TEKNOLOGJIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT - TRADICIONALE DHE BASHKEKOHORE

User avatar
Fatlum Dibra
Posts: 267
Joined: 29 Oct 2016, 10:10
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Puna qe ben: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Rreth Jush: Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, ka vazhduar studimet e larta në Bullgari, në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore, dega Inxhinieri-teknologji për industrinë e qumështit në vitet 1958-1961.
Më 1962-1965 Specialist qumështi në Bashkimin Qendror të Kooperativave të Konsumit.
1966-1971. Kryeinxhinjer në ndërmarjen e Përpunimit të Qumështit Tiranë,
1972-1979. Në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore - Specialist për industrinë e qumështit.
1980-1992. Pedagog në shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit, Tiranë.
Në vitin 1973 është specializuar gjatë një tremujori në Rumani, Çekosllovaki dhe Gjermani, për njohjen e teknologjive të reja të kohës në fushën e industrisë së qumështit.
Gjatë punës në dikaster ka dhëmë kontributin e tij për projektimin teknologjik dhe vënien në punë të fabrikave të qumështit Durrës, Lushnje, Fier, Korçë, Pogradec, Ersekë dhe veçanërisht fabrikës së qumështit Shkodër ku u prodhua për herë të pare ne vendin tone qumështi pluhur dhe i kondensuar me sheqer.
Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve mësimore për shkollën e mesme teknologjike Tiranë, Universitetin Bujqësor Kamëz, shkollat e mesme bujqësore dhe shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit Tiranë.
Tani autor i tre teksteve te rinj:
“ NJOHURI TE HOLLESISHEME DHE BASHKEKOHORE PER TRAJTIMIN“
“ PROBIOTIKET – PRODUKTE QUMESHTI TE SHENDETESHEM“
“ PROJEKTIMI DHE ANALIZATORET NE INDUSTRINE E QUMESHTIT”

Re: TEKNOLOGJIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT - TRADICIONALE DHE BASHKEKOHORE

Postby Fatlum Dibra » 15 Apr 2024, 17:07

Latest post of the previous page:

Industria e Qumeshtit dhe Njohuri ne Dobi te Shendetit

V A Z H D I M I T E M Ë S. . . . . . . .

A ja vlen të rriturit të përfshijnë në dietën tyre qumështin?

Shumica e rekomandimeve tregon nevojën e përfshirjes se qumështit dhe produkteve te qumështit në dietën e shëndetshëme
(Sipas (FAO), Organizata e Kombeve të Bashkuara)
.
PRFITIMET E SHENDETIT NGA QUMESHTI
• Qumështi dhe pesha trupore. Shkencëtarët morën një seri provash që konfirmojne se qumështi dhe produktet e qumështit kontribuojnë në humbje peshe në njerëz të të gjitha moshave e sidomos duke zvogluar marrjen e kalorive nga burime të tjera. Po ashtu vetitë e dobishme të njohura të kal-ciumit dhe proteinave, në li-dhje me forcimin e struktures së kockave dhe masën e muskujve e bën qumeshtin veçanërisht një pjesë e rëndësishme e një diete për të reduktuar mbipeshën trupore.
• Qumështi dhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithë se thuhet se ka disa mite, fakti i ekzistencës së një marëdhënie midis qumështit dhe sëmundjeve të zemrës nuk konfirmohet: përkundrazi, në disa raste qumështi, pavarësisht përmbajtjes se yndyrës, ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve te sistemit kardiovaskular.
• Qumështi dhe presioni i gjakut. Kur jane me pak yndyre (afërsisht tre vakte në ditë) janë një përbërës ne dieten për të ndaluar hypertensionin, DASH – dieta mesdhetare), e cila reklamohet gjerësisht në Sh.B.A. me qëllim parandalimin dhe trajtimin e tensionit të lartë, hulumtimet shoqërojnë efektin e uljes së presionit arterieve me pe-ptide bioaktive që krijohen gjatë tretjes se qumështit, si dhe me vitaminën B (riboflavin) dhe mineralet që gjenden në qumësht, duket se këto efekte kanë shumë të ngjarë të jenë rezultat i ndërveprimit ndërmjet perberesave ushqyese të një matricë qumështi.
Një numër studimesh kanë treguar se qumështi dhe sidomos pro-duktet acido-laktike ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabeti tip II. Ende nuk është e qartë se cilat lëndë ushqyese janë përgjegjëse për këtë, por kalciumi, magnezi, proteinat e hirrës, pe-ptide bioaktive, acidet yndyrore dhe vitaminë K mund të luajnë një rol pozitiv, e njëjta vlen edhe për bashkëveprimin midis tyre.
“Qumështi është i pasur me kalcium, dhe përdorimi i tij i rregullt është padyshim i dobishëm për kockat. Programi “ Qumeshti në shkolla) në Kinë dha efekt të dukshëm në rritjen dhe forcimin e kockave tek vajzat 10 vjeçare, gjë që e vërteton se rritja e konsumit të qumështit dhe produkteve te tij ndihmojnë në forcimin e eshtrave në fëmijërinë, veçanërisht në vendet me konsum të ulet të kalciumit dhe vitaminës D ”.

Profesor Guangshing Ma,
MD, Instituti i Shëndetësisë
në Universitetin Peking

Proteina, një përbërës natyral i matricës së qumështit, vitet e fundit është bërë një element popullor i ushqimit dietë, qumështi përmban proteinë me cilësi të lartë (kazeinë 80% dhe proteinat e hirres - serum 20%), që i siguron trupit aminoacidet thelbësore të nevojshme për sintezën e muskujve dhe shërim, proteina e qumështit gjith-ashtu mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e mases muskulore tek të moshuarit: ka prova sipas të cilave personat e moshuar që konsu-mojnë sasira qumështi të konsiderueshme kanë forcë dhe lëvizshm-ëri më të madhe.
Qumësht pa laktozë
Ekzistojne kompani qe aplikojne teknologji te patentuar hidrolizë të laktozës (LHT), që do te thote lejohet të zvogëlojë përmbajtjen e LAKTOZES deri 95% dhe të krijohet një shije të butë të ëmbël.

Studime të freskëta që konfirmojnë se qumështi i pijshëm është i shëndetshëm

Dita e qumështit u iniciua nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara në 2001 dhe festohet çdo vit në 1 Qershor. Siç duket ek-spertët shikojne një lidhje të forte dhe të pa shkeputur midis QUMESHTIT dhe NJERIUT që fillon që ditet e para te jetes prandaj dhe eshte caktuar 1 QERSHORI FESTA E FËMIJEVE, teknologet e mirefillte qe ndjekin te rejat ne kete sektor duhet t`a dijnë kete date ndersa konsumatoret le t`a mesojne dhe t`a vleresojne.
Qëllimi i kësaj feste është popullarizimi i qumështit dhe programi social "Tre produkte qumështi në ditë" do t'ju tregojë për hulumtimet më të rënd-ësishme mbi përfitimet e produkteve të qumështit.
1. Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Navara në Pamplona (Spanjë) ka identifikuar një numër përfitimesh të pamohueshme të konsumit të kosit për sindromën metabolike dhe mbipeshen.
Konkluzioni i shkencëtarëve: Përdorimi i kosit lidhet anasjelltas me shtimin e peshës dhe zhvillimin e sindromës metabolike.
2. Një grup studiuesish nga Danimarka, Hollanda dhe Britania e Madhe te udhëhequr nga Profesorët Ian Givens & Arne Astrup japin përfundimet e mëposhtme:
• Konsumi i rregullt i qumështit dhe produkteve të qumështit në sasi të mjaftueshme gjithmone ne menyre te moderuar (shqip = pa e tepruar) ka një efekt pozitiv në shëndet dhe mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit sëmundjeve të rënda kronike.
• Çdo rekomandim për të zvogëluar konsumin e produkteve të qumështit (me kusht që ato të tolerohen mirë) është jo-produktiv për shëndetin.
• Është e gabuar të këshillosh njerëzit që nuk janë alergjikë ndaj proteinave të qumështit ose që nuk jane intolerantë ndaj laktozës që të shkurtojnë ose eliminojnë produktet e qumështit krejtësisht, kryesisht sepse produktet e qumështit janë burimi kryesor i kalciumit.
• Ka një mungesë të hulumtimeve të besueshme shkencore për të treguar se zëvendësimi i qumështit dhe produkteve të qumështit me produkte bimore dhe pije përmirëson shëndetin.
3. Ekspertët e Fondacionit Amerikan të Kërkimeve të Qumështit në California kanë vërtetuar se konsumi i produkteve të qumështit (të tilla si qumështi, kosi, Kefiri, djathi, etj.) kane një efekt pozitiv në glukozën në gjak dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
4. Një grup shkencëtarësh amerikanë dhe zviceranë të udhëhequr nga Dr. James O'Keeffe (Saint Luke's Mid America Heart Institute, Kansas City, Missouri, USA) ka përcaktuar strategjinë optimale ushqyese për ruajtjen e kockave të forta gjatë gjithë jetës. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se kalciumi, një element kryesor për shëndetin e kockave, merret më mirë të merret nga ushqimi sesa nga pilulat. Shkencëtarët i quajnë produktet e qumështit dhe produktet qe permbajne PROBIOTIKE si një nga burimet kryesore të kalciumit.
5. Një grup shkencëtarësh nga Spitali Universitar i Gjenevës, i udhëhequr nga MD Emmanuel Beaver, prezantuan rezultatet e studimeve në Takimin Vjetor të Shoqatës Amerikane për Studimin e Kockave dhe Shkëmbimin e mineraleve, sipas të cilave gratë në menopauzë që konsumojnë rregullisht kos janë më pak të ndjeshëme ndaj humbjes së kockave.
Tre produkte të qumështit në ditë është një program informues dhe edukativ i Bashkimit Kombëtar të Prodhuesve të Qumështit, në shum vende te Europes.

