqe, goca deti dhe midhje - Derisa guacka të hapet gjatë gatimit
- Guacka deti - Derisa mishi i saj të jetë i bardhë ose opak dhe i fortë në 165°F

Gatime të mbetura 160°F

Siguria ushqimore për një shëndet sa më të mirë

Të gjithë njerëzit gjatë jetës së përditshme blejnë dhe përgatisin ushqimin për të ngrënë.
Por shumë gjëra, tashmë kanë ndryshuar, që nga mënyra që prodhohet ushqimi dhe shpërndahet,
deri në mënyrën si përgatitet dhe konsumohet.
Cfarë ka ndryshuar gjithashtu është dhe aftësia për të luftuar bakteret e rrezikshme që mund të
pushtojnë trupin tonë nëpërmjet asaj që hamë.
Shprehja “një gram parandalim sot vlen sa një gram kurë” mbetet akoma e vërtetë.
Parandalimi i rritjes së mikroorganizmave të rrezikshme në ushqim, është çelësi për të reduktuar
miliona sëmundje dhe mijëra vdekje çdo vit.
Ekspertët i quajnë “ sëmundje me origjinë ushqimore”, ndërsa njerëzit zakonisht e quajnë “helmim nga ushqimi”.
Sot ushqimi në supermarkete vjen nga e gjithë bota dhe pothuaj 50% e parave shkon për ushqimin që e gatuajnë të tjerët,
siç janë restorantet , fast food-et etj.
Ajo ç’ka ka ndryshuar në ndërgjegjësimin tonë është njohuria mbi sëmundjet që shkaktohen nga bakteret në ushqime:
Nëpërmjet shkencës, ne kemi zbuluar bakterie të reja dhe të rrezikshme dhe viruse që gjenden në ushqime,
baktere të cilat nuk i njihnim vite më parë.
Shkenca na ka ndihmuar të gjejmë sëmundje që shkaktohen nga baktere dhe viruse në ushqim , sëmundje që nuk i njihnim vite më parë. Sot dimë që sëmundje, si artriti shkaktohen nga ushqimet.
Një shtresë e njerëzve si gratë shtatzëna, fëmijët, të sëmurët kronikë dhe ata me imunitet të dobët mund
të përballen me një sërë rreziqesh, duke përfshirë edhe ata mbi 65 vjeç
Këta njerëz janë më të prirur për sëmundje që vijnë nga ushqimet, sepse shëndeti i secilit është i ndryshëm,
gjithashtu edhe aftësia e tij/saj për të luftuar sëmundjet.
Sistemi imunitar dobësohet me kalimin e moshës dhe bashkë me moshën, ndryshon edhe rritja e prodhimit të acidit të stomakut.
Acidi i stomakut luan një rol të rëndësishëm në pakësimin e numrit të baktereve në aparatin tretës, duke shtuar që sëmundjet e fshehura si diabeti, disa trajtime kanceri dhe sëmundjet e veshkave mund të rrisin rrezikun e personave për sëmundje që vijnë nga ushqimi.
Është e vështirë për njerëzit të dallojnë bakteret e dëmshme në ushqim që mund t’i kenë bërë keq, zakonisht njerëzit mendojnë se nëse janë ndjerë keq e kanë nga vakti i fundit.
Në fakt, ka një rreze të gjerë ndërmjet të ngrënit të ushqimit me baktere të dëmshme dhe shfaqjes së sëmundjes.
Zakonisht bakteret e ushqimit duan 1 deri në 3 ditë të shkaktojnë sëmundje, por mund të ndjeheni keq duke filluar që nga 20 minuta deri në 6 javë, pasi kemi konsumuar disa ushqime me baktere të rrezikshme.
Nëse sëmureni nga ushqimi mund të keni dhimbje stomaku, të vjella ose diare, simptomat mund të jenë si të gripit,
me temperaturë dhe dhimbje koke dhe dhimbje trupi.
Duhet të këshilloheni me mjekun tuaj nëse ndjeheni keq pasi keni ngrënë jashtë, duhet menjëherë të këshilloheni me mjekun për të shmangur pasoja të mëtejshme.