PS!
Sejcili e nxjerre vet konkluzionin por un per vehten time dhe te afermit e mij e konsiderojme te domosdoshme:
Konsumimin e 150 ml qumesht me gjyse yndyre ne mengjez, + 150 ml PROBIOTIK (Kos ose Kefir ,Aktivia apo Aktimel etj,) ne darke dhe 70 gr djathe me gjyse yndyre. ku patjeter ben pjese ne menyre te alternuar djathi me myk.

V A Z H D O N . . . . . . . . . . . . . . .

Share This


0
0
0
Loading...
User avatar
Fatlum Dibra
Posts: 267
Joined: 29 Oct 2016, 10:10
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Puna qe ben: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Rreth Jush: Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, ka vazhduar studimet e larta në Bullgari, në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore, dega Inxhinieri-teknologji për industrinë e qumështit në vitet 1958-1961.
Më 1962-1965 Specialist qumështi në Bashkimin Qendror të Kooperativave të Konsumit.
1966-1971. Kryeinxhinjer në ndërmarjen e Përpunimit të Qumështit Tiranë,
1972-1979. Në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore - Specialist për industrinë e qumështit.
1980-1992. Pedagog në shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit, Tiranë.
Në vitin 1973 është specializuar gjatë një tremujori në Rumani, Çekosllovaki dhe Gjermani, për njohjen e teknologjive të reja të kohës në fushën e industrisë së qumështit.
Gjatë punës në dikaster ka dhëmë kontributin e tij për projektimin teknologjik dhe vënien në punë të fabrikave të qumështit Durrës, Lushnje, Fier, Korçë, Pogradec, Ersekë dhe veçanërisht fabrikës së qumështit Shkodër ku u prodhua për herë të pare ne vendin tone qumështi pluhur dhe i kondensuar me sheqer.
Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve mësimore për shkollën e mesme teknologjike Tiranë, Universitetin Bujqësor Kamëz, shkollat e mesme bujqësore dhe shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit Tiranë.
Tani autor i tre teksteve te rinj:
“ NJOHURI TE HOLLESISHEME DHE BASHKEKOHORE PER TRAJTIMIN“
“ PROBIOTIKET – PRODUKTE QUMESHTI TE SHENDETESHEM“
“ PROJEKTIMI DHE ANALIZATORET NE INDUSTRINE E QUMESHTIT”

Re: TEKNOLOGJIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT - TRADICIONALE DHE BASHKEKOHORE

Postby Fatlum Dibra » 22 Apr 2024, 11:55

V A Z H D I M I I T E M Ë S . . . . . . . . . . . .


TË DHENA TE REJA: Kush mund të refuzojë qumështin?

Dikush refuzon plotësisht qumështin, ata thonë se nuk e ndiejnë vehten mire, A është e vërtetë? Si të kuptojmë se kush e refuzon dhe kush jo? dhe si ta zëvendësoni qumështin?
Debati për përfitimet e qumështit ështe i vjeter, që diten e pare mijera vite më pare kur filloi zbutja e kafsheve filloi edhe “shamata” kjo ka spjegimet e veta sepse shume te meta qe kane disa njerez ndaj ketij ushqimi te mrekullueshem i a vejne fajin qumeshtit!!! Në thelb debati ështe reduktuar deri nëse duhet të pini qumësht të mjaftueshëm në çdo moshë apo vetëm në rini - gjatë formimit të eshtrave.
Por studimet e reja mbi efektet negative të galaktozës, e cila është pjesë e sheqerit të qumështit, e paraqesin këtë problem në një dritë të re. Në çdo rast, ju mund t'i këshilloni njerëzit të konsumojnë produkte acido laktike. Ata ndryshojnë nga qumështi jo vetëm në një përmbajtje më të ulët galak-toze: por ata gjithashtu kanë baktere te mira dhe acid laktik që përmirësojnë florën e zorrëve, dhe kjo, nga ana tjetër, mund të ndikojë pozitivisht në metabolizmin, statusin e antioksidantit dhe jetëgjatësinë.
Mos harroni këshillat e I. I. Mechnikov për të përdorë qumësht të fermentuar KOSI bullgar çdo ditë. Ështe argumentuar se edhe tendenca për obezitet varet nga bakteret e zorrëve.

Mosmarrëveshja – antike
Mosmarrëveshjet në lidhje me përfitimet dhe dëmet e qumështit dhe produkteve të qumështit kanë një histori të gjatë. Ekzistojnë madje disa fushata serioze ndërkombëtare kundër qumështit që u realizuan nga mbështetësit e produkteve të tjera. Ata donin të theksonin pa-natyrshmërinë e qumështit për njerëzit, pasi gjoja nuk ishte ushqim njerëzor. Por nëse tashmë e konsiderojmë ushqimin nga ky kënd, atëherë edhe produkte te tjera p.sh. soja është një ushqim edhe më i huaj për njeriun. Mund të konsumohet vetëm pas përpunimit serioz. Në vetvete, nuk është vetëm pa shije, por edhe i pangrënshëm - ka shumë të ashtuquajtur antinutrientë. Këto substanca ndërhyjnë në tretje dhe thithje. Prandaj, ju mund ta hani atë vetëm duke hequr ose neutralizuar këto substanca.
Mjekësia, ndryshe nga "armiqtë e sektit të qumështit" , sillet në mënyrë korrekte, pa shtrembëruar faktet dhe duke mos fshehur efektet negative të qumështit. Për shembull, dihet që kaq shumë njerëz nuk e tolerojnë laktozën - sheqerin e qumështit.
Një problem tjetër është alergjia ndaj proteinave të qumështit. Të gjitha këto janë probleme të vërteta, POR vetëm tek disa njerëz dhe është më mirë që njerëzit para se të marrin nji vendim EKSTREM duke refuzuar qumështin dhe një numër të produkteve të qumështit, më parë të keshillohen me mjekun specialist.

Të dhëna të reja
Vitet e fundit janë shfaqur të dhëna të reja negative mbi qumështin. Shkencëtarët suedezë zbuluan se konsumimi i tepërt, jo vetëm që nuk forcon kockat, por gjithashtu i bën ato më të brishta: tek gratë që pinin 3 ose më shumë gota qumësht çdo ditë, frakturat u gjetën pothuajse 2 herë më shpesh.
Por nëse i shikoni këto fakte në mënyrë racionale, gjithçka nuk është aq e frikshme.
. Së pari, sa njerëz pinë qumësht në doza që tejkalojnë 3 gota në ditë? Shumë pak dhe pse duhet t`a bejne kete ?!!
. Së dyti, e gjithë kjo është e lidhur vetëm me qumështin, dashamirët e kosit dhe produkteve të tjera të qumështit nuk kishin probleme të tilla, dhe sa më shumë konsumonin, aq më të fortë janë kockat dhe më rrallë fraktura. Rezulton se qumështi në vetvete nuk është aq i dobishëm sa produktet e tij

Pse?
Sheqeri përsëri?