Këshilla për të shmangur sëmundjet nga ushqimi

Pastërtia: Lani shpesh duart dhe sipërfaqet ku gatuani
Bakteret mund të jenë të pranishme në të gjithë kuzhinën, duke përfshirë dërrasat e prerjes, enët, sfungjerët dhe banakët.
•Lani duart me ujë të nxehtë dhe sapun përpara dhe pas gatimit.
•Lani dërrasat e prerjes, enët dhe banakët me ujë të nxehtë dhe sapun pas përgatitjes së çdo ushqimi. Periodikisht, duhen përdorur sterilizues kuzhine (1 lugë gjelle klor lëng, pa erë për një litër ujë) mund të përdoret për të shtuar mbrojtjen.
• Kur dërrasat e prerjes (qofshin plastike, joporoze, akrilike ose druri) vjetërohen duhen zëvendësuar.
• Përdorni letër kuzhine për të fshirë dhe pastruar sipërfaqet në kuzhinë
•E rëndësishme:shpëlani produktet e gjalla me ujë të rrjedhshëm. Mos përdorni sapun ose detergjentë të tjerë. Nëse është e nevojshme përdor një furçë të vogël perimesh për të hequr papastërtitë nga sipërfaqja e tyre.


Mos ndotni në mënyrë të kryqëzuar

“Kros-kontaminimi” , ose ndotja në mënyrë të kryqëzuar, është një term shkencor për mënyrën si mund të
përhapen bakteret nga një produkt tek tjetri.
Kjo ndodh kur merresh me mish të gjallë, mish shpendësh dhe fruta deti. Prandaj mbajini këto ushqime dhe
lëngjet e tyre larg nga ushqimet që do të gatuhen.
• Ndani mishin e gjallë, mishin e shpendëve dhe frutat e detit nga ushqimet e tjera në karrocën e pazarit dhe në frigorifer.
• Nëse është e mundur, përdorni një dërrasë të ndryshme prerjeje për mishin.
• Gjithmonë lajini dërrasat e prerjes, enët dhe mjetet e tjera me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh.
• Vendoseni ushqimin e gatuar në një pjatë të pastër. Nëse e vendosni ushqimin e gatuar në pjatën që kishte mishin e gjallë, bakteret kalojnë nga mishi tek ushqimi.


Gatimi: Gatuaj në temperatura të përshtatshme

Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë mendimin se ushqimet janë të gatuara në mënyrë të sigurt kur temperatura është e lartë dhe për një kohë të gjatë, kështu të gjithë bakteret vriten.
Mënyra më e mirë për t’i luftuar ato është:
• Përdorim një termometër të pastër ushqimesh, që të sigurohemi që gatimet me mish janë gatuar mirë.
• Biftekun, mishin e viçit dhe rostot e qengjit dhe bërxollat duhen gatuar me të paktën 145°F. Gatuajeni mishin e të gjithë shpendëve me temperaturë të brendshme 165°F, ose më shumë sipas shijeve personale.
• Gatuajeni mishin e viçit që rritet ne kullota, ku bakteret përhapen gjatë përpunimit, me të paktën 160°F.
Kontrollojeni temperaturën me një termometër ushqimesh.
• Gatuajini vezët derisa e bardha dhe e verdha të jenë solide. Mos përdorni receta kur veza mbetet e gjallë ose pjesërisht e gatuar.
• Peshku duhet të jetë opak dhe të ndahet lehtësisht me një pirun.
• Kur gatuani në mikrovalë, sigurohuni që të mos ketë pika të ftohta në ushqim, sepse aty bakteret mbijetojnë.
Për ta bërë këtë, mbulojeni ushqimin, përziejeni dhe rrotullojeni pjatën me dorë njëherë ose dy herë gjatë gatimit.
(Përveç rasteve kur keni një mikrovalë me vetërrotullim).Përdorni një termometër ushqimesh për t’u siguruar
që produktet kanë arritur një temperaturë të brendshme të sigurtë.
• Nëse po ringrohni ushqime të mbetura, temperatura duhet të jetë165ºF. Salcat, suprat dhe kremrat duhet të ziejnë.


Gatuajini ushqimet si vijon:
- Produkte vici, qingji, derri – 160°F
- Pulë, gjel deti – 165°F
- Rosto vici, qingji & berxolla – 145°F (kur janë të pjekura pak ose – 160°F (kur janë të mesme ose – 170°F (kur janë të pjekura mirë)
- Copa, rosto, brinjë derri – 160°F (kur - jane te mesme ) ose – 170°F (kur janë të pjekura mirë)
- Proshutë e gatuar – 140°F
- Proshutë e freskët – 160°F
- Sallame të freskët – 160°F
- Shpendë(Gjel deti &Pulë) – 165°F (kur është i gjithë zogu) ose – 165°F (kur janë vetëm gjokset) ose – 165°F (kur janë këmbët dhe kofshët)

- Të brendshmet e shpendëve -165°F (kur gatuhen vec)
- Vezët (të skuqura ose të ziera) – derisa edhe e bardha edhe e verdha të jetë e fortë)
- Gjellë në tenxhere – 160°F
- Salcat, krem karamel – 160°F
- Peshku – derisa të ndahet me pirun[/b]

Ka disa lloje termometrash:

• Dixhital për furra: Ky lloj termometri vendoset në ushqim në fillim të gatimit dhe lihet aty deri në fund. Ky termometër këshillohet të përdoret për mish të plotë, jo gjokse pa kocka.
• [b]Dixhital të momentit:
Ky lloj termometri nuk duhet të rrijë gjatë gjithë kohës në ushqim. Ai e lexon temperaturën në moment për 15- 20 sekonda. Ky lloj termometri mund të përdoret për ushqim të hollë si gjokse pule, hamburger, etj.
Dixhital me sensor për lexim të momentit: Ky lloj termometri nuk duhet të rrijë gjatë gjithë kohës në ushqim. Ai e lexon temperaturën në moment për 10 sekonda me anën e një sensori që ka në majë.[/b]

Luftoni bakteret duke ndjekur këto hapa

Në temperaturë dhome, bakteret në ushqim mund të dyfishohen çdo 20 minuta.Sa më shumë baktere të ketë, aq më shumë rrezikojmë që të sëmureni. Kështu që futini ushqimet shpejt në frigorifer që të mos shumëfishohen. Shumë njerëz mendojnë se do t’u prishet frigoriferi nëse vendosin ushqime të nxehta brenda, por kjo nuk është e vërtetë.
Frigoriferi nuk dëmtohet dhe e mbani ushqimin të shëndetshëm.Vendoseni frigoriferin në40°F ose më poshtë dhe frizerin në 0°F ose më poshtë.


Luftoni bakteret duke ndjekur këto hapa:

• Futini në frigorifer ose ngrini ushqimet që prishen lehtë, ushqime të përgatitura dhe gatime të mbetura brenda 2 orëve.
• Ndajini sasitë e mëdha të gatimeve të mbetura në enë të cekta që të ftohen shpejt.


Shkrirja e sigurtë:

Asnjëherë mos shkrini ushqime në temperaturën e dhomës.Mund të shkrini në mënyrë shumë të sigurtë në frigorifer
Gjithashtu mund të shkrini jashtë frigoriferit duke i zhytyr në ujë të ftohtë. Ndërrojeni ujin çdo gjysëm ore ose mbajeni ujin të ftohtë.Gatuajeni menjëherë pasi t’i shkrini.
Mund të shkrini ushqime në mikrovalë, por gatuajeni menjëherë pasi t’i keni shkrirë.
• Marinoni ushqime në frigorifer.
• Mos e mbushni frigoriferin shumë. Ajri i ftohtë duhet të qarkullojë për ta mbajtur ushqimin të sigurtë.