Shkencëtarët shpjegojnë efektet negative të qumështit me praninë e galaktozës. Ky është një nga sheqernat më të dëmshëm. Në eksperiment, u tregua se edhe një sasi jo shumë e madhe galaktoze përshpejtoi plakjen e kafshëve. Dihet se një tepricë jo vetëm e qumështit, por edhe e produkteve të tjera të pasura me galaktozë, rrit incidencën e semundjeve.
Galaktoza fitohet nga zberthimi i sheqerit të qumështit (laktozë). Por ështe rregulluar aq mirë sa që kur produktet e fermentuara të qumështit, djathi, gjiza, etj. pjesa më e madhe e laktozës dhe galaktozës, përkatësisht, shkatërrohen. Janë këto sheqerna me të cilat ushqehen bakteret e acidit laktik, dhe kur prodhohet gjiza sheqernat kalojne ne hirre dhe largohen bashke me te, pra gjiza është përgjithësisht një superfood sidomos për gratë: ka shumë kalcium dhe vitaminë D në të, më shumë sesa në qumësht

1.png
1.png (285.76 KiB) Viewed 400 times



V A Z H D O N........

User avatar
Fatlum Dibra
Posts: 267
Joined: 29 Oct 2016, 10:10
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Puna qe ben: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Rreth Jush: Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, ka vazhduar studimet e larta në Bullgari, në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore, dega Inxhinieri-teknologji për industrinë e qumështit në vitet 1958-1961.
Më 1962-1965 Specialist qumështi në Bashkimin Qendror të Kooperativave të Konsumit.
1966-1971. Kryeinxhinjer në ndërmarjen e Përpunimit të Qumështit Tiranë,
1972-1979. Në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore - Specialist për industrinë e qumështit.
1980-1992. Pedagog në shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit, Tiranë.
Në vitin 1973 është specializuar gjatë një tremujori në Rumani, Çekosllovaki dhe Gjermani, për njohjen e teknologjive të reja të kohës në fushën e industrisë së qumështit.
Gjatë punës në dikaster ka dhëmë kontributin e tij për projektimin teknologjik dhe vënien në punë të fabrikave të qumështit Durrës, Lushnje, Fier, Korçë, Pogradec, Ersekë dhe veçanërisht fabrikës së qumështit Shkodër ku u prodhua për herë të pare ne vendin tone qumështi pluhur dhe i kondensuar me sheqer.
Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve mësimore për shkollën e mesme teknologjike Tiranë, Universitetin Bujqësor Kamëz, shkollat e mesme bujqësore dhe shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit Tiranë.
Tani autor i tre teksteve te rinj:
“ NJOHURI TE HOLLESISHEME DHE BASHKEKOHORE PER TRAJTIMIN“
“ PROBIOTIKET – PRODUKTE QUMESHTI TE SHENDETESHEM“
“ PROJEKTIMI DHE ANALIZATORET NE INDUSTRINE E QUMESHTIT”

Re: TEKNOLOGJIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT - TRADICIONALE DHE BASHKEKOHORE

Postby Fatlum Dibra » 24 Apr 2024, 17:39

Industria e Qumeshtit dhe Njohuri ne Dobi te Shendetit

V A Z H D I M I I T E M Ë S. . . . . .

ZHVILLIMI I KOCKAVE GJATË JETËS.

Gjithmonë jam perpjeke te transmetoj studime shkencore per Qumeshtin sa më të sakta dhe që jane bere në bashkepunim me MJEKESINE, mund të jene të paperceptueshme nga ata që nuk kane shkallen e njohurive por nuk behet ndryshe un asnjehere nuk jam dakort të ulim nivelin POR kush don t`i kuptoj duhet të studjoje dhe perseri të studjoje literature teknike.

Kockat përbëhen nga një matricë proteine e pasur me fosfat kalciumi dhe minerale të tjera si natriumi, magnezi, kaliumi dhe zinku. Kockat janë ind i gjallë, ata vazhdimisht shkatërrohen dhe rindërtojnë veten e tyre. Masa maksimale e kockave arrihet rreth moshës 30 vjeç. Përveç faktit që 60% deri 80% e masës kulmore të kockave është e trashëgueshme, faktorë të tjerë si; aktiviteti fizik, plotësimi i vitaminës D dhe një dietë e shëndetshme luajnë një rol në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e masës kockore.
Qumështi përmban natyrshëm lëndë ushqyese si proteina, kalcium dhe fosfor. Përveç këtyre lëndëve ushqyese, djathi gjithashtu siguron natyrshëm vitaminë K dhe zink. Këto lëndë ushqyese të gjithë ndihmojnë në ruajtjen e masës kockore. Sidoqoftë, në rastin e kalciumit, një studim ndërkombëtar zbuloi se marrja e kalciumit ndryshon në vartesi me rajonin e botës dhe është më pak se 500 mg / ditë në shumë vende të Azisë.
Në kete studim, ekspertet përfshijnë vetëm rishikime sistematike dhe meta-analiza të provave të rastësishme, të kontrolluara të mineralizimit të kockave ose studime të mundshme të rrezikut të thyerjes, d.m.th. studime me cilësi të lartë.
Kriteret e përfshirjes së popullsisë në këtë studim: Kane marre pjese subjekte të shëndetshëm moshën 1 vjeç. Kohëzgjatja minimale e studimit për një ndërhyrje që synon dendësi më të lartë të kockave ishte 2 vjet.
Rezultatet: Në total, ky rishikim përfshin 6 meta-analiza dhe 2 rishikime sistematike të 33 RCT, 25 studime perspektive dhe 3 studime individuale per-spektive. Produktet e qumështit dhe shëndeti i kockave tek fëmijët dhe adoleshentët, sipas rezultateve te studimit zbuloi se konsumimi i produkteve të thjeshtë të qumështit dhe produkteve të qumështit të plotësuara me kalcium dhe / ose vitaminë D rritën dendësinë e kockave me 45-50g gjatë periu-dhës së rishikimit 12-mujor.
Ky përfundim u mbështet nga dy meta-analiza që përfshijnë vajza kineze dhe vajza perëndimore marrja e kalciumit e të cilave ishte më pak se 750 mg / ditë.
Rritja e dendësisë kockore e shoqëruar me marrjen e produkteve të qumështit është e krahasueshme me efektin e ushtrimeve. Me ushtrime, dendësia e kockave rritet me 117 g për 2 vjet, me një ndikim në formimin e masës kulmore të kockave tek djemtë dhe vajzat fizikisht aktive.

Produktet e qumështit dhe shëndeti i kockave tek të rriturit. Studim i ri mbi shëndetin e kockave Sipas një meta-analize tregoi se dendësia e kockave të grave perëndimore rritet me 0.7-1.8% në 2 vjet kur ato konsumojnë më shumë produkte qumështi, të plotësuara ose jo me vitaminë D. Dendësia e kockave u mat në disa pjesë të trupit, duke përfshirë pjesën e poshtme të shpinës dhe femurit. Kjo rritje në dendësinë e kockave është e barabartë me rreth 1/5 e rezultateve që mund të merren me përdorimin e terapisë me ilaçe. Sidoqoftë, rritja e dendësisë kockore e shkaktuar nga konsumi i prod-ukteve të qumështit duket të jetë domethënëse kur krahasohet me humbjen e dendësisë kockore të shkaktuar nga mosha rreth 1-2%. Bazuar në disa krahasime, dendësia e rritur e kockave në shpinë, tek mezi duket të jetë e pavarur nga marrja e kalciumit. Sidoqoftë, dendësia e kockave të pjesëve të tjera të trupit nuk është vlerësuar, prandaj kërkohet studim i mëtejshëm.
Produktet e qumështit ose plotësimi i kalciumit ka një potencial të konsiderueshëm kërkimor në këtë fushë, pasi aktualisht ekziston vetëm një meta-analizë që krahason drejtpërdrejt efektivitetin e produkteve të qumështit me plotësimin e kalciumit. Të dy kanë të njëjtin ndikim në dendësinë e kockave, kjo sipas meta-analizë megjithatë, deshira dhe vullneti i pacientit për plotësimin e kalciumit dhe vitaminës D është shumë i ulët, 2 në 10 pacientë!!!!.
Qumështi është një burim natyral i proteinave, vitaminës B2 dhe B12, kalciumit, fosforit, kaliumit dhe jodit. Kalciumi, vitamina D dhe proteinat ndihmojnë në ruajtjen e kockave në moshën e rritur (Fondacioni Ndërkombëtar i Osteoporozës, 2011).

Aktiviteti fizik mund të rrisë masën maksimale të kockave me 117 g gjatë një periudhe 2 vjeçare (Bailey et al, 1999). Po kështu, pirja e qumështit mund të rrisë densitetin e kockave tek fëmijët me 90 - 100 g për 2 vjet (Van den Heuvel et al, 2018). 19 prova të kontroll-uara me saktësi çuan në këto përfundime: nga të cilat 14 studime demonstruan një efekt të dobishëm ndërsa 5 studime mbetën neutrale. Një rritje e lehtë në dendësinë e kockave tek fëmijët mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e kockave. Një rritje prej 10% e masës kulmore të kockave përgjysmon rrezikun e frak-turave gjatë gjithë jetës. Duke shtuar kalcium dhe / ose vitaminë D rritën dendësinë e kockave me 45-50g gjatë periudhës së rishikimit 12-mujor.