Tabela e frigoriferit dhe frizerit

Frigorifer (40°F) Frizer (0°F)

Vezë
Të freskëta, me lëvozhgë4-5 javë. Mos i ngrini.
E gatuar mirë 1 javë. Mos i ngrini mirë.
Zëvendësues të vezës, e hapur për 3 ditë.Mos i ngrini.
E pahapur 10 ditë 1 vit


Produkte bulmeti

Qumësht 1 javë/ 3 muaj.
Djathë i bërë vetë/1 javë. Mos i ngrini mirë.
Kos 1-2 javë/1-2 muaj.
Majonezë komerciale 2 muaj. Mos i ngrini.(mbajeni në frigorifer pasi e hapni)


Zarzavate të gjalla/të gatuara

- Bizele, jeshile ose me lëvozhgë3-4 ditë/ 8 muaj.
- Karrota 2 javë/10-12 muaj.
- Selino 1-2 javë/10-12 muaj.
- Sallatë, gjethe 3-7 ditë. Mos i ngrini.
- Sallatë, iceberg 1-2 javë . Mos i ngrini.
- Spinaq 1-2 ditë/10-12 muaj.
- Kungull, verë 4-5 ditë/10-12 muaj.
- Kungull, dimër 2 javë/10-12 muaj.
- Domate 2-3 ditë/2 muaj.


ANTIPASTAT

- Antipasta, të ftohta ose të nxehta 3-4 ditë/2-3 muaj.
(Ruajtja e ushqimeve të përgatitura ose të gatuara në shtëpi) sallata 3-5 ditë. Mos i ngrini.
Hot dogs &Mish të përgatitur
Hotdog, pako e hapur 1 javë.
Pako e pahapur 2 javë/1-2 muaj në frizer.
Mish i përgatitur, e hapur 3-5 ditë/ 1-2 muaj.
I pahapur 2 javë/1-2 muaj.


Darka të gatshme/Gjellë të ngrira
Mbajini të ngrira deri sa të serviren 3-4 muaj.

Tabela e frigoriferit dhe frizerit
Frigorifer (40°F) Frizer (0°F)


Mish i Freskët
- Biftek-bërxolla, rosto 3-5 ditë/6-12 muaj.
- Derr–copa, rosto 3-5 ditë/4-6 muaj.
- Qingj–copa, rosto 3-5 ditë/6-9 muaj.
- Viç–rosto 3-5 ditë/ 4-6 muaj.

Shpendë të freskët

Pulë ose gjel deti, e tërë 1-2 ditë/1 vit.
Copa pule ose gjeli deti 1-2 ditë/9 muaj.


Peshk i freskët

- Peshk pa dhjamë (merluc, gjuhëz, etj.) 1-2 ditë/6 muaj.
- Peshk me dhjamë (salmon, etj.) 1-2 ditë/2-3 muaj.


Proshutë

- Proshutë me kuti (etiketa thotë “mbajeni në frigorifer”) 6-9 muaj.Mos e ngrini.
- Proshutë, e gatuar (Gjysëm&feta) 3-5 ditë/1-2 muaj.
- Bekon &Sallamra
- Bekon 1 javë 1 muaj.
- Sallamra, të gjallë(derri, vici ose gjeli deti) 1-2 ditë/1-2 muaj.
- Të tymosur
- Për mëngjes / pate 1 javë /1-2 muaj.


Ushqime të mbetura

Mish i gatuar, gjellë me mish, gjellë me vezë, supra, zarzavate 3-4 ditë/2-3 muaj.
Kremra & lëng mishi 1-2 ditë/2-3 muaj.
Pulë dhe peshk i gatuar 3-4 ditë/4-6 muaj.


Produkte të freskëta

• Cilësia e frutave dhe perimeve të freskëta që prishen (si luleshtrydhe, sallatra, erza dhe kërpudha) mund të ruhen më mirë po të jenë në frigorifer. Nëse keni dyshime për një ushqim të ruhet apo jo në frigorifer, pyesni shitësin tuaj.
• Të gjitha produktet që blehen të qëruara ose të prera duhet të futen në frigorifer, brenda 2 orëve si për cilësi ashtu dhe për siguri.
• Cdo artikull i blerë i qëruar ose i prerë, që është lënë në temperaturë dhome për më shumë se 2 orë, duhet të hidhet.


Ushqime Speciale / Këshilla Speciale
Disa ushqime mund të përmbajnë baktere që mund të jenë specifikisht të dëmshme për të rriturit në moshë dhe të shkaktojnë sëmundje serioze. Ky nënartikull thekson se si të moshuarit këshillohen të mos hanë disa ushqime të caktuara.

Ushqime të gatshme që duan vetëm ringrohje:

Është e rëndësishme të ringrohen disa ushqime të frigoriferit që mund të jenë të parapërgatitura.Disa ushqime rikontaminohen me baktere pasi janë përpunuar dhe paketuar në punishte.
Këto ushqime përfshijnë:
Hot dog, mish i gatshëm për dreka, të ftohta dhe ushqime të tjera me bazë sallamrash ose pule që duhen mbajtur në frigorifer.
Ringrohini këto ushqime sa janë shumë të nxehta. Nëse nuk i ringrohni dot këto ushqime, mos i hani.
Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë pasi merreni me këto ushqime të gatshme. (Lajini të paktën për 20 sekonda). Gjithashtu, lani tavolinën e punës, enët dhe mjetet me ujë të ngrohtë dhe sapun. Larja e kujdesshme ndihmon në eliminimin e çdo bakteri që mund të jetë në duart tuaja, ose sipërfaqe të tjera nga ushqimi që përgatitët para se të ngrohej.
Ushqime që të moshuarit këshillohen të mos i hanë:
• Peshk i gjallë, përfshirë midhje, guacka, arragosta dhe gaforre.
• Hot dog dhe mish të gatshëm, vetëm nëse nuk janë ngrohur më parë.
• Qumësht i papasterizuar ose djathë të butë si:( djathë i bardhë, gorgonzola dhe djathë meksikan) vetëm nëse kanë të etiketuar “pëgatitur me qumësht të pasterizuar”.
• Pjata të futura në frigorifer ose mish në kuti.
• Fruta deti të tymosura në frigorifer, përveç rasteve kur janë të gatuara.
• Vezë të gjalla ose të gatuara pak, si dhe produkte që përmbajnë vezë siç janë salcrat e sallatave, ëmbëlsira ose gjalpë, ose në disa pije. (ushqime të tilla që janë përgatitur me vezë të pasterizuara janë të sigurta për t’u ngrënë.)
• Mish i gjallë ose shpendë.
• Lakra të egra (jonxhë, tërfil dhe rrepa)
• Lëng i patrajtuar ose jo i pasterizuar perimesh dhe frutash. (Këto lëngje duhet të kenë një etiketë lajmëruese).


Ushqime të gatshme dhe ushqime që shpërndahen në shtëpi

Kur doni të hani në shtëpi por nuk doni të gatuani, kujt t’i drejtoheni?
• Shumë ushqime të gatshme, duke përfshirë vaktet që merren me vete, janë shumë popullore.
• Të blera nga dyqanet ushqimore, restorantet, disa vakte janë të nxehta dhe disa janë të ftohta.
• Të porositësh vakte të gatshme që shpërndahen në shtëpi nga shërbimet e restoranteve është një opsion që shumë konsumatorë dëshirojnë ta përdorin.
• Sigurisht, për ata që preferojnë cilësinë, ka shërbime që përgatisin ushqimin çdo ditë.
Vaktet e gatshme, të nxehta dhe të ftohta janë ushqime që prishen dhe mund të shkaktojnë sëmundje kur nuk trajtohen si duhet.


Rregulli i 2 orëshit

Bakteret e dëmshme mund të shumëfishohen në “zonën e rrezikshme” (ndërmjet 40 dhe 140°F). Mbani mend rregullin e 2 orëshit.
Hidhni çdo ushqim që prishet që është lënë në temperaturë dhome më gjatë se 2 orë.(Kur temperaturat janë mbi 90°F, hidhini ushqimet pas 1 ore!)