1.png
1.png (175.72 KiB) Viewed 386 times

User avatar
Fatlum Dibra
Posts: 267
Joined: 29 Oct 2016, 10:10
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Puna qe ben: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Rreth Jush: Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, ka vazhduar studimet e larta në Bullgari, në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore, dega Inxhinieri-teknologji për industrinë e qumështit në vitet 1958-1961.
Më 1962-1965 Specialist qumështi në Bashkimin Qendror të Kooperativave të Konsumit.
1966-1971. Kryeinxhinjer në ndërmarjen e Përpunimit të Qumështit Tiranë,
1972-1979. Në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore - Specialist për industrinë e qumështit.
1980-1992. Pedagog në shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit, Tiranë.
Në vitin 1973 është specializuar gjatë një tremujori në Rumani, Çekosllovaki dhe Gjermani, për njohjen e teknologjive të reja të kohës në fushën e industrisë së qumështit.
Gjatë punës në dikaster ka dhëmë kontributin e tij për projektimin teknologjik dhe vënien në punë të fabrikave të qumështit Durrës, Lushnje, Fier, Korçë, Pogradec, Ersekë dhe veçanërisht fabrikës së qumështit Shkodër ku u prodhua për herë të pare ne vendin tone qumështi pluhur dhe i kondensuar me sheqer.
Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve mësimore për shkollën e mesme teknologjike Tiranë, Universitetin Bujqësor Kamëz, shkollat e mesme bujqësore dhe shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit Tiranë.
Tani autor i tre teksteve te rinj:
“ NJOHURI TE HOLLESISHEME DHE BASHKEKOHORE PER TRAJTIMIN“
“ PROBIOTIKET – PRODUKTE QUMESHTI TE SHENDETESHEM“
“ PROJEKTIMI DHE ANALIZATORET NE INDUSTRINE E QUMESHTIT”

Re: TEKNOLOGJIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT - TRADICIONALE DHE BASHKEKOHORE

Postby Fatlum Dibra » 28 Apr 2024, 11:06

Industria e Qumeshtit dhe Njohuri ne Dobi te Shendetit

Prodhuesit mund të zëvendësojnë yndyrnat e ngopura në produktet e qumështit me yndyrna me prejardhje bimore.

Ështe problem i rendesishem dhe duhet kuptuar drejtë; së pari duhet t`a njohin mire teknologet e perpunimit te qumeshtit por edhe konsumatorèt, dihet se yndyrnat me prejardhje shtazore permbajne kolesterol dhe bëmat e tij na i ka sqaru mjekësia, nga ana tjeter qumeshti dhe produktet e tij permbajne yndyrna te ngopura = që kane kolesterol, atehere si zgjidhet ky problem??!!!!!

. Dikush i bie shkurt me ekstremizëm; të përjashtohen nga tryeza e ngrenies, kete ide e perkrahin disa që jane larg ketij zanati, normalisht kjo eshte e papranueshme dhe nuk konsiderohet zgjidhje.

. Një zgjidhje e keshillushme nga teknologjia dhe që e kemi zbatuar me dekada eshte; Reduktimi i permbajtjes se yndyres e cila po realizohet per qu-meshtin e konsumit, kosin si dhe produktet acido-laktike ne pergjithesi, po për djatherat çfarë ndodhë?

Po e ritheksoj – nuk zbatohet!!! Kudo në botë si dhe dikur ne vendin tone kishte në treg djathe me shellire ose i forte (tipit kaçkavall) me gjyse yndyre rrjedhimisht me çmim më te ulet, a eshte e veshtire te realizohet? Aspak, nji veprim krejt i thjeshte, por mosvleresimi dhe pa aftesia, një pjese e mire e konsumatoreve detyrohen te marrin kolesterol dhe të rrezikojne shendetin e tyre.

. Disa dekada më pare studjuesit na kanë dhene edhe një zgjidhje tjeter; prodhuesit mund të zëvendësojnë yndyrnat e ngopura në produktet e qum-ështit me yndyrna me prejardhje bimore, eshte e lehte per t`u kuptuar por e veshtire per t`u zbatuar.

Qumështi i plotë, djathi dhe gjalpi janë ushqime që permbajne yndyrna të ngopura dhe udhëzimet e studjuesve dhe nutricienteve të dietës ende rek-omandojnë konsumimin e qumështit, kosit dhe djathit me përmbajtje te ulët yndyre. Studjuesit pretendojnë se marrja e yndyrës duhet të kufizohet në 30-30% të kalorive ditore. Yndyra e ngopur duhet të kufizohet në 10 përqind. Ata rekomandojnë konsumimin e moderuar të produkteve të qumështit me yndyrë të plotë si pjesë e një diete të përgjithshme.
Studimet e A. Hosono ne kete fushe, kane konfirmuar se muret e qelizes se baktereve acido-laktike kane gjithashtu veti te theksuara anti-tumora-le,madje edhe mbasi ngordhin keto baktere vazhdojne t`a kene kete veti kuruese kunder këtyre semundje.

Nuk kane munguar asnjehere studimet per keto baktere edhe nga shkencetaret ne Rajonin tone, keshtu qe ne vitin 1951 shkencetari bullgar I. Bogd-anov me eksperimentet e tij duke bere implantimin e Lactobacillus Bulgaricum ne qelizat e organeve te kafsheve arriti te parandaloje rritjen dhe perhapjen e qelizave tumorale e gjithe kjo i dedikohet glikopeptideve, lende qe ndodhen ne muret e qeli-zave te Lb. Bulgaricum.

Studime te ngjashme kane realizuar shkencetaret japoneze te gru-pit Kitadzava.
Eshte interesant fakti se keto studime bashkekohore perforcojne edhe nje here vrojtimet e bera ne vendet e Rajonit te Ballkanit dhe Azise se bakteret acido-laktike bullgare të cilat që në lashtesi njihen per efektet pozitive si ne drejtim te stimulimit te Sistemit Imunitar ashtu edhe per kurimin e sem-undjeve tumorale.

Efekt mbrojtes nga rezatimi . Veprimi i Rrezatimit jonizues nuk eshte vetem nje kërcenim luftarak, shfrytezimi ne praktike i izotopeve radioaktive, apa-ratet rontgen, energjia berthamore, terapia me rreze e. vazhdojne te jene shqetesim çdo dite. Që ne vitin 1960 shkencetari bullgar Dr. Z. Micov ka kryer studime per ndikimin e KMB ne disa kafshe te rrezatuara me rreze radioaktive, u nxoren rezultate te kenaqeshme duke ulur vdekjet, edhe me vone studju-es te tjere si: M. Minkova, B. Giusheva, Z. Brankova ne vitin 1992 kane konfirmuar se Lb. Bulgaricus ule shkallen e demtimit te palces se eshtrave dhe krijon kushte per shpejtimin e rikuperimit te hematopoiesise dhe organizmit ne teresi, keto studime si dhe te tjera tregojne perspektiven per shfrytezimin e baktereve acido-laktike per t`u mbrojtur ndaj rrezatimeve, te jemi te qarte thone studjuesit se behet fjale pe Lactobacterium Bulgaricus i izoluar ne Bullgari.

POR askush nuk mundet të kundershtoje se kjo baktere eshte e pranishme edhe në KOSIN tone, kur teknologet e vertete nuk do të kerkojne më në Europe kultura bakteriale por do , të perdorin majan e vendit, madje e zones me te preferuar, do të realizohet kosi tradicional.

Duhet të kalojne edhe disa dekada kur ne te kemi Qendren Studi-more per Qumeshtin me specialistet perkates dhe t`i kalojne keta produkte ne mikroskopin elektronik ateherë do te bindemi per vetite e baktereve acido-laktike te Rajonit tone te Ballkanit.

Efekti antimikrobik . Tashma jane te njohura ne mbare boten shume studime ku pasqyrohet qarte veprimi antimikrobik i Lb. Bulgaricus, Studimet e B.Bogdanov dhe L. Bannikova tregojne per epersine e Lb. Bulgaricus ndaj baktereve acidofile, sepse ka veti te forta antib-iotike sidomos ndaj Esch-erichia coli dhe Bacillus subtilis dhe ajo qe ka shu-me rendesi mbijeton per kohe me te gjate ne zorret tona e kunderta ndodhe me bakteret acidofile qendrojne me pak dhe hu-mbasin më shpejt vetite antibiotike.

ULJA E KOLESTEROLIT .
Ushqimet dhe arterioskleroza koronare. Arterioskleroza koronare eshte semundje qe shkaktohet nga ngushtimi i eneve te gjakut qe arrine deri sa te pakesoje me furnizimin e zemres me gjak, shkaqet kryesore jane plakja, menyra e jeteses de ambjenti rrethues.
Gjate shekullit te kaluar, dukshem u vrejten; Veset ne menyren e ushqyerjes, pirja e duhanit pa asnje kriter, mungesa e theksuar e levizjeve u bene shkaqet kryesore te kesaje semundje, kjo eshte jeta aktuale.
Ushqyerja jo e shendeteshme, marrja e yndyrnave dhe sheqernave te rafinuar jane shkaku kryesore i grumbullimit te yndyrnave ne organizem si dhe zhvillimin e proceseve kalbezuese ne zorre e si rrjedhim arrine endointoksikacioni i organizmit, semundjet tumorale, etj. Marrja e yndyrnave me shu-mice çon deri ne rritjen e kol-esterolit te keq (LDL) ne gjak dhe zhvillimin e arterioaklerozes e jo rralle deri ne fatalitet.
Studjuesit keshillojne per te parandaluar arteriosklerozen te perdoret kazeina dhe aminoacidet, eshte vertetuar se kazeina stimulon ndarjen e koles-terolit nepermjet fekaleve, te njejtat veti kane edhe amino-acid -etj.
Kalciumi i qumeshtit gjithashtu ule nivelin e kolesterolit nepermjet lidhjes me kriperat biljare dhe nxirren jashte organizmit.
Studime te shumeta te kryera kohet e fundit tregojne se produktet acido-laktike jane veçanarisht me efikasitet per uljen e kolesterolit ne gjak, ata veprojne ne disa drejtime, nga njera ane efektet i ded-ikohen permbajtjes se kazeines, amino-acideve, acideve yndyrore poli të pa ngopur, kalciumit,dhe fosforit. Por nga ana tjeter eshte vertetuar se bakteret acido-laktike realizojne veprim anti-kolesterol drejte per drejte, ata lidhen me kolesterolin ne indet e zorreve dhe nuk lejojne te absorbohen nga zorret e te kalojne ne gjak, ndajne gjithashtu acidet biljare dhe pengojne absorbimin e tyre nga muk-oza e zorreve.
Laktoferina (tashma nje lende e njohur) produkt i baktereve acido-lak-tike gjithashtu pengon depozitimin e kolesteroli me sakte LDL-ne.

Rregullimi i mikroflores ne stomak – zorre.
Ne traktin stomak – zorre te njeriut – nga goja deri ne dalje ndodh-et numer i madh baktere, tek te rriturit arrine 500 lloje ndersa numri i pergjitheshem i tyre tek te rriturit eshte mbi 100 miljard, keto bak-tere ndry-shojne gjate jetes se njeriut, ky ndryshim varet nga fakt-ore natyral, ambjenti rrethues, nga menyra e ushqyerjes, semundjet, stresi, marrja e antibiotikeve, radiacioni i jonizuar, lendet kimike, etj. Neutralizimi i efekteve te demeshem te mikroorganizmave arrihet me bakteret acido-laktike dhe bifido bakteret qe do te thote PROB-IOTIKET, ata frenojne zhvillimin e mikrobeve semundje prurese dhe largojne toksinat, ne kete menyre ata rregullojne funksionet e gjithe sistemit te tretjes dhe as-imilimit tek njerezit dhe kafshet.
Eshte teper e rendesishme te kuptohet nga njerezit se konsumimi i PROBIOTIKEVE eshte i domosdoshem kur merren antibiotike per nji kohe relativisht te gjate, nuk eshte kot ajo thenia e mjekut gjate dhe mbas perdorimit te antibiotikeve “Konsumoni kos”!!!! Antibiotiket perveç mikrobet e demeshem vrasin edhe bakteret e mira dhe ne stomak - zorre krijohet nji disbalance midis baktereve dhe shpesh here ne favor te baktereve te keqia prandaj ne duhet t`a ndihmojme organizmin duke derguar me anen e PROBIOTIKEVE baktere te mira duke krijjuar nji situate ne favor te tyre, ka ardhe koha qe sejcili nga ne t`i kuptoje dhe t`i zbatoje ne qofte se i duam te miren vehtes.

Aktivizimi i Sistemit Imunitar .
Bakteret acido-laktike e sidomos Lb. Bulgaricus ka aftesi te aktiv-izoje Sistemin Imunitar, ata permiresojne reagimet imunitare dhe aktivizoj-ne qelizat qe jane pergjegjese per Imunitetin tek njeriu, shkencetaret kane arritur t`i spjegojne keto fenomene dhe per mos me e lodhe lex-uesin mjafton te themi se disa lloje BIOMILK kane efekt te padiskut-ueshem per sherimin e disa semundjeve virusale si Hepatiti A, B, C.

PS!
Grupi ( KLUSTER) : Eshtë një bashkim vullnetar i kompanive- firmave si dhe organizatave, duke përfshirë institutet kërkimore,
universitetet,or-ganizatat publike, etj, të cilat kanë interesa të përbashkëta ekonomike dhe janë të lidhura horizontalisht dhe / ose vertikalisht në zinxhirin e prodhimit dhe shperndarjes se produkteve dhe krijojne mundesi per konkurrim

User avatar
Fatlum Dibra
Posts: 267
Joined: 29 Oct 2016, 10:10
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Puna qe ben: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Rreth Jush: Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, ka vazhduar studimet e larta në Bullgari, në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore, dega Inxhinieri-teknologji për industrinë e qumështit në vitet 1958-1961.
Më 1962-1965 Specialist qumështi në Bashkimin Qendror të Kooperativave të Konsumit.
1966-1971. Kryeinxhinjer në ndërmarjen e Përpunimit të Qumështit Tiranë,
1972-1979. Në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore - Specialist për industrinë e qumështit.
1980-1992. Pedagog në shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit, Tiranë.
Në vitin 1973 është specializuar gjatë një tremujori në Rumani, Çekosllovaki dhe Gjermani, për njohjen e teknologjive të reja të kohës në fushën e industrisë së qumështit.
Gjatë punës në dikaster ka dhëmë kontributin e tij për projektimin teknologjik dhe vënien në punë të fabrikave të qumështit Durrës, Lushnje, Fier, Korçë, Pogradec, Ersekë dhe veçanërisht fabrikës së qumështit Shkodër ku u prodhua për herë të pare ne vendin tone qumështi pluhur dhe i kondensuar me sheqer.
Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve mësimore për shkollën e mesme teknologjike Tiranë, Universitetin Bujqësor Kamëz, shkollat e mesme bujqësore dhe shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit Tiranë.
Tani autor i tre teksteve te rinj:
“ NJOHURI TE HOLLESISHEME DHE BASHKEKOHORE PER TRAJTIMIN“
“ PROBIOTIKET – PRODUKTE QUMESHTI TE SHENDETESHEM“
“ PROJEKTIMI DHE ANALIZATORET NE INDUSTRINE E QUMESHTIT”

Re: TEKNOLOGJIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT - TRADICIONALE DHE BASHKEKOHORE

Postby Fatlum Dibra » 01 May 2024, 18:15

Industria e Qumeshtit dhe Njohuri ne Dobi te Shendetit

Qumështi dhe produktet e qumështit: të mira apo të këqija për shëndetin e njeriut?

Një vlerësim i tërësisë së provave shkencore

Konteksti: Ekziston një skepticizëm nga ana e njerëzve lidhur me efektet e dobishme të produkteve të qumështit, gjë që reflektohet në një rritje të konsumit të pijeve me bazë bimore siç janë ato të bazuara në soje, oriz, bajame dhe tërshërë.

Qëllimi: ky rishikim ka për qëllim të vlerësojë provat shkencore të marra kryesisht nga studimet vëzhguese, meta-analizat dhe gjykimet klinike të kontrolluara, në marrjen e qumështit dhe rrezikun e zhvillimit të obezitetit, diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozës, etj.

Rezultatet: faktet më të fundit sugjerojnë se konsumi i qumështit dhe produkteve të qumështit lidhet me një ulje të rrezikut të obezitetit ne fëmijëri. Në të rriturit, marrja e qumështit është treguar për të përmirësuar përbërjen e trupit dhe për të lehtësuar humbjen e peshës gjatë rregjimeve dietike me energji të ulët. Për më tepër, konsumi i qumështit dhe produkteve të qumështit ishte shoqëruar me një rrezik, neutral ose të zvogëluar, të zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht pash. Për më tepër, provat sugjerojnë ekzistencën e një efekti pozitiv, të lidhur me konsumimin e qumështit dhe prod-ukteve të qumështit, në dendësinë e mineraleve të eshtrave, por nuk u shoqerua asnjëhere me rrezikun e thyerjeve të kockave. Në shumë vende, jane futur lengje me baze bimore qe permbajne kalcium me bazë bimore, si një alternativë për produktet e qumështit, në rekomandimet ushqyese. Megjithatë, nga pikëpamja e vleres ushqyese, qumështi i lopës dhe lengjet e per-imeve janë ushqime krejtësisht të ndryshme dhe përfundimet, bazuar në dëshmi konkrete për dobite e tyre, kërkojnë më shumë studime në njerëz.
Konkluzionet: Totali i provave shkencore në dispozicion pajtohen se marrja e qumështit dhe produkteve të qumështit plotëson nev-ojat ushqyese dhe mund të mbrojë kundër sëmundjeve kronike më të rëndësishme, duke pasur parasysh se shumë pak efekte anësore janë raportuar.

Raportimet e shumta nga mediat dhe shoqatat e ndryshme pohoj-në se prodhimet e qumështit rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike si; Oibeziteti, diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiova-skulare, osteoporoza dhe semundjet tumorale. Prandaj, ka një shqetësim gjithnjë në rritje në mesin e konsumatorëve në lidhje me pasojat që konsumimi i qumështit mund të ketë për shëndetin. Kjo reflektohet në një rritje të konsumit të pijeve me bazë bimore, si për shembull, soja, orizi, bajame apo tërshëra. Produktet e qum-ështit janë një komponent thelbësor në kulturën ushqimore të vendeve nor-dike, prandaj përfshirja e qumështit dhe produkteve të qumështit në dietë mund të jetë e natyrshme për shumicën e kët-yre individëve. Në këto vende, shkaqet kryesore të humbjes së viteve pa sëmundje janë, deri më sot, diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret. Për më tepër, përhapja në rritje e obezitetit rrit shumë rrezikun e zhvillimit të këtyre sëm-undjeve kronike. Duke pasur parasysh rritjen e mbizotërimit të këtyre sëmundjeve kronike, është me rëndësi themelore të kuptohet se cilat janë efektet që mund të kenë në shëndetin me konsumimin e qumështit dhe produkteve të qumështit të pranishme në dietë. Më po-shtë, ky rishikim narrativ paraqet dëshmitë më të fundit të marra nga meta-analiza dhe rishikimet sistematike të studimeve vëzhgu-ese dhe provave të kontrolluara, në marrjen e qumështit (duke për-jash-tuar gjalpin) dhe rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, së-mundjet kardiovaskulare, osteoporozën, neoplazmat.

Qëllimi ynë është t'i përgjigjemim pyetjeve themelore:

1) Për konsumatorin e zakonshëm, një dietë që përfshin qumështin dhe produktet e qumështit do të jetë në gjendje të përmirësojë ose të përkeqësojë shëndetin e përgjithshëm, të rrisë ose zvogëlojë rre-zikun e zhvillimit të sëmundjeve dhe vdekshmërisë së rëndë nga çdo shkak, ose ndoshta një dietë pa ose me një përmbajtje të ulët të këtyre ushqimeve?
2) A është e justifikueshme të rekomandohet popullsia tolerante ndaj laktozës në përgjithësi për të shmangur konsumimin e qum-ështit dhe produkteve të qumështit?
3) A ka prova shkencore për të mbështetur faktin se zëvendësimi i qu-mështit të lopës me lengje perimesh mund të përmirësojë shëndetin?

OBEZITETI DHE DIABETI TIPI -2
Në mbarë botën mbipesha dhe sidomos në fëmijëri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në epideminë aktuale të obezitetit dhe gjithnjë e më shumë, duke lene gjurmë edhe në moshë madhore prandaj, parandalimi i obezitetit në fëmijëri është shumë i rëndësishme.
Një meta-analize tregoi se në mesin e fëmijëve parashkollorë nuk kishte asnjë lidhje midis marrjes së qumështit dhe depozitave të yndyrës, aq më teper, gjatë adoleshencës u pa një efekt mbrojtës, në nje grup femijesh u pa se kur moren disa vakte qumesht/dite ishin 38% më pak obez dhe në mbi peshe. Proteina është e rënd-ësishme si gjatë humbjes ashtu edhe në mirëmbajtjen e mëvonshme të peshës, në sajë të efektit që ka në reduktimin e depozitave të yndyrës trupore. Për më tepër, proteinat e qumështit janë një burim i mirë i aminoacideve thelbësore për sintezën e proteinave të muskujve dhe për këtë arsye shërbejnë për të mbajtur masën mus-kulore aktive në metabolizmin gjatë humbjes së peshës. Meta-ana-liza në studimet afatshkurtra konfirmon se tek të rriturit prodhimet e qumështit mund të lehtësojnë humbjen e peshës dhe përmirë-sojnë përbërjen e trupit (p.sh. zvogëlojnë masën e yndyrës dhe ru-ajnë masën e varfër) gjatë regjimeve me kufizime të energjisë. Efekti i rritjes së konsumit të produkteve të qumështit në peshën e trupit, në studimet afatgjata (˃ 1 vit) dhe në studimet mbi balanc-ën e energjisë, është më pak bindëse. Kjo është ndoshta përshkak të efekteve të kundërta që produktet e qumështit kanë në përbër-jen e trupit, të cilat janë si reduktimi i masës së yndyrës ashtu edhe ruajtja e masës së dobët. Meta-analizat e vlerësimit të rolit të kon-sumit të qu-mështit dhe produkteve te qumështit në rrezikun e di-abetit të tipit 2 nuk kanë identifikuar gjithmonë një efekt të dobishëm.

Konkluzione
Një dietë e pasur me qumësht dhe produkte të qumështit zvogëlon rre-zikun e trashjes fëmijërore dhe përmirëson konstruktin e trupit tek të rriturit. Kjo ndoshta gjithashtu kontribuon në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Për më tepër, konsumi i produkteve të qumështit gjatë regjimeve të energjisë të ulët leht-ëson humbjen e peshës, ndërkohë që efekti i futjes së tyre në bil-ancin e energjisë është më pak i qartë.
Së fundi, ka një numër provash studjuesit jane te bindur se, sidom-os produktet e fermentuara të qumështit , djathrat dhe jogurti - ko-si, janë të lidhura me një rënie në rrezikun e diabetit të tipit 2.

V A Z H D O N . . . . . . . . .

User avatar
Fatlum Dibra
Posts: 267
Joined: 29 Oct 2016, 10:10
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Puna qe ben: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Rreth Jush: Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, ka vazhduar studimet e larta në Bullgari, në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore, dega Inxhinieri-teknologji për industrinë e qumështit në vitet 1958-1961.
Më 1962-1965 Specialist qumështi në Bashkimin Qendror të Kooperativave të Konsumit.
1966-1971. Kryeinxhinjer në ndërmarjen e Përpunimit të Qumështit Tiranë,
1972-1979. Në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore - Specialist për industrinë e qumështit.
1980-1992. Pedagog në shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit, Tiranë.
Në vitin 1973 është specializuar gjatë një tremujori në Rumani, Çekosllovaki dhe Gjermani, për njohjen e teknologjive të reja të kohës në fushën e industrisë së qumështit.
Gjatë punës në dikaster ka dhëmë kontributin e tij për projektimin teknologjik dhe vënien në punë të fabrikave të qumështit Durrës, Lushnje, Fier, Korçë, Pogradec, Ersekë dhe veçanërisht fabrikës së qumështit Shkodër ku u prodhua për herë të pare ne vendin tone qumështi pluhur dhe i kondensuar me sheqer.
Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve mësimore për shkollën e mesme teknologjike Tiranë, Universitetin Bujqësor Kamëz, shkollat e mesme bujqësore dhe shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit Tiranë.
Tani autor i tre teksteve te rinj:
“ NJOHURI TE HOLLESISHEME DHE BASHKEKOHORE PER TRAJTIMIN“
“ PROBIOTIKET – PRODUKTE QUMESHTI TE SHENDETESHEM“
“ PROJEKTIMI DHE ANALIZATORET NE INDUSTRINE E QUMESHTIT”

Re: TEKNOLOGJIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT - TRADICIONALE DHE BASHKEKOHORE

Postby Fatlum Dibra » 05 May 2024, 10:25

Industria e Qumeshtit dhe Njohuri ne Dobi te Shendetit .........(vazhdimi i temës)

Semundjet tumorale
Shpesh më drejtohen miq dhe të njohur, të shqetesuar per ato çfare degjojne, dhe kerkojne mendim:
Përgjigjet e mija janë gjithmone duke transmetuar te dhena shkencore nga instititucione të akredituara midis tyre edhe studimet shkencore te Kor-porates më te madhe në Planetin tonë DANONE, që më ka furnizuar direkt me materjale shencore të 1200 punonjesve shkencore qe punojne në per kete qellim në shum vende te botes dhe kjo ka vazhduar më shum se nji dekadë, per kete i jam mirenjohes dhe ndjehem i respektuar.
Nuk ështe e lehte me argumentu dobite e qumeshtit dhe produkteve te tij si dhe t`u jepet pergjigje akuzave.

Semundjet tumorale. Në studimet e popullsisë, produktet e qumështit kanë qenë pozitivisht dhe negativisht të lidhura me zhvillimin e llojeve të ndryshme të semundjeve tumorale, por shumica janë bazuar në prova të kufizuara dhe shumë pak rezultate janë konsistente.
Produktet e qumështit përmbajnë një shumëllojshmëri të përbërjeve bioaktive që mund të ushtrojnë të dy efektet; pozitive dhe negative.
Efektet pozitive mund të jenë të lidhura me përmbajtjen e kalciumit, lactoferinës dhe proceseve fermentatitive te dobishme, ndërsa efektet negative mund të lidhen me përmbajtjen e faktorit të rritjes së insulinës (IGF-1).
Fondi Boteror i Kerkimit te Kancerit (WCRF) vazhdimisht dhe sistematikisht analizon provat e disponueshme mbi dieten dhe aktivitetin fizik ne lidhje me parandalimin duke azhornuar popullsine në fusha specifike.
Megjithatë, nuk shikohet me sy te mire rritja e konsumit të sasise se qumeshtit dhe produkteve te tij/dite.

Konkluzionet:
Sipas raporteve nga WCRF dhe meta-analizat më të fundit, konsumi i qumështit dhe produkteve të qumështit ndoshta mbron nga keto semundje.

MORTALITET PËR ÇDO SHKAK
Shkenca i jep pergjigje edhe thenieve, shkrimeve te ndryshem disi alarmuese; Në hulumtimin mjekësor, termi "vdekshmëri nga çdo shkak" nënkupton të gjitha shkaqet e mundshme të vdekjes. Ka shumë studime individuale që mund të tregojnë se një konsum i lartë i qumështit dhe produkteve të qum-ështit lidhet me një rënie në vdekshmëri, një vdekshmëri të pandryshuar ose madje një rritje në vetë vdekshmërinë. Megjithatë, bazuar në meta-an-alizën e studimeve -aktuale të vëzhgimit, nuk ka dëshmi për të mbështetur pretendimin se marrja e qumështit lidhet me vdekshmërinë nga ndonjë shkak. Në një meta-analizë, O'Sullivan et al. duke studiuar nëse marrja e qumështit dhe produkteve të qumështit, si burime ushqimore të yndyrnave të ngopura, lidhej me vdekshmërinë nga çdo shkak, As marrja totale e qumështit dhe as produktet specifike të qumështit nuk ishin shoqëruar me vdeksh-mëri nga ndonjë shkak. Në meta-analizat më të fundit, të cilat përfshinin 12 studime vëzhguese mbi konsumimin e qumështit dhe vdekshmërinë, nuk u gjet asnjë lidhje logjike midis konsumit të qumështit dhe vdekshmërisë nga ndonjë shkak ose vdekshmëri shkak-specifike.
Deri më tani askush nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të kënaqshme në lidhje me të. Sa për prostatën, në këtë rast "rreziku do të rritej në përpjesëtim me konsumimin, si pasojë e një furnizimi të fortë në sasi te medha të kalciumit", më shumë se dy gram në ditë tek e fundit kalçiumi ndo-dhet edhe ne produktet e tjera ushqimore!! kur dihet se, njëqind gram qumësht ka 120 miligram kalcium.

KUJDES!
Eliminimi i qumështit dhe produkteve të qumështit nga dieta nuk është e nevojshme, nëse konsumi është i moderuar kur ju nuk jeni laktoze intolerant. Udhëzimet italiane, në përputhje me ato ndërkombëtare, rekomandojnë një konsum të qumështit dhe kosit në popullatën e rritur prej 2-3 porcionesh në ditë: të barabartë me 250-375 mililitra (më pak se dy gota). Për këto shtohen tri pjesë javore të djathit: 50 ose 100 gram, në varësi të faktit nëse është i maturuar ose i freskët.
Produktet e skremuara dmth me permbajtje te ulet yndyre ne teknologji quhen me yndyre te standartizuar, jane te keshillueshme për ata që ndjekin dieta me kalori të ulët.
Kontributi i kalciumit është i rendësishëm, dhe duhet mbajtë në vezhgim, por le të jete e qarte se merret jo vetëm nga qumështi, por edhe nga bu-rimet e tjera si; madje nga perimet si lakra, perimet me gjethe jeshile, soje, tofu, arra dhe bajame, nga sardelet dhe uji .
Dëshmitë nga studimet vëzhguese konfirmojnë se nuk ka lidhje midis konsumit të qumështit dhe produkteve te qumështit dhe vdekshmërisë nga ndonjë shkak.
Në dhjetëvjeçarët e fundit, tregu i pijeve me sojë, oriz ose bajame, si një alternativë ndaj qumështit dhe produkteve të qumështit është zgjeruar dhe, në disa vende, të tilla si Shtetet e Bashkuara, Suedia, Australia dhe Brazili, këto pije të pasuruara me kalcium bëhen pjesë e rekomandimeve ushqyese si alternativa për vetë qumështin. Ndër zëvendësuesit e qumështit në bazë të bimëve, pije me bazë soje mbizotërojnë tregun në botën perëndimore, Si rezultat, Administrata Daneze e Veterinarisë dhe Ushqimit konkludoi se pije-lengje me bazë bimore nuk mund të rekomandohet plotësisht si një alte-rnativë e zbatueshme për qumështin e lopës, gjithashtu kjo eshte në përputhje me konkluzionet e nxjerra nga Ushqimi Kombëtar i Suedisë. Rëndësia e studimit të ushqimeve të tëra në vend të ushqyesve individualë është duke e bërë më e qartë nga studjuesit.
Qumështi i lopës dhe lengjet - pijet me bazë bimore janë produkte krejtësisht të ndryshme, si në aspektin e përmbajtjes së lëndës ushqyese ashtu edhe efekteve shëndetësore. Edhe pse ka disa shqetësime për fëmijët që konsumojnë lengje - pije me proteina të ulëta, vlerësime të mëtejshme dhe stu-dime të reja nevojiten për njerëzit në lidhje me lengjet me origjine bimore bazuar në dëshminë e vlerës ushqyese dhe efektet që mund të kenë për shëndetin.

PËRGJIGJET PËR ÇËSHTJET KRYESORE / PYETJET

Në fund të fundit disa pyetje kerkojne pergjigje:
Çështja kryesore:
.1 Për konsumatorin e zakonshëm, një dietë që përfshin qumështin dhe produktet e qumështit do të jetë në gjendje të përmirësojë ose të përkeqësojë shëndetin e përgjithshëm, të rrisë ose zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rënda?

Konsumi i qumështit shoqërohet me një reduktim të rrezikut të përgjithshëm të sëmundjeve kardio-metabolike dhe disa lloje të semundjeve tumorale dhe vetëm shumë pak efekte të padëshiruara janë raportuar. Për rrjedhojë, prodhimet e qumështit mund të zvogëlojnë peshën e sëmundjeve kronike më të zakonshme në popullsi dhe të zvogëlojnë ndjeshëm kostot sociale të kujdesit shëndetësor. Konsumi i qumështit përfshihet në rekomandimet ushqyese në vende të ndryshme, si Suedia, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara etj. Në përgjithësi, rekomandimi për të reduktuar konsumimin e qum-ështit në individë që në fakt i tolerojnë ato, mund të jetë kundërprodhues ndaj shëndetit dhe prandaj mund të rrisë kostot e kujdesit shëndetësor. Megjithatë, më shumë rëndësi duhet t'i kushtohet ushqimeve që zëvendësojnë produktet e qumështit në dietë. Për më tepër, shumica e meta-analizave të kryera bazohen në të dhënat e vëzhgimit, kështu që nuk mund të përjashtohet një ngatërresë e mbetur, dhe është gjithashtu e mundur që në këto studime marrja e qumështit dhe produkteve të qumështit mund të jetë vetëm indeksi i më shumë dietave cilësi të lartë ushqyese.

. 2 A është e nevojshme që të këshillohet popullsia tolerante ndaj laktozës në përgjithësi për të shmangur konsumimin e qumështit dhe produkteve të qumështit?
Në vendet nordike të paktën 2% e popullsisë ka një mangësi primare të laktazes dhe mund të klasifikohet si një individ me intolerance ndaj laktozes. Megjithatë, shumica e të rriturve intolerantë të laktozës mund të konsumojnë një gotë qumësht ose një kupë akullore. Djathrat kanë përmbajtje të papërfillshme të laktozës po ashtu jogurti – kosi, krahasuar me produktet e tjera të qumështit. Prandaj produktet e fermentuara te qumështit dmth kosi, produktet acido laktike dhe shumica e djatherave, rikota gjithashtu mund të konsumohen nga njerëz të cilët janë laktozë intolerantë, pa pase simptoma. E njëjta vlen edhe për intolerancën ndaj proteinave të qumështit të lopës që zakonisht ndodh në 0.1-2.0% të fëmijëve në vendet nordike dhe në Evropë. Në mesin e fëmijëve, ku u gjetën IgE specifike të qumështit dhe të cilat u rivlerësuan 1 vit pas diagnozës, 69% e toleronin qumështin e lopës. prandaj, tek fëmijët ky problem përgjithësisht është i zgjidhshëm. Për të paralajmëruar popullatën e përgjithshme kundër konsumimit të produkteve të qumështit, bazuar në alergji të rralla të qumështit, do të ishte si paralajmërim ndaj disa ushqimeve, siç janë kikirikë apo prodhimet e detit, pasi një nëngrup i vogël i popullsisë është gjithashtu alergjik ndaj këtyre ushqime.

. 3: A ka prova shkencore për të mbështetur faktin se zëvendësimi i qumështit dhe produkteve të qumështit me lengje me bazë bimore mund të për-mirësojë shëndetin?
Qumështi i lopës dhe lengjet me bazë bimore nuk janë ushqime të krahasueshme me ushqimin. Meqë vetëm disa studime kanë hetuar efektet e shë-ndetit të zëvendësimit të qumështit të lopës me lengje me bazë bimore dhe asnjëra prej tyre nuk është fokusuar në lengje të disponueshme në treg ose në rezultatet e sëmundjes, mund të hipotezojmë vetëm efektin e mundshëm të këtij zëvendësimi!!!!. Kishte, megjithatë, raste individuale të ra-portimit të sëmundjeve tek fëmijët që konsumonin lengje baze perime. Për një vlerësim përfundimtar bazuar në evidencën e efekteve shëndetësore të lengjeve - pijeve me bazë bimore në krahasim me qumështin e lopës, ne duhet të presim për studime të mëtejshme tek njerëzit.
Nga rishikimi ynë i të gjitha dëshmive shkencore në dispozicion studjuesit pohojne se marrja e qumështit dhe produkteve te tij ndihmon në plotësimin e rekomandimeve ushqyese dhe mund të mbrojë kundër sëmundjeve më të shpeshta jo të transmetueshme kronike dhe në të njëjtën kohë shumë pak efe-kte anësore janë raportuar.

V A Z H D O N . . . . . . . .

User avatar
Fatlum Dibra
Posts: 267
Joined: 29 Oct 2016, 10:10
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Puna qe ben: Inxhinier - Teknolog në Industrine e Qumështit
Rreth Jush: Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, ka vazhduar studimet e larta në Bullgari, në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore, dega Inxhinieri-teknologji për industrinë e qumështit në vitet 1958-1961.
Më 1962-1965 Specialist qumështi në Bashkimin Qendror të Kooperativave të Konsumit.
1966-1971. Kryeinxhinjer në ndërmarjen e Përpunimit të Qumështit Tiranë,
1972-1979. Në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore - Specialist për industrinë e qumështit.
1980-1992. Pedagog në shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit, Tiranë.
Në vitin 1973 është specializuar gjatë një tremujori në Rumani, Çekosllovaki dhe Gjermani, për njohjen e teknologjive të reja të kohës në fushën e industrisë së qumështit.
Gjatë punës në dikaster ka dhëmë kontributin e tij për projektimin teknologjik dhe vënien në punë të fabrikave të qumështit Durrës, Lushnje, Fier, Korçë, Pogradec, Ersekë dhe veçanërisht fabrikës së qumështit Shkodër ku u prodhua për herë të pare ne vendin tone qumështi pluhur dhe i kondensuar me sheqer.
Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve mësimore për shkollën e mesme teknologjike Tiranë, Universitetin Bujqësor Kamëz, shkollat e mesme bujqësore dhe shkollën Profesionale të Industrisë së Qumështit Tiranë.
Tani autor i tre teksteve te rinj:
“ NJOHURI TE HOLLESISHEME DHE BASHKEKOHORE PER TRAJTIMIN“
“ PROBIOTIKET – PRODUKTE QUMESHTI TE SHENDETESHEM“
“ PROJEKTIMI DHE ANALIZATORET NE INDUSTRINE E QUMESHTIT”

Re: TEKNOLOGJIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT - TRADICIONALE DHE BASHKEKOHORE

Postby Fatlum Dibra » 06 May 2024, 17:41

INDUSTRIA E QUMESHTIT

KAFE ME QUMËSHT: BËN MIRË OSE DËM???
A është e mundur të pini kafe me qumësht –

Kjo pyetje bëhet nga shumë dashamirës të një pije gjallëruese. Por përgjigja për të nuk mund të merret kaq lehtë. duhet të thellohemi në këtë temë në mënyrë që të merren parasysh të gjitha nuancat në më shumë detaje.
Të gjithë i dinë vetitë e dobishme të qumështit dhe kafesë, por së bashku krijojnë një pije krejtësisht të ndryshme.
Besohet se efekti i kafesë dhe qumështit në trup mbart me vete vetëm veti pozitive. Ky mendim është marrë nga sondazhet e kryera nga shkencëtarët. Sipas të anketuarve, qumështi i rrit vetitë e dobishme të kafesë dhe zvogëlon ato negative. Interneti është thjesht i tejmbushur me artikuj që përsërisin sa më sipër.

. A është e dëmshme pirja e kafesë me qumësht apo shumica e njerëzve kanë të drejtë?
Si mund të sqarohet (thone ekspertet) Le ta kuptojmë. Fakt interesant! Përfitimet e kafesë me qumësht janë një histori e gjatë dhe magjepsëse që është rishkruar shumë herë. Pija është konsumuar prej shekujsh dhe gjatë kësaj kohe mendimi ka ndryshuar vazhdimisht. Kafeja me qumësht është konsideruar gjithmonë një lloj ilaçi. Në një kohë ata trajtoheshin për dhimbje koke, në një tjetër - për probleme me traktin gastrointestinal. Një infor-macion i tillë u shpërnda nga kompanitë e kafesë që donin të krijonin edhe një herë një reklamë për produktin e tyre. Nuk ka asnjë studim të konfir-muar mbi vitaminat ose kundërindikacionet për përdorimin e një pije në ato ditë dhe nuk ka pasur kurrë.

. Efekti i kafesë me qumësht në organizëm.
Më poshtë janë faktet kryesore që mbështeten shkencërisht. Pra, vetitë e kafesë me qumësht: Nga sa më sipër, është e lehtë të konkludohet se përfitimet e kafesë me qumësht janë në zbutjen e acideve dhe një efekt të reduktuar në presionin arterial të gjakut.
A do të thotë kjo se njerëzit me ulçerë ështe më mirë të pinë këtë pije të veçantë?
. Nëse pini kafe me stomakun bosh, efekti i saj në mukozën është shumë i dëmshëm, për ata që vuajnë nga problemet gastrointestinale, aciditet i lartë, ulçera në stomak, gastrit, fshikëz e tëmthit të hequr - nëse keni sëmundje të ngjashme, atëherë duhet të harroni menjëherë kafenë, të paktën në më-nyrë të vazhdueshme.
Qumështi krijon gjithmonë një reaksion alkalik (gjithmone kur eshte i fresket), si rezultat, efektet e dëmshme të kafesë zvogëlohen. Acidi përthithet dhe zbutet. Shumë mjekë këshillojnë të gjithë njerëzit me sëmundje gastrointestinale të kalojnë në kafe me qumësht.
Rritjet e presionit gjithashtu zvogëlohen, pasi pija nuk ndikon aq shumë në sistemin vaskular. Dëmi apo përfitimi i kafesë me qumësht në këtë rast është i dukshëm. Për shembull, shikoni italianët të cilët, duke pasur parasysh të gjithë faktorët e përshkruar më sipër, pëlqejnë të pinë kapuçin të butë në vend të ekspresit të fortë.
E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është pirja një – dy herë në javë, dhe jo pa nderprerje.
Nëse nuk keni ndonjë sëmundje të traktit gastrointestinal ose hipertension, atëherë mund të përballoni 2-3 here në javë.

1.png
1.png (470.35 KiB) Viewed 287 times

Return to “Bioteknologji Ushqimore”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 0 guests