USHQIME TË NXEHTA:
Kur blini ushqime të nxehta, mbajini të nxehta. Hani ushqimet e nxehta brenda 2 orëve që të parandaloni shumëfishimin e baktereve të dëmshme. Nëse nuk i hani brenda 2 orëve dhe doni t’i mbani ushqimet të nxehta mbajini ushqimet në furrë me temperaturë të lartë mjaftueshëm që ushqimi të jetë në temperaturën 140°F ose më shumë. (Përdor një termometër ushqimor për të kontrolluar temperaturën.)
Gatimet e tjera, si mbushjet, duhet të rrinë të nxehta në furrë. Duke i mbuluar ushqimet do t’ju ndihmojë për t’i mbajtur ato të buta.
Gjithsesi, ushqimi juaj i gatuar do të ketë shije më të mirë nëse nuk e mbani në furrë për shumë gjatë. Për shije më të mirë, mbajini ushqimet në frigorifer dhe më pas i ngrohni kur të jeni gati për t’i ngrënë.

Ja si të veproni:
• Ndajeni mishin ose mishin e shpendëve në porcione të vogla, për t’i futur në frigorifer ose në ngrirje.
• Futini në frigorifer ose në ngrirje salcrat, patatet dhe perimet e tjera në enë të cekta.
• Hiqini mbushjen shpendëve të gatuar dhe mbajeni në frigorifer.


USHQIMET E FTOHTA
duhet të konsumohen brenda 2 orëve ose të futen në frigorifer, ose të ngrihen për t’u ngrënë një kohë tjetër.

Ringrohje?

Ju mund të keni dëshirë të ringrohni vaktin tuaj, nëse është blerë i nxehtë dhe më pas është mbajtur në frigorifer, ose është blerë që në fillim i ftohtë.
• Ngroheni ushqimin deri në165°F.
• Salcrat është më mirë t’i zieni.
• Nëse e ngrohni ushqimin në mikrovalë, mbulojeni ushqimin dhe rrotullojeni enën që ushqimi të ngrohet në mënyrë të barabartë dhe të mos krijojë “pika të ftohta” që mund të jenë ambient për bakteret.


Të konsumosh ushqime jashtë

Shumë njerëz për kënaqësi , ose edhe të detyruar konsumojnë ushqime jashtë shtëpisë.
Të gjithë stabilimentet e shërbimit të ushqimit duhet të ndjekin një linjë për sigurinë ushqimore të caktuar nga shteti dhe departamentet lokale të shëndetit.
Por përvec kësaj mund të kujdesemi edhe vetë për ushqimin
Pastërtia: Kur dilni jashtë për të ngrënë, shikoni sa të pastra janë gjërat që përpara se të uleni. Nëse nuk është sipas standarteve tuaja, mund të shkoni diku tjetër.


Gatimi: S’ka rëndësi se ku hani, gjithmonë porosisni ushqime të gatuara mirë në temperatura të larta. Kujtoni që ushqime si mishi, shpendët, peshku dhe vezët, kanë nevojë të gatuhen mirë që të mos kenë baktere .Kur ju serviret një ushqim i nxehtë, sigurohuni që të jetë ashtu vërtet dhe i gatuar mirë.Nëse nuk është, kthejeni mbrapsht.

Mos hani ushqime të gatuara pak ose të gjalla, si guackat ose vezët.Vezët e gjalla ose të gatuara pak mund të fshehin rreziqe në disa lloj ushqimesh si Sallata Cezar, mustarda ose disa lloje salcrash.Nëse këto ushqime janë gatuar me vezë komerciale të pasterizuara, janë të sigurta.Nëse nuk jeni i sigurt rreth përbërësve në një gatim të veçantë, pyesni përpara se të porosisni.

Marre nga AKU : http://aku.gov.al/aku_new/?p=663&lang=en

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